“Uroj z. Rama të mos i bashkëngjitet klubit të Berishës e Nanos”

October 22, 2019 10:58

“Uroj z. Rama të mos i bashkëngjitet klubit të Berishës e Nanos”

24 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Çfarë ka ndodhur me dëshmitarët e kohës, ku janë ata sot dhe pse politika është bërë pengesë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Çfarë i ka premtuar Edi Rama djalit të Remzi Hoxhës dhe pse sot nuk ka asnjë angazhim për ta zbardhur njëherë e mirë çështjen e biznesmenit Hoxha.

Entela Resuli

I veshur më një bluzë të kuqe, sportive, e cila mbante të stampuar portretin e babait të tij, Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës ka dalë në një komunikim për mediat paraditen e djeshme.

Tetori është një muaj i trazuar për të pasi i kujton humbjen e babait.

24 vite më parë, Remzi Hoxha është rrëmbyer e më pas zhdukur, pa gjurmë.

Familjarët e tij sot e kësaj dite nuk dinë çfarë është bërë me të dhe nuk kanë një varr ku të kenë mundësi të çojnë një tufë me lule.

Ardiani, djali i madh i Remziut, është ai që çdo vit, nuk rresht duke i kërkuar autoriteteve ligjzbatuese shqiptare zbardhjen e kësaj ngjarje, që ka bërë shumë bujë për vitet kur ka ndodhur (1995), por që sot e kësaj dite, nuk kemi një përgjegjës konkret apo një të dënuar.

Gjashtë vite më parë, Edi Rama u angazhua përballë familjes Hoxha se sapo të merrte detyrën do të zbardhte rastin e tyre.

Me marrjen e detyrës angazhimi u zbeh, edhe pse Ardiani ka realizuar dy takime me të dhe ka marrë në të dyja rastet zotimin se procesi i Remzi Hoxhës do të shkojë deri në fund.

Sot nuk kemi asgjë në dritë për çështjen e Remzi Hoxhës, përveç atyre që janë thënë vit pas viti e që përsëriten, sa herë hapet për diskutim historia e zhdukjes së tij.

Ardiani ndihet i zhgënjyer nga kryeministri Rama.

Në këtë intervistë për Dita-n, Ardiani bën edhe një lutje publike për qeveritarë, prokurorë e gjyqtarë që të angazhohen e të zbardhin rastin e babait të tij, të zbulojnë vendndodhjen e eshtrave dhe të kenë mundësi t’i bëjnë një varr.

-Zoti Hoxha, gjashtë vjet më parë kur ne kemi komunikuar së bashku në lidhje me fatin e babait tuaj, ju kishit besim te kryeministri Rama se do të bënte diçka në lidhje me gjetjen e eshtrave por dhe të autorëve. Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Në fakt ne ishim shumë optimistë në atë kohë dhe pasi takuam z. Rama, u bëmë edhe më optimistë, sepse na tha që do angazhohet për zbardhjen e rastit të babait tim, por që i duhet kohë sepse sapo kishte ardhur në pushtet dhe që presidenti Bujar Nishani mund ta pengonte duke qenë se ishte edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kishte shumë më shumë kompetenca se sa ka tani. Edhe pse kalonin vitet e nuk bënte asgjë, kishim bindjen se do vinte dita që edhe ai do angazhohej dhe përfundimisht, ne të gjenim eshtrat e babait tim.

-Cila është biseda që keni bërë me zotin Rama në dy takimet që keni pasur me të?

Në takimin e parë ia shprehëm shqetësimin tonë, por edhe gëzimin tonë që përfundimisht në krye të shtetit ishte një njeri që nuk ishte i përfshirë në krimin ndaj babait tim. Në takimin e dytë me të, dëgjuam që Budjon Meçe ishte në Shqipëri dhe ishte shëndoshë e mirë, shkova ta njoftoj dhe ai më drejtoi menjëherë tek z. Saimir Tahiri, atëherë Ministër i Punëve të Brendshme. Z. Tahiri ia përcolla gjithë dosjen që përshkruante inkriminimin e Budjon Meçes në zhdukjen dhe torturimin e babait tim dhe ai më tha që menjëherë do vinte në lëvizje të gjithë mekanizmat shtetëror, duke përfshirë edhe policinë. I kam shkruar disa herë pastaj dhe as nuk kemi marrë ndonjë përgjigje e as ka ndodhur diçka. Tash kemi kuptuar se Budjon Meçe ka ndërruar jetë nga vdekje e natyrshme dhe ky është një lajm shumë i hidhur për ne, sepse edhe një nga hallkat e zinxhirit u shua.

