EKONOMI / Kuvendi rezulton me humbje, gjysma e deputetëve dalin në asistencë

January 31, 2019 17:10

EKONOMI / Kuvendi rezulton me humbje, gjysma e deputetëve dalin në asistencë

TIRANË – Mungesa e produktivitetit dhe rrudhja e tregjeve i ka bërë të papërballueshme shpenzimet e Kuvendit të Shqipërisë, duke e nxjerrë legjislativin shqiptar me humbje për tremujorin e fundit të vitit 2018. “Duke parë se kostot po i tejkalojnë përfitimet, ligjet që po nxjerrim kanë mbetur stok dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se puna e 140 deputetëve mund të bëhet edhe nga 90, kam vendosur shkurtimin e 50 vendeve parlamentare”, deklaroi për mediat shefi i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi shtoi me pikëllim se se në këtë mënyrë, edhe nëse nuk del me fitim, të paktën parlamenti do mbajë veten.

Sipas burimeve nga zyra ekonomike e Kuvendit, është llogaritur që të shkrihen ata sektorë parlamentarë që kanë rezultuar më problematikë, si PD, LSI, PR, PDK, PSD etj, ku humbjet kanë qenë më të ndjeshme.

Por po shqyrtohet edhe mundësia e disa qethjeve estetike brenda grupit parlamentar të PS, kryesisht mes atyre deputetëve démodé që besojnë edne te vlerat e partisë dhe shohin me skepticizëm Rilindjen.

Një prej ofertave kompensuese ka qenë ajo e pensionit të parakohshëm, por shumë prej deputetëve të prekur kanë protestuar. Një deputet i PDK-së që ka qenë më parë i PS-së, pastaj PD-së, LSI-së dhe PR-së, deklaroi me lot në sy se kjo ishte padrejtësi e madhe.

“Unë kam punuar me shpirt, nuk hiqet njeriu kështu nga puna”, tha ai. “Çfarë t’u them familjarëve? Që më zuri reforma?”, u shpreh deputeti, tashmë i penduar që nuk qëndroi në Itali kur iku për herë të parë në gomone në 1995-ën.

Por një skemë edhe më radikale, parashikon që deputetët e skarcuar të dalin në asistencë me 80% të pagës për tre vjet, me mundësi kredie të butë për strehim.

Në fakt, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ligjet e parlamentit kanë rezultuar me kosto të papërballueshme, dhe nga ana tjetër mungesa e cilësisë ka bërë që ato të mos ecin në treg.

Stoqe ligjesh të pashitura që nga viti 1997 gjenden gati në çdo sirtar të zyrave të Kuvendit, megjithë përpjekjet për të ndërruar fshehtas datën e skadencës e për t’i shitur me çmim shumice në Bosnje apo në Kosovë.

I pyetur nga deputetët e rrezikuar nëse kanë ndonjë shans për t’u rikthyer në punë, kryetari Ruçi ua bëri të qartë:

“Nashi për nashi kemi shumë ligjra. Kur të mbarojë këto, dukuni njëherë, por llafin nuk ua jap dot. Grahni nashi, se qeveria ka halle”. 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e vobektë, ndaj nuk mund të punësojë deputetë të rrezikuar  

January 31, 2019 17:10
Komento

4 Komente

  1. Dashi January 31, 17:47

    Me mire ta nxirrni me hozrashot, ose me letra me vlere

    Reply to this comment
  2. ME EMER February 7, 20:11

    Nese nuk eshte shaka , kjo eshte shume qesharake ..!Deputetet shkurtohen vetem me voten e popullit . Pra zgjedhje te parakoheshme..!

