Halimi nis punën si opozitar, ankohet për kostot e qeverisë

Redaksia Online September 8, 2013 09:29

Halimi nis punën si opozitar, ankohet për kostot e qeverisë

Eduard Halimi nis deklaratat politike si opozitar. Deputeti demokrat që ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë shkruan në Facebook për shpenzimet e Parlamentit të ri.

“SA DO TË NA KUSHTOJË PARLAMENTI DHE QEVERIA E RE?

Nesër mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ky do të jetë parlamenti më i kushtueshëm në gjithë historinë e demokracisë. U votua për 140 deputetë por do të paguhen 160 sepse kryetari i PS donte të kishte dhe 20 të tjerë plus, duke shtuar ministrat. Një deputet u kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milion lekë në muaj, 24 milion në vit (25.000 dollarë) dhe në 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS parlamenti do të kushtojë 2 milionë USD më shumë.

A JANË DAKORD QYTETARËT SHQIPTARË TË PAGUAJNË 2 MILION USD MË SHUMË RROGA, PËR PARLAMENTIN? A JANË PYETUR ATA?

Shpenzimet e kësaj qeverie nuk përfundojnë me kaq; Plot 5 ministri më shumë të cilat sigurisht ata që votuan nuk i dinin në 23 qershor. Nuk do të shpenzohen paratë e Edi Ramës por të shqiptarëve. Ai premtoi t’i pyeste për çdo vendim.
A janë dakord qytetarët shqiptarë që Rama të ketë një ministri të tërë për të komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyrës së tij?! Po që të ketë një ministër shteti, thuaj se këta 18 të tjerët nuk janë për shtetin. Tre ministra për kulturën, sportin e turizimin e të tjera çudi të sforcuara nga uria për tortë.

KY NUK ËSHTË INTERES I QYTETAREVE DHE AS USHTRIMI PUSHTETIT PREJ TYRE POR NJË HARAÇ I LARTË, I TEPËRT, I PANEVOJSHËM, QË DUHET PAGUAR PËR QEVERINË MË TË MADHE NË HISTORI DHE PARLAMENTIN MË TË SHTRENJTË, NË KOHËN KUR TË GJITHË QEVERITË E VENDEVE TË ZHVILLUARA PO I SHKURTOJNË SHPENZIMET!

KËTË DONIN SHQIPTARËT?!!!”, shkruan ai në Facebook.

Redaksia Online September 8, 2013 09:29
Komento

12 Komente

  1. lali September 8, 09:40

    largohu o injorant si ke fytyre dhe shkruan per shpenzimet ti dhe qeveria jote

    Reply to this comment
  2. skaran September 8, 09:45

    Tani e gjete ti te kursesh

    Reply to this comment
  3. Beratasi September 8, 10:31

    O zot, ç’fare spo degjojme dhe lexojme nga keto monstra,nuk bejne valle bilancin e harxhime qe i kane bere ketij shteti,ne keto vite edhe nje qen roje qe u ka ndenjur mbrapa,eshte miljoner,nuk shohin harxhimet maramendese qe kane bere,kane shitur,pervetsuar dhe tani flasin…po prit o i mallkuar, ta marrin nje here,pastaj edhe per ato do flasim me faktet qe do kemi,epo helbete ti je ekonomist i fort,se edhe arsimin e ke marr siç jepen sot dipllomat….pra prit pak pa do te keni kohe te lihni per vite me rradhe,aty ne stol rezerv

    Reply to this comment
  4. ale jo September 8, 10:38

    Po per 140 kompjuterat qe vuri Jozefina ne Parlament,a ke ndonje shpjegim zoti Minister?
    apo sheh vetem qimen ne syrin e tjetrit dhe jo traun ne syrin tend.

    Reply to this comment
  5. Babai i vertete i Dardanit September 8, 12:15

    Halimo, si shkoi puna e atij qe u vra tek Ambasada Amerikane?
    E moret te pandehur Arvizune? 😛
    Ja per kaq do mbahesh mend ti, si puna e Blerim Celes.
    😀
    Idiot !

    Reply to this comment
  6. U.Ç.SH. September 8, 12:16

    Po kur u bere e ti fshatar i fshat ormanit ministr e deputet .qe vetm derat dinje te ruanje me shkop e me ta flisje gjith diten .ke te drejt senuk te njohin .dua te pyes si e more dipllomen a na e thua.

    Reply to this comment
  7. vlora September 8, 17:39

    Ik ore fytyre bajge ..

    Reply to this comment
  8. Diaspora September 8, 23:34

    Mos dil me me te shkurtra Jozefineee-te jane deformuar gjunjet,dukesh keq….shumeeeeeeeeeeeeee–

    Reply to this comment
  9. fat man September 9, 02:02

    Ore Halim qenke bere edhe Minister i Financave, leri disa esape ti beje Ridvani i Rakickes llogaritari i kooperatives. Halim te vrafte zoti po t’ja keshe dhene te gjitha “Fitimet” Saliut dhe familjes se tij, na thuaj te drejten ke bere ndonje lek me pune te PASTER . Nje dhenie leje nga nga ty petr avokat e ke mbi 100 million leke, ore toc qe te punon motori me dy kohe dhe me mishell te pergatitur nga Sali Ver Llapa.

    Reply to this comment
  10. ....... September 9, 02:45

    TI HALIM QE SDI KENDIM JE MINISTER PER ARESIM

    Reply to this comment
  11. Ali kinezi September 9, 07:33

    Si mundet qe te vendosesh minister nje njeri me fytyren e Halimit. I shemtut, demode, veshllapush, thuthuq, kuqalash, jashte statures se burrit, e mbi te gjitha i paafte dhe negativ. Vetem SB mund te zgjidhte per drejtesine nje njeri te shtrember si ky….

    Reply to this comment
  12. gezim September 9, 08:50

    Halim eshte hajdut, si i ati qe u pat denuar per vjedhjen e dyqanit ku ishte punesuar shites. Beme baba te te ngjaj. Kete e provova kur hyra dy here ne provimin per licensen e NOTERIT, pa e ditur qe sekseri i zotit Halimi (djali i tezes), kerkonte shperblim: Per ne Tirane 150.000 euro, ne qarqet e dyta 100.000 euro, dhe me te tjerat deri ne 70.000 euro. Ketu bente perjashtim kengetari Luis Ejlli, pasi vinte me porosine e “bukuranes” Jozefine. Nderkohe ja shperbleu noterise me nje sere beneficesh (trashegimine, kalimi i pronesise, etj). Haram qeverise se Re, nese nuk e liberalizon kete profesion, te jete i lire si cdo aktivitet tjeter (avokati, eksperti kontabele, etj) dhe te shohim se cfare jane ne gjendje te bejne juristet me diplome te blere. Ky eshte Halimi, si duket i ka ngelur dicka pa e marre akoma. Ik o vemje, se na peshtirose.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*