Edi Rama: Rrëfimi im për shqiponjën europiane (VIDEO)

June 21, 2016 19:25

Edi Rama: Rrëfimi im për shqiponjën europiane (VIDEO)

Kur fanellat e kombëtares së Shqipërisë për Kampionatin Europian u bënë publike, ato morën lëvdata të shumta për mënyrën e estetizimit të shqiponjës dykrenare.

Pas fitores historike ndaj Rumaninë, në ngazëllimin dhe entuziazmin e përgjithshëm kolektiv, u bë i ditur një fakt i jashtëzakonshëm.

Ideja për këtë imazh ishte dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një selfie–intervistë për Klan Kosovën, Kryeministri Rama për herë të parë shpjegon rrethanat që sollën tek ideja e stilizimit të shqiponjës, por edhe për efektin e përgjithshëm pozitiv shoqëror, pasi “shqiptaria në tërësi është ngjitur një shkallë më lart në qytetari falë këtij momenti magjik që nuk do të fashitet pa lënë gjurmë në shpirtin tonë të bashkësisë”.

 

 Ideja për motivin e fanellave të kombëtares a ishte rezultat i një përpjekjeje më të gjatë në kohë, apo shpërthim momental inspirimi?

 Unë e kam pasur privilegjin e madh ta vesh fanellën e Kombëtares dhe ia njoh peshën që ka mbi lëkurë bluza kuqezi, e cila me siguri, rëndohet ende më shumë sa më lart ngjitesh në të përpjetën e kompeticioneve ndërkombëtare!

Jam i bindur se po të mos e kisha kaluar atë eksperiencë të pazakonshme të fanellës kuqezi nuk do ta kuptoja dot, siç e kuptoj, presionin e patregueshëm që kanë pasur në mendje e në trup çunat e kësaj Kombëtareje; që nga fitorja me Portugalinë, kur u krijua ideja se mund të shkonin larg.

Kjo më ka lidhur më shumë me ta dhe me De Biazin, sidomos në momentet më të vështira (pas ndeshjes në Elbasan me Serbinë), dhe me Presidentin po ashtu, me të cilin kemi krijuar një partneritet shumë të dobishëm në interes të futbollit dhe posaçërisht të Kombëtares.

Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë.

Ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe.

I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat.

Ndërsa vizatimi që ka dalë nga arkiva e iPhone-it të tij është një skicë e mëvonshme. Të cilën më kujtohet e kam bërë në makinë, kur më çoi me WhatsApp variantin e përpunuar nga studioja mbi skicën e parë të shqiponjës.

Me atë skicë e me disa rreshta të shkruar, i saktësova pozicionin e dy kokave të stilizuara mbi vijën horizontale të trupit, në mënyrë që numri në gjoks të zinte vend tamam; si edhe nevojën që vijat të vinin duke u rralluar drejt fundit të bluzës.

Funksionoi shumë mirë!

Studioja bëri një punë të lavdërueshme për tërësinë e uniformës.

 

Në të kaluarën ju keni folur për domosdoshmërinë e “Krijimit të një shije të re tek shqiptarët”.  A është motivi i fanellës – ashtu siç ishin dikur ngjyrat e shumëllojta në ndërtesat e Tiranës – pjesë e projektit tuaj artistik për ta ridefinuar shijen e shqiptarëve?

 Shqiponja është një element shumë identifikues për ne, dihet kjo! Por, vizualisht, shqiponja e flamurit tonë është e jashtëzakonshme, ka një trajtë grafike spektakolare dhe thuajse të pamundur për riinterpretime të suksesshme.

Mund të biesh menjëherë në vulgaritet estetik nëse e transferon në një trajtë tjetër!

Shikoni, për shembull, se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk.

Por, duhet thënë se ka edhe një aspekt tjetër lidhur me shqiponjën tonë; të huajt që dinë diçka për Shqipërinë, e përdorin herë pas here epitetin “Vendi i Shqiponjave” dhe mua më pëlqente shumë ideja që përmes fanellës së Kombëtares të përhapej sa më shumë ky term identifikues në sytë e audiencës gjigante të Europianit.

