Gati të bëjmë kompromis për tre ligjet (batutat për flokët e Blendit dhe veshin e Artanit)

INTERVISTE - EDI RAMA May 2, 2013 23:09

Gati të bëjmë kompromis për tre ligjet (batutat për flokët e Blendit dhe veshin e Artanit)

Gjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut  në TV Klan, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sqaroi incidentin në Vjenë me të birin e Neritan Cekës. “Kemi të bëjmë me një person që nuk di fare se për çfarë është atje. Në mënyrën më kuptimplotë ajo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me një nivel mizerabël. Vëllai i Topallit shkon në Milano, dhëndrri i Topallit shkon në Paris bashkë me vajzën. Gruaja e Ministrit të Jashtëm në Ministrinë e Jashtme. Ne dimë mjaftueshmërisht për çka kemi detyrë të dimë që në trupin diplomatik kemi të bëjmë me një hordhi dhëndurrësh, kalamajsh që me demek shërbejnë në emër të Shqipërisë. Mbesa e Sokol Olldashit, …. doni të vazhdoj, gruaja e Halim Kosovës, etj. Ky është trupi diplomatik i Shqipërisë, këta janë njerëzit që ankohen se ju shkulën veshin. Kjo nuk ka ndodhur. Këtu çështja nuk është se iu shkul apo s’ju shkul veshi këtij birbos”, sqaroi Rama. Mw tej, kryesocialisti sqaroi pse nuk paraqitet në komision hetimor parlamentar të ngritur për këtë qëllim. “Nuk kam asnjë punë me këtë komision. Është një farsë. As unë dhe asnjë nga ne nuk ka punë, është farsë. Është shkelje flagrante e etikës parlamentare, jo më Kushtetutës, ky është fundi i turpshëm i një legjislature të nisur me zgjedhje të vjedhura dhe të mbyllur me Kastriot Islamin dhe një tufë njerëzish të tjerë”, tha Rama.

Ndërkohë ai tha se e ka mirëpritur propozimin e Ilir Metës për votimin e tre ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. “Meta ka bërë një propozim kompromisi që të votohen dhe të hyjnë në fuqi me Parlamentin e ri dhe mua më duket ide e mirë. Sepse nuk ka pse që gjithë periudha e verës të përdoret…  Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj ftese për kompromis nëse pranohet opsioni që këto ligje të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve dhe kur të fillojë parlamenti i ri. Është një paketë që sot e kam marrë nga zyra e shtypit si propozim i LSI. Nuk e kishim diskutuar këtë gjë, por është konform principit tonë”, theksoi Edi Rama.

Intervista e plote

Aldo Lipe më thoshte në mëngjes se të gjithë në Klan duhet të vijmë me kapuç se do na kapë veshët Rama…

Ti ke ardhur pa kapuç dhe po të dua mund ta shkul veshin.

Çfarë ndodhi në Vjenë?

Unë e kam shpjeguar që ditën e parë, përmes Zyrës së Komunikimit të PS. Ka qenë një takim i gjatë me shumë pyetje-përgjigje….

Është një incident që duhet të përgjigjeni?

Duhet të biem dakord nëse ka ndodhur apo jo kështu. Në radhë të parë, ajo që ka ndodhur ka qenë shprehja më kuptimplotë e asaj që është sot, trupi diplomatik. Një trup diplomatik që nuk është në shërbim të atdheut, nuk është në shërbim të përfaqësuesve të këtij vendi kur ata udhëtojnë në vendet përkatëse, që nuk është në shërbim të qytetarëve.

E kishit njoftuar trupin diplomatik që do të ishit atje?

Ky trup është i ndërtuar mbi bazë tarafesh e klanesh politike për të strehuar dhe akomoduar njerëz gjysmë të dështuar.

Pse është jo profesional që ishte një diplomat në takim dhe u tha të mos fyeni diplomatët?

Personi aty shfaqet si një provokator i nivelit më të ulët. Duke shkelur etikën jo të një diplomati, por edhe etikën e një qytetari. Absolutisht nuk ka pasur asgjë për tu shënuar në sjelljen time, përveçse kërkesës disa herë të përsëritur, që ai të largohet. Sepse vuri në pozitë të vështirë jo vetëm mua dhe njerëzit të tjerë të pranishëm në atë sallë.

Dhe ju e larguat për veshi?

Nëse ju përfytyroni këtë, kjo vlen për të bërë një material multiplikativ, por jo pasqyrimin e asaj që ka ndodhur.

