Eh… Ambrozia

May 21, 2018 19:52

Eh… Ambrozia

Bardhyl Ermini  

“Kemi një ministër që është në arrest për trafik droge dhe një tjetër që akuzohet se  i ka krijuar mundësi te vellait… A nuk keni njeri tjetër për ministër të Brëndshëm që nuk ka njerëz të lidhur me drogën?”. Kjo është në esencë pyetja dhe “sugjerimi” i bërë nga gazetarja e re Ambrozia, kryeministrit, në konferencën e tij të shtypit, e cila e ka “gozhduar” atë e njëkohësisht ka ngazëllyer aq shumë një pjesë të mirë të medjas e të analistëve tanë.

Kjo pyetje, për mendimin tim është tepër e rëndë, apo më mirë antidemokratike. Pavarësisht nga forma, në përmbajtje ajo nuk e mer aspak parasysh faktin e “prezumimit te pafajësisë”, e kalon këtë proçes të rëndësishëm si pa gjë të keq, duke shkelur në mënyrën më flagrante të drejtat më elementare të njeriut, pavarësisht se kush është e ç’pozitë shoqërore apo zyrtare mban.

Në rastin e dy personazheve të përfolur, Tahiri e Xhafa, jemi të ngopur deri në fyt me akuzat, për të cilat opozita nuk ka kursyer kërkënd. Kështu që kjo pyetje studentësh që mësojnë përmendësh leksionet e profesorëve analistë, as nuk i shton e as nuk i heq gjë reputacionit të zotërinjëve në fjalë.

Ajo është një pyetje në esencë e politizuar dhe zoti Rama kishte të drejtë në reagimin e vet se pyetja është propagandë.

Shikoni se ç’ndodh! Kaq shumë janë sulmuar këta dy drejtues, kaqë shumë janë nëpërgojuar, kaq shumë janë anatemuar e kaqë shumë janë etiketuar si persona të lidhur me mafien e drogës sa është harruar se ata janë në një proçes hetimor, prej të cilit mund të edhe të dalin krejtësisht të pafajshëm; e për fat të keq shoqëria jonë do të gjëndet tamam në ato pozitat e atij budallait që ju mbush mendja se ishte kokër misri, e kur mjeku e “bindi” për të kundërtën, ai megjithatë largohej i tmerruar kur shikonte gjelin prej frikës se “mirë mua m’u mbush mendja se nuk jam kokër misër, po gjeli se, gjeli a e di këtë punë?”

Lexojeni atë gazetarin “investigativ” Olldashin, se si e ka realizuar “investigimin e tij të guximshëm” që lidhet me bisedën e atij “dëshmitarit x”, me vëllain e ministrit. Bobolja ka deklaruar se regjistrimin e kasetës të zërit nuk di se kush e ka bërë. Këtë regjistrim e kam marë vesh vetëm pasi medjat kanë publikuar bisedën, dhe edhe këtë e kam marë vesh nga të tjerë, që i thanë djalit tim se “babai yt është bërë i njohur”. Kurse “investigativi” thotë fare shkoqur se “i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë”.

Po të kisha gjë në dorë, unë me kaq do ta mbyllja këtë histori dhe ose “do ta haja turpin me bukë” ose do t’u kërkoja falje krejt qytetarëve për shqetësimin që ju krijova. Po kush të tërhiqet? Kush të kërkojë falje? Të vdekurit? Jo vetëm që nuk tërhiqet kërkush, por “rinia heroike” e pushtetit të katërt kërkon medomosdo përgjigje për pyetjen se pse Ministri i Brendshëm i sotmi i krijon mundësi të vëllait për trafik droge.

Pushteti i katërt shqiptar kështu, pushteti që duhet të ngrihet në alarm i gjithi kur vendin e kërcënon si kurrë ndonjëherë një destabilitet i tillë që e fut krejt shoqërinë në një amulli të tmerrshme, të  projektuar nga banditët e 97-ës, puçistët e 98-ës, sabotatorët e U.Ç.K.-së, kriminelët e Gërdecit, piratët e Rrugës të Kombit, hajdutet e tenderave, vrasësit e Bulevardit.

Pushteti i katërt kërkon se “a nuk mund të gjëndet një ministër tjetër, ndryshe nga ky që është arrestuar për trafik droge”? Prangat mbërthehen më parë se i tringëllin ato gardiani. Pothuajse të gjithë, me bythët vënë në poltronat e studjove harbojnë e gogësijnë pas sajesave. Media e mjerë, pushteti që e ka lidhur veten e vet vetëm pas kockave të thyera e të grryera të demokracisë të shëmtuar shqiptare.

Eh sa thjeshtë është sot të sulmosh Edi Ramën, ta shash atë deri edhe nga nëna, t’i përdhosësh atij kujtimin e të jatit të vdekur, ta quash atë si të vjen e mbara. “Kurajoze kjo Ambrozia, – shkruan një delirant, – kjo guximtare që detyroi Kryeministrin me harbut, me rrugac, e me bandit  te Europes te ike me bisht nder shale e si i dhjere”.