Nuk e fsheh që më bëhet shumë qejfi kur lexoj në artikujt e këtyre ditëve historike për skuadrën dhe për imazhin e vendit tonë të flitet për shqiponjat e Shqipërisë dhe kjo vjen edhe nga impakti vizual i fanellës.

 

A duhet që ndryshimet e rëndësishme vizuale të Shqipërisë ta kenë vulën artistike të Edi Ramës?

Nuk mendoj për vulën time të them të drejtën, por për një influencë sa më europiane në shijen e gjërave që bëjmë, qoftë një shesh qyteti, qoftë një stadium i ri apo një park fëmijësh, qoftë një rrugë e gjelbëruar bukur apo një sistem ndriçimi dhe qoftë edhe një ndërhyrje në një urë të trashëgimisë kulturore apo në fanellën e Kombëtares.

Kudo ku vëmë dorë duhet të synojmë krijimin e kësaj influence që është një ushqim i shëndetshëm për imagjinatën e publikut. E cila ka qenë e mbetet shumë e trysnuar për shkak të barbarizmave vizuale të së shkuarës së largët e të afërt.

 

 A ka pasur edhe ide tjera për dizajnin e fanellës së Kombëtares? Sa do të kishte gjasa ideja e ndonjë artisti tjetër në konkurrencë me atë të Kryeministrit?

Edhe njëherë: Unë kam dhënë thjesht një ide, po puna, autorësia, merita për të tre uniformat e bukura të Kombëtares është e studios që ka përzgjedhur federata.

Përfitoj nga rasti t’i komplimentoj edhe publikisht, sepse më parë i kam komplimentuar nëpërmjet Armandos.

Dhe meqë mua muhabetet e dizajnit më tërheqin shumë, po ju tregoj edhe pak më shumë. Sepse më vjen mirë që më dëgjuan edhe për ngjyrën e kostumit zyrtar!

I thash Presidentit: Po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin, sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë!

Dhe më vjen aq mirë sa s’ua tregoj dot që edhe në këtë aspekt ia kemi dalë me francezët; të cilët janë tekanjozë të mëdhenj e mezi presin të rrudhin buzët e të shkruajnë me tone tallëse për një autoritet apo një skuadër të veshur pa elegancë!

Por, aman ju lutem, mos mendoni se më ka dëgjuar për të gjitha Presidenti…

Është tip më vete dhe po s’iu mbush mendja për një gjë, kot të lodhesh!

Do kishte qenë maksimumi sipas meje, po të kishin vënë në jakën e kostumit edhe një trëndafil të vogël kuqezi, po nuk e binda dot Armandon t’ia përcjellë çunave të studios këtë sugjerim, megjithëse i solla shembull një nga kostumet më të bukura zyrtare, atë të Manchester United, në finalen dramatike të Kupës së Kampionëve në Camp Nou, me Bajernin; me një lule të madhe të kuqe në xhepin e xhaketës.

Spektakolar!

Mbase iu duk një provokim partiak dhe si i djathtë që është, sado që i moderuar me thënë të drejtën, nuk e kapërdiu dot trëndafilin socialist!

Bëj shaka ?

 

Futboll pasionant, tifozllëk shembullor, fanella të dizajnuara nga Kryeministri… A është Shqipëria fituesja më e madhe e Euro 2016 sa i përket imazhit dhe veçantisë së përfaqësimit? 

Le të themi që Kombëtarja ka fituar për të gjithë ne në fushën e një beteje të dyfishtë; atë të futbollit, ku skuadra shumë më të mëdha se e jona kanë marrë valixhet apo s’po bëjnë dot akoma tre pikë, dhe atë të perceptimit publik, ku falë kësaj Kombëtareje, karakterit të saj të hekurt dhe lojtarit të saj të 12-të, tifozërisë fantastike kuqezi, shumëkush që deri dje ka pasur një perceptim të errët për vendin tonë, sot e sheh Shqipërinë nën një dritë të re.

