Edi Rama në Vlorë, “monitoron” nga afër ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

May 17, 2016 21:16

Edi Rama në Vlorë, “monitoron” nga afër ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

Pak orë nga shpallja e kampionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Channel presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zbulon përgatitjet e festës për titullin më të luftuar të këtyre viteve të fundit.

Partizani me dy pikë larg Skënderbeut luan në fushën e tij ndaj Teutës, ndërsa korçarët luajnë në fushën e vështirë të Vlorës, ku nuk kanë asnjë alternativë veç fitores. Por Federata nuk e fsheh se, cili prej dy varianteve shihet si më i mundshëm.

“Për mirë apo për keq, futbolli i tillë është. Kush kontribuon më shumë do të marrë më shumë frute. Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte. Është vendosur që ne do të jemi në Tiranë dhe kupa do të jetë këtu, në ndeshjen Partizani-Teuta. E nëse Partizani nuk shpallet kampion, atëherë ceremonia mund të zhvillohet të nesërmen. Versioni i parë i ceremonisë do të jetë për në ‘Qemal Stafa’, te ndeshja Partizani-Teuta”, tha Armand Duka.

E mërkura e hekurt e futbollit shqiptar, kur do të ndahet kampionati, është përfshirë prej disa ditësh prej thashethemeve për fiksim rezultatesh, edhe në shkëmbim të shumave të mëdha.

Kjo ka shtyrë presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, të kërcënojë me tërheqje të ekipit vlonjat para ndeshjes me klubin më të pasur në vend, Skënderbeun, nëse këto fjalë janë të vërteta.

I vetmi që nuk është pajtuar me asnjë skenar, as me atë të kupës nga Federata, është kryeministri Edi Rama.

Deputeti i parë i Vlorës do të ndjekë të mërkurën ndeshjen nga stadiumi “Flamurtari”.

May 17, 2016 21:16
Komento

2 Komente

  1. Spata May 17, 22:57

    Ndeshjen e fiton Flamurtari 1ose 2 me 0.Kete bast e kane vene vet korcaret.

    Reply to this comment
  2. O Moj Korcare... May 18, 02:39

    Po ce o, kot vjen Fortlartesia e Tij, Njeriu i Kullave, Edi Rama ne Vlore?!

    Nje rruge (me dy korsi) dhe tri pune: nje dore parash nga futbolli i basteve, nje sy per LungoMaren qe perfundoi si kokoshi nje thele, por edhe…te shohe: beri mire qe e shiti Koco Kokedhimen apo jo?

    Me pas vjen Historia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*