E detyroi dhe e “gozhdoi” Kryeministrin kjo Ambrozia sepse nuk ka parë (e kurrë mos paftë) kryeministër që të hap trutë mu në mes të rrugës, që të zhduk e të bën ushqim për peshqit, që të ve dinamitin në fyt e të hedh në erë me gjithë lecka.

“Është dita e Ambrozias sot”, – festojnë shumë të tjerë nga ata që “ndajnë lekët” andej nga vilat e Lalzit apo Lundrës, e Ambrozia harron se përpara ka një Kryeministër që i dridhet zëri nga emocioni por nuk i ve zjarrin e ta kthej në shkrumb redaksinë e saj, ka një kryeministër që përdor ironinë e sarkazmën, por nuk i thyen kokën kërkujt me levë hekuri, ka një Kryeministër që mërzitet e lëshon ndonjë batutë, por nuk i shkon në mendje se nga ai pozicjon mund të shahet një femër, nënë apo motër qoftë, deri prostitutë.

Eh… Ambrozia.  E ka në terezi Ambrozia. Keq e kemi ne qytetarët që kemi mbetur në mes të rrugës e presim. Presim se kur do të vihet drejtësia në këtë vend!

Dita

May 21, 2018 19:52
Komento

25 Komente

  1. BLACK SWAN May 21, 20:16

    Thano ;
    hajde ne vete, se e ke ber gazeten si kendi emulacionit ku LINÇOHEN KOLEGET E TU !!!

    o shoku Bardhzhul ,
    po akuzon gazetaren per pyetje te politizuar ???
    po gazetaret nje kryeministri zakonisht pyetje politike i bejne, nqs ti do ti besh pyetjen per vibratorin , je i lire ta besh…
    dhe mos e vendos fjalen ‘investigues’ ne thonjeza, se ndersa ti je duke perdorur llapen per te lustruar balten, ai Olldashi u be hera e dyte qe rrezikon jeten
    1- per VRASJEN E ARDIT GJOKLAJT
    2- kunder TRAFIKANTEVE XHAFAJ,qe ne Vlore e dime te gjithe kush jane dhe pakush do guxonte ti trazonte .
    PLEHRE!!!

    Reply to this comment
    • Sallakja May 21, 21:34

      Black…..!!!
      Shqiptari inteligjent duhet te jete pro Rames dhe jo kundra. Eshte i vetmi qe mund te beje dicka per ate vend katandisur kaposhi nje thele.
      Alternativa è nulla.

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN May 22, 07:51

        preferoj te ma shkruani ’emrin’ te plote,dhe nqs nuk arrini, me shkruani pjesen e dyte 😛
        perveç kesaj, komenti juaj mu duk si direktiva e komitetit qendror-‘mos guxo te perdoresh mendjen tende’
        e megjithate i dashur mik i vjeter, une jam mesuar te
        Siate sempre la scelta e mai l’alternativa …. por ju mirkuptoj, te vuajturit nga biografia kane zgjedhur gjithmone alternativen…
        é un piacere leggerti 🙂

        Reply to this comment
    • prizem May 22, 08:35

      Shkrim i goditur por kazanit i duhet rene me fort deri sa te shpartallohet nga syte tani se na eshte bere si propaganda gebelsiane ne kohen e atij mustaqe voglit nga Allemanja…

      Reply to this comment
    • nuk kam faj une May 22, 15:30

      Ti anglez prej tropoje, black swan, se mos je dreq edhe nga Vlora se te ka tradhetuar shprehja me keq se Babales, e more vesh se ajo nuk ishte gazetare? Ajo ishte nje babale qe ishte derguar atje per te bere ate pune, por akoma nuk kemi kohe te mirremi me te. Ajo me shume ka ofenduar gazetaret torollak qe e kane lejuar n emesin e tyre dhe i felliqi se sa kryeministrit. E kupton ti anglez tropojan apo vlonjate se çfare behet? Thone se dardha e ka bishtin prapa, por dhe keto te gjitha bishtin prapa e kane se bishtin qe kane perpara do tu pritet fare. Ama dhe ti, nuk qendron larg, por s’eshte faji juaj qe mendjen e keni çuar bar dhe trurin e keni vendosur jo mbi shpatulla, por ne pjesen e poshteme.

      Reply to this comment
  2. Alban Dega May 21, 20:21

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

    Reply to this comment
  3. Befana May 21, 20:23

    Bravo Emini,te lumte pena.

    Reply to this comment
  4. Alban Dega May 21, 20:27

    MODERATORE APO DIKTATORE TE OPINIONIT PUBLIK !?

