INTERVISTA / Rama: Doshi kot përpiqet që të nxjerrë si të vërtetë një të vërtetë imagjinare

March 5, 2015 21:22

INTERVISTA / Rama: Doshi kot përpiqet që të nxjerrë si të vërtetë një të vërtetë imagjinare

Kryeministri Edi Rama  shprehet se ngjarjen e ka mësuar nga deputeti Doshi dhe se atij i janë ofruar të gjitha mundësitë për të regjistruar dëshminë.

Rama tha se Tom Doshi ka refuzuar të japë dëshminë dhe se lidhur me organizimin, ai duhet të japë dëshminë e tij.

Rama deklaroi në “Tv Klan” se nuk ka pasur përpjekje për të eliminuar deputetin.

Pjese nga intervista:

Blendi Fevziu: Do të dëshmoni edhe nesër në Krimet e Rënda?

Edi Rama: Patjetër, deri sa faji të mos mbetet pa autor.

Blendi Fevziu: Pse kjo vonesë kur kjo çështje është diskutuar kohë më parë?

Edi Rama: Nuk ka asnjë vonesë. Nuk kishte asnjë kallëzim të deponuesit.

Blendi Fevziu: Si e mësuat ngjarjen?

Edi Rama: Pretendimin e kam mësuar nga vetë deputeti. Më tregoi për komplotin.

Blendi Fevziu: Ju kërkoi ndihmë, këshillim apo çfarë?

Edi Rama: Jo, më ka vënë në dijeni hap pas hapi, bashkë me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Kam diskutuar edhe me kryeprokurorin, por që të ketë një procedim ligjor, duhet të ketë një kallëzim.

Blendi Fevziu: Duket të kishte një indicje për një deputet që pretendonte se i kërcënohej jeta?

Edi Rama: Ministri i Brendshëm dje në mënyrë besnike ka raportuar se pasi është vënë në dijeni të çështjes. Ekziston një procedurë e dokumentuar.

Blendi Fevziu: Vrasësi…

Edi Rama: Nuk ka vrasës Fevzi… çfarë do të bëjmë ne. Policia e ka ndjekur procesin dhe ka fashikuj të regjistruar për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Nëse do të ishte hedhur në erë bashkë me dëshminë e tij dhe sot do të kishim vetëm videon. Çfarë ka bërë policia që nuk ishte thirrur të pyetej?

Edi Rama: Rama për policinë çështja është e sqaruar prej kohësh. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi është shfaqur në cilësinë e të penduarit. I është dhënë mundësia për të bërë kallëzimin dhe ka refuzuar.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm pas kësaj çështjeje?

Edi Rama: I kam kërkuar që çështja të zbardhet, edhe pas arrestimit të një personi ku pas denoncimit të deputetit kur tha se dëshmitari i tij ishte vënë në rrezik. Në këtë moment ka filluar hetimi zyrtar.

Blendi Fevziu: Përse u mbajt e fshehtë për 6 muaj?

Edi Rama: E fshehtë çfarë? Nuk ka pas një denoncim.

Blendi Fevziu: A kishte deputeti Doshi se përse donin ta vrisnin?

Edi Rama: Deputetit u përjashtua nga PS jo për këtë çështje. Kot përpiqet që të nxjerrë si të vërtetë një të vërtetë imagjinare dhe sot nuk arrij të kuptoj se ka qenë i rrethuar nga paranoja apo pjesë e kësaj farse.

Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Edi Rama: Po sigurisht, që në momentin e parë. Deri sa nga policia na u tha që këtu nuk ka asnjë bazë reale. Tani përfshirja e këtyre personave është për të krijuar këtë zallamahi, apo si një përfshirje imagjinare, kjo është një çështje tjetër.

March 5, 2015 21:22
Komento

8 Komente

  1. .............. March 5, 22:12

    Problemi nuk shtrohet a keni frike ju nga Tom Doshi? Problemi eshte me I thelle. Eshte koha per te qene serioz me luften kunder krimit. Dhe ky krim fillon nga parlamenti, Ku deputet me mandat Jane pjese e krimit.
    Si keni menduar ta luftoni kete lloj krimi?
    E dime qe ju keni deshiren e mire per ta bere kete lufte, por kryeprokurori Llalla s’na ka lene kete pershtypje. Tregoheni vullnetin tuaj duke filluar me ndrrimin e Llalles. Vendosni ne ate post nje njeri profesional dhe te pa varur nga politika.

