Edi Rama: Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm

June 30, 2017 21:50

Edi Rama: Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm

Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm🙏

Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative. Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit🙏

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju🤗

Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”. E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush😊

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush👊 Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne😉

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku🇦🇱🇪🇺

June 30, 2017 21:50
Komento

7 Komente

  1. Milazim Kabashi Durres June 30, 22:25

    Ky eshte nje fillim i mbare. Te degjosh zerin e njerezeve te thjeshte e jo te servileve e matrapazeve, rrit shpresen per te ardhmen e pergjitheshme, por rrit dhe sigurin tuaj per te arritur ato objektiva qe ia ke ven vetes. Nese mbeshteteteni ne zerin e sinqert te bazes nuk do deshtoni asnjehere. Do jemi perhere zeri i sinqerte e kritik perkrah shume e shume te tjereve qe nuk po e besojne akoma si te vertet kete forme qeverisje njerezore e plote shprese. Forte i nderuar zotni kryeminister. Beso tek Zoti, mendo e vepro pozitivisht e degjoje zerin e njerezeve te thjeshte se koha do ta gdhend emtin tuaj ne historin e prosperitetit te kombit tone qe me shume se asgja i kan munguar burrat e vertet e me vizion. Te pershendesim perzemersisht.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic July 1, 01:02

    Ne se ben perseri kualicion me Ilir Meten athere me mire PS te lej pushtetin dhe te dale ne opozite.!

    Reply to this comment
  3. Rigoni July 1, 01:14

    Milazim Kabashi j i nje mendje me ju!
    Forca z.kryeminister!

    Reply to this comment
  4. bashkimi July 1, 14:07

    Flm por je gabim: nuk na duhen njerezit e zakonshem. Njeriu i zakonshem ne Shqiperi eshte krejtesisht i korruptuar dhe i pashprese. Blihet e shitet per asgje se i mungon edhe buka e gojes.

    Perkundazi, duhen njerez te jashtezakonshem qe t’i bejne balle se keqes

    Reply to this comment
  5. shpresa July 1, 16:14

    Me shprese per te ardhmen. Ne kete menyre edhe juve do tu jepet mundesia te merrni nga ne qytetaret, por edhe neve do te na sherbehet me mire.

    Reply to this comment
  6. Prit gomar te mbije bar... July 1, 17:36

    Njerezit e thjeshte iu be syri baker te shohin dicka per te qene, por fatkeqsisht s’kane pare gje akoma. Ndryshe nga horrat dhe kapobandat ata kane plot 27 vjet qe presin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*