    – A mos e kishte emrin Vjollca…
    Cico ajo kamikazja e Sali Berishes !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbaj mend si sot qe sa here Sali Berisha kthehej nga udhetimet e tij te shpeshta jashte vendit ne gjysmen e pare te viteve 90 , Vjollca Vokshi apo Reiz Cico i drejtoheshin me pyetjet standarte :
    – Zoti President a mund te na thoni dicka per viziten tuaj jashtezakonisht…. teper te rendesishme ne x apo y shtet !?
    Me e forta ishte se si njeri edhe tjetri kishin shoqeruar dhe mbuluar vizitat e tij perkatese dhe transmetuar pamjet e tyre ne RTSH.
    Dhe Berisha ia fillonte me pergjigjet e tij edhe me butaforike se pyetjet skandaloze, neveritese deri ne krupe te gazetareve te oborrit …. Takova Zotit x, zonjen y filanin e fistekun… Biseduam per kete e per ate. Do te bejne kete e ate per Shqiperine qe kishte degdisur jashte trollit te saj gati gjysmen e popullsise se saj e dy te tretat te intelektualeve me tituj shkencore e qe ndrisnin ne fushat e tyre !
    Kur kryeredaktori per Evropen e gazetes kryesore spanjolle “ El Pais “ me kerkoi ti perktheja nje
    Interviste te tille perpara ekranit te RTSH-se ne Hotel “Dajti “ me thote ti perserisja edhe nje here pyetjet e Vjollca Vokshit dhe vetem dy prrgjigjet e para te Berishes me thote:
    – Senior Dega estas burlándose con Senior Berisha o conmigo !?
    – Zoti Dega a po tallesh me Zotin Berisha apo me mua !?
    – As me njerin as me tjetrin, i pergjigjem une. Te perktheva fjale per fjale pyetjet e gazetares dhe pergjigjet e Berishes
    – Pergjigja e Berishes ishte qesharake kurse pyetja e gazetares ishte neveritese deri ne krupe ( asqueroso meqe Vjollca e ka mesuar tashme spanjishten ne Venezuele Kolombi )
    Kete ndjesi neveritese deri ne krupe e kam provuar sa here ndjek Blendi Fevziun apo Ylli Rakipin, Artur Zhejin apo Artan Hoxhe “ presidentin” me gishtin e Berishes ne sume,… Ambriozen gazetaren militante te Berishes qe i drejtoi pyetjen me idioteske qe kam degjuar deri sot Edi Rames sikur kishte dale aty ne kemben e kryegjykatesit suprem Saleh Ramollah Berisha dhe Bandes se tij te Gangstereve apo sikur ishte nje nga ato tyryfyckat e Mona Cizmes ne nje miting elektoral te PD-se spo LSI-se
    Ne vend te lejojne te ftuarit apo te intervistuarit e tyre shqiptare ose te huaj te japin mendime y, opinione
    e tyre e kane kthyer ekranet e televizioneve perkatese ne altoparlante te propagandes dhe sherbimeve te tyre ne dobi e per llogari te PD-se apo Berishes.
    Ne vend te bejne moderatorin dhe informatorin e publikut bejne diktatorin, tundin shkopin e dirigjentit sikur te kishin te benin me nje orkester operash apo filarmonike !
    Publiku, teleshikuesit nuk kane interes as ndjekin mendime te Aleksander Frangajt as Ben Blushit, as te drejtoreshes ruse te Ora News apo te Blendi Fevziut e aq me pak te gerdallave mediatike Ylli Teneqja e Artur Hajnit me cizme te RTSH-se aq me pak “guximin” idiotesk te nje militantje kamikaze te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Mona Cizmes, Enkeled Gebelsit apo Ervin Salanjinit
    U dalin e teprojne origjinalet e Babalet e Banalet e Havalet e tyre pa u ndeshur edhe me kamikazet e tyre.
    Kjo eshte aresyeja qe shikueshmeria e Klanit, TCH, Ora News, News24 eshte ne pikiate e se shpejti do te perfundoje ne numrin e votuesve e protestuesve te PD-se, LSI-se dhe opozites se palluar, Te shpartalluar nga vetvetja e te corientuar e qorollepsuar nga “ fillimi i luftes civile “ te Sputnikut, RIA-s, GRU-se se Vladimir Purinit, qe po humbin cdo besueshmeri te popullit tek kryepeshqit politike e biologjike te Mafias antishqiptare me Sali Berishen ne krye !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

    Reply to this comment
  5. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) May 21, 20:33

