FOTO: Zbulim i rrallë në Egjipt, një varr, sarkofagë e artefakte të lashta

November 24, 2018 22:30

FOTO: Zbulim i rrallë në Egjipt, një varr, sarkofagë e artefakte të lashta

Egjipti zbuloi të shtunën një varr të lashtë, sarkofagë dhe artefakte të gjetura në nekropolin e Thebanit të Al-Assasif në qytetin jugor të Luxor.

Në një ceremoni përpara tempullit të Mbretëreshës Hatshepsut, Ministri i Antikiteteve Halid el-Anani njoftoi se arkeologët francezë dhe egjiptianë kishin zbuluar “një varr të ri… me shumë të papritura të këndshme”.

E vendosur mes varreve mbretërore në Luginën e Mbretëreshave dhe Luginën e Mbretërve, nekropoli Al-Assasif është vendi i varrimit të fisnikëve dhe zyrtarëve të lartë të faraonëve.

Ndër gjetjet në varr janë sarkofagë, statuja dhe rreth 1.000 figurina funerare të quajtura “Ushabtis” të bëra prej druri, qeramikë dhe baltë.

Varri daton nga Mbretëria e Mesme, e cila përfshinte dinastitë 11 dhe 12 dhe i përkiste “Thaw-Irkhet-If”, mbikëqyrësit mumifikues në Tempullin e Mut-it në Karnak, sipas ministrisë. Më vete, arkeologët nga Instituti Francez i Arkeologjisë Lindore (IFAO) dhe Universiteti i Strasburgut kanë zbuluar dy sarkofagë që datojnë nga dinastia e 18-të, tha Anani në një konferencë shtypi.

Një nga këto dy mbetjet “të ruajtura mirë” përmban mumien e një gruaje të quajtur Thuya.

Autoritetet egjiptiane njoftojnë rregullisht mbi zbulimet arkeologjike me fanfare të madhe, edhe pse vendi shpesh akuzohet për mungesë të ashpërsisë shkencore dhe neglizhimin e antikave të saj.

Vendet arkeologjike, veçanërisht në Luxor, e bëjnë Egjiptin një tërheqje të madhe për turistët e huaj.

Goditur nga trazirat që mbështillnin Egjiptin pas kryengritjes së vitit 2011 që rrëzuan presidentin e vjetër Hosni Mubarak, sektori i turizmit është ringritur këtë vit.

Burimi: www.msn.com

Përgatiti L. Veizi/ Dita

November 24, 2018 22:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*