“Ejani zgjidhni krizën”, zbardhet letra që Meta i shkroi OSBE-së

July 26, 2019 19:04

“Ejani zgjidhni krizën”, zbardhet letra që Meta i shkroi OSBE-së

Zbardhet letra që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi kryetarit të radhës së OSBE-së, Miroslav Lajçak dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Kreu i shtetit shqiptar kërkon nga OSBE-ja që të ndërhyjë për të negociuar zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Për Metën, OSBE-ja është institucioni i duhur për të ndihmuar në kapërcimin e situatës konfliktuale në vendin tonë.

Shkëlqesi, Ishte kënaqësi të takohesha me ju në Tiranë, respektivisht  më 3 qershor dhe 25 korrik. Teksa Shqipëria po përjeton një krizë institucionale dhe përfaqësuese serioze e në të njëjtën kohë, po përgatitet të marrë kryesimin e OSBE-së, e vlerësoj sinqerisht vëmendjen e madhe me të cilën organizata juaj dhe ju personalisht, po ndiqni zhvillimet që po ndodhin dita-ditës në vendin tonë.

OSBE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim.

Gjatë takimit tonë të fundit dhe produktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Tiranë, ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë kyçe për përparimin dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së më 2020-n nga ana e Shqipërisë.

Në këtë kuadër dhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike.

Siç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet dita-ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshtare po përshkallëzohet gjithnjë e më tepër. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembullt politike, ku shumica qeverisëse në pushtet kërkon të shtijë në dorë politikisht të gjitha institucionet e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetin e institucioneve.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Evropian pritet  që të marrë një vendim më 17-18 tetor 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm.

Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë.

OSBE-ja, si një forum për dialog dhe bashkëpunim, luan një rol kyç në promovimin e paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike. Mbështetja e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës përgjatë tri dekadave të shkuara ka qenë shumë e rëndësishme. OSBE-ja ishte në fakt, organizata e parë shumëpalëshe, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së sistemit komunist. Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE-së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, OSBE-ja do të forconte besueshmërinë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë që është bërë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor.

I nderuar Kryetar i OSBE-së,

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së,

Dëshiroj t’ju informoj se kërkesa ime për ndërmjetësim të OSBE-së i është dërguar edhe Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtuar në promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensionit parlamentar, besoj se Asambleja Parlamentare e OSBE-së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Me pritjen që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes!”, përfundon letra.

e.t./dita

July 26, 2019 19:04
Komento

4 Komente

  1. Likefloriri July 26, 20:10

    He se ta zgjidh fahri faqe bytha krizen se me ate po i ben pushimet dhe xhirot gjate bregdetit.
    Kur dy fytyr bajga behen bashe mos prit te mira

    Reply to this comment
  2. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 26, 22:05

    Mire qe lutet me letra dashurie presidenti yne ne te gjitha dyerte e botes, por kur s’te duan te tute, çfare kerkon o idiot. Vajte mbreme me leter ne dore tek gjukata kushtetuese per tetarin, Nishani shkoi tek kendi lojrave; e kopjove, megjithate une pyes ty president. Ka nje parlament kushtetues dhe nje mazhorance kushtetuese qe s’e luan topi. Ne qoftese sot ierdhi mendja Lulezimit e Monikes, eshte tepr vone. 20 e ca parti i ben zgjedhjet lokale me 30 qershor sipas dekretit tend dhe sipas bashkebisedimit qe bere me partite politike opozit-mazhorance. Fituesit po zene vendet te mandatuar ligjerisht me gjykate (kur flet gjykata duhet te mbyllesh gojen dhe ti). Ti pretendon te besh zgjedhje te tjera. Kush do ti organizoje e administroje ato zgjedhje se kushtetuta e percakton qe eshte KQZ, gje per te cilen ajo nuk eshte e ngazhuar se i beri zgjedhjet. Kush do ti beje ndryshimet kushtetuese qe ti ose Monika te zgjidheni nga populli si president, sepse mazhoranca nuk eshte e gateshme dhe opozita eshte ish opozite; a nuk eshte nje absurditet! Si do te arrish ti te besh zgjedhje parlamentare kur kushtetutshmerisht mazhorancen nuk e detyron dot se ka shumicen ne parlament dhe zgjedhjet e radhes i ka ne 2021? Dhe ne fund, me ke u konsultove ti qe caktove nje date pazari 13 tetorin, po sikur te kujtohesh dhe te çdekretosh qeverine, çfare do themi? Je çmendur president, prandaj qe te shpetoje Shqiperia, jep doreheqjen dhe ik se po e ben çorbe, vetem sa zgjat litarin dhe do shikosh si do vene punet me mbrapa pa ndikim nopran tuajin. Ketu mbyllet dhe ne shtator-tetor do ziejme rakine e re. Ti shko e ziej raki ne fshat tani se vjen koha e rrushit. Aa, per ato gjerat e Spakut nuk te garantoj; ai do beje punen e tij.

    Reply to this comment
  3. demo July 27, 00:14

    Ky eshte terbuar se i doli huq 13 tetori.
    Tani po e kupton qe eshte si xha Sulo,qe i mbeten mustaqet ne dore.Kujtoi se i ngriti kurthin Edi Rames,por ra vete brenda.Tani uluret perdite per ndihme Nderkombetaret.
    Nderkombetaret derguan vezhgues per zgjedhhjet e 30 qershorit dhe i njohen zgjedhjet.Ti me LSI nuk vete dot ne hale,jo te besh zgjedhje te tjera ne 13 tetor..
    Tani degjo mua,shko bisedo me Ramen per dekretimin e zgjedhjeve te 2021.Sepse si te egzistosh,si te mos egzistosh ne 2021 Presidenti do te jete nje tjeter i zgjedhur nga ky Parlament.

    Reply to this comment
  4. h July 27, 18:29

    Kur ky hajdut i degjeneruar u zgjodh president,
    unë hoqa dorë spontanisht nga nënshtetësia shqiptare.
    Nuk mund të pranoj të kem për president hajdut me patentë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim