Effenberg: Lewandowski fyeu shokët, Bayern duhet ta shesë

September 10, 2017 16:54

Effenberg: Lewandowski fyeu shokët, Bayern duhet ta shesë

Robert Lewandowski nuk i ka punët mirë.

Para ndeshjes në Hoffenheim, ku Bayern humbi 2-0, sulmuesi deklaroi se klubi duhet të shpenzojë shumë, nëse do një skuadër konkurruese për titujt ndërkombëtarë.

29-vjeçari, madje, u tregua kritik për politikën e merkatos së bavarezëve. Sipas tij, shuma rekord e Bayern-it, 40 milionë euro për një lojtar, sot është shumë pak.

Kjo e ka acaruar tejmase legjendën e kampionëve të Bundesligës, Stefan Effenberg. Duke folur në “t-online.de”, ai i ka sugjeruar klubit të heqë dorë nga Lewandowski. Meqë presidenti Uli Hoeness e ka theksuar shpesh se nuk është gati për të shpenzuar 100 apo 200 milionë euro për një yll, “Tigri” mendon se sulmuesi nuk duhet të flasë ashtu.

“Bayern duhet të shkëputet nga yjet si Lewandowski. Ai sulmoi edhe kolegët e tij, sepse me opionin që dha duket se shokët e skuadrës nuk i sheh të nivelit që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve”, – është shprehur ish-mesfushori.

September 10, 2017 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*