Efektet e Lazaratit: Ja çfarë thonë përdoruesit e hashashit në Kosovë

August 20, 2015 09:59

Efektet e Lazaratit: Ja çfarë thonë përdoruesit e hashashit në Kosovë

Nga kultivimi i bimës narkotike të hashashit në Lazarat të Shqipërisë, konsiderohet se furnizohej një pjesë e madhe edhe e tregut kosovar.

Por, ndërhyrja e shtetit shqiptar dhe shkatërrimi i kësaj “oaze” të kultivimit të drogës, ka bërë që mungesa e hashashit dhe ngritja e çmimit të tij në tregun kosovar të jetë shumë e theksuar.

Disa përdorues të hashashit e konfirmojnë se rënia e Lazaratit ua ka bërë më të vështirë sigurimin e substancës narkotike që ata konsumojnë.

“Ndërhyrja e policisë së Shqipërisë në Lazarat ka ndikuar në çmim në masë të madhe. Mirëpo, në përdorim aspak, sepse varësia ndaj substancave narkotike nuk njeh moshë, racë, gjini, fe, e as edhe çmim!”, deklaroi një përdorues për lajmi.net.

Ai tregon se kjo situatë ka bërë që çmimi i hashashit të ngritët deri në masën 500 për qind.

“Nëse e masim me kg, nga 700-900 euro sa ka kushtuar më herët, tani kushton 3000 deri në 5000 euro, varësisht nga lloji”.

Ndërsa, i pyetur se nga vejnë ky lloj i drogës, pas “paralizimit” të Lazaratit, ai thotë se sërish Shqipëria ngelet furnizuesi kryesor, por një pjesë edhe nga kultivues vendor.

“Kryesisht nga Shqipëria, mirëpo një pjesë edhe nga kultivuesit vendor (nga Kosova). Gjithmonë, në çdo vend ka kultivues, mirëpo shkatërrimi i Lazaratit ka ndikuar jashtë mase në rritjen e kërkesës për substanca të tilla, gjë që shumë persona këtu e kanë parë si një rrugë të shpejtë për rritjen e arkave të tyre dhe si diçka që ja vlen të rrezikohet”.

E, një përdorues tjetër thotë se një “spliff” (hashash i mbështjellë në formë cigareje), tani shkon deri në 10 euro.

“Kurrë më parë nuk ka ndodhur kjo. Në të kaluarën me 5 euro arrije të blije sasi hashashi me të cilën mund t’i mbështillje deri në tre spliffa”, ka thënë ky konsumues i mariuhanës-raporton telegrafi.

Mungesa e hashashit është vërejtur edhe gjatë “DokuFest” në Prizren, ku zakonisht në të kaluarën raportohej se një pjesë e madhe e të rinjve që frekuentonin këtë festival, konsumonin këtë “cigare” ilegale.

Persona që janë konsumues të rregullt të këtij lloji të narkotikut, kanë thënë për lajmi.net, se kjo ka ndodhur vetëm për një arsye, dhe ajo është mungesa e hashashit në treg, dhe jo shkaku i punës së policisë apo diç tjetër.

August 20, 2015 09:59
Komento

4 Komente

  1. TJ August 20, 10:29

    Ja “peshqeshi” i Berishes! T’ju roje kosovareve dhe shqiptareve qe po rrisin femije drogamane! Vetem per kete ,Berisha duhet te shkoje ne burg,pa folur per krimet e tjera!

    Reply to this comment
  2. mirel August 20, 12:39

    ska gje, le te paguhen tregjet e huaja me 500 % me teper. Lek ky qe nuk hyn me ne xhepin shqiptar.
    Shqiptarizem I madh I qeverise shqiptare apo jo

    Reply to this comment
    • Ver Llapa August 20, 15:38

      Mos u merzit,o mirel,se ke fusha te tjera ku te besh pare te madhe!
      Nxirri femrat e shtepise te gjitha tek semafori edhe ti vete dhe do shikosh se DJALLI nuk eshte aq i ZI sa duket!
      Hidhu Mirel me sumen lart!

      Reply to this comment
    • Don Zhuan August 21, 04:19

      Mirel mos u merzit se gjendja jote ekonomike do rregullohet, sille mamane ca here nga vila ime dhe te siguroj qe do behesh biznesmen, mos te shkoje mendja se jam qibar, kedo qe te sjellesh(vetem femra) edhe ndonje moter, gruan, ndonje kusherire do jua bllokoj vrimen

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*