“Eja merre se do t’ia pres”. 35-vjeçarja nga Bulqiza telefonoi gruan e përdhunuesit

April 13, 2016 10:13

“Eja merre se do t’ia pres”. 35-vjeçarja nga Bulqiza telefonoi gruan e përdhunuesit

Gruaja e divorcuar nga Bulqiza që plagosi në organet gjenitale të dashurin me iniciale H.B rreth 60 vjeç, telefonoi pas ngjarjes bashkëshorten e tij.

Ish-punonjësi i CEZ, kishte shkuar në banesën e 35-vjeçares dhe tentoi të përdhunonte, mirëpo ajo e plagosi atë me thikë në dy kofshët dhe tek organet gjenitale.

Pasi e plagosi me thikë, ajo mori në telefon gruan e 60-vjeçarit duke i thënë që të shkonte në shtëpi dhe të merrte burrin, në të kundërt do t’i priste organet gjenitale, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

I plagosuri ka qenë në gjendje të dehur dhe tentoi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me 35-vjeçaren, kjo e fundit e divorcuar nga bashkëshorti i saj. Më herët, 35-vjeçarja kishte dhunuar ish-burrin dhe ky i fundit kishte marrë urdhër mbrojtje.

April 13, 2016 10:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*