Edi Reja merr vendimin e rëndësishëm, kush do e zëvendësojë Hysajn

October 8, 2019 13:16

Edi Reja merr vendimin e rëndësishëm, kush do e zëvendësojë Hysajn

Pas 24 orësh reflektimi, Edi Reja ka vendosur se cili do të zëvendësojë Elseid Hysaj në grumbullimin e Kombëtares për sfidat e tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë në eliminatoret e Euro 2020.

Kapiteni u dëmtua të dielën me Napolin, ndërsa vendin e tij do ta marrë Hysen Memolla. Mbrojtësi që luan në Finlandë po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa trajneri kuqezi e kishte vendosur emrin e tij në listën e pritjes.

Megjithëse në rolin natyral luan në krahun e majtë, Reja është bindur se Memolla është zgjedhja e duhur për transfertat e ardhshme në Grupin H.

Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës.

Me pjesën tjetër të ekipit janë bashkuar edhe futbollistët që për shkak të impenjimit me skuadrat e tyre të klubeve gjatë së dielës, në seancën e parë me kombëtaren u stërvitën të diferencuar.

Përveç aspektit fizik, Reja nuk ka lënë pas dorë as ushtrimet taktike, ndërsa sipas porogramit do të vazhdojë përgatitjen e skuadrës kuqezi deri të mërkurën.

Më pas kombëtarja shqiptare do të udhëtojë të enjten paradite drejt Stambollit, ku edhe ka në axhendë një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes.

j.l./ dita

October 8, 2019 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*