Eduard Selami rrëfen marrëdhëniet me Berishën dhe tregon brengën më të madhe që ka

July 13, 2017 22:10

Eduard Selami rrëfen marrëdhëniet me Berishën dhe tregon brengën më të madhe që ka

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Eduard Selami që kandidon sërish për kreun e Partisë Demokratike ka folur për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka treguar edhe brengën e tij më të madhe.

“Unë nuk jam emëruar nga Sali Berisha kryetar partie, ne kemi bërë zgjedhje të lira. Edhe kur është zgjedhur Azem Hajdari, edhe kur është zgjedhur Sali Berisha ka qenë votim i fshehtë, pra fillimet kështu kanë qenë.

Në vitin 1992 edhe sikur Berisha të bënte propagandë nuk do të ndryshonte rezultati dhe unë u zgjodha, por a ka votuar atëherë Berisha për mua, unë këtë se di”,- tha ai.

Duke folur për Berishën, Selami tregoi dhe brengën e tij më të madhe, kur u pyet pse ia mbylli Berisha derën e PD-së. “I sfidova autoritetin e tij, se kuptova që u kthye nga një lider demokrat, në një lider autoritar.

Kjo është brenga ime. Pas referendumit nis carja jonë. dështimi i referendumit mendova se do ishte sinjal për Berishën”,- vijoi ai.

Ai tha ndër të tjera se ia njihte Berishës meritat në PD: “Unë ia njoh meritat Berishës, ai i dha një dimension tjetër lëvizjes së dhjetorit, por besoj se ju e mbivlerësoni dhe ngarkoni më shumë se sa duhet zotit Berisha”.

July 13, 2017 22:10
Komento

4 Komente

  1. MH July 13, 22:29

    “por besoj se ju e mbivlerësoni dhe ngarkoni më shumë se sa duhet zotit Berisha”.
    Nga ky mbivlersim ka perfitue Berisha dhe ka fute percarje ne mbare kombin mbrenda dhe jasht kufirit te sotem te Nanes Shqiperi.Ka shkaterruar cdo gja pozitive qe u ndertune per 50 vjet me mund e djersen e popullit dhe te burgagjive te persekutuar.Sa i persekutuari Pader Zef Pellumi ka dhane intervisten qe ne ne demoolraci nga demokracia Berisha kuptohet u persekutueme per se dyti duke shkatrrue edhe ato qe ne te burgosurit i ndertume jo vetem me djerse por dhe me gjak e jete.
    Asht e domosdoshme te marresh Ti drejtimin e PD dhe ta orientosh nen shembullin e filozofise dhe praktikes te vendeve perendimore.Ne menyre qe Shqiperia te zhvillohet nga programet dhe jo nga armiqesit.Pluralizmi nuk i njeh armiqesit partiake por kendveshtrimin e tyre te ndryshme per ti ardhur me sa vetmohim ecjes para.

    Reply to this comment
  2. demo July 14, 00:10

    PD duhej ta udhehiqte lideri intelektual i demokracise Gramoz Pashko.Meqe nga kontributi deri ne veren e 1992,Berisha nuk mund te matej me te,sepse e vodhi Partine,organizoi gjyqin publik me pesemarrjen e rrugacerise,burgaxhijve,ordinereve,qe perjashtuan mocionistet nga PD.Bashke me uluritesit ishte dhe Selami.Prandaj mos prisni opozite te Berishes nga Selami.Eshte vecse nje kelysh i rrahur nga Berisha.

    Reply to this comment
  3. alphade July 14, 03:10

    Z. Selami ! Pa e “shkeputur kerthizen ” nga Berisha dhe
    berishizmi nuk ke per te pasur asgje ne torbe . Figura e
    diabolikut Berisha eshte diskretituar aq shume ne syte e
    shqiptareve sa qe cdo asocjim me te ul ne menyre dras-
    tike besimin e shqiptareve ndaj jush si person dhe si kan-
    didat per t’u vene ne krye te PD . Ju akoma nuk e kuptoni
    se PD – ja vdiq sapo lindi kur ne krye te saj u vu nje krimi-
    nel,sic eshte Berisha ! Duke e konsideruar “vlere” Beri-
    shen ju ,zoti Selami , e humbeni teresisht reputacionin ,jo
    vetem ndaj shqiptareve por edhe militanteve pedeiste te
    bazez . Berisha kurresesi nuk eshte nje vlere ! Ai perben
    antivleren me te madhe te te gjitha kohrave ,si antishqip-
    tari me i madh qe ka njohur historia e kombit tone. Shkurt, ne syte e shqiptareve,te shumices derrmuese te
    tij duke perjashtuar fanatiket dhe forcat e errta antishqip-
    tare,ne sherbim te te huajve, Berisha eshte thjeshte nje
    tradhetar i ceshtjes shqiptare ,agjent i veriut te eger dhe
    brutal milloshevician, armik i BE-s dhe SHBA-s ,i lidhur me nje mije fije te padukeshme me sllavet ruse e serbe .
    Prandaj, kur e konsideron “vlere” Berishen i humb para-
    prakisht te gjitha piket para shqiptareve dhe me keto
    qendrime ” forget it” se nje dite do te marresh postin e kry
    etarit te te ashtuquajtures PD . PD ka pushuar se qenuri
    nje parti ! Ajo eshte shndrruar ne nje bande jeniceresh ne
    sherbim te familjes berisha dhe e gjithe zallamahia e ca-
    dres se aguridhit Basha nuk u ngrit per ato qe thuhen ne
    “kazanet mediatike” ,asgje nga ato,vecse nje gjeje qe nuk permendet kurre nga ” kazani” ! CADRA u ngrit per te
    mbrojtur Berishen dhe pasurine e tij. Megjithate Berisha
    per krimet qe i ka bere ketij populli NUK SHPETON NGA
    DREJTESIA ! Kjo nuk eshte merite e asnje shqiptari por
    fale SHBA-s dhe BE-s ! MIRENJOHJE PAFUND !!!

    Reply to this comment
  4. Koba July 14, 19:29

    Ke qene nje Lake i Sali Gerdecit.Te kujtohet O Selam kur na mblodhe me porosi te Berishes ne Teatrin e Operes dhe Baletit ,per te demaskuar Petrit kalakulen???.1/3 e Salles u largua sa bere prononcimin e pare. kunder Kalakules.Je nje spurdhjak qe me nje kercenim te vogel ia mbathe ne SHBA.Tashti po na del per tu bere Kryetar i PD.!!!.Kjo zgjedhje eshte Farse.,prandaj duhet anulluar dhe te nis procesi ne perputhje me Statutin e PD.Te keshilloj Bojkoto Garen dhe Lere Bashen Sumkapuc te diskreditohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*