Ekonomia, Ahmetaj: Në 4 vite është rritur punësimi, janë 36 mijë vende të lira pune

December 5, 2017 10:35

Ekonomia, Ahmetaj: Në 4 vite është rritur punësimi, janë 36 mijë vende të lira pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në konferencën “Politikat në mjediset e punës”.

Ministri u shpreh se zhvillimet pozitive dhe rritja ekonomike nuk janë thjesht statistika, por reale. Sipas ministrit në 4 vite janë hapur 260 mijë vende pune, ndërsa në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune, por duhet kualifikimi i duhur.

“Të gjitha statistikat pozitive në Shqipëri është bërë e modës të debatohen, por ekonomia është reflektim për zhvillimet. Zhvillimet pozitive nuk janë thjesht statistika, por reale. Raportet janë reale dhe nuk janë numra. 4 vitet e fundit shifrat e punësimit janë inkurajuese. 260 mijë vende pune në 4 vite. Rritja e punësimit është rritur në 61 %. Vendet e punës janë të reja dhe të formalizuara.

Kemi marrë angazhimin që papunësia të zbresë në nivel 1 shifror që nuk është pak. Sfida që kemi është së pari kualiteti dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Janë 36 mijë vende të liria pune për 10 mujorin e vitit 2017″, tha Ahmetaj.

Më pas ministri u ndal te aksionet e qeverisë, veçanërisht te lufta anti-informalitet duke e cilësuar si betejë të përditshme.

December 5, 2017 10:35
Komento

7 Komente

  1. klodi December 5, 16:18

    Nje lajm shume i mire, besoj qe sektori punesmit do vij duke u permiresuar pasi eshte dhe nje nga prioritete e qeverise per te bere me shume ne lidhje me gjetjen e alternativave te reja per te punesuar te rinjte.

    Reply to this comment
  2. dori December 5, 16:22

    nje lajm shume shume inkrajues sidomos per te rinjte, besoj se masat e reja ne paketen fiskale dhe rritja e qendrueshme ne ekonomi shtojne gjasat per nje ndikim me pozitiv ne sektorin e punesimit per krijimin e alternativave te reja per shume qytetare qe jane ne kerkim ten je evndi te ri pune

    Reply to this comment
  3. alisa December 5, 16:27

    Vleresime ministrit ahmetaj per punen serioze dhe korrekte qe ka bere deri tani ne krye te financave duek shenuar plote rezultate konkrete dhe pozitive per ekonomine vendase me kete ritem do beni plote e shume e shume pune te tjera te mira

    Reply to this comment
  4. fatri December 5, 16:30

    Vleresime po beni nje pune fantastike ne kete kuader dhe besoj qe ky aksion do japi frytet pas nje fare kohe si tek bizneset si tek ekonomia duke gjeneruar me shume te ardhura dhe reduktimi te parregullsive, mendoj se masa si keto jane shume te rendesishme per zhvillimin e vendit.

    Reply to this comment
  5. lejlek December 5, 21:29

    Me nje llogjike te ftohte dhe jo nnihiliste dhe servile.Reformat e qeverise jane per formalizimin e ekonomise dhe duhet , por nuk eshte aspak ashtu si trumbetohet dhe mbeshtetet nga ” njeqind mijeshit” e mesiperm edhe ne menyre mediokre e servile. Reforma ka prekur punetore te thjeshte me rroga minimale duke j uhequr nga buxheti i meparshem deri edhe dhjete mije leke te reja qysh ka hyre ne rregjistrim plus heqjen e nje rroge te lejes qe nuk e kane bere kurre tek privati plus nje shperblimi vjetor per vit te ri dhe nese behet fjale edhe per peseqind e tetedhjete mije te tjeret jane te njerkes zemerzeze qe i ka te regjistruar me njezet e shtate mije leke.
    Edi ka thene nje fjale te madhe zoti minister “kush e ben…..kete popull ….e ha” Ne qe te shohim e degjojme e punojme tashme jo ne shetin” tuaj”jemi shume dhe shume mire te shkolluar prandaj me mire mos dil e bej moral se nuk eshte mire as per ty.
    Pershendetje dhe suksese!

    Reply to this comment
  6. info analitike December 5, 23:58

    Ore ku jetojne keta 4 karafilat me siper te paguar per te pergezuar mashtrimet e ketij hajdutit me cizme.

    Reply to this comment
  7. Çiftja e vjeter April 20, 14:01

    Shume i besushem ky hundçiftja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*