    Reply to this comment
  2. orli March 5, 22:54

    As tani ne fund Doshi nuk ka bere denoncim e ju e thirret prokurorin dhe e hapet çeshtjen!pra eshte si ne fillim dhe ne fund qe nuk ka nje denoncim te te kercenuarit dhe per çudi tani e hapet çeshtjen!!…..

    Reply to this comment
  3. LOVE March 5, 23:19

    E DRAMA deklaroi në “Tv Klan” se nuk ka pasur përpjekje për të eliminuar deputetin….ketu po ben Prekurorin dhe Hetuesin

    Nuk ka vrasës Fevzi……Ketu po ben Gjykatesin ..ose po priste te ishte pak
    vetem pak i vdekur

    “për policinë çështja është e sqaruar prej kohësh. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi është shfaqur në cilësinë e të penduarit. I është dhënë mundësia për të bërë kallëzimin dhe ka refuzuar.” …ketu pervec faktit qe po na tregon se policia e ka skjaruar ne kafe kete problem ,ka marre persiper te bej dhe rolin e Juristit

    Besoj se ma keni shkurtuar intervisten ,sepse jam e sigurt qe do zbuloja kushedi sa “aftesi mahnistese” te mesuesit te vizatimit ,sot Kryeminister
    Fol per gjithcka dhe kur nuk di kurrgja !

    Reply to this comment
    • ali asllani March 6, 00:30

      Nji kasusbeli per Sali Berishen..eE ZGJIDHET ME DUART TUJA QENIN E ZI o piktor leshi..kshu oshte kur te hy vetja me qef e bon garip me fukarejt..te zu haku i tyne

      Te shofim tani cdo besh qe te plasi bumja ne dore me Tomen se ngjove Kokedhimen..cfardo qe te manipuloni te thoni nuk ka ZOG NONE TA MAJE MO SALIUN ..ai me nji luge uje bente furtune ..jo tani qe ja dhat ne pjate rastin..
      kujtove se osht si ato zabitat me kokuqet qe ke rreth vetes, Tom Doshi..

      Reply to this comment
  4. gjermani i fundit March 5, 23:46

    Skenari pak a shume eshte keshtu; une shkoj ne polici dhe them se Love ketu ne internet do te me vrase, nuk e di arsyen, o sepse jam çun i bukur ose ngaqe ka inat Kombet e Bashkuara dhe do qe ta nxjerre inatin te mua. Ka derguar Torollakun si ndermjetes tek Nastradini, me nje fjale Nastradini eshte vrasesi; kjo merret apriori ngaqe shan Enverin. Por Nastradinin pendohet, ose ngaqe i mbushet mendja se une do e paguaj me shume nga Love me leka, ose ngaqe ka frike se adresa ime ne internet eshte fallso e s’me gjen dot. Pastaj une i blej nje xhip te blinduar Nastradinit, se ka frike qe e vret Love, e cila nga ana e vet nuk di te vrase, se ashtu do me vriste direkt mua, mirepo Nastradinin e vret – per me teper ngaqe nuk e di se kush eshte, ose paguan akoma nje tjeter vrases te vrasesit, Ballistin e Penduar, qe nuk me vret dot mua. Qe ta nderpres kete kokolepsje psiqike, policia verifikon dhe me thote qe te pi ndonje aspirine, se kjo i ndodh te gjithe studenteve te shkelqyer te universitetit Vitrina, si puna e Doshit, te ngarkuar shume me studime dhe doktorata ne fushen e pluhurave te bardhe per pularite dhe farmacite. Vazhdon 6 muaj kjo pune dhe Love e ka ne terezi,pret “krismat ne Paris”, Torollaku iken ne drejtim te paditur me gjithe paradhenien dhe mbrapadhenien dhe Nastradini pi rehat kafete dhe qeras tere miqte e tij pensioniste, qe ia paguaj une duke e mbrojtur me arsyen e vetme se ai u pendua te me vriste mua. T’i japesh John Grisham kete subjekt do dilte nje roman fantastik, gershetuar edhe me kryeprokurorin qe e dinte kete pune dhe e dekonspiroi, i bie qe atentati i Tom Doshit te jete organizuar nga OKB-ja, do kete dore Obama dora vete. Ne kete fill gnjarjesh i bie qe Sali Berisha te dale neser me grupin e grave deputete te PD e te kerkoje doreheqjen e Obames.”Nga sublimja tek qesharakja nuk ndan veçse nje hap” – e vulos Napoleoni me kete thenien e tij.