-Cilat janë provat që ju i ofruat kryeministrit dhe më pas ministrit të Brendshëm?

I ofrova informacionin se Budjon Meçe ishte në Shqipëri dhe se ai kishte arritur t’i shmangej procesit gjyqësor duke prezantuar para gjykatës dokumente të rreme që thoshin se ai gjendej në koma. Në dosjen gjyqësore shihet qartë manipulimi që Budjon Meçe kishte bërë dhe se atëherë ishte rasti të kapej, të vihej para drejtësisë dhe të tregonte gjithçka rreth krimit që kishin bërë e rrjedhimisht edhe vendndodhjes së eshtrave të babait tim.

-Një prej dëshmitarëve kyç ka ndërruar jetë, por ka ende të tjerë që jetojnë. Cilët janë emrat që mund të hedhin dritë për gjetjen e eshtrave?

Persona të tjerë ende gjallë janë Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini (shefi i Ilir Kumbaros dhe udhëheqës i operacionit të rrëmbimit të babait tim) dhe Avni Koldashi (i cili fizikisht e kishte marrë babain tim nga zyrat e tij). Procesi gjyqësor u manipulua nga prokurorja servile e Sali Berishës, Elizabeta Imeraj dhe këta dy të fundit enden të lirë rrugëve të Tiranës sikur të mos kishin bërë asgjë.

-A keni më shpresë se Rama dhe qeveria e Shqipërisë do të bëjë përpjekje për të zbardhur ngjarjen?

Rama ka ende kohë deri në fund të mandatit të tij dhe neve shpresa nuk na shuhet kurrë, por me sa duket as ai e as bashkëpartiakët e tij nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë, përveç se kur të dalin në opozitë të mundohen të hedhin gurë mbi Sali Berishën. Uroj që z. Rama të mos i bashkëngjitet klubit të Sali Berishës e Fatos Nanos që nuk kanë bërë asgjë rreth zbardhjes së rastit tonë.

-Z. Ardian, sa vjeç ishit kur humbët babain dhe a ju kujtohet takimi i fundit me të?

Unë isha 14 vjeç kur zhdukën babain tim. Takimi i fundit me të ishte ditën e premte kur më çoi në shkollë me veturë, pra datën 20 tetor, dhe prej asaj dite nuk e kam parë më.

-Keni motra apo vëllezër të tjerë, çfarë mendojnë ata për këtë çështje?

Po, kam dy motra dhe dy vëllezër, Kosovaren, Qëndresën, Kushtrimin dhe Flakronin. Ne të gjithë ndajmë të njëjtën dhimbje, të njëjtat brenga dhe të njëjtin mendim. Ata ishin edhe më të vegjël se unë në atë kohë dhe më vjen edhe më shumë keq për ta që nuk patën rastin të jetojnë e shpenzojnë kohë me babain tonë. Vdekja e babës është shumë e rëndë, por të mos dish se ku e ka trupin e ku e ka varrin është ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

-24 vite në kërkim të Remzi Hoxhës, sipas jush: Është çështje e vështirë? Nuk duan ta zbardhin? Apo autoritetet që duhet ta bëjnë këtë, pengohen nga dikush?

Në ditën e sotme unë po filloj të mendoj se e gjithë kjo është një shfaqje teatrale dhe të gjithë liderët politik në Shqipëri janë në fakt miq të ngushtë, siç edhe doli që Fatos Nano të ishte mik shumë i mirë i Sali Berishës. Nëse edhe z. Rama nuk e zbardh këtë rast i bie që edhe ai po e mbron Sali Berishën. Të presim edhe pak dhe koha le ta tregojë a është z. Rama i interesuar të luftojë krimin apo e ka vetëm për show mediatik të “kazanëve”.

-Kush mund të pengonte zbardhjen e kësaj ngjarje, sipas jush?

Nëse dikush paguan duhet të jetë Serbia dhe Rusia, sepse me ta ishte i lidhur Sali Berisha, por ende nuk dua të besoj një gjë të tillë për z. Edi Rama.

-Z. Ardian, nuk jeni lodhur? Nëse kjo çështje nuk zbardhet, keni menduar se si do të veproni?

Edhe vetëm se baba do e meritonte angazhimin deri në zbardhjen e rastit, dhe fakti se babai im ishte një burrë i madh dhe figurë shumë e rëndësishme në çlirimin e Kosovës, kjo na bën që të mos ndalemi deri në burrin e fundit të familjes Hoxha. Ne jemi shprehur që edhe Kanuni është si opsion, por akoma kemi besim se institucionet do angazhohen në zbardhjen e rastit.

-Keni një peng në lidhje me babain tuaj…është ai në ëndërrat tuaja?

Jo vetëm unë, por gjithë familjarët e shohim shumë shpesh në ëndërr dhe kjo na ngacmon të besojmë se edhe mund të jetë i gjallë. Duke qenë se edhe nuk ia kemi parë trupin dhe nuk e kemi varrosur është normale të na shkojë mendja se mund të jetë i gjallë. Unë ndihem shumë keq që ai nuk vazhdoi të jetonte sepse do bënte shumë punë të mira për Kosovën dhe Shqipërinë sepse ishte një njeri shumë vizionar, i sinqertë, i guximshëm dhe njeri që u printe proceseve vetë. I gjithë populli shqiptar ka humbur shumë me humbjen e babait tim, jo vetëm ne si familje. Është mëkat i madh çfarë kanë bërë Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.

Bëj lutje publike që qeveritarë, prokurorë e gjyqtarë të angazhohen të zbardhin rastin e babait tonë, t’na i dorëzojnë eshtrat e t’ia bëjmë një varr, dhe në këtë mënyrë t’ia kthejnë dinjitetin shtetit shqiptar. Burrat më të mëdhenj të kombit shqiptar i ka vrarë vetë shteti shqiptar! Mjaft më ujërave të tradhtisë!

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

October 22, 2019 10:58
Komento

25 Komente

  1. eli-tiv October 22, 11:46

    Titulli eshte i gabuar; saliu eshte vrasesi….relativizmi ne kete rast eshte krim..

    Reply to this comment
    • mirel October 22, 14:12

      Krim eshte mbulimi i krimit or ti mendjelesh e Ramutit

      Reply to this comment
      • KM Rama nuk eshte as Prokuror e as Gjykates - Adrese e gabuar per drejtesi October 24, 16:21

        Me vjen keq per kete djale qe kerkon drejtesi per te jatin por ka adrese te gabuar se ku e kerkon dhe ke akuzon. KM Rama nuk eshte as Prokuror dhe as Gjykates. Ky djale duhet ti drejtohet nje Prokurori per te rihapur ceshtjen. KM i vendit nuk eshte Mbret apo Mbretereshe qe vendos se cfare bejne gjykatat ne Shqiperi. Ne kohen e Berishes ishte e vertete qe me gjykatesit dhe prokuroret e plepave qe ai i emeroj pas 1992, ai mund te bente cdo gje me drejtesine. Krimit i duhen gjetur autoret dhe te futen ne burg duke filluar nga Berisha por ne rrugen qe duhet.

        Reply to this comment
    • Kasollja e Galigatit October 22, 14:14

      Bashkepunetor ne krim
      Keshtu quhet ai qe e di autorin dhe e ndihmon duke heshtur ose duke nos reaguar.
      Aq me teper kur ka aq pushtet sa ka nje km

      Reply to this comment
      • bashkepunetor i vjeter shkencor October 22, 14:29

        Bashkepunetor ne krim
        Keshtu quhet edhe ai shtet qe ndihmon a strehon nje qe ka marre pjese ne krim ne vendin e tij.

        Reply to this comment
        • besi October 23, 10:51

          dhe bashkepunetori ne krim denohet po aq sa edhe krimineli saliu kriminel edvini dyfish kriminel sepse e di se cfare ka bere saliu dhe perpiqet ta mbuloje ate
          per te dy duhet zbatuar ligji i kanunit

          Reply to this comment
  2. realitet ballkanik October 22, 12:24

    C’do tetor prej 24 vitesh ka nje interviste rutine me Ardianin e Remziut ku e pyesin e pergjigjet por kurre per ate qe eshte me thelbesorja :
    Qe Remzi Hoxha ishte ne kerkim ne vendin e tij Maqedoni per pjesmarrje ne atentatin ndaj ish Presidentit Kiro Grigorov!
    Kete nuk ja pyesin dhe kete Ardiani nuk e thote kurre!
    PSE? Pse-ne nuk e thone. Por kjo eshte nje e vertete qe nuk fshihet dot. Remzi Hoxha eshte pas 24 vitesh, nje I Humbur. Qe mund te jete vrare, mund te kete vdekur por mund dhe te jetoje nen identitet te rreme pikerisht nga qe ne vendin e tij Maqedoni kerkohet per terrorizem. Dhe per kete te fundit i duhet vazhdimi i intervistave te te birit c’do tetor.

    Reply to this comment
    • mirel October 22, 14:16

      O kurve e Ramutit dhe Berishes. Remzi Hoxha eshte pare per here te fundut ne zyrat e shtetit shqiptar. Sipas tehe shteti shqiptar qenka institucion maqedonas?
      Keta e thone hapur vete qe kane punuar dhe punojne per maqedone e serbe.
      Dhe perpiqet qe te na mbushe mendjen qe qenka faji i Remziut pse shteti shqiptar ishte qe me Berishen dhe me Ramutin tradhetari me i madh i Kombit shqiptar. Pune spiunesh te ndyre. Kjo deshmon dhe njehere se qelbesirat tradhetare si Berisha dhe Ramuti jane rreziku me i madh i Shqiperise,( perfshij Kosoven ), dhe shqiptareve.
      Lincim publik per keta kriminele

      Reply to this comment
      • Xhuxhumaku October 22, 17:08

        mirel, duke bertitur ky eshte agjent i serbeve, ky eshte maqedons, ky eshte tradhetar etj. etj. nuk domethene se ke pa tjeter te drejte. Hipoteza se Remzi Hoxha edhe mund te jete gjalle dhe rron me identitet tjeter nuk mund te perjashtohet llogjikisht duke marre parasysh faktet qe dihen. Ajo qe thua ti qe eshte pare per here te fundit ne zyrat e shtetit shqiptar mund te interpretohet edhe si shteti shqiptar e pajisi me identitet te ri dhe sigurisht qe ketej del se Remzi Hoxha me kete identitet u pa per here te fundit ne zyrat e shtetit shqiptar, sepse pas kesaj nuk egzistoi me si Remzi Hoxha, por si XY. Kjo eshte thjesht nje hipoteze. Nga urrejtja qe ke ti per Saliun dhe Edvinin, qe edhe une e kam, nuk rrjedh se ke te drejte per ato qe thua lidhur me ceshtjen Remzi Hoxha.

        Reply to this comment
        • mirel October 22, 17:51

          Uu su e nxjerrin koken titistet e Miloshevicit dhe Vucicit menjehere.
          Prit patriotizem nga keta plera.
          Remzi Hoxha u vra nga Berisha pse pa me syte e tij Arkanin te drekonte me banden e Shikut te Berishes. Vazhdoni me hipoteza nga me te qelburat, qe vetem nje antishqiptar i ndyre mund ti ngreje..
          Atehere, pse nuk u moren asnjehere ne pyetje gjithe deshmitaret qe permend Ardiani?

