Edicioni i katërt i “Tirana Art Fest”, ndahen çmimet për talentet e qytetit

June 10, 2019 13:22

Edicioni i katërt i “Tirana Art Fest”, ndahen çmimet për talentet e qytetit

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ishte finalja e edicionit të katërt të “Tirana Art Fest”.

Spektakli i kthyer tashmë në traditë u mbajt në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrës ishin nxënës nga gjimnazet e Tiranës.

“Tirana Art Fest” u finalizua pas disa muajve prova, audicione dhe minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Qëllimi i tij është promovimi i talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.

Në finale u ndanë çmimet për disiplinat: këngë, kërcim dhe multimedia.

Pjesë e spektaklit ishte edhe, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fjalën përshëndetëse theksoi se sheshi “Skënderbej” i kushtohet gjithë djemve dhe vajzave të talentuar të Tiranës, që mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme social-kulturore.

“Kemi dashur që sheshin “Skënderbej” t’ia dedikojmë çunave dhe gocave të supertalentuar të gjimnazeve të Tiranës, që meritojnë duartrokitje, mbështetje, edhe gjithë inkurajimin tonë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe të stafit të 40 shkollave të kryeqytetit, të cilat i kanë bërë të rinjtë dhe të rejat pjesë e kësaj eksperience fantastike për rininë, Veliaj iu drejtua me një mesazh urimi edhe të gjithë maturantëve të cilët shumë shpejt do të nisin një rrugëtim të ri në jetë.

“Unë e di që sot të jesh një gjimnazist ka shumë ngarkesë, ka shumë detyra që duhen bërë, shumë kurse që duhen ndjekur, por siç themi ne në bashki, ai ose ajo që është e mirë, i bën të gjitha. Del mirë edhe me mësime, edhe në sport, edhe në shoqëri, dhe si do shohim sot, edhe me spektakël. Dua t’ju uroj shumë sukses atyre që kanë provimet e maturës, jam shumë krenar për ju”, shtoi  Veliaj.

Çmimet:

Multimedia

Për temën e parë:

1 – “Tirana në 24 orë”:

Çmimi i Parë: “Hap”

Gjimnazi i Neë York High School realizuar nga Rei Tamburi, Joni Bimbashi dhe Aksel Zholaj.

2 – Çmimi i Dytë: “Tirana ime”

Gjimnazi: “Qemal Stafa”, realizuar nga Xhesika Lleshi.

3 – Çmimi i Tretë: “Në një rrahje zemre”

Gjimnazi “Sami Frashëri”, realizuar nga Jona Ndreu, Marin Baholli, Doris Zhabjaku dhe Sidita Çelaj

Për temën e dytë:

“Tirana në kujtimet e familjes sime:

1 – Çmimi i Parë: “Frymëzim”,

Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, realizuar nga Grejsi Rudi.

2 – Çmimi i Dytë: “Reflektim kujtimesh”

Gjimnazi “Sami Frashëri”, realizuar nga Xhulia Jasimi dhe Greisi Haxhiu

Çmimi Eksperimental “Tirana Flash”

Gjimnazi “Sami Frashëri”, realizuar Muhamet Selita.

Kërcimi

Grupi më i mirë Folk- Partizani

Kostumografia më e mirë- Ismail Qemali

Grupi më i mirë Sami Frashëri

Fabula koreografike gjimnazi Neë York

Performanca më e mirë Alternative- Harry T.Fultz

Grupi më i mirë Hip POP- Myslym Keta

Kënga

Vokali më i mirë femër. Anisa Skënderaj, “Petro Nini”.

Vokali Më i mirë mashkull Orgest Rrabo, “Abdulla Keta”

Artisti i ri më i mirë Martin Pano, “Ismail Qemali”

Grupi më i mirë- Nga shkolla “Besnik Sykja”

Këngëtari më i mirë Alternativ- Sara Kapllanaj- “Aleks Buda”

Artisti më i mirë hip hop Renco Hysa “Ismail Qemali”

Interpretimi më i mirë Tea Naska, “Myslym Keta”

Këngëtari me stilin më origjinal Eden Baja, “Qemal Stafa”


j.l./ dita

June 10, 2019 13:22
Komento

1 Koment

  1. shaban June 11, 08:51

    Thash se mos kishte munguar lali dh,Eri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*