    Reply to this comment
    • LOVE March 6, 01:18

      “Ne fillim te injorojne
      pastaj qeshin me ty
      kur fillojne te te luftojne
      ateher je ti qe FITON” M . Gandi
      [saga Doshi ka hyre ne ciklin e luftes]

      Doshi eshte “diplomuar” ne …Tetove .
      Vetrina ishte yll universitet , mos i beso te gjitha atyre qe shkruajne ,e kam pare
      sigurisht jo per tu diplomuar ,por kishte laboratore bashkohore .
      Une nuk urrej Kombet e Bashkuara ,urrej ngjalat e jargosura
      urrej canten e Brahos qe sot luajti bllofin ,e ka zanat te vjeter kete …luante me ruleten ruse ne hetuesi ,thjesht per argetim [nuk kane asnje vidio]
      Ilir Meta eshte nje kriminel , nje histori personale insinjifikante
      Kam takuar D.Priftin per ti kerkuar financimin e operimit te dy femijeve nga syte
      fushata 2013 .E beri ,ai eshte nje njeri i mire ,filantrop apo nuk e di cfare
      Me pare kam pasur nje eksperiance neveritese nga Plehra Vasili
      Jam therritur nga dikush qe me donte shume .Me treguan fotot dhe makinen time te ndaluar te ato zyra .Mendonin se une do organizoja fushaten e tij .
      Me shume miresjellje ,fale asaj qe beja per te gjithe njerzit ,u spjegova qe une nuk merresha me politike per askend .Por fakt ngelej financimi dhe angazhimi i tij per kete rast ..Me thane ti lija rastet e mija pas fushate …sepse nuk do kishte me raste bisedimi .Une isha askushi … mendo tu ngaterrohesh neper kembe
      per pushtetin .Me pas e verifikova se cfare u beren njerzve ne kutite e votimit
      se cfare u beren vezhguesve .I kam cuar une per mjekim ,jo ne spital .Thirra mjekun ne shtepi .Ai vend eshte nje ferr !
      Mos mendo se kam heshtur .Por me keshillonin “ta lija ate vend ”
      po ti je e cuditeshme , po ca kujton ti se do ndryshosh ??
      ne fakt nuk ndryshohet asgje ,shiko cfare shteti ke .Tom Doshi ‘heroi”
      po te isha une ,do isha qare dhe harruar
      besoj te Tom Doshi !
      nje her tjeter do ta spjegoj dhe fenomenin e tij ,perse e besoj ,tani eshte vone
      bera 5 vjet tani ne ate vend ,pashe zyrtare e politikan ,vrases e pedofil , sekretare e deputet , fshatare e kokepalar ,te mjere e miliarder …
      por nuk pashe NJEREZ
      kudo ,kudo kapitali me i cmuar eshte Njeriu ..tek ne eshte pushteti dhe partia
      po pate partine ke dhe miliarda

      ”Nga sublimja tek qesharakja nuk ndan veçse nje hap” _ kete thuaja
      E DRAMES 😛

      Reply to this comment
  5. Darius March 6, 01:15

    Me vjen mire jam Krenar qe shqiptaret kane nje kryemunister pjeshke!!!

    Reply to this comment
  6. Socialisti bythpambuk March 6, 02:49

    Mos ju ndaj TV Klanit , sepse Sandri te nzjer te palarat .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*