Edi Rama: Pse këtë mandat ministrat do jenë edhe deputetë

August 31, 2017 09:37

Edi Rama: Pse këtë mandat ministrat do jenë edhe deputetë

Kryeministri Rama tregon se ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësojnë ata.

Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën “Panorama”, zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies dhe “zhveshjes” së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që ata të jenë edhe ministra dhe deputetë.

“Nuk do ta ndjekim këtë praktikë, jo pse nuk funksionoi në mandatin e parë, por sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se mandatin e parë”- thote Rama.

Kreu i qeverisë tregon se çfarë do të bëhet me ata që prisnin të hynin në parlament, për shkak të lënies së mandatit nga ministrat.

I pyetur për mungesën e një komunikimi personal të tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë vlerëson punën e tyre, veçanërisht zv.Kryeministren Ledina Mandija për seriozitetin, për integritetin e saj në raport me detyrën që kreu.

Riemërimi i ministrave të tij në kabinetin e ri qeveritar, për Kryeministrin Rama ka kaluar përmes një analize dhe matjeje të punës së tyre, ndërsa shprehet se ata do të duhet t’i dalin për zot kësaj detyre, përndryshe ata nuk do të jenë më ministra, por vetëm deputetë.

August 31, 2017 09:37
Komento

6 Komente

  1. Arben August 31, 10:30

    PO, PER TE MIREN E DELEVE

    AJO DIHET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 31, 12:40

    “Edi Rama: Pse këtë mandat ministrat do jenë edhe deputetë”
    more kush i merr këto vendime,hamltiane, për të qënë dhe për të mos qënë??
    ti dhe vetëm ti??

    Reply to this comment
    • xxx August 31, 15:26

      sigurisht.
      I tille eshte sistemi, ai dhe vetem ai.

      Mos kujton se je akoma ne kohe te Partise se Punes, ku gjerat beheshin fshatce

      Reply to this comment
  3. Ladi August 31, 13:44

    Kumulim i mandatve = dyfishim rrogash dhe privilegjesh. Cdo minister do marre edhe rroge ministri edhe rroge deputeti. Po behen me te pasur ne mandatin e dyte se u djersiten shume.
    Po si mund te jene edhe ligjvenes edhe ekzekutues ligjesh ? Ku eshte ndarja e pushteteve? Apo jemi nje tani parti pushtet ?

    Reply to this comment
  4. lili August 31, 14:05

    Jo bre jo:
    kjo tregon vetem nje gje: ignorancen e juaj per cka eshte exekutivi e cka eshte legislativi ,edhe cka eshte nje konflikt interesi ne kete aspekt…
    Keni keshilltare juridike ne nivelin tuaj, prandaj nuk kemi demokraci ku legislativi kontrolon exekutivin po kemi partikraci.

    Reply to this comment
  5. vera e nxehte August 31, 17:21

    Lili, Ladi…Arben, ndoshta dhe te tjere bejne konstitucionalistin. Veshtroni ore hallet tuaja se ka mundesi i hiqni breket zvarredhe u duket sikur nuk u sheh njeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*