Ekonomia dhe Sociologjia

August 30, 2017 09:39

Ekonomia dhe Sociologjia

I nderuar z.Thano

Vërej se sociologët tanë duan të shpjegojnë shqetësimet sociologjike të shoqërisë sonë, duke e ndarë problemin nga ekonomia.

Për mendimin tim nuk kanë të drejtë në arsyetim. Pse?

Duhet të jenë të  bindur  masivisht  që shkencat ekonomike jane sa ekzakte aq dhe sociale. Këtë konkluzion e kanë nxjerrë shumë ekonomistë të zakonshëm e  nobelistë.

Të analizojmë një detaj.

Format e shperblimit janë të shumëllojshme në kombe, specialitete të ndryshme, anekënd globit. Kjo ndryshueshmëri vjen si rezultat i praktikës ditore në marrëdhëniet midis pronarit dhe punonjësit. Kjo marrëdhënie eshte kaq e  e ndjeshme, sa një formë shperblimi, maksimumi, mund ta ketë jetëgjatësine  tre vite. Gjatë kësaj periudhe punëtori dhe pronari ndryshojnë si nga ana profesionale edhe sociale.

Një anëtar i shoqatës së socilogëve po mundohej të më shpjegonte fenomenin e emigracionit historikisht dhe aktualisht, duke e ndarë arsyetimin nga faktorët ekonomikë. U mundova t’i shpjegoj se në arsyetim, nga dy këmbët ekonomi-sociologji, po  e sakaton njerën kembë, pra ekonominë.

Për patericë, sepse nuk mund ta zbërthente ndryshe  mendimin, fuste arsyetime me terminologji komuniste. Skllavin a po e zëvendëson lavatriçja!? Nga emigracioni fitojnë vetëm vendasit. Skllevërit po shfrytëzohen si gjithmonë…

U mundova t’i shpjegoj se marreveshja e punës midis dy palëve është bërë me dëshirë. Kjo praktikë tregon se të dy palët janë të kënaqur dhe nuk mund të flitet për skllavëri.

Punëmarresi, për të njëjtën punë qe ka bërë në vendin e vet, paguhet minimalisht pesë herë më shumë. Me këto para përballon jetën ne emigrim dhe siguron jetën e familjes ne atdhe dhe siguron nje akumulim.

Kur i grumbullon parate, ëndrra e parë e shqiptarit, është blerja e një shtëpie në atdhe. Nëse tepron diçka, nga paga qe arketon,ka deshire te bleje nje autoveture te mire. Për mua është një praktikë shumë e mië.

Kur me tha se emigrantët janë injorantë dhe na hapen me makina luksoze në Shqipëri, nuk mu durua pa u pergjigjur:”Kjo është xhelozi.”

A bëra mirë apo keq, këtë ta përcaktojnë lexuesit. Kur u largua bashkëbiseduesi, nga veprimet e tij u binda se e humba një mik të vjeter, që as nuk di, e as nuk do të mësojë për bukuritë e ekonomisë.

Me respekt Fatmir Lohja

August 30, 2017 09:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*