Edi Rama: Ja pse duhet shkarkuar drejtori

July 18, 2017 17:34

Edi Rama: Ja pse duhet shkarkuar drejtori

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi drejtorin e ALUIZNI-t në Berat se nëse nuk do të zgjidhte problemin e një të moshuare që u ankua për zvarritje, të jepte dorëheqjen.

Por me sa duket, që në mëngjes drejtori i ALUIZNI-t e ka zbatuar me shpejtësi detyrën duke i dorëzuar të moshuarës certifikatën e legalizimit.

Kryeministri Rama paralajmëron se asnjë zyrtar që zvarrit zgjidhjen e problemit të qytetarëve nuk do të qëndrojë në detyrë.

Postimi i plotë:

Dje në dëgjesën e Beratit, kjo zonjë 80 vjeçare, siç mund ta shikoni e dëgjoni edhe vetë, ngriti problemin torturues të mosmarrjes së legalizimit prej 5 vjetësh, pasi kishte paguar edhe detyrimet në vitin 2012. Drejtori i Aluiznit Berat, ishte i pranishëm në dëgjesë siç mund ta shikoni e dëgjoni po ashtu dhe tha ato që tha.

Sot, qysh në mëngjes njoftoi se legalizimi i shtëpisë së zonjës u krye. Tani lind pyetja: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t’i dorëzonte lejen e legalizimit?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen.

Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës! Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë. Kjo është fare e qartë.

Por pyetja tjetër që pason menjëherë është: Sa të tjerë, që nuk e kanë “fatin” e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?! Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë?!

PO, jam i bindur që PO! Zgjidhen dhe që ç’ke me atë punë nëse do ta ndërtojmë së bashku koalicionin e madh të qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila do të jetë online sapo të miratohet qeveria e re. Sa më shumë anëtarë dhe anëtare të regjistrohen në Aleancën për Shqipërinë që Duam, aq më e madhe do të jetë rrjeta njerëzore që do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit, peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm.

July 18, 2017 17:34
Komento

9 Komente

  1. I emigruar nga marrazi July 18, 18:08

    Z.Rama
    Ky drejtor s’eshte as i pari as i fundit. Te gjithe drejtorat e ALUIZNIT dhe ne menyre te vacante ai i Tiranes, e theksoj ne menyre te vecante ish drejtori i Tiranes(i PS) qe pritet te vije i vonon zgjidhjete e problemeve jo me vite por me shekuj. Kur vijne parate e korrupsionit,rryshfetit, tangjentit quajeni si te doni drejtorat zgjidhin problemet. EDI Rama e di mire kete problem por del ndonjehere si show man per te zgjidhur problemin e ndonje plake. EDO pershku eshte qelbur nga koka dhe nga kembet sado ti ta futesh ne frigorifer. Duhet ndruar gjaku,DNA brezi,gjenerata dhe kultura. Me maskarenjte qe ke ven si drejtora,si ministra si shefa te gjthe ne nje vend e kane mendjen. Sa me shume euro……

    Reply to this comment
  2. Emi July 18, 18:20

    Dje shkarkim sot ndjekje penale. Madje kujdes Lamen se ai esht kapobanda…

    Reply to this comment
  3. Po.Po July 18, 19:17

    I EMIGRUARI NGA MARAZI , KA TE DREJTE !
    KOHA DO TE TREGOJE , SE SA SERIOZISHT E KA EDI RAMA , NE ATO QE THOTE .

    Reply to this comment
  4. Hyqmet B Hasko July 18, 20:31

    Eshte vertet e turpeshme qe nje zonje ne mosh te thyer te sorollatet per pesvjete..Vendimi i shkarimit te atij drejtori eshte shum i drejte..Eshte mire qe ajo drejtori te pastrohet e gjihtha..Me intelektual qe zgjidhin hallet e poullit behet shtet ..Une kam besimin e plote se shtet do behet mjafton te rregullohen ca gjera qe jan bere si vemje ne kembet e shtetit.

    Reply to this comment
  5. Xha Braho July 18, 20:52

    Qe administrata eshte e mbushur me te paafte dhe peshkaqene kjo nuk eshte se perben lajm. Une bashkohem me shqetesimin e Kryeministrit qe kjo administrate aktuale do nje reformim total por ndahem katerciperisht nga ai per nga metodologjia e zgjedhur per ta luftuar kete “gangrene te mahisur” ne trupin e shtetit qe paguhet nga parate e taksapaguesve.
    Ajo cka do te propozoja une shte nje menyre shume e thjeshte dhe pa tam tame qe duhet ti dalesh perpara zeusit dhe problemi zgjidhet me frymen e shenjte.
    Une do te sugjeroja nje akt nenligjor (Urdher i Ministrit te linjes) ku te percaktoheshin qarte gjithe kerkesat ligjore qe duhet te permbushen qe te filloje procedura e legalizimit. Qe nga momenti qe Aluizni e ka pranuar dosjen me te gjithe komponentet e permbushur perfshire edhe detyrimin te vendoset nje afat kohor (p.sh le te themi 5-7 dite) mosrespektimi i te cilit te sjelle automatikisht largimin nga detyra te personit qe ka trajtuat dosjen. Kjo te shkruhet e zeza mbi te bardhe ne aktin ligjor qe citova me siper dhe jo me fjale qe i merr era. Pra sanksionimi ne akte ligjore dhe nenligjore i afateve dhe procedurave eshte celesi i zgjidhjes dhe ska nevoje per butafori ku nena qan ne krahet e Enverit dhe asaj si me magji i vjen leja e legalizimit ne shtepi

    Reply to this comment
  6. Arben July 18, 22:25

    RROFSHIN KESHILLAT E LAGJEVE

    RROFSHIN FLETE-RRUFETE

    RROFSHIN SPIUNAT.

    TE SILLNIN NDONJE GJE TE MIRE, DO TUA KISHIM

    PARE HAIRIN 50 VITE, SE ENVER KRIMINELI

    I BENTE EDHE ME MIRE NGA KY KETO TE TREJA.

    Reply to this comment
  7. Merqez Katunari July 18, 23:43

    Do kohe te rregullohet nje shoqeri e shkaterruar per 80 vite.
    Po ta kesh mendjen tek zarfat me leke, dihet qe i drejti do vuaj.
    Bravo Edi per gjestin e duhur. Terhiqi cik litaret nga lart te frikesohen keta te korruptuar

    Reply to this comment
  8. info analitike July 19, 13:37

    Hahaha si tallet qyfyrexhiu me popllin. Po pse a nuk ishte ky qe e mbushi administraten me hajdute e kriminele apo tani qe mbaruan zgjedhgjet e nuk ua ka me nevoje opa i flak ne rruge per te dale i paster ne sytre e njerezve. Vajmedet se si po tallet ky karagjoz me njerezit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*