Kam marrë mesazhe admirimi për këtë Kombëtare e për Lojtarin 12, nga autoritete të larta të politikës e figura të shquara publike europiane.

Njëri ndër ta, Zhak Atali, shkruante për ndeshjen me Francën: “Kjo ndeshje ka bërë më shumë se sa shumë, për të apeluar që vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian!”.

 

A është ndikuar kësisoj në luftimin e stereotipizimit negativ për shqiptarët në mediat globale?

Absolutisht po!

Por jo vetëm kaq.

Është ndikuar shumë edhe në raportin tonë me vetveten, por këtë të fundit do të mund ta kuptojmë pak e nga pak pas disa kohësh.

Unë e ndjej se është ushqyer më shumë autostimë, pra besim e respekt tek vetvetja, jo si individë, po si popull shqiptar, si komb shqiptar po të duash, dhe ka përparuar në mënyrë të padukshme brenda nesh ideja se, jo vetëm individualisht, po edhe bashkërisht mund të bëjmë të mundura pa humbur shumë kohë, gjëra që duken të pamundura ose shumë të largëta.

Mbase, kushedi, edhe ndër përfaqësuesit e popullit, si kategori, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Kosovë e Maqedoni, diçka ka ndodhur në nënvetëdije dhe rrugës do të shohim, ndoshta, një përmirësim të përgjithshëm të sjelljes publike, të shkallës së përgjegjshmërisë ndaj publikut. Sado të vogël!

Nëse këto që po them në fund mund të jenë hamendje të nxituara të miat nën efektin e entuziazmit të përgjithshëm, jam i sigurt se shqiptaria në tërësi është ngjitur një shkallë më lart në qytetari, falë këtij momenti magjik që nuk do të fashitet pa lënë gjurmë në shpirtin tonë të bashkësisë.

 

June 21, 2016 19:25
Komento

5 Komente

  1. Ramortja=Saliserbi+Lu Basha June 21, 20:15

    Zoti Rama po ta bej dhe une kete selfien e skifterit serberishe qe e ka palluar ate sqiponjen tende 3 vjet me rradhe pas 2013 dhe ju po mashtroni njerzit..te pakten na prure nja 2000 muxhahidine marksista terroriste qe eshte sukses I juaj personal…o harrova

    ne vend te hapje defteret e krimeve te saliut per te cilen ke marre 3 here voten ..hapet bunkaret e enverit dhe shtepine e gjetheve me heroin tuaj visho ajazi dhe ate mortjen bashkimehmet shehun

    Eshte me shume se perverse qofte ti apo qoftlargu salikaka rrembeni fitoret qe pruri rastesia apo talenti I shqiptareve qe jetojne jashte se ato Brenda jane kthyer ne kavie.

    Duke shprehur indinjaten ekstreme ndaj jush ish perkrahesi I juaj I fuqishem me lejoni tju tregoj se sa here ja u ka palluar ate sqiponjen tuaj skifteri sali sepse ju jeni I tredhur nga nderkombetaret je vetem nje tranvestit:

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    VIJON..

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 21, 20:18

    Fanelen e kombtares e ke veshur se je ken djali i Kristaq Rames e nipi i Spiro Kolekes se as te dinamo nuk kishe hy kurre.

    Reply to this comment
  3. Stela June 21, 20:38

    Sa te bekuar jemi NE qe patem kete FAT kaq te madh te jetojme ne Epoken Tende o shoku Edi Rama !
    Ne edhe Diellin e kemi nga TI, edhe oksigjenin e kemi nga TI, edhe zemrra n’a rreh se te kemi TY, edhe mundesine qe te kalojme ne orgazem gjate seksit e kemi fale Teje.
    A do te kete me Shqiperi dhe shqiptare kur te shkosh ne te semes ?
    Apo do te “Ripillesh” shume shpejt ?