    Gazetarja e re Ambrozia Meta artikulon pyetjen me logjike per nje kryeminister ne krye te qeverise rekord ne Europe per trafik droge.
    Ambrozia Meta nuk vuri ne siklet vetem Ramen e mesuar me pyetje te ditura qe me pare te bera atij nga Taret, Fevzot e sorollopi i gazetareve legene. Ambrozia Meta vuri me shume ne siklet pikerisht keta gazetare legene e tjere uturake te Rames te mesuar te presin baglat e tij e ti gelltisin si mjalte.
    Bravo gazetarja Ambrozia Meta, ajo vajze eshte treguar vertet gazetare, detyren e saj ka kryer, ka pyetur ate qe gjithe shqiptaret nuk e kane mundesine ti thone ketij kryeministri, qe qeveria e tij nuk ben dot pa ministra te brendeshem te lidhur direkt a familjarisht me trafikun e droges, kesaj damke qe e tregojne tonelatat e droges qe kapen neper Europe e qe nisen nga Shqiperia.
    Fat per te gjithe qe ka akoma gazetare si Ambrozia, se te tjere uturake te qeverise qe vetquhen gazetare vetem me detyren per ti fshehur skandalet pushtetit ngjallin neveri ne popull aq sa askush nuk ja ka ngene ti hedhe syte.

    Reply to this comment
    • korçari May 21, 21:01

      Per injorantet me siper duhet t’a dine se nuk jepen mendime apo vleresime personale te gazetarit i cili ka te drejten te beje pyetje qe i interesojne publikut por kursesi te beje analize,per kete jane ANAL-istet dhe ju sugjeroj te ndiqni nje konferece shtypi te ciltdoqofte personaliteti ne boten demokratike dhe do t’a kuptoni idiotesine tuaj dhe me keqja eshte se i keni te dyja :injorante+PD-iste pa llogjike.

      Reply to this comment
  6. Jimi May 21, 20:39

    Bravo Bardhyl!

    Reply to this comment
  7. Amerikani May 21, 21:10

    Ej, megjithe mend e keni qe mereni me Ambrozian!?

    Po si tregoheni kaq cinike dhe te pameshirshem duke i kerkuar Ambrozias qe te kuptoje kaq shume sa i kerkoni ju!?

    Po ju tani kerkoni qe Ambrozias, kur ja thane ate qe tha, apo kur percolli shabllon ate qe degjoi nga anal-istet, ti shkonte vete mendja per “prezumimin e pafajesise” te individit ne nje shtet te se drejtes!?

    Po ku ta shohe Ambroza me moshen e saj te re dhe fytyren e bukur kete shtet te se drejtes!?

    Ambroza nuk ka faj qe deri me tani ka pare qe gjyqin ta ben partia dhe jo gjykata.

    Dhe se ne “demokracine” shqiptare kuptimi i te berit gazetari nenkupton: “Keputja cte te vi per mbare se te justifikon parimi i fjales se lire!”

    Bile mund edhe te gjykosh, te shpifesh, te shantazhosh, ti hysh tjetrit ne jeten personale deri ne krevat, si gazetar kuptohet, ne emer te informimit te publikut dhe fjales se lire, bile edhe kur e kupton qe e ke dhjere te mbrojne koleget qe jane njesoj si ty…

    Po gazetari sot nuk nenkupton te sdudjosh fenomenin, ti biesh kembeve per ta njohur lajmin ne burrim. Sot mjafton te pish kafe me nje komjuter portativ para dhe nje fjale kendej nje andej nga shetitjet ne internet dhe pasi e ke gjetur justifikimin per qendrimin qe te intereson, je gati qe interesin tend privat, t’ua shesesh te tjereve per interes te pubik. Keshtu behet lajmi dhe opinioni sot ne gazetari.

    Mos u tregoni te padrejte me Ambrozen!

    Ambroza nuk e meriton ti kerkoni kaq shume…

    Ambroza eshte e pafajshme.

    Reply to this comment
  8. Bedriu qe ju .iu May 21, 21:25

    O sorra zeze. Thuaj faleminderit Thanos dhe gazetes Dita qe ju le nje dritare ku te tundni flamujt tuaj te zinj sic keni dhe shpirtin.
    Po te mos ishte Dita nuk ju pirdhte njeri ….prova qe po te shkruaj.
    Funderrina qe nuk kuptoni dhe miresine e nje gazete te denje per tu quajtur e tille.
    Kam replikuar dhe me simotren tende te vetequajturen intelektuHale dhe ju sugjeroj te krijoni nje gazete tuajen dhe do shihni sa lexues do keni ….jane nja pese a gjashte si ju qe nuk lene artikull pa analizuar dhe ngjitur ato fleterrufete bajate si kjo qe sa ke shkruar.
    Na cate trapin me gjithollogjine tuaj.
    Ky djali e ka qare kete artikullin…
    Nuk ka gazetar qe replikon ne konference shtypi. Behet pyetja dhe kaq….keta nuk i bejne asnje favor asaj vajzes kur i thone qe veproi mire.
    Sa per kete Jetmirin eshte nje vrime ne uje ky gjoja investigimi…..telenovele me regji Shqupi i them une. Te intereson pa e beson.
    Dhe nje here, beni qejf sa te jete Thano aty . Rrofte Adrian Thano dhe faqja on line e Dita-s qe i lejon te ekzistojne keto qyqet e zeza.

    Reply to this comment
  9. Claus May 21, 21:36

    Eshte nder te rrallat here qe kryeministri Rama me pelqeu me pergjigjen e tij dhene kesaj gazetaruce Bulevardi, qe natyrisht ka nje mungese etike, formimi ne komunikim dhe padyshim edhe ne profesion.
    E mbani mend monologun e Teto Ollges ne filmin „Zonja nga Qyteti“?
    – E po si nuk u gjend nje burre per Nelin tim?“
    Ja, dhe kjo pyet ne nje konference shtypi me kryeministrin, a thua se je ne ndonje minder me plaka qe shikojne filxhane kafesh dhe qe vijezimet e llumit te kafese nuk tregojne deshirat e njeres apo tjetres duke thene:
    „Eh moj plaka, shih cfare qameti po vjen, hyqymeti nuk po gjen nje bimbash per kazane tone qe nuk merr xhelep dhe bakshish?“
    I keni pare ato gazetarucet qe dalin ne pike te mengjesit neper rruget e Tiranes per te marre pergjigje per ndonje pyetje qe e perserisin si papagesha ne forme, permbajtje dhe tonalitet?
    Ja dhe kjo nje e tille eshte. Merri nga rruga dhe futi neper konferenca shtypi dhe me e bukura eshte se behen te njohura dhe marrin elozhe jo nga pyetja e tyre, por nga veprimi i kryeministrit qe kreu veprimin me te pelqyeshme nga ana ime, braktisjen e konferences se shtypit.
    Te merresh me ato eshte me te vertete humbje kohe.
    Kur shikoj gajasjen dhe ngazellimin e disa oragenve te shtypit dhe gazetareve te saj, mendoj me vete qe, keta jane aq profesionale sa ishi edhe ata ekonomistet e shquar shqiptare qe vune parate tek „Banka“ e rrobalareses me emrin Sude!
    Ndonje dite keto papagesha do te pyesin Presidentin italian Mattarella:
    „Zoti President, gazetare e Fax News, Ambrozia Meta, perse nuk gjen nje kryeminister qe te mbylle nje legjislature parlamentare ne kohe te plote?“

    Nuk ke c`ben, ky eshte pushteti i katert ne nje demokraci si Shqiperia, pushtet i kalbur dhe krimbur qe nga lindja e tij.
    Mund te quhen me emra Ambrozia qe do te thote „e pavdekshme“, por ato media nga ku kjo merr rrogen kane vdekur me kohe.

    Reply to this comment
  10. Edi May 21, 22:32

    Nderim per Ambrozian, ajo perfaqeson te ardhmen e gazetarise. Ajo qendron lart ne ciltersine dhe vertetesine e profesionit po aq sa poshte ne balte zgerryhen sherbetoret e pushtetit. Per pyetjen direkte te Ambrozias ka nevoje publiku jo per gazetare sharlatane qe lepijne sahanet e qeverise Rames

    Reply to this comment
  11. H.L May 21, 22:41

    ”Arti matet me pak’-ka thene nje kritik i madh rus!
    Shkrimet e rralla te Bardhyl Erminit jane nga te paketat qe bejne informacion!
    Ne kemi 28 vjet qe nuk na qasin ne fshat e duam per grua vajzen e priftit!
    Tek ne politikani deputeti hajvani gazetari gomari fevziu Fullhani edhe me i moraleshmi jane per mbi 20 vjet BURG kjo idjotja Ambro-Zija kerkon te gjeje minister te brendshem te virgjer kur vete eshte perdhunuar qysh ne barg pa lindur nga Xen sypeshkaqenat qe e paguajne!

    Reply to this comment
  12. Rilindjotet May 21, 23:55

    Po ju a prezumat ndonjehere pafajesine e Ilir Metes kur dolet ne shesh ne 21 janar. E te shkoi gje ne mendje se po i dhunoje te drejtat e njeriut mor rrace hipokritesh qe jeni ne rresht per te mbrojtur pushtetin e droges e rrjedhimisht edhe kocken tuaj o lakej te mjere? Po me kete argument qesharak mund te mbrohen edhe ata qe akuzoni tere diten nga llogorja e rilindjes, perderisa askush nuk eshte denuar nga ndonje gjykate. Berisha i pari mund te pretendoje se tere lukunia e Rilindjes po i dhunon te drejtat e tij dhe te kerkoje prezumimin e pafajesise.
    Vazhdoni te lehni sa me fort qe t’i bini ne sy shefit se ne vend te nje kocke ju hedh edhe ndonje thele. Gjynah e meritoni edhe juve pas tere ketyre lehjeve dhe kuisjeve.

    Reply to this comment
  13. Arben May 22, 06:39

    Shoket e dites akoma nuk paska mbaruar ekipi I sigurimsave me shkrimet kunder armiqeve te popullit.

