Eh, fakirët…

Vargje nga Petrit Zili October 27, 2013 13:48

Eh, fakirët…

Pasi këto zgjedhje

Nuk u ecën mirë

Sot ish-pushtetarët

Hiqen si fakirë

 

Pushtetarë fakirë

Pa lek’ e xhepgrisur,

I mori më qafë

Shteti i gremisur

 

Vazhdojnë të përdorin
Avazin e Mukës

Mezi siguronin

Kotheren e bukës

 

Ashtu të menduar

Rrinë para, te Pab-i

Kostum e kollare

I kanë blerë te gabi.

 

Qeveria ime

Bubullon Saliu

Hante veç thërrime

Dhe jo si ariu

 

Qeveria ime

E varfër, e mjerë

Ka bërë shum’ kursime

Si kurrë ndonjëherë.

 

Kur u mandatova

Më paçi uratën

Di që ju premtova

Të keni kafshatën

 

Nisa qeverisjen

Për copën e bukës

Dalngadalë u bëmë

Qeveri e rrugës.

 

Rrugët a s’i shihni

Në fusha në male

Shpirtin ne e lamë

Në rrugët rurale.

 

Kështjellë me dragoj

Pata Qeverinë

Rrugën unë e çova

Drejt e në Morinë.

 

Të ecni ju derra

Në shi e në diell

Se ne rrugët tona

I kishim në qiell

 

Do kishit më shumë

Rrugë, ujë e drita

Por na prishi punë

Ajo, opozita.

 

Ajo opozita

Na këputi kryqet

Nuk desh që nuk desh

Për ato tre ligjet

 

Po, po, opozita

Pat rrjedh nga fiqiri

Nuk të la ty popull

T’hash me lugë floriri.

 

 

Vargje nga Petrit Zili October 27, 2013 13:48
Komento

1 Koment

  1. Risto October 28, 15:28

    Petrit me sa po shikoj ne nje vende po i bije qemanes,ja do vazhdoshe me Saliun edhe pake,pastaj behesh i merzitshem (ose me sakte je bere).Tani eshte koha te shkruash per ish sigurimsat qe kane pushtuar policine e shtetit,te shkruash per avnturat dje ne kohen e monizmit,dhe ato qe po bejne tani,te shkruash si te linconin per nje fjale goje,dhe tani hiqen si engjej,te shkrush o mik per ato vare te humbura,te shkruash,per ato toka te grabitura.Po deshe te jeshe i lexuar nga te gjithe(pasi shikoj se asnjeri nuk po te komenton)mos u be servil i ketyre te rilindjes komuniste,se vertete populli lexon tani se eshte mbytur nga barabaria ish Saliste,por ajo do te zhgenjehet nga Edvin Maoceduni….Ah mor Petrit vellai ne shqiperi jane shume brima per tu mbyllur,

    Qeneria e ish sigurimit,
    Erdhi ne kete kohe te nderrimit
    Erdhen falangat gjaketare,
    Ku shkelin lene vec vare,
    Jane po ato te monizmit,
    Artitektet e komunizmit,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim