Ekonomi: Protesta e opozitës krijoi imazh negativ për Shqipërinë

April 15, 2019 21:52

Ekonomi: Protesta e opozitës krijoi imazh negativ për Shqipërinë

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi gjatë një interviste për Abc News ka komentuar protestën që zhvilloi opozita dy ditë më parë, duke thënë se sjellja e protestuesve detyroi Policinë që të hidhte gaz lotsjellës dhe ujë.

Ekonomi tha se: “këto protesta kombëtare që kanë këtë numër bëhen sa herë që ne kemi Parlament, ne jemi të mbështetur ose mbikëqyrur nga tre kordonë policie dhe kemi një shoqërues që na çon deri në hyrje të sallës së Parlamentit.

Imazhet që pamë të shtunën janë imazhe që lëvizin në gjithë mediet ndërkombëtare, bëjnë një imazh negativ për Shqipërinë dhe për turizmin. Kur Alibeaj ka thanë është shpirti i protestës, por nuk besoj se është shpirti i popullatës në protestë.

Në fakt ajo që ne shikojmë është se protesta ka një skenar të pakonfirmuar dhe përfundon me një himn të stonuar. Nuk është se ka një mesazh tjetër, është një mesazh i përsëritshëm. PS ka një qëndrim konkret për këtë gjë. Palët politike kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje”.

v.l/ Dita

April 15, 2019 21:52
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku April 16, 01:15

    Epo kur u bo edhe kjo lope budallaqe te japi men anej – kenej.

    Reply to this comment
  2. Konti i Monte Krrabes April 16, 08:44

    Deputetja dhe ish ministrja qe sa ishte ne postin e ministresesh se ekonomise beri rrush e kumbulla fondet publike, paaftesia e coi ne ministre dhe deputete, sa me lart te ngrihen keto paaftesira aq me poshte bie rilindja. (se mos eshte vetem kjo 99 % te mbyt paaftesia)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*