    Reply to this comment
  14. anticensurë25642654 May 22, 12:41

    “jemi të ngopur deri në fyt me akuzat, për të cilat opozita nuk ka kursyer kërkënd.”

    o njerëz idiotër,njerëz partiak,ose bij partie,bij të interesit personal!!

    nuk e di se ç’ka pasur në kokë kjo gazetare,nuk di qëllimet e saj dytësore,di vetëm se dëgjova një pyetje të saktë!!
    “a nuk ka njerëz më të pastër se këta të dy për ti vendosur në poste drejtuese??”
    është e vërtetë se “çdo berr varet nga këmbët e veta”,por dhe “kur një pjestar i shtëpisë të dhjet në mes të dhomës!?nuk është se të aromatizon shtëpinë!!
    të gjithë vërsulen kundër kësaj vauze,përse nuk bëjnë të kundërtën??
    përse nuk i thonë babales tonë të tironës që të punojë më mirë??
    përse nuk i thonë “o babale llapaqen,ne nuk jemi me atë legenin e saliut,por nuk do të thotë se ty nuk duhet të të kritikojmë,të të qortojmë,të të sjellim në rrugë të drejtë”!
    por sot në shqipëri nuk kemi gjë tjetër veçse një grup të korruptuar politikanësh,dhe një popull idiot që luan nën rritmin e daulles së tyre!!pak a shumë si ariu i arrixhiut!!
    një popull idiot që,që në vënd të lidhet me interesat e tij të shtetit ku jeton!?
    lidhet me interesat e partisë që e tall,vjedh dhe e grabit çdo ditë!

    Reply to this comment
    • Tartufi May 22, 19:23

      Po eshte mesuar me eren e mutit ky popull ?
      Populli Bobole eshte popull muti,qe po ja hoqe nga mesi i dhomes athere ngritet ne revolte.
      Po me e bukura eshte,,,, kur kjo rrace e dhier sosialisti thote :
      Pse si ne kohen e Enverit do te bejme,qe denohesh djali per
      babane dhe vellai per vellane ! Ketu qendron krye shkerdherija
      e tyre. Po cila eshte e verteta.
      Familija time me vellezerit e mi te medhenj ishte shtepija e
      agjitacion propagandes,,, une mesimet e te rebeluarit i mesoja
      nga vellai i madh,,,, dhe kete nuk e dinte Enveri dhe i gjithe sigurimi !!,,besoj se nuk kishte shum problem,,por nje do te futesh ne burrg te terhiqeshin te tjeret,,, kush ishte ai qe inspironte per agjitacionin?,, nuk do shum argumenta per te kuptuar.Kush eshte ai qe i hap rrugen Boboles dhe Agronit shokut te Boboles per hashashin ? Eshte pisi i degjeneruar qe
      kryen detyren e ministrit dhe sikur te mos jete i ngatruar dhe i
      informuar,,, qe une nuk e besoj kurre,,, sic nuk besonte sigurimi
      vellane tim te madh te mos qe inspirusi tim qe agjitatoja per dite
      kundra rregjimit [ Ky qelbesire qe ne mes te dhomes ka mutin
      nuk duhet te jete minister per te pastruar mutin e ketij populli ]
      Inspirusit e hashashit jane ata qe krijuan Lazaratin dhe ata qe krijuan
      krahinen e Habilajve dhe Balileve,,, Bobolet dhe Agronet jane dorre e
      fundit me teper duhen te meshirohen si viktima te dobesise njerezore,,, shkatrimi i takon kush e krijoje dhe e mbron kete degjenerim . Biruni pushtave se po ju degjenerojne ne forma te ndrishme duke ju krijuar varferi te madhe,qe shume nuk e durojne dhe shkojne tek projekti i pushtave per viktimen e degjenerimit,, bini
      burgjeve hapin ato se jeni denuar nga projektusit e degjenerimit,qe ju
      takon burrgu i madh.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 May 23, 12:35