          Reply to this comment
      • realitet ballkanik October 22, 17:14

        Boll lehe neper kembet e tjereve moj kone. Une kam shkruar te verteten, te zezen mbi te bardhe. Remzi Hoxha eshte nje i kerkuar ne shtetin e tij Maqedoni per terrorizem, konkretisht per pjesmarrje ne atentatin ndaj Presidentit atehershem Kiro Grigorov. Kete shko e pyet ku te duash e ke te duash nuk ka burre nene ta mohoje. Pse nuk ke bythe ta mohosh, mos derdellit kot jo Ramuti jo Berisha. Idiot.

        Reply to this comment
        • mirel October 22, 17:53

          Pp ti je kurve e Ramutit, ca te pyesesh per ty?
          Qe punoni per sllavet kjo dihet boterisht. Ndaj thashe qe nuk eshte ndonje gje e cudtishme qe dhe Berisha ta kete vrare per llogari te maqedoneve dhe serbeve.
          Ti , dhiare e Ramutit, vetem sa po e konfirmon dhe njehere

          Reply to this comment
          • realitet ballkanik October 22, 18:15

            mirel a mirela – E kote te merresh me nje idiot si ti qe nuk arrin te kuptosh se ku komenton, per c’fare, por vetem Ramuti, Ramuti a thua te ka leruar tet’moter a tet’ame.
            Nuk te thashe te pyesesh per mua oj kurva vogel, por per ato qe kam shkruar ne lidhje me Remzi Hoxhen ne vendin e tij, Maqedoni. Qenke me idiot se c’mendova

          • Mollosi October 22, 22:11

            Remzi Hoxha pasurine me te madhe e beri gjate kohes sa jetoi dhe punoi ne Ferizaj. Pas greves se pergjithshme te 3 shtatorit ( organizuar nga Sindikata e Pavarur e Kosoves) qeveria serbe dha urdherin per mbylljen e te gjitha dyqaneve qe mbajten greven. Pas mbylljes se dyqaneve shqiptareve te Kosoves ju keqesua gjendja ekonomike . Pas ketij akti ne Kosove u themelua Sindikata e Zejtareve te Kosoves (1990) me kryetar Remzi Hoxha. Duke pasur parasysh aftesine e kosovareve per tregeti, mund te them se kjo sindikate kishte para shume te medha ne dispozicion. Remziu ishte punetor i madh dhe kishte aftesi organizative. Por,fatkeqesisht, me aresye ose pa aresye u perhapen fjale per keqperdorime. Me vone z. Hoxha u largua nga Ferizaj… Atij pas lufte , ne mos gaboj i vdiq nje vella ne Stamboll. Flitej per atentat.

  3. Ivan i madh October 22, 13:25

    O diali i Remzi Hoxhes kot që shpresen se do te ndimoje renegati Rama te gjesh eshtrat e babait tend. Se ai ka antipati e urejtje per patriotet, luftetaret dhe heronjte e Shqiperise e kombit shqipetar. Nqf se babai jot Remziu te ishte Rexhep Mitrovica, Sali Berisha i biri ose nipi i tij dhe te ishte bashkepuntor i Udb serbe jo vetem do e gjente vrasesin dhe eshtrat e babait tend. Po do i bente dhe nje cermoni madheshtore dhe monument perkrah mender mbretin Zog e si beri me krye ballistin M. Frasherin. Prandaj ske per te ta gjetur se nuk ishte patrioti Remzi Hoxha ne krah te tradhetise që te interesoheshe kameleoni neoballist Rama që te interesoheshe per te gjetur vrasesin dhe eshtrat e babait tend. Sa nuk është vone zbato kanunin se mos ta mare ndonje para teje radhen e do te mbetet merak. Pershendetje.

    Reply to this comment
    • mirel October 22, 14:20

      Ivani i madh. Kanuni nuk eshte zgjidhja e Remzi Hoxhes. Vrasja e tij eshte vrasje politike dhe ka te bej me krim kunder gjithe shqiptareve. Eliminimi i patrioteve eshte krim kunder Kombit.
      I takon gjithe Shqiptareve te zbatojne Kanunin e nderit per Kombin dhe per Remziun.
      Tradhetia eshte krim ndaj te gjitheve. Eshte detyre e te gjitheve te denojme kriminelet dhe tradhetaret.

