Eduard Ndocaj shkruan në “Facebook” se… Eduard Ndocaj rikthehet fuqishëm në PS

September 3, 2016 08:07

Eduard Ndocaj shkruan në “Facebook” se… Eduard Ndocaj rikthehet fuqishëm në PS

Rrallë ndodh, për të mos thënë asnjëherë, që ndokush, në rrjetet sociale, t’i drejtohet vetes me “shumë respekt”, duke folur për veten në vetën e tretë. Por ja që, mes nesh ekziston një personazh që nuk nguron ta bëj këtë. Këtë e bën deputeti Eduard Ndocaj, i njohur si “kaubojsi”, i cili nuk heziton të shkruajë për vete, me superlativa në “Facebook”, sigurisht edhe me shumë respekt, duke ju drejtuar vetes në vetën e tretë.

Eduart Ndocaj rikthehet më fuqishëm se kurrë tek PS. Sonte, Eduart Ndocaj është parë në krahë të Kryeministrit Rama në një situatë krejt të qetë e miqësore.

Siç shihet edhe nga fotot Ndocaj e Rama kane rigjetur miqësinë e vjetër. Këto foto u bënë tek inaugurimi i stadiumit “Loro Boriçi”. Shume persona u munduam me çdo kusht ta prishnin miqësinë Rama-Ndocaj, por siç shihet nga fotot nuk ja dolën. Ndocaj është një faktor shumë i rëndësishëm në Veriun e Shqipërisë. Ndocaj po jep kontribut të rëndësishëm për zgjedhjet e PS në Dibër dhe ai tashmë identifikohet me krenari me logon e PS”, shkruan Eduard Ndocaj në “Facebook”, duke postuar edhe një galeri me një duzinë e gjysmë fotosh… Bravo z. Ndocaj që shkruan për deputetin Ndocaj.

 

September 3, 2016 08:07
Komento

1 Koment

  1. Scutari September 3, 17:11

    Idiota te till i duhen Rames.
    Mban afer injorant si Ndocaj, dhe nga ana tjeter mafiozat e Qeveris se tij, e kane kthyer Shqiperine ne nje shtet kriminelash ku kultivohet hashashi ne mijra e mijra hektar.
    Sigurisht edhe turqit dhe arabet e PDIU te Erdoganit, po mbjellin xhami vehabiste ne cdo cep te Shqiperis.
    Kriminela!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*