    Reply to this comment
  3. alphade February 11, 23:15

    Jo more zoterinj, JO !!! Eshte emergjente qe reduktohet ne maksimum numuri i deputeteve. Nje vend kaq i vogel
    sa c’eshte Shqiperia nuk mund te mbaje nje barre kaq te
    rende “cjep mallkocesh” qe vetem rrinjne e bejne sehir .
    Kosa duhet te filloje me sharlatanin e te gjutha kohrave,
    sinonimin e ligesise, Monstren e Vicidolit. Nuk i duhet as
    dreqit. Dergojeni qenin te permjerre ne shtepine e tij. Amerika ju derguar “selamin” ,c’prisni o derezes ?! Rra-
    seni qenin ne qeli dhe dergojeni ne REC, nje mal me kri-
    hajni e plackitje rendojne mbi te dhe mbi familjen e tij. Te gjithe si familje duhet te degdiset ne REC dhe te mos i
    shohin me rreze dielli me sy. Aq shume fatkeqesi i ka
    shkaktuar ky pizeveng e mafioz shqiotareve dhe kombit
    shqiptar.Binomi Berisha- Meta jane fatkeqesia me e ma-
    dhe e Shqiperise dhe kombit shqiptar..!!!!!
    Shenim: Cika e Skraparit tash na u zgjua nga gjumi letar-
    gjik prej afro 2 vjetesh,ne mos gaboj, dhe filloi te jape in-
    tervista,sa majtas e djathtas. Si nje “lope qumeshtore” e
    kulloti mire e mire PS pergjate 28 vjeteve dhe tash te 5
    pyetjet e Babaramos jep “alarmin” se Rama duhet te lar-
    gohet dhe t’ja leje kesaj baxhelke te paturpshme. Dhe kur? Tash qe po perfundon rrugen e saj te mundimeshme
    Reforma ne Drejtesi, sidomos kur po arrihet ne piken kul-
    minante te konstituimit te SPAK-ut dhe BHK. Pyetja ime
    eshte mos valle kjo “fustan basmaja” ka ndonje hall me pasurine dhe allishverishet ?! Helbete,nje dite do t’i nen-
    shtrohet edhe kjo hetimit te pasurise sepse akumulimin e
    ka 28 vjecar ?! Kjo zonje e shfrytezoi mire e mire “lopen
    e PS” dhe tash hedh vicka si lozonjare,tipar themelor i saj. Nga ana tjeter sqaroj se nuk kam asfare tani ndonje
    simpati per “Mark Shal Gjatin” ,personazhin e Kristo Fo-
    ridhit per nje mori aresyesh. Nuk kam simpati per te gjithe
    ata politikane qe s’kane pike fare idealizmi ne dejet e tyre. Jane politikane qe mbi tavolinen e tyre sot mbajne
    “Princin” e Makiavelit duke u mbeshtetur fort ne egocen-
    ntrizmin e tij, sipas te cilit, “qellimi justifikon mjetin” dhe
    pragmatizmin perendimor te “leverdise” dhe “interesit”,
    te zhveshur plotesisht nga idealet e se majtes apo te se djathtes. Nuk i,lejohet nje qeveritari qe presupozon se
    mbron interesat e te majtes dhe nje dite te bukur pa pri-
    tur e pakujtuar hidhet ne anen e djathte duke tradhetuar
    idealet e se majtes,hapur,pa skrupull dhe pa pike pen-
    dese perpara elektoratit te majte qe i ka dhene voten. Por
    te arrish deri atje,per interesin tend te vogel meskin apo
    per qejfmbetje sepse nuk e mbarove te tere “canakun” e
    “corbes socialiste” dhe te kerkosh heqjen e kryesocialistit
    si kryeminister, kjo nuk eshte asgje tjeter vecse nje ego
    e shthurrur qe tregon se ja cfare ka patur ne gjirin e saj PS- ja. Turpi i botes te nje femre pa turp!
    Prandaj kryeministri dhe kryesocialisti duhet t’i vere gish-
    tin kokes dhe te mos shkoje me mendjen “pushka ime ,
    mushka ime”, sic thone nga nahia e Dibres” ! Amaneti
    numur nje : Berisha- Meta dhe numur dy: Vasili- Manjani.
    Te kater e meritojne plotesisht RECIN …! I kane borxhe
    te medha shqiptareve dhe kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  4. alphade February 12, 02:08

    Komenti im…..”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*