      Reply to this comment
  4. Adih October 22, 14:50

    Bravo Mirel per komentin e fundit .rrespekt te madh nga une.

    Reply to this comment
  5. Lasgushi October 22, 16:23

    O Ardian,të jesh krenar për babanë tënd dhe jetën e ti.Nga kush pret ti të vendosë drejtësi.Nga Edi Rama ku mer v3sh Ai nga kjo punë. Më kë të zbulojë e dënojë Berishën. Më shefat e SHISH bashkëpuntorë të Gazidedes apo nga ministri i brendshëm dhe stafi i ti,të përkëdhelurit e Sali Berishën.Aq mer vesh KM ynë nga këto punë.

    Reply to this comment
  6. The Bitter Truth October 22, 18:08

    Më shumë zhgënjim + neveri ndjen pasi lexon artikuj të tillë dhe aq më shumë të rritet pesimizmi se fatin i Remzi Hoxhës po e pëson dhe kombi ynë po zhdukemi si Remziu pa u ndjerë

    1*
    Zhgënjimi i parë ka të bëje me gazetën Dita qe ngatërron “kohët e foljeve” të gjuhës shqipe ku Ardiani thotë shprehimisht
    “Uroj që z. Rama të mos i bashkëngjitet klubit të Sali Berishës e Fatos Nanos që nuk kanë bërë asgjë rreth zbardhjes së rastit tonë.” qe do te thote qe akoma Rama nuk eshte antar klubi por ne te ardhmen mundet….Kurse Dita e beri fakt te kryer e beri ramen me “libreze klubi” pra kjo quhet DITADIRTY JOB

    2**

    Zhgënjimi i dytë ka të bëje me vetë zotin Ardian Remzi Hoxha “që ngatërron klubet” dhe më konkretisht:
    KLUBI I TE MASAKRUARVE:
    Gusht 1993: Fatos Nano arrestohet si Super Kriminel nga Hillat & Billat e Usali Berishës për një faj ordiner që maksimumi dënimit do ishte një gjobë le të themi 10 mijë dollarë …
    .
    Tetor 1995: Zhduket Remzi Hoxha që e dinë të gjithë por një “detaj” nuk e kuptoj dot: Si ka mundësi që ” KLUBI I MIQVE TANE NDERKOMBETARE” kurrë nuk e kanë zënë në gojë këtë krim me shumë se hitlerian të Usali Berishës tyre ?
    .
    Janar 1997: Rrihet barbarisht me leva hekuri Edi Rama nga falangat naziskine të Shik-ut Berish-Gazidedes që nuk ka nevojë për koment më tej..

    3***
    Pas mos ndeshkimit te Monstrës Berishë për disa kryekrimet e tij..sidomos per masakrën HITLERIANE te 21 janarit ..Gërdecit dhe Remzi Hoxhës me keqardhje kemi drejtë të mendojmë se:
    Euro-atllantikët po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….
    Paprekshmëria e sërberishes dhe pafuqishmëria e Nanos & Ramës para tij gjendet në kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse te rradhes ect…biles atje ka dokumenta ku janë eshtrat e babait tuaj prandaj mos ngaterro “klubet”
    i paprekeshmi që di varrin e babait tuaj quhet WILLIAM BIBERAJ (alias sali sërberisha) made in 1990 I KLUBIT… UDB-BANDA TROPOJES-CIA(seksioni ballkanit).
    ..
    Mos përziej antarët e klubit te vrasësve sërberishiste me klubin e viktimave të mjerë si Nano apo Rama që janë kufoma jo vetëm politike por dhe kombëtare
    .

