Edmond Haxhinasto vizitë zyrtare në Breshia

September 17, 2015 14:56

Edmond Haxhinasto vizitë zyrtare në Breshia

Ministri Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe kryetari i Bashkisë së Cerrikut Altin Toska, zhvilluan një vizitë, në qytetin e Breshias në Itali.

Gjatë qëndrimit delegacioni shqiptar u prit në një takim nga kryetari I bashkisë së Breshias, Emilio Del Bono, figurë e njohur e të majtës italiane.

Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes 2 vendeve, veçanërisht shtimi prezencës së biznesit italian në Shqipëri. Gjithashtu u fol për binjakëzimin mes bashkisë së qytetit të Cerrikut me atë të Breshias.

Nga ana e tij ministri Edmond Haxhinasto e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Breshias Emilio Del Bono, për përpjekjet e mëdha që po ndërmerr për të integruar komunitetin shqiptar të emigruar vitet e fundit, në disa aspekte sidomos në vendimarrjen lokale.

Gjatë vizitës ministri Transportit vizitoi kompanitë publike të transportit dhe trajtimit të mbetjeve, fusha në të cilat Breshia renditet ndër qytetet me sisteme ndër më modernet në Itali.

Në takim u diskutua gjerësisht në marrjen e këtyre eksperiencave në Shqipëri, në projekte që kanë të bëjnë me këto sektorë.

September 17, 2015 14:56
Komento

1 Koment

  1. Hurma Arabie. September 18, 03:19

    Haxhinato pasi i ka mbaruar te gjitha tenderat e Ministrise se tij dhe eshjte shume i lumturuar, xhepat i kane marre formen e thesit prej bollekut te korrur, meqenese ka kohe te lire dhe po merret me martesa qytetesh, te cilat kane Kry.ar te vendosur nga LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*