Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës

December 8, 2019 10:46

Tërmeti fut ekonominë në “gjendje kome”, mbyllen 850 biznese në Durrës

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të rëndë në 4 dekadat e fundit në Shqipëri, me një bilanc tragjik prej 51 viktimash dhe shumë të plagosur, pa llogaritur edhe dëme të mëdha në banesa kolektive e shumë shtëpi private.

Por, edhe biznesi ka pësuar humbje të mëdha.

Madje, kërkohet ndërhyrja e qeverisë dhe e autoritetit të mbikëqyrjes financiare për të dalë nga ajo që mund të quhet si “gjendje kome”.

Ndërsa e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore është përqendruar tek sigurimi i strehimit për mijëra banorë të Durrësit shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, biznesi është lënë tërësisht në harresë këto ditë.

Sipas kreut të Dhomës së Biznesit në Durrës Alban Isteri, deri më tani janë 20 fasoneri me rreth 150-200 punëtorë secili, që edhe sot, në ditën e 12-të pas tërmetit, nuk kanë nisur ende punën, pasi ambientet dhe makineritë janë dëmtuar.

Rreth 850 biznese të vogla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve në godinat ku ushtronin aktivitetin, ndërkohë që janë rreth 100 biznese të mëdha që kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ajo që është më shqetësuese këto ditë është se janë edhe një pjesë e konsiderueshme biznesesh që vazhdojnë të ofrojnë shërbime në katet e para, ndërkohë që katet e sipërme janë kthyer në të pabanueshme.

Për këtë arsye, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, një ndër kërkesat parësore që i ka parashtruar Këshillit të Ministrave është “koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit të Emergjerncave për dërgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit”.

Një pjesë e bizneseve që kanë pësuar dëmtime të shumta në godina janë duke kërkuar ambiente të reja me qira, pasi riparimi i dëmeve do të kërkojë kohë, ndërkohë që nisja e aktivitetit duhet të bëhet një orë e më parë, sepse kanë afate kontratash që duhet të respektojnë me partnerët e huaj.

Por ndërsa janë të prekur drejtpërdrejtë nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, një pjesë e madhe e bizneseve po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

Në ditët e panikut që mbërtheu Durrësin, ku një pjesë mjaft e madhe e popullatës u largua drejt qyteteve të tjera, por edhe gjatë kësaj jave, jo të gjithë punonjësit i janë rikthyer punës, pasi një pjese prej tyre u janë shpallur shtëpitë e pabanueshme dhe ende nuk kanë zgjidhur problemin e strehimit.

“Bizneset në jo pak raste po punojnë me 40-50% të kapacitetit të tyre dhe kjo është një kosto e shtuar për ta”, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës, i cili ngre alarmin se nëse nuk ndërhyn shteti me lehtësira fiskale, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve do të shkojnë drejt falimentimit në muajt në vijim.

Pranë Qendrës së Regjistrimit të Biznesit këto ditë ka qenë i lartë numri i subjekteve që janë paraqitur për të pezulluar aktivitetin, për shkak të dëmeve të pësuara, apo se godina ku ushtronin aktivitetin është shembur ose ka dëmtime të mëdha.

Në një kohë kur shumë biznese kanë ndërprerë aktivitetin që nga data 26 nëntor, kjo mund të shoqërohet edhe me një kosto të rëndë sociale.

Deri më tani, bizneset në Durrës kanë deklaruar se do t’i paguajnë punëtorët edhe gjatë kësaj periudhe pauze, por kjo do ta rëndojë edhe më shumë portofolin e tyre.

Një fenomen tjetër shqetësues është fakti se edhe para tërmetit të 26 nëntorit, bizneset në Durrës ndjenin mungesën e fuqisë punëtore. Kjo pritet të thellohet edhe më tej në muajt në vazhdim, pasi një pjesë e fuqisë punëtore, të mbetur pa shtëpi pas tërmetit do të tentojë emigrimin.

