Eja, mike!…

November 24, 2017 11:26

Eja, mike!…

 

Eja, mike!…

Eja bëjmë qejf-o mike,

se na u mblodh laku për gryke,

ti eja si rrufeja sot,

po erdhe nesër-do vish kot.

Se mund të shkoj-të bëhem hi,

dhe hiri s’është për dashuri,

eja e plotë porsi Hëna,

ashtu siç té ka bërë nëna.

Ndriço si xhind në ato udhë,

sa ende s’ke në trup një rrudhë,

sa ende je mjaltë e aromë,

ti eja mike dhe tërbomë!.

Eja me hap të lehtë kusarësh,

thithmë sa shpirtin të ma marrësh,

m’i ngul ventuzat pa mëshirë,

tani nuk kam tjetër dëshirë.

Në këtë natë të ndritur hëne,

vetëm të vdes në puthjen tënde,

të shkoj i lumtur nga kjo derë,

ti rro-të vdesësh dhe të tjerë!.

11.02.2005 

 

Malli i tretur…

Në foto jemi tok të përqafuar,

të ndezur nga malli i parë,

dyzet vjet që aherë kanë kaluar,

nuk ngroh si dikur ai zjarr.

Në një këngë i shkrimë zemrat tona,

se ishim të rinj e të etur,

po tani ajo këngë me jehona,

na vjen e largët-e tretur.

Kjo s’është aspak tragjike,

se fundi nuk është një fillim,

se lulet nuk çelin në akull,

dhe dielli s’ngroh në perëndim.

Gusht 2015 

Motiv popullor…

Duro-moj-zëmër e gjorë,

si durojnë malet me borë!..

-S’duroj dot se jam sëmurë,

si malet nuk jam me guré,

jam si valëza në lumë,

jam si vesë e jam si shkumë…

Jo-mor jo-nuk jam si mali,

jam thërmuar si kristali!…

 

Stamboll, 5.11.2004 

A.DUKA

November 24, 2017 11:26
Komento

1 Koment

  1. Albi November 24, 18:47

    Shume bukur.Si gjithmone.Ju te faqes ndani strofat pas kater vargjeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*