Pejiç rikthehet në Shqipëri, zbuloni klubin që e bindi

July 30, 2016 14:27

Pejiç rikthehet në Shqipëri, zbuloni klubin që e bindi

Pero Pejiç rikthehet te Kukësi, dhe lajmi është tashmë zyrtar, pasi sulmuesi kroat është prezantuar nga ana e verilindorëve.

33-vjeçari, fitues i “Këpucës së Artë” në sezonin 2014-2015 me Kukësin, ritkthehet sërish në Superiore, aty ku ai ka spikatur me golat e tij të shumtë, shkruan sportal.

Në sezonin 2014/2015 Pejiç luajti te Kukësi dhe pati kulmin personal, me 31 gola në Superiore, duke tërhequr vëmendjen e klubit të njohur iranian Esteglal, ku firmosi një kontratë “të majme”.

Megjithatë, 33-vjeçarit nuk i eci në Iran, duke luajtur shumë pak, vetëm 497 minuta, me 3 gola të shënuar në kampionat, ndaj është vendosur mbyllja e marrëveshjes, duke i hapur rrugë kthimit të sulmuesit shtatlartë në Shqipëri, aty ku ka gjetur “parajsën”.

July 30, 2016 14:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*