Nga ana tjetër, një pjesë e punonjësve të dëmtuar nga tërmeti i kanë kërkuar punëdhënësve të tyre paradhënie, për riparimin e dëmeve apo për të marrë shtëpi me qira.

“Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre (jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania)”.

Kjo është një tjetër kërkesë që sipas Dhomës së Tregtisë duhet të marrë vëmendjen e qeverisë, pasi ka shumë biznese në Durrës që duan të kontribuojnë për riparimin apo rindërtimin e shtëpive të punëtorëve të tyre.

Deri më tani, qeveria Rama ka deklaruar se do të njohë si shpenzime të biznesit vetëm donacionet që do të bëhen nëpërmjet portalit shtetëror e-albania.

Në një kohë kur situata është mjaft kritike, Dhoma e Tregtisë Durrës kërkon nga qeveria “lobimin nëpërmjet Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë një vjeçare”.

Duke iu referuar shembullit të ndjekur nga vendi fqinjë, Itali, në rastin e tërmetit në Aquila, në vitin 2009, apo në Amatrice në vitin 2016, Dhoma e Tregtisë i kërkon qeverisë Rama ndërhyrjen për derdhjen e vlerës së TVSH-së në llogaritë e bizneseve dhe lehtësira fiskale që nënkuptojnë 3 vite pezullim taksash etj.

Kërkesat e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, drejtuar Këshillit të Ministrave:

*Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit Të Emergjencave për dëgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave  me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.

*Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3-vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqerore, TVSH, taksa vendore etj).

*Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët

*Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.

*Lobimin nëpërmejt Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.

*Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)

*Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portali e-albania).

*Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore  e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

j.l./ dita

December 8, 2019 10:46
Komento

16 Komente

  1. kur Ekonomia eshte ne dore te nje dhaskali anglishtje December 8, 11:11

    Ekonomia fale qeverisjes Rama ka kohe ne gjendje kome (pa thonjza fare) por termeti vetem sa e ben me te qarte deshtimin e eksperimentit te drejtimit ekonomik te vendit nga nje mesues anglishtje si minister ekonomie, si kryetar komisioni parlamentar te ekonomise dhe …si menaxhues i fondeve te ketij termeti nisur prej tij ne ekonomi kohe me pare.

    Reply to this comment
  2. biznesMONI December 8, 11:27

    VERINI EMER E MBIEMER KETIJ IDJOTI QE NE 100 IDJOTIZMA QE KA LLANGOSUR 200 HERE KA PERDORUR FJALEN ‘BIZNES’ QE NUK DI SE Ç’FARE DO TE THOTE LKJO FJALE FANTAZEM PERDORUR 30 VJET NGA HAJVANET KRRIMINELET E KESAJ POLITIKE QE SKA TE BEJE FARE ME ASNJE èPARIM TE EKONOMISE SE LIRE TE TREGUT PO THJESHT ALLISHVERISH,XHAMBASLLIK,MASKARALLIK,SKLLAVERI,KAFENE KU SHITET MIELL I BARDHE DHE FASONERI KU PUNOJNE SKLLEVER PER KRRIMINELIN SALI DHE KRYEHAJDUTIN LIKE FLORI NE SHEKULLIN E 21-TE DIKUR NE NJE VEND QE QUHEJ SHQIPERI!

    Reply to this comment
  3. biznesMONI December 8, 11:32

    KUR DO TU PERKTHEHET NE SHQIP KJO FJALE GFANTAZEM ‘BIZNES’ KOKE PALAREVE QE PO U RRI SI ÇEKAN MBI KOKE MBI 25 VJET NGA TURQISHTJA:ALLISHVERISHJ,XHAMBASLLIK,MASKARALLIK,FASONERI,SKLLAVERI SALI,LIKE FLORI,ORGJI QE SKA TE BEJE FARE ME ASNJE LLOJ PARIMI TE EKONOMISE SE LIRE TE TREGUT PO ME KAFENE KU SHITET DROGE NE NJE VEND PA ASNJE MJET PRODHIMI PA LE EKSPORTI!?

    Reply to this comment
  4. intelektuali December 8, 11:37

    KY ESHTE REALITETI

    Perrallat e specialisteve dhe ekonomisteve dru me pre, me “pune vullnetare” te Enverit qe prashikojne nje te “Ardhme te Ndritur” per ekonomine shqyptare

    PAS TERMETIT DHE PAS QAMETIT

    nuk kane si te behen realitet dhe mbeten vetem ne sferen e imagjinates enveristo-maoiste qe deklaronte ne citatet e tij fare thjeshte:

    PAS NATES VJEN DITA

    por:

    Qe askush nga Bota nuk i besonte dhe te gjithe qeshnin dhe gajaseshin me citatet e Maos dhe te Enverit qe shikonin;

    PAS CDO QAMETI LULZIM EKONOMIK

    sepse:

    Ku do te gjejne lekat per te perballuar pasoja e termetit te 26 nentorit dhe 21 shtatorit para tij pushtetaret fajtore per pasojat llahtar qe la pas keqmenaxhimi i ndertimit dhe i shtetit?

    Reply to this comment
    • GJERGJ December 9, 07:58

      Intelektual,Miral,Arben do shkosh ne gjykate ne mbeshtetje te Salianjit?Nuk cuditem me ty e me ideologjin tipike tande e te partis qe ti perfaqeson qe bazohet ne te gjitha veset negative te nje shoqerije njerezore e qe munt te thuhet pa fe droje “Shakllabanizem”.Oso ma shkurt e thanun “taraboshin e bani fushe” e kur doni edhe “myzeqen e bani mal”.E kerkoni fajtorin e do ta gjeni.Per 6 vite nuk u ndertuan ato pallate te demtuar,ato u ndertuan (shumica rreth 90%) para 15 vitesh ne kohen e turpeshme te SALUKUT.

      Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 8, 11:44

    “Ndërsa e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore është përqendruar tek sigurimi i strehimit për mijëra banorë të Durrësit shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, biznesi është lënë tërësisht në harresë këto ditë.”

    ore gazetarë kazani!!
    a jeni në vete??
    a thu se po të bëjë K/M botrore foto me biznesin fiton të njëjtin popullaritet??
    850 jeni ju o dobiça,K/M duhet të bëjë foto me 85 mijë dhe jo me ju!!votat fitohen me fotot me njerzit e dëmtuar me ata të mashtruar dhe ata të gënjyer e jo me ju!!
    prandaj sus në bythë dhe mos hapni gojën se ju çon K/Mja botrore tatimet dhe i mbyll dhe po aq të tjera!!
    deri sa të bëheni ju më shumë se të pastrehët e tërmetit!!
    atëherë po që i pjerdh këta të dëmtuarit!!nuk ka më leverdi!!
    shumica lali shumica,me atë bëhen fotografitë!!
    prandaj kafshoni gjuhën dhe vazhdoni punën se ju heq liçencat pastaj!!

    Reply to this comment
  6. Arben December 8, 12:23

    MOS U MERZISNI, KESHTU E KA SHQIPERIA UROPIANE

    Reply to this comment
  7. info analitike December 8, 12:59

    Ore meqe ra fjala per biznes. Po ata minatoret qe punojne per Samir Manen e qe jane ne proteste prej ca kohe sepse Zamo Oligarku nuk pyet as per sindikata, a do te beni ndonje gje apo jo?

    Reply to this comment
    • naim December 9, 08:09

      info analitike:Ky system eshte “kapitalizem I eger” ose Techerizem e jo kapitalizem europian(social) Mana paguan puntoret per at pune qe ata bejne sipas kontratave?Ai eshte punedhenesi.Je dakord puno,ne te kunderten ik.Keshtu asht ne Amerik,Angli,Israel etj.Kkushtet ,konditat e pagen I vendos pronari e jo sindikata.p o te mos ishte Mano rreth 5000njerez ne Shqiperi apo Kosove do ishin pa buke.Vende pune nuk hapin bythgrisunit e llapaqenjt poe njerezit e mencur e puntor.Ne Europe nuk shkohet me mendesit shqiptare.

