Egjeu një “varr i madh”! Vdesin edhe 11 refugjatë, midis të cilëve 4 foshnja

November 1, 2015 11:55

Egjeu një “varr i madh”! Vdesin edhe 11 refugjatë, midis të cilëve 4 foshnja

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e detit Egje midis Turqisë dhe Greqisë.

Të paktën 11 refugjatë nga Siria humbën jetën mëngjesin e sotëm në përpjekje për të ikur nga Turqia në drejtim të Greqisë e më pas drejt Evropës Qendrore. Mister mbetet numri i të zhdukurve në det. Midis viktimave janë edhe 4 foshnjë dhe fëmijë.

Grupet e Marinës detare, që vazhdojnë kërkimet, kanë shpëtuar 15 refugjatë të tjerë, ndërsa ende nuk ka informacione sesa është numri i atyre që konsiderohen të humbur.

Në ishullin Lesbos janë nxjerrë gjatë ditës së sotme trupat e 5 viktimave, midis të cilëve edhe tre fëmijë të vegjël. Ende nuk dihet nëse viktimat e gjetura janë ato të tragjedisë së ditës së mërkurë, kur një barkë e vjetër me 150 persona u mbyt pranë ishullit të Lesbosit./Dita/

November 1, 2015 11:55
Komento

2 Komente

  1. Autonom November 1, 12:07

    ” Ate qe nuk e le te vdese, ai nuk te le te rrosh “- thote nje shprehje e vjeter! Ky vershim me te gjalle e te vdekur bashke, kete gje do sjelle ne Europe, nuk kane tjeter gje ata per te sjelle pervec vdekjes.

    Reply to this comment
  2. Arben November 1, 17:00

    NE, SI SHQIPETARE JEMI BASHKEFAJTORE NE KETE TRAGJEDI, PASI E MBESHTETEM CELJEN E KONFLIKTIT NE SIRI, DHE I PERZUME 12 MILION NJEREZ NGA SHTEPITE E TYRE.

    SA ME SHPEJT TA KUPTOJME KETE GJE, AQ ME MIRE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim