Eduard Burtynsky na tregon me foto plagët që i shkaktojmë Tokës

November 5, 2018 19:46

Eduard Burtynsky na tregon me foto plagët që i shkaktojmë Tokës

Imazhet e Eduard Burtynsky tregojnë shenjat e pariparueshme të krijuara nga njerëzimi në planetin tonë. Fotografi kanadez është mjeshtër i fotografive që tregojnë ndërtime dhe mjediseve industriale. Pika e tij kryesore është ambienti që na rrethon. Pamjet e tij, kohët e fundit tregojnë një imazhe surreale, dëshmitare të një të vërtete të dhimbshme për botën. Nëpërmjet një helikopteri dhe sateliti, Burtynsky ka fotografuar disa vende në mbarë botën për të treguar dëmtimet që i bën herë pas here njeriu natyrës.

Fototografitë e tij tregojnë ndërtimin e minierave, shpyllëzimin, mbetjet industriale, grumbuj të mbeturinave, plastikës, gomave dhe vendbanime të pakta me njerëz, të cilët janë mbartës të sëmundjeve të ndryshme.

 

Liqeni Saw Mills 1, Nigeri, 2016

“Shumica e njerëzve mund të krijojnë një grumbull plehrash dhe do të mendojnë se askush nuk do t’i shohë,” tha Eduardi. “Por ka gjithmonë një fotografi, që të tregon se çfarë ke lënë pas,” shton ai.

Fituesi i Çmimit Nobel, Paul Jozef Crutzen e ka treguar botën në librin e tij “Anthropocene”, një vend të dominuar nga aktiviteti njerëzor. Për një projekt të ri multimedial, Burtynsky vizitoi 20 vende për pesë vjet dhe pas vëzhgimeve të tij, ai thotë se ne jemi në prag të zhdukjes së florës dhe faunës në Tokë. Këtë e vërtetojmë, kur shohim në fotografitë e tij ngjyrën e panatyrshme të pellgut të fosforit në Florida, rajonet ku fosfati thelbësor për bujqësinë industriale është mbjellë kudo që mund të kthehen në gjendjen e tyre natyrore për shkak të ndotjes.

Një nga fotografitë e tij më të famshme tregon “malet” e gomave të hedhura në Kaliforni. Një tjetër tregon valët e kurbës shkëmbore në një simetri të çrregullt në Chuquicamata, një nga minierat më të mëdha të hapura në botë.

 

Vendi i riciklimi të plastikës, Nairobi, Kenia, 2016

“Shkencëtarët  e tregojnë historinë në mënyrë të tmerrshme, ndërsa artistët kanë aftësinë për ta shfaqur botën sa më të prekshme për të gjithë,” thotë Burtynsky. Në librin e tij “Anthropocene”, ai shprehet se fotografitë që ka bërë vërtetojnë se 60 miliardë ton materiale, transportues të energjisë fosile, mineral metalik, minerale industriale dhe ndërtimore dëmtojnë ambjentin cdo vit. Imazhet e Burtynsky ofrojnë një pasqyrë shqetësuese se si ne po konsumojmë Tokën në një shkallë alarmante.

Në imazhet si ajo e minierës së Morenciut që tregon shkrirjen e bakrit në Arizonë, me pellgje që mbajnë rezerva të lëngëta të rrjedhjeve të mbetura nga procesi i nxjerrjes, Burtynsky mund të tregojë histori që kryesisht mbeten jashtë rrjedhës së përgjithshme. Fotografitë e kryera me helikopter, janë kujtime grafike të diçkaje që shumë zgjedhin ta injorojnë.

 

Liqeni i ndotur nga fosfori në Florida, SHBA

Në Nigeri komunitetet e varfëra kanë filluar rafinimin e naftës së papërpunuar nga tubacionet përmes një procesi të njohur si “filtrim”, por që vetëm shkakton ndotje dhe ka sëmurë gjithë komunitetin. Këto rafinime krijohen për të kthyer lëndën e parë në karburant dhe sistemet e tyre janë krijuar nga vlimi i produkteve të papërpunuara dhe toksike.

Burtynsky e kategorizon veten si një ambientalist dhe ia ka kushtuar jetën e tij kësaj pune, për të dëshmuar shenjat e pashlyeshme të mbetura nga njerëzimi në ekologjinë e planetit tonë. E thënë me fjalë të tjera, plagët dhe defektet gjithnjë e më ambicioze të krijuara nga industria dhe vendbanimet e mëdha njerëzore, rrezikojnë planetin çdo ditë e më shumë. /BBC/

burimi: bbc

v.l/Dita

 

November 5, 2018 19:46
Komento

4 Komente

  1. Kinez Kosovar November 5, 19:52

    Njerezit duhet te vetvriten te gjithe. Keshtu shpeton planeti dhe mbetet i paster ne jete te jeteve. Pak a shume kjo eshte si te ndalosh njerezine te dhjese meqe ndotet planeti.

    Reply to this comment
  2. fery November 5, 21:23

    1. kujdesuni per boten e gjalle …!!!
    kujdesu per inseket , kafshet , shpendet , bimet , pemet , gjitha gjallesat ne det dhe ruajeni edhe nese dikush tjeter provon ta prish ate ekuibrer ti mose lejo prishjen e tij nga kushdo qofte sepse edhe ti do te pesosh..
    2.kryeni obligimet tua dhe jetoni ne paqe ne mese veti pa marre parasysh gjinine , rracen , kombin, ngjyren e lekures , besimin tuaj etj.
    na porosisin shume dijetar te vjeter edhe te kohes se Aristotelit

    Reply to this comment
  3. toblerone November 6, 10:01

    Nuk eshte problemi se toka do shkaterrohet. Njeriu eshte destruktiv per veten e vet, toka ktu ka qene, eshte dhe do te jete. Ka kaluar sfida me te medha rigjenerimi sesa keto.

    Reply to this comment
  4. KORçARI November 6, 18:41

    Nuk ka dëme të pariçarueshme për Tokën, ajo ka mbijetuar dhe do mbijetojë dhe pasi ne të jemi vetëzhdukur me armët bërthamore.
    Ka të dhëna që njerëzimi ka ekzistuar dhe më parë por është zhdukur.
    Natyra herët a vonë do marë atë që i kemi rrëmbyer , do të marë hak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*