        eh mor vilson!!
        para disa ditësh bisedoja me nja dy kushot e mi dhe diskutonim për politikën tonë të pjerdhur!!
        filluan të më jepnin,tregonin,pikvështrimin e tyre ndaj kësaj politike!!nuk më bëri aspak përshtypje mendimi i tyre!!seicili ka të tijin dhe gjithnjë ka të drejtë!dhe atëherë kur e ka gabim!!
        por ajo që më bëri përshtypje ishte vendosja e tyre në lidhje me politikën!!
        e vendosnin veten në vetën e tretë!!
        njëlloj sikur unë dhe ti,njëri tifoz i brazilit dhe tjetri i gjermanisë të diskutojmë për ndeshjen!!
        seicili nga ne përshkruan ndeshjen sipas dëshirës,ose më mirë sipas kënaqsisë ose hidhërimit që i ka lënë!!por gjithnjë nga shkallët e stadiumit!!pra në vetën e tretë!dhe kjo është e kuptueshme,ne shkojmë për kënaqsi,paguajmë për tu kënaqur dhe nuk mund të ndërhyjmë më shumë se me ulërima a duartrokitje në zhvillimin e asaj ndeshje!pra në dorë e kanë vetëm lojtarët e të dy skuadrave!!
        kurse në politikën tonë ne nuk duhet të jemi në vetën e tretë!sepse nuk jemi spektatorë që kanë shkuar për tu kënaqur por persona,njerëz,popull që duam, sduam duhet ti detyrojmë të tjerët që të “luajnë”,punojnë për ne,dhe jo për tia “futur”njëri tjetrit!!sepse në fund të fundit jemi ne që e HAMË sa krahu!!
        ky lloj koncepti nuk është vetëm tek kushot e mi,as tek të tutë!!është një koncept,mentalitet mbarë popullor!mentalitet që popullin e ka këthyer nga popull në publik!!
        ne bëjmë tifozllëk për “skuadrën”tonë!tifozllëk të pistë që dhe ato pak gjëra të pastra që mund të jenë ndyhen aq shumë sa nuk preken më me dorë!!
        sot gënjeshtra e përditshme ka nxjerrë jashtë loje të vërtetën!!janë thënë aq shumë gënjeshtra sa të vërtetat nuk besohen më!!
        këta, si bishë viçidolli,si babale tirone,gënjejnë aq shumë sa dhe të vërtetat nuk ja beson kush!!
        tipa si ky Bardhyl Ermini,nga të gjitha krahët,në vënd që ti kërkojnë llogari babales së tironës,vite më parë do ta quaja “babales tim”,i kërkojnë llogari një gazetareje për një pytje të shtruar!ku e ka qëllimin dhe kush e ka nxitur!!
        jemi kulmi i demencës!!
        dhe kur dementë janë të “zgjuarit”!?
        vari hajdarin pjesës tjetër!!
        përshëndetje vilson dhe një ditë të këndëshme!!