    Reply to this comment
  4. LLL June 21, 20:42

    Ma çpife o kryetar I ministrave !
    K/ministrat e tranzicionit na dolën njëri më kastravec se tjetri !

    Reply to this comment
  5. patrioti i vertete June 22, 00:00

    Zgjohu o njeri! Zgjohu dhe leri budallalliqet se nuk mbahet ne kembe nje komb me bizhuterite dhe makiazhet qe ti i ofron.

    Shiko cfare behet ne shkolla! Po ripen nxenesit dhe prinderit per te mare noten per te cilen kane punuar e jane robetuar mbi banka e tavolina dhe neper ara e ne fabrika 15 orareshe ne te njejten kohe, noten qe u takon!

    Po u shitet te semureve dhe te afermve sherbimi shendetesor si sherbim berberane, ne dyert e spitaleve, ku prindi pret te varrosi femijen se nuk ka te paguaj doktorin e shtetit qe me ligj e ka paguar njehere nga parate e borxheve qe qeverria jote dhe ato para saj marri dhe stivosin per te ardhmen e kombit ne emer te femijeve dhe niperve te tyre.

    Ti je aty per te kthyer njerezit ne vendin e tyre duke forcuar ligjet dhe krijuar pershtatshmerine qe ata te investojne djersen e tyre aty ku kane zemren dhe mendjen te rrenjosura qysh ne embrion dhe jo per ti injonruar duke u rene shpatullave te tyre per sjellje shembullore ne stadiumet e evropes o njesh.

    A ta ka mendja fuqine te mendoje e pyese se sa prej atyre qe qendronin ne shkallet e stadiumeve ato nete kishin ardhur si shqiptare prej shqiperie dhe sa ishin te perzenet nga gjendja e mjeruar dhe te ikur si refugjat te brezave te dyte per te bere punet e pista dhe te rrezikshme te evropes??????

    A nuk duhej qe sot te shpenzoheshe duke folur per femijen 3 vjecar te shtruar ne dajak dhe te rrahur si te rrihej prej majmunit ne tiranen tende te makiazhuar si pusht i ngjyrosur vesh me vesh, dhe jo te na shesesh dengla me histori futbolli.

    Une jetoj ne evrop per gati 2/3 e jetes sime dhe kame edhe nje djale te vogel si foshnja jote. Une dua qe femija im te rritet me shpirtin dhe ndergjegjen e te qenurit shqiptar per aq sa une jam gjalle. Ai do rritet krenar te shkoje ne stadium dhe te shikoje kuq-e-zinjte qe tu rezistojne presioneve te skuadrave super te shtrenjta dhe te entuziazmohet kur kuq-e-zinjte ti thyejn ato presione dhe te triumfojne mbi to ne fitore. Por une si baba nuk do kem asnje lloj te drejte qe ti amballazhoj evropianit tim te vogel historine e kopshtit shqiptar ku nje femij si ai, dhe i yti, rrihet barbarisht dhe kryeministri mban biseda per bluza futbolli pasi eshte zgjedhur nga prinderit e atij femije nen premtimin per te ndryshuar ato gjera qe kane rendesi dhe qe mund te permiresojne sado pak jeten e prinderve dhe sigurine e femijeve.

    Une kam ndrojtjen se djali im nen ndikimin e historive tronditese qe vine non-stop prej shkollave dhe kopshteve do e refuzoi ndjenjen e krenarise per arritjet e kuq-e-zinjve me bluza te bukura.

    A thua dhe zahua jot do pyes nje dite se: cfare vlere na ka skuadra e futbollit kur nuk can kok njeri per moshataret e mij qe po dhunohen dhe degradohen prej majmuneve edukatore ne kopshte, shkolla dhe jetimore?????
    Ndoshta kur zahua te rritet e te kuptoje mund te pyes se si ka mundesi qe im at qe iu dha timoni per te na nxjere nga rruga ku na futi sali berisha e per te na cuar ne rrugen e vlerave evropiane u morr me bojatisje dhe nuk e cau koken se ku po shkonim per tu perplasur si komb?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*