      Reply to this comment
      • info analitike December 9, 10:10

        ky eshte nje koncept “liberal alla Neim Cili” qe propagandon kapitalizmin e eger nen kujdesin dhe perkrahjen, edhe finoanciare, te shtetit.
        Ne rastin ne fjale Samiri po shfrytezon nje rezerve pasurore publike te cilen e ka marre me koncesion fale shtetit e per te cilen edhe taksat nuk i paguan per aq sa i takon. Pra ketu kemi me shume statalizem e jo kapitalizem te eger. Te ishte per kapitalizem te eger sot Samiri do te ishte akoma duke shitur xhinse tek tregu cam.
        Ne kapitalizmin e eger ligji eshte po qe i zoti caj dhe fito dhe vlen si per sipermarresin ashtu edhe per punetorin por jo qe ti te perfitosh nga shteti per te cilin kontribojme te gjithe e te hiqesh kapitalist i eger me punetorin sepse ai nuk ka miq ne pushtet. Po te detyronte shteti Samirin qe te paguante borxhet e kredite e keqija ai qe neser do te falimentonte e jo te merrte koncesion pas koncesionit. Pra kur flet per Europe je ti qe arsyeton me mendesi shqiptare.

        Reply to this comment
  8. Adih December 8, 15:09

    info analitike @…
    Sa per “MILIARDIERIN ” qe i ka ngjitur emrin politika , me emrin Zamir MANE ,drejtohuni politikaneve per ankesat e juaja e jo Manes .Mane karrem i pa skrupullt dhe budalla bashke , punon per te tjere .

    Prandaj edhe sulltani Edi Rama , i ka dhene ne perlen e jugut ne detin JON , Zamir MANES truall me 1 euro m2 . Pervec minierave qe dalin gjithmon negativ .

    Reply to this comment
  9. Sula December 9, 00:28

    Si ka mundesi populli me “pro amerikane” te katandiset ne gjendje kome?

    Reply to this comment
  10. naimi December 9, 08:18

    Info:Vete mendimi yt esht jo normal.Puntoret nuk punojne per Saimir Manen,ato punojne per veten e tyre e per familjet e tyre e sipas kerkeses tyre per punesim ,natyrisht, me kushtet qe Mane kerkon.Vetem ne Shqiperi e ne vendet ish komuniste sulmohen ato qe punesojne njerez,ato qe jane shtylla te perparimit ekonomik te vendit

    Reply to this comment
    • info analitike December 9, 10:14

      O naim po me qenke qepur o derezi! Po c’derdellit kot si kale karroce pa ia pasur idene se per cfare po shkruan. Per c’kapitalizem flet kur nje shtet i tere i sherben nje grushti ologarkesh qe po i vjedhin pasurite ketij vendi. Po c’punetor e njeri i punes eshte Samir Mane qe nga student ne Austri papritmas u gdhi milioner me parate e “pashallareve te kuq”. Ke qelluar keq me meua se ia njoh dhembe e dhemballe historise se “suksesit” ketij qe ti mbron.

      Reply to this comment
  11. info analitike December 9, 10:22

    O naim po me qenke qepur o derezi! Po c’derdellit kot si kale karroce pa ia pasur idene se per cfare po shkruan. Per c’kapitalizem flet kur nje shtet i tere i sherben nje grushti ologarkesh qe po i vjedhin pasurite ketij vendi. Po c’punetor e njeri i punes eshte Samir Mane qe nga student ne Austri papritmas u gdhi milioner me parate e “pashallareve te kuq”. Ke qelluar keq me meua se ia njoh dhembe e dhemballe historise se “suksesit” ketij qe ti mbron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim