Ekonomia, problem strukturor. Dominohet nga shërbimet dhe ndërtimi

August 30, 2018 16:02

Ekonomia, problem strukturor. Dominohet nga shërbimet dhe ndërtimi

Ekonomia shqiptare ka një problem të madh strukturor, pasi ajo dominohet nga bizneset tregtare të ndërtimit dhe të kompanive të shërbimit.

Të dhënat e siguruara nga bilancet zyrtare tregojnë se 100 kompanitë më të mëdha të vendit patën një qarkullim prej 6.6 miliardë eurosh, duke dhënë plot 53% të Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.

Top Channel ka publikuar listën e 100 bizneseve, që realizuan xhiron më të lartë në vitin 2017.

Në krye qëndron një kompani publike, e cila është OSHEE. Monopoli shtetëror i Shpërndarjes së Energjisë arkëtoi 55.6 miliardë lekë vitin e kaluar, duke qenë për të disatin vit rresht kompania më e madhe në vend. Pas saj renditet Banka Kombëtare Tregtare me 46.4 miliardë lekë, dhe Kastrati me 43.5 miliardë lekë.

Dhjetëshja e parë e bizneseve më të mëdha të Shqipërisë dominohet nga kompanitë e naftës. Veç Kastratit, në të bëjnë pjesë Bankers Petroleum, Europetrol dhe Gen Claudis.

Pjesa tjetër e listës përbëhet nga dy kompani telekomunikacioni (Info Telekom dhe Vodafone), nga një kompani ndërtimi që punon si nënkontraktore e gazsjellësit Tap, si dhe nga turkja Kurum, e cila ndonëse ka shpallur falimentin prej kohësh, vazhdon të bëjë biznes në rendin e 200 milionë eurove në vit.

Struktura e bizneseve që dominojnë ekonominë shqiptare është e ngjashme edhe tek kompanitë e tjera të mëdha. Nga to, gjysma janë biznese që merren me tregti, 26 janë kompani shërbimesh, ndërsa 15 të tjera biznese ndërtimi.

Në 100 kompanitë më të mëdha të vendit ka vetëm 10 kompani prodhuese, të cilat shfaqen të përqëndruara kryesisht në shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit ose në fushën e materialeve të ndërtimit.

Shqipërisë i mungojnë kompanitë prodhuese dhe kompanitë industriale, të cilat krijojnë marka kombëtare dhe vlerë të shtuar për ekonominë.

s.a/dita

 

August 30, 2018 16:02
Komento

3 Komente

  1. tom August 30, 17:40

    Te gjitha qeverit e pas 90 ne bashkpunim me mafien e huaj kane perdorur dhune ndaj atyre qe prodhonin dhe sote e kesaj dite eshte e njejta situate,U prishