Efekti “Ronaldo”, stadiumi i Realit më bosh se kurrë

August 20, 2018 16:35

Efekti “Ronaldo”, stadiumi i Realit më bosh se kurrë

Në ndeshjen e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos, kampionët e Europës regjistruan një rekord negativ.

Në përballjen e zhvilluar në fundjavë kundër Getafes, ku rezultati foli 2-0 në favor të vendasve, në tempullin madrilen ishin 48.446 tifozë, numri më i ulët që prej vitit 2009, ndeshja e fundit e kampionatit asokohe kundër Mallorcës.

Asokohe, Reali i Madridit ulte siparin e La Ligës pa portugezin në fushë, e në stadiumin “Bernabeu” ishin 44.270 tifozë.

Reali do ta ketë të vështirë të mbrojë Championsin pa “Topin e Artë” dhe po kaq të vështirë do ta ketë edhe fushatën në La Liga, me një Barcelonë konkrete dhe me shumë yje në skuadër.

Por, po kaq e vështirë do të jetë për drejtuesit të tërheqin tifozë e të mbajnë stadiumin plot.

Të dhënat që stadiumi madrilen nuk do të ishte i tejmbushur ishin kuptuar, pasi edhe “Camp Nou” i Barcelonës nuk iu përgjigj thirrjes si zakonisht, duke regjistruar vetëm 52 mijë spektatorë.

Por, numrat që vijnë nga kryeqyteti janë domethënës, sidomos për paralelen me 9 vitet e kaluara, me Ronaldon në fushë.

Largimi i luzitanit drejt Juves ka dhënë efekt negativ, e po kaq negative ishte dhe fushata e merkatos. Disfata në Superkupën e Europës ndaj Atleticos nuk ndihmoi, e tani Florentino Perez duhet të mendojë sesi të shtojë yje, për të mos humbur milionat dhe prestigjin e ekipit, që ende konsiderohet “galaktik”.

o.j/dita

August 20, 2018 16:35
Komento

5 Komente

  1. ??? August 20, 16:53

    Une punoj me nje Portugeze dhe e pyeta per kete nofken “luzitan” dhe ajo nuk e kishte idene pse ne Shqiperi i quajne Portugezet keshtu!
    Ah dhe nje gje, boll se na cate trapin me lajme idiote per Ronaldon!

    Reply to this comment
  2. yes_man August 20, 18:00

    Eshte nje term I vjeter qe aktualisht nuk perdoret shume, por nuk eshte i gabuar: https://en.wikipedia.org/wiki/Lusitanic

    Qe shoqja jote eshte injorante nuk ta kemi fajin ne…..

    Reply to this comment
    • ??? August 20, 20:27

      Po ti thoje portugez mor palle se na cane trapin me terma idiote, helen, luzitan e te tjera karagjozlliqe. E ka mbyt katunarizmi ate vend nuk ke cfare ti besh.

      Reply to this comment
  3. nje vezhgues i drejte August 21, 15:24

    Ore me tre pik pyetje , po sa fjalor te pasur e te bukur qe ke a derezi . Ti the qe shoqia jote portugeze nuk di ç’do te thote “luzitan”dhe tjetri t’u pergjigj me fakte , ndersa ti e ofendon . Jam i sigurt qe te gjithe portugezet e dine fjalen “luzitan” , vetem ndonje injorant si ti , nuk e di . Ku jeton ti , more gojeshthurur , ne Evrope , apo buze ndonje lumi ne komunitet jevgjish ? Idiot i peshtire !

    Reply to this comment
  4. pak relaks... August 21, 18:33

    ti vezhgues i drejte, mos e shaj shume ate me tre pik’ pyetje, se ai me siper, j’a ka quajte shoqen ..injorante . nuk eshte e thene se ato qe pjerdh … odisea (grillo), (ne fakt kam respekt per te). t’i mbajme per dije te medha dhe ne . ai keshtu e ka, merengasit, katalanasit, selecaot, djajte e kuq . per djajte e kuq psh jane quajt sa mnbaj mend une, belget e ptaf nga francezet e platinise pastaj mancester unajted…. pastaj cdo skuader problematike veshur me te kuqe, per kundershtarin perkates . toti kur pati bashkeshorten shtatezan fuste gishtin si biberon ne goje ne pritje te bebit kur bente gol . kete e imituan shume te tjere, pa ditur arsyen e totit.. gallate sportive thuaj .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*