Ekipi që ka mbrojtjen më të mirë në Europë, shifra të frikshme

September 29, 2016 13:55

Ekipi që ka mbrojtjen më të mirë në Europë, shifra të frikshme

Fitorja e madhe ndaj Bayernit të Mynihut, ka evidentuar edhe njëherë mbrojtjen fantastike që kanë “Colchoneros”. Skuadra e Simeones nuk pëson gol në shtëpi që prej një viti në ndeshjet në Europë. Goli i fundit që ka pësuar është në shtator të vitit 2015.

Në 14 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, mbrojtja spanjolle ka pësuar vetëm dy gola ndaj Benficën në sfidën që është luajtur një vit më parë.

Edhe në kampionatin spanjoll Atletico ka mbrojtjen më të mirë deri më tani me vetëm dy gola të pësuar, një ndaj Alaves, dhe një ndaj Barcelonës, me një gol të Messit.

September 29, 2016 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*