Të ndjekim dëshminë e Egin Cekës që ka dhënë..?

Të bëhemi serioz, kjo është një dëshmi jo serioze. Kemi të bëjmë me një person që nuk di fare se për çfarë është atje. Në mënyrën më kuptimplotë, ajo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me një nivel mizerabël. Vëllai i Topallit shkon në Milano, dhëndëri i Topallit shkon në Paris bashkë me vajzën. Gruaja e Ministrit të Jashtëm në Ministrinë e Jashtme. Ne dimë mjaftueshëm për çka kemi detyrë të dimë, që në trupin diplomatik kemi të bëjmë me një hordhi dhëndurësh, kalamajsh që me demek shërbejnë në emër të Shqipërisë. Ka dhe më.. mbesa e Sokol Olldashit… doni të vazhdoj, gruaja e Halim Kosovës, etj. Ky është trupi diplomatik i Shqipërisë, këta janë njerëz që ankohen se ju shkulën veshin. Kjo nuk ka ndodhur! Këtu çështja nuk është se ju shkul apo s’ju shkul veshi këtij birbos. Mos qesh Fevzo, kjo është diçka e pabesueshme…

A ju thanë se ishte djali i Neritan Cekës, kini ngrënë në shtëpinë e tij???

Mund të kishte ndodhur që të kem ngrënë, por nuk kam ngrënë. Rëndësi ka çfarë çorbe ka ngrënë Neritan Ceka që vajti atje ku ka vajtur. Ai u prezantua si një provokator dhe si një njeri pa asnjë disponim etik. Letra e Cekës është bërë si qytetar, në kohën që është ambasador. Si ka mundësi që ngrihet babai dhe shkruan letër për djalin 37 vjeçar. Unë se dija që ishte djali i mikut, se mbase dhe mund t’ia kisha shkulur veshin. E dyta, unë Neritan Cekën nuk e kam më mik.

E ke pasur?

Po e kam pasur, por nuk e kam më.

Ndjekim reagimin e në letrën e Cekës…

Veshi i historisë…E kuptoni ju ça bëjnë këta?  Përpara kësaj, pyesni si e ka turpëruar Ceka historinë e kësaj familje, ku kjo degë e thatë është zgjatur deri në Romë.

Tani është degë e thatë?

Po, derisa Neritani e ka bërë këtë. Ajo është letra e një vegle të pushtetit. Nëse ishte vërtet mik merrte në telefon dhe thoshte çfarë ka ndodhur, si ka mundësi dhe nuk bën letra publike në sinkron me gjithë propagandën.

A keni të drejtë të fyeni çdo diplomat?

Është e gjitha e incizuar dhe mund ta shihni nëse kam fyer njeri. Kam thënë që trupi diplomatik është në gjendje skandaloze. Janë shqiptarët që jetojnë atje dhe e kanë duartrokitur, sepse e dinë se me kë kanë të bëjnë.

Nuk ka pasur kurrë një kryetar partie që ka kapur për veshi një diplomat?

Fevzo mos do të kapesh ti për veshi…

Një miku ynë thoshte se të kanë kapur për veshi që të vogël (Artan Hoxha)?

Në fakt që të vogël kanë kapur për veshi Artan Hoxhën dhe ndaj s’u bë president. Domethënë vazhdon spiunon. Nëse një thotë që e kanë kapur për veshi që të vogël, në fakt tregon një informacion. A se ka kapur për veshi sigurimi i shtetit dhe s’u bë president? Unë nuk thashë se nuk kam kapur për veshi njeri, po nuk kam kapur këtë djalin që më thua. Sot te njësia nr. 5 kapa një djalë, e kini dhe në kamera.

Pse nuk shkoni në komision hetimor?

I bie që mbi çdo hipotezë të ngremë një komision hetimor. I bie të ngremë dhe një për ty.

Unë s’kam kapur njeri për veshi…

Po mirë mund të themi një gjë tjetër. Komisionet ngrihen për çështje që lidhen me zbatueshmërinë e ligjit. Komisionet ngrihen mbi bazën e fakteve. Ç’lidhje ka dëshmia ime, me ligjet e Shqipërisë. Në cilat ligje hynë. Komisioni hetimor ngrohet, po ta shpjegoj për kulturë demokratike. Je i pakulturuar…

Po te komisioni i Olldashit shkuat?

Isha, por ky është një farsë për të tërhequr për hundësh në drejtim të paditur publikun, ndërkohë që publiku duhet të fokusohet në çështjen e 23 qershorit.

Do shkoni në komision?

Nuk kam asnjë punë me këtë komision. Është një farsë. As unë dhe asnjë nga ne nuk ka punë, është farsë. Është shkelje flagrante e etikës parlamentare, jo më e Kushtetutës, ky është fundi i turpshëm i një legjislature të nisur me zgjedhje të vjedhura dhe të mbyllura, me Kastriot Islamin dhe një tufë njerëzish të tjerë.

Le të ndjekim disa sekuenca ku shfaqeni gjatë viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, ku shfaqeni në momente debati…

Goxha gërmime kini bërë për këto. Këto janë vitet e hershme, është koha e sëpatës dhe unë kam nostalgji për atë kohë siç ke ti për flokët. Këto janë të miat dhe skam asnjë problem. Kam qenë shumë më i ri dhe shumë më i zellshëm në shprehjen e padurimit. Sot kam të njëjtin pasion dhe padurim, por jam më i përmbajtur.

Bogdani thotë se jeni nën e efektin e lëndëve narkotike

Edhe Bogdani e ka një vëlla në diplomaci. Unë s’po nervozohem, si të nervozohem me një njeri që më thotë i sëmurë psikik dhe narkotik. Jemi në demokraci barrën e provës e kanë ata që bëjnë akuza dhe ajo ata që janë të akuzuar. Jetojmë në një sistem, kur dhe unë mund të them çdo gjë për ty, por jam i detyruar të jap dhe prova. Flasim për dy nivele të ndryshme, ky është niveli i plehut të retorikës.

Pjesa më e madhe e diplomatëve janë emëruar nga Meta, Haxhinasto, Panariti. Kush e mban përgjegjësinë?

Nuk mund të fajësoni dot LSI-në se daja, vëllai apo kushëriri i Jozefinës është vendosur në shërbimin diplomatik. Ne do të kalojmë ligjin antinepotizëm.

Çpo ndodh me lisat e PS?

Do jenë në kohën duhur.

Sa mbeten jashtë nga grupi i PS?

Nuk i kam numëruar, një numër i vogël.

Do këtë prurje të reja?

Mbase po mbase jo.

Kanë ngjallur pakënaqësi?

Më shumë se pakënaqësi kam konstatuar përgjegjshmëri dhe do të doja të shprehja një vlerësim për disa deputetë, të cilët kanë pranuar pa asnjë problem që të bashkëpunojnë me mua për të thyer këtë mitin brenda listës, jashtë listës. Bashkërisht të promovojmë filozofinë tonë që ne jemi një skuadër. Kjo nuk është betejë për të punësuar 70 veta në Kuvend. Kjo është një betejë për të zgjedhur një qeveri që nuk do të gëzojë mandatin e deputetit. Pra çdo deputet, do e kalojë mandatin te pasardhësit. Dy të fundit që kam takuar, Ilir Bejta dhe Agim Lekën, dy njerëz që gëzojnë respektin më të madh që kanë qenë ndër ata që më inauguruam të shkojmë përpara dhe të thyejmë mitin: “brenda listës në parajsë dhe jashtë listës në ferr”.

Pse do i hiqni nga deputetë, ministrat?

Shkoni pyesni në Kosovë si funksionon legjislativi.

Marrim z. Majko, e bëni Ministër, më pas e hedh në rrugë?

Nuk funksionon kështu PS. Kjo është çmenduri.

Keni dy vite që keni ngritur tezën e votimit të emigrantëve? Ndërkohë që Berisha…

Si mundet një gazetar serioz të bëjë këtë pyetje. Ça është kjo lojë rraqe rraqe shiko, sa gishta janë këtu….

Përse jo?

Si mund të bëhet votimi i emigrantëve për dy muaj. Është kaq e thjeshtë të bëhet ajo infrastrukturë. Besoni se dhëndëri i Jozefinës, nipi i Berishës do të numëronin votat dhe do të ishin në rregull votat…

Tre ligjet ia premtuat dhe Metës?

Asnjë herë si kam kërkuar dhe asnjëherë s’ia kam premtuar. Ndërkohë që sot Meta ka bërë një propozim kompromisi që të votohen dhe të hyjnë në fuqi me Parlamentin e ri dhe mua më bën sens. Sepse nuk ka pse që gjithë periudha e verës të përdoret… Jemi të gatshëm ti përgjigjemi kësaj ftese për kompromis nëse pranohet opsioni që këto ligje të hynë në fuqi pas zgjedhjeve dhe kur të fillojë parlamenti i ri. Është një paketë që sot e kam marrë nga zyra e shtypit si propozim i LSI. Nuk e kishim diskutuar këtë gjë, por është konform principit tonë.

Nuk e kuptoj sesi një forcë që është shqiponjë ditën që s’është në koalicion me ju bëhet sorrë? Ju u jepni njerëz për të mbushur sallën?

Nuk i kam dhënë ndonjë njeri. AK ishte një forcë që u shfaqe si një forcë opozitare, si nacionaliste, me eksese të papëlqyeshme. Unë e kam thënë që ajo doli si një forcë djathtas. Spahiu vjen nga preri i Saliut, ka qenë kryetar i KQZ në vitin 1996. Më pas e kam parë të forcohet si një fenomen antiregjim dhe më pas kam thënë se mbetet për tu parë nëse është shqiponjë apo është sorrë.

Spahiu tha se kishte folur me ju para incidentit në Vjenë, rreth 20 minuta?

Ja urdhëro, edhe ai me Bardh Kadillin me komisionin.

Si kanë qenë negociatat me LSI?

Kemi bërë negociata shumë të gjatë, shumë serioze. Kemi këmbyer në vijimësi edhe letra të shkruara. Të gjitha negociatat kanë pasur vështirësitë e veta, por negociata të tilla me Aleancën Kuq e Zi më vjen zor tua tregoj. Do të tregoj disa, sepse disa janë banale. Damian Gjiknuri ka qenë përgjegjësi për negociatat dhe çdo ditë që kalonte ishte e qartë se kishim të bënim me provokacion. Damiani thoshte: Kryetar këta nuk duan koalicion. Një propozim i tyre ishte: Të bashkojmë Shqipërinë me Kosovën në mandatin e parë. Të ngrijmë marrëdhëniet me Greqinë derisa të hiqet ligji i luftës.

Po ata e kanë këtë në program?

Dakord, por po flasim për marrëveshje koalicione me një parti si PS që do të udhëheq shumicën, nuk flasim për propagandë. Këto dy momente do ishin marria e nisjes së luftës së ftohtë në Ballkan. Një koalicion nuk bëhet për të imponuar programin tënd. Një tjetër kërkesë ishte: Të arrestohet Sali Berisha brenda 100 ditësh, domethënë ta bëjmë dhe martir Sali Berishën. Partia e parë dhe partia dyte negociojnë për emrin e kryeministrit. Kryetarët e dy partive nuk mbajnë më shumë mandate. Kjo ishte letra dhe matanë tyre bëhej biseda: Varja atyre kërkesave në letër, po duam 5 deputetët. Po pesë deputetë që të jenë tanët. Këto të tjerat i zgjidhim ne. Të kemi tre femra në listat e deputetëve.

Ça të keqe ka?

Po them se po kërkoheshin kaçube për tu fshehur shqiponjat dhe më pas të dilin në krahun tjetër.

Kryetarët e partive të koalicionit do të jenë në lista?

Do të shikoni në fund kur të dalë lista

Ku do të kandidoni? Është e vërtetë që do të jeni në Vlorë?

Nuk e kam vendosur. Kam shumë ndikim nga disa qarqe me disa qarqe, por nëse do të zgjidhja që do të shkoja në një qark tjetër, padyshim që ky qark do të ishte Vlora.

Koalicioni i LSI, pse zgjodhët Shkodrën dhe pasuesin e Miladin Popoviçit?

Është një spekulim shumë i ulët i Saliut për të luajtur me njerëzit në Kosovë, duke thënë që bëmë një marrëveshje dhe për këtë thirrëm pasardhësit e Dushan Mugoshës, se këto punët e partisë ai i di mirë. U bë në Shkodër se për herë të parë në Shqipëri organizuam konferencën e PSE për Ballkanin dhe me që në mbledhjen e mëparshme u përcaktua që do të bëhej në Mal të Zi, u diskutua që të bëhej me dy seanca, një në Shkodër dhe një në Budva. Në konferencë janë të gjitha partitë e majta të Ballkanit, përfshirë dhe atë të presidentit Tadiç.

I kërkuat falje z. Meta për akuzat që i kini bërë?

Aleanca PS-LSI nuk është ngritur për të rishikuar të kaluarën. Palët kanë pjesën e tyre të historisë. Ky bashkim është forcim i së majtës. Bashkimi me LSI ka dy qëllime, afatshkurtër; fitoren e zgjedhjeve, kthimin në normalitet të këtij vendi dhe afatgjatë; që kjo aleancë të realizojë futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

A ishte kapitullim para PD që morët LSI? A dështuat ta mundi PD?

LSI është kthyer në shtëpinë e vet.

Ka qenë e montuar videoja e Ilir Metës?

Përfytyroni një moment sikur të ushqenim opinion me materiale nga e kaluara e dy njerëzve që drejtojnë sot politikën. Politika është instrumenti që na ka dhënë mençuria e mendjes njerëzore për të përmirësuar jetën tonë të përbashkët.

Ishin takuar me z. Meta më parë?

Kemi biseduar me Metën që tek ngjala.

Do ketë njerëz të LSI të listat e PS?

Ajo që është thënë në shtyp është e pavërtetë. Nuk do të ketë në listat e PS 3-4 deputetë të LSI.

Kush do të jetë kryeministër. E keni diskutuar këtë gjë me Metën?

Sondazhet që kemi bërë javën e shkuar janë spektakloare. S’kemi pasur asnjë arsye të bisedojmë më Metën për këtë, sepse është e qartë që forca e parë e koalicionit ka të drejtën të zgjedh kryeministrin.

A do ti zëvendësoni anëtarë e KQZ? Cila është zgjidhja?

Nëse do ta mbaj KQZ kështu la ta mbajë, për ne është shumë e qartë që kjo është një organizatë partie që funksionon nën udhëtarët partiak, por ne nuk japim asnjë kontribut për ti dhënë kësaj organizate ngjyrat e një pluralizmi inekzistent. Nëse kjo KQZ do të bëjë lojërat e KQZ të kaluar është kaq e zbuluar sa pasojat do të jenë të paimagjinueshme në raport me popullin sovran. Në kemi kërkuar që thjesht të kemi një dialog dhe KQZ  të ketë legjitimitetin. KQZ duhet të riformatohet.

 

 

 

 

INTERVISTE - EDI RAMA May 2, 2013 23:09
Komento

16 Komente

  1. cendurimmadhi May 3, 05:46

    Qe duhesh provuar ti dhe forca qe drejton as qe e ve ne dyshim sepse mjaft me me “sallate”,te kalojme nje here edhe ne “antipaste” por “tharmi” me te cilen e ke gatuar me duket i skaduar.Megjitheate,ta provojme nje here.Na u shpif ky TRANZICION.

    Reply to this comment
    • fjorela May 3, 12:01

      Edi Rama eshte provuar qe di te jete nje lider i suksesshem dhe padyshim ai do te jete kryeministri me i suksesshem shqiptar. 3 Ligjet do te votohen dhe aplikimi per status do te behet vetem pasi do kemi nje qeveri legjitime me vullnetin e plote per te zbatuar ligjet dhe per te siguruar pacenueshmeri te statusit te nenpunesit civil.

      Reply to this comment
  2. mentari May 3, 06:43

    pashe disa minuta mbreme te fevziu
    i ngelen syte te mesazhet qe i vinin ne celular nga saliu dhe sandri

    Reply to this comment
    • Grejsa C. May 3, 12:03

      Nuk ka dyshim qe fevziu eshte shnderruar ne marionete te saliut, por pas 23 qershorit do t’i japim mundesine edhe atij qe te rilinde dinjitetin e tij, profesionin e tij dhe te jete i pavarur.

      Reply to this comment
  3. berti May 3, 07:10

    mjere per kete njeri qe eshte vec nje karagjoz jo klloun se klouni te argeton por karagjoz qe te acaron.te lumit ju qe e keni dhe qe ju pelqejne karagjozet.

    Reply to this comment
    • arsilda May 3, 11:54

      @berti
      Nje karagjoz qe ka guximin t’i dale perpara cfaredolloj padrejtesie dhe ka vullnetin qe t’i shtrohet punes, te jete i pandalshem ne rrugen e ndryshimit. Ky eshte i vetmi karagjoz qe mund ta ndryshoje Shqiperine dhe te ndertojme vendin e endrrave tona.

      Reply to this comment
  4. Fleks May 3, 08:02

    Shpikja dhe zbulimi i radhes=ngjalerim komplet.

    I miratojme ligjet per integrimin,por te zbatohen ne parlamentin e ri.

    Pse nuk mund te behej kjo,muaj e muaj e muaj me pare.

    Ja pra ci beri sondazhi i balkanweb-it,i detyroi me zor te votojne 3 ligjet.

    Kjo ish nje forme e terthorte e popullit per ti detyruar me zor te votojne ligjet per integrimin.

    Sondazh ne te cilin del se ALEANCA PER PUNESIM eshte 8 pike para aleances Rama-Meta.

    Reply to this comment
    • marlind May 3, 11:57

      Kjo qeveri ka treguar se nuk e ka vullnetin per te vene ne zbatim ligjet, c’kuptim kishte t’i votonim! Parlamenti i ri do te kete legjitimitet dhe do te mundet duke plotesuar keshtu te gjitha kushtet te aplikoje per statusin e vendit kandidat.

      Reply to this comment
  5. niazi May 3, 08:23

    Bravo Rama,
    kete Fevzon e bere qe te dhiste ne breke dje ! Kushedi sa te shara dhe te bertitura ka ngrene nga doktor Rumpalla ! Te lumte ! Vetem keshtu duke treguar te vertetat populli te kupton dhe te ndjek . Fitore e pashmangshme ne 23 Qershor !

    Reply to this comment
  6. Beni May 3, 08:37

    Bir Selman i nenes c’te te qaj me pare !

    Reply to this comment
  7. 123 May 3, 11:36

    Tita la Girolamo: po ishe nje here mik, je gjithe jeten

    Reply to this comment
  8. eno May 3, 13:24

    Edi Rama dhe mbreme ne darke dhe pse me nje kanal opozitar per te , te vetmen gje qe na tregoji eshte se sa nivel te ulet ka dhe si njeri dhe si politikan !
    Duke u munduar ti shmangeshe pyetjeve te zedhensit mediatik te Berishes (Blendit) te vetmen gje qe kujtoji eshte se prap dhe pse kane kaluar kaq kohe Ai politikan nuk mund te behet ..
    Por me e keqja eshte ironizimi qe i bente te gjitha temave te cilat ai trajtonte …
    Persa i perket pyrtjes per lendet narkotike ai vete duhet te dilte e te thoshte ..
    Une jam ketu dhe jam gati te beje analizat e duhura dhe haptazi per te treguar se nuk eshte as semur psiqik e as degradues lendesh narkotike.., gje te cilen as nuk e tha e as nuk e thote ,,

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit May 4, 05:19

      Qe te them se e kemi pare te jape gjak per te dhene ndihmen e tij Si qytetar, per ataqe kane nevoje, eshte e tepert, se jo se nuk e di, por se Ju jeni nga ata monstra bythlepiresish, qe deri tani keni mbijetuar me me thashethemin.
      Por Sa te shikosh punet e Rames, une te keshilloj, shiko shtepine tende, se kur mundohesh tja fusesh te tjereve, ata te shpise ta dredhin ty.

      Reply to this comment
  9. ajaza May 3, 14:07

    Mendje mdriturit gjithmone jane shume te matur edhe ndaj provokacioneve. E degjova me shume vemendje mbreme dhe me la pershtypjen se Edi di ti ktheje pergjigje cfaredo lloji pyetjeje qe i drejtohet me shume maturi dhe i qete se politikani eshte per te bere p olitike dhe historianet te shkruajne historine.Pergjigjet ishin shume koncize dhe pa nenkuptime por te drejte perdrejta dhe shume te kuptueshme nga te gjithe ata qe e degjuan te cfaredo niveli qofshin ata.Me besim te pa tundur tek rruga e drejte e Rilindjes do te fitojme karshi bishes shkaterruese teShqiperise hajdutit te korruptuarit genjeshtarit demode dhe bandes se tij familjare.Deri me 23 qershor ka drite ai pastaj i vjen erresira dhe ai nuk do te munde te shohe dot arritjet e Aleances per Rilindjen Evropiane se ajo lloj drite ate e verbon.

    Reply to this comment
  10. shpresa presa May 3, 18:32

    o eno, edi rama dhuron gjak publikisht cdo vit; Perse duhet te te thoshte ty keshtu e ashtu? Apo do ta mesosh ti se si te ta mbushte mendjen?

    Reply to this comment
  11. linda May 3, 20:49

    per mua edi rama eshte nje njeri me vizion .habitem pse shkon ne ato sudio,ku vetem provokojne,s,eshte nevoja ti mbushesh mendjen fejziut qe ben sikur nuk e di si eshte e verteta,ata qe te duan te votojn dhe pa shkuar te studiot e klanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*