        Reply to this comment
  15. alphade May 23, 06:29

    Banda e Vicidolit me sulmin e eger qe ka nusur kunder
    “Xhafajt” synon:
    Se pari, te krijoje nje situate kaotike ne Shqiperi,ku BE-ja
    te mos hape negociatat duke u bazuar ne faktet e nje
    gjendje pastabiliteti ! Kjo zgjedhje eshte e bere nga “ske-
    naristi” i Vicidolit dhe si regjizor ka vene Lul Elifimatrakun,
    veteviktime per t’u dukur se po ben dicka qe t’i beje qejfin
    padronit te tij “Godfather-it” Sali Berishovicit. Ketu nder-
    hyne edhe faktori Leseist me SurratBreshken ne krye dhe
    “Kallajxhiun” perbri qe me daljet e tij ne televionet ta shpif
    nje njeri qe me fjalet e fjalite bombastike tregon qe s’e ka
    haberin fare nga politika.Me mire te shkoje ne punen e tij,
    por edhe si doktorr duhet te jete krejtesisht i paafte dhe
    prandaj i eshte “versulur” politikes sepse kjo e fundit per-
    ben vendin ideal ku mund te flasesh pa hanxhine dhe
    kurkush ne te “hesht”, behesh tamam nje llapaqen dhe
    “s’mbane pergjegjesi per ato qe thua dhe ato qe shkruan”
    ne petkun e imunitetit parlamentar,megjithese per te ma-
    shtruar shqiptaret deklarohet me hipokrizi se imuniteti i
    pushtetareve eshte hequr. Por kur vjen pune,nje qytetar
    i zakonshem arrestohet ne vend per nje kalim ” drite te
    kuqe” ,ndersa per deputetet policia me nje telefonate nga
    lart lihen te lire.
    Se dyti, ajo qe ka me shume rendesi per bandat e Salit dhe te Monikes eshte nulizimi i Reformes ne Drejtesi.Sul-
    mi i eger kunder Ministrit Xhafaj duke hedhur ne tavoline
    .nje fakt te ditur per Agron Xhafaj,vellain e Ministrit ,qelli-
    mi i ketyre dy bandave mafioze duan t’u thone nderkom-
    tareve se ja kush e ka bere Reformen ne Drejtesi,nje in-
    kriminuar me velkain e tij drogaxhi dhe te denuar ne Ita-
    li me 7 vjet burg. Mentaliteti i Sali Berishovicit vazhdon te
    jete ende komunist i thekur ku “luften e klasave” e zhvi-
    llon ne kushtet e reja te nje sistemi rrumpalle e anarkist e
    bajraktarist qe ka vendosur monstra e Vicidolit pergjate
    28 vjeteve. Jeniceret e tij p te tipit Alibeaj i jane futur Re-
    formes ne drejtesi dhe ligjeve te Vettingut per te gjetur
    ndonje nen ” dubitativ” per t’ja parashtruar nderkombe-
    tareve se jane bere ligje enkas per te “shpetuar” vellain e
    MB. Dhe me keto “tribulacione” alla kinezce duan te he-
    dhin ne ere te gjithe reformen ne Drejtesi dhe te biene ne
    pushtetin gjyqesor te gjithe gjyqtaret e prokuroret e ko-
    rruptuar qe tash jane gremisur duke mos perballuar ker –
    kesat e Vettingut per horrlleqet qe kane bere. Deri “dje”
    Fatmir Xhafaj nuk ka patur ndonje “paranom” lidhur me
    Reformen ne Drejtesi e Vettingun, shenjester e opozites
    ka qene vetem K/ ministri dhe ambasadoret Lu e Vllahu-
    tin,mirpo keto dite po perseritet gjithenje e meteper sllo-
    gani se ” Xhafa na qenkisht ‘babai’ i Reformes dhe Vettin-
    gut”, qe duan t’i thene nderkombetareve se ja kush eshte
    Ai qe ka bere kete Reforme p, nje njeri i inkriminuar, nje
    qeveritar i rangut te larte,velkai i te cilit eshte denuar ne
    Itali per trafik droge . Me kete duan t’i thone mafia e krye-
    .suar nga binomet kryesor te bandave pedeiste e leseiste. Gjithe kjo loje e ndyre qe ka merimangosur kjo
    opozite ka nje qellim e objektiv te vetem: T’i shpetojne
    drejtesise nga ndeshkimi,gje qe eshte thjeshte nje enderr
    e “gomarit qe kujtonte se ishte nje enderr qe ujku nuk po i
    hante melcite” ! Nuk shpetoni,zoterinj nga vettingu e Re-
    forma ne Drejtesi,qe per ju eshte ” ujku” . Heren apo vone ajo do t’ju trokase ne dere. Pushtetin aktual nuk mund ta rrezoni sepse ashtu doni ju qe te shpetoni mbi te
    gjitha jo RECIN por pasurine tuaj te grabitur ne menyren
    me gangstere,, duke hartuar ligjin famekeq 7501 qe pasi
    e hartuat vete iu la dore te lire te vepronit “Libre al Be-
    drio” per rrembyer gjakun dhe djerrsen e disa dekadave
    te shqiptareve te zakonshem. Vetem kjo e ben te domos-
    doshme Reformen ne Drejtesi per hedhur ne pusetat e
    .ujrave te zeza gjithe pislliqet qe ka ne bere ne keto 28
    vjet binomi Berisha -Nano me kete ligj te poshter e anti-
    kombetar duke bere pronanare,ata qe s’ishin pronare dhe
    duke u hequr te drejten e prones,pronareve te vertete,
    autentike qe tokat dhe pronat e tyre,gjysherit e stergjy-
    sherit i paten blere me “qese me flori” dhe keta qe erdhen
    ne pushtet pa breke ne bythe u bene sa hap e mbyll syte
    pronare te gjitha burimeve njerezore qe ka vendi. Nga cif-
    cinj, argate te bejlereve te Libohoves, me nje te rene te
    lapsit u bene pronare te trojeve shqiptare. A ka tradheti
    me te madhe,nderkohe qe kjo toke duhej te jepej si pro-
    ne ne perdorim. Kjo eshte historia dhe gjemen qe i kane
    bere Shqioerise dhe shqiotareve binomi Berisha-Nano dhe per kete ata duhet te japin llogari nje dite para shqi-
    tareve………!!!

    Reply to this comment
  16. ema May 23, 15:34

    e vertete ….ky nuk eshte I “frikshem” te pakten….

    Reply to this comment
  17. info analitike May 23, 19:03

    Sa shume i ka shpupurisur shoket Ambrozia me pyetjen e saj duke vene me shpatulla per muri nje gallof megalloman e psikopat. PO qysh more shoke vertete e paska fajin gazetarja se qy llafazani zgjedh ministra te lidhur me trafikante e kriminele? Po pse o te mjere ne vend qe te jeni ne krah te gazetares qe po ben vecse detyren e vet ate detyre qe nuk e bejne shume te tjere qe kane venoisur ti servilosen qeverise si Thanot, Bedrinjte, Viktoret, Xhevot. Jam i sigurt ae nese nje oyetje te tille do ti ishte bere Saliut ju sot do te ishit duke e ngritur ne qiell kete gazetare.

    Reply to this comment
  18. qytetar modest May 24, 17:38

    jam 10000000000000% dakord me shkruesin e artikullit, duhet ti hapë dikush sytë këtij populli që po gënjehet me parate qe po atij i janë vjedhur 2005-2013.
    gazetare si ambrozia janë të mira për sy e vetulla kur popllit i eshte vjedhur jeta per 16 vite (nga paguesit e saj) e i mungojnë qimet ne kaptinë! me siguri të kanë blerë vendin për llastim ambrozia po herën e ardhshme jo ne kurrizin tone! ambrozia me emër katunar, peeeeeeaaaassseeee!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*