Efektivi i FNSH qëllon me armë ndaj një automjeti në lëvizje

August 31, 2016 19:39

Efektivi i FNSH qëllon me armë ndaj një automjeti në lëvizje

Të shtënat me armë janë regjistruar gjatë pasdites së sotme në qytetin e Fierit, ku protagonist ka qenë një efektiv i FNSH-së.

Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i parkut, ku efektivi ka qëlluar me pistoletë ndaj një automjeti në lëvizje.

Polici mësohet se qëlloi me armë mjetin Volkswagen Passat me targë AA 899 CM.

Ende nuk dihet identeti i policit, por nga raportimet e dëshmitarëve mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rastin.

August 31, 2016 19:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*