    Reply to this comment
  7. eh, ç'tu theme October 22, 18:34

    S’e kuptoj, Edi Rama eshte hetues, polic, prokuror apo gjykates , sipas ketij djalit te te ndjerit, Remziut? Po vete çfare ka bere ky kaq vjet apo te afermit e tij. E di ky si u iku Kumbaro policeve angleze me çip ne kembe?! Po Drejtorin me arrest shtepie dhe te pa shkarkuar nga Saliu , Sefgjin, ka dore ne kete pune? Mire kryekriminelin Bashkim Gazideden qe e vdiq Saliu me shpejt se te zbuloheshin te dhenat. A ka avokat djali Remziut dhe a ka hapur ndonje proces gjyqesor dhe kur diskuton per kanunin, pse nuk e ka bere por e ka lene tani qe Saliut i bien era shurre poturet. Pra, une gjithe inatin e kam tek ky djale, te afermit e tij apo avokatin qe s’kane bere as nje pune ne lidhje me dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen ligjore te çeshtjes, pa e dine shume shqiptare me lire se ky ngjarjen. Me duket naive kerkesa e tij ndaj Edi rames dhe me kujton kohen kur i dergonin letra Enver Hoxhes dhe prisnin fjalen e tij tu zgjidhej çeshtja. Jo, zoteri, duhet futur me thelle, ato qe kerkon ligjshmeria se mendoj se ata te plepave kane filluar e bien si gjethet e tyre te vjeshtes, por u duhet shtypur koka qe te mos ringjallen. Mos ben politike, por futu ne rrjeten e ligjit.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic October 22, 19:32

    Nuk eshte e mundur te futen duarte ne kete fatkeqesi pa perfunduar reforma ne drejtesi.
    Resuli besoi qe jeton ne shqiperi, e ne se jeton ne shqiperi mti duhet ta dish mire qe ky problem nuk munde te zbardhet pa u ngrit Spaku BKH dhe GJykata e larte.!

    Reply to this comment
  9. Lili October 22, 20:24

    Fatkeqesish per ne te gjithe po ashtu eshte Rama nuk dallon aspak nga berisha e nano edhe s’kemi pa gje halla!

    Reply to this comment
  10. ETHEM October 22, 20:46

    PA U ARRESTUAR SALI B.VIÇIDOLI NUK BEHET ASGJE.POR KY NUK MUND TE ARRESTOHET,PASI AI KA MIQ NE 4 KONTINENTET.
    2-TEK NE NUK KA DREHTESI.AJO 100 % ESHTE E KAPUR NGA SB QE NE 92 ME KURSIN E PLEPAVE NE DURRES.
    3-PREMTIMI RAMES KA QENE POLITIKE.AI NUK KA MUNDESI TA ZBARDHI KETE ÇESHTJE TE KOMPLIKUARE SERBO-RUSE.
    4.EDHE BASHKIM GAZIDEDE QE ORKESTROI ELIMINIMIN E R.H KA VDEKUR NE ITALI ME POROSI TE LARTMADHNISE..!
    5-SI RH NE KETE VEND AI..ELIMINOI MBI 20.000 NJERZ.
    6-R.H,A.TREBICKA E KO..NUK ZBARDHEN NESE NUK ARRESTOHET SB.

    Reply to this comment
  11. Aliu nga Selenic October 23, 10:48

    Te jesh i bindure qe Rama nuk ka kurre per t`ju bashkangjitur ketij klubi te Berishes dhe ase te Nanose.!
    Drejtesia do te veje shume gjera ne vendin e vet.
    KJo dihet kure Edi Rama kundershtoi kerkkesen e ketij klubi ku i thane: Klubi:” Ne e pranojm reformen ne drejtesi duke filluar nga viti 2013 e ne vashdim”
    Edi Rama e kundershtioi kete klub duke deklaruar:” Reforma ne drejtesi do te filloi qe nga viti 1990 e deri ne dite e sotme” (kush e ka ber vendin te shkoj ne hapsane mga ma i madh deri tek i vogli , nga me i gjati deri tek me i shkurti”) Kjo ishte deklaratat e dy palve.!
    Kjo u vu ne detyra te SPAK BKH dhe KLGJ.!
    Pikrishte kjo mua me jep forec dhe me ben edhe trim.
    Pore edhe me jep kurajo se asgje nuk do te ngelet jetime.!
    Ketu dallohet qartasi du vijat te cilat nuk ecin paraleleishte.Njera ec perpara tjetra ka ngelur ne vende.! Ka ngelur ne pritje te perfundimit te reformes ne drejtesi.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*