Egjipti dhe Palestina diskutojnë vendimin e Trumpit për Jeruzalemin

December 11, 2017 11:40

Egjipti dhe Palestina diskutojnë vendimin e Trumpit për Jeruzalemin

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas pritet të zhvillojë sot një vizitë në Egjipt ku do të takohet me presidentin Abdel-Fattah al-Sissi për të diskutuar vendimin e shumëdiskutuar të presidentit amerikan, Donald Trump mbi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Vendimi i presidentit Trump ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe në vend dhe ka nxitur zyrtarët palestinezë të deklarojnë se presidenti Abbas nuk do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në vizitën e tij të ardhshme në Lindjen e Mesme këtë muaj, si një shenjë proteste.

Palestinezët e shohin Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm dhe kanë kërkuar krijimin e një shteti të pavarur.

Izraeli pushtoi gjysmën e pjesës lindore të Jeruzalemit në luftën arabo-izraelite të vitit 1967 dhe më pas aneksoi territorin.

Zyra e zëvendëspresidentit amerikan, Pence deklaroi dje se ishte për të ardhur keq që Autoriteti Palestinez po largohet përsëri nga një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit.

Megjithatë, këshilltari i lartë i presidentit Abbas, Nabil Shaath, tha se marrëdhëniet palestineze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin thjesht “të ndërprera”.

“Ne nuk po e prishim marrëdhënien tonë me Amerikën. Ne po protestojmë kundër vendimit të presidentit Trump”, tha dje Shaath për gazetën izraelite “The Times”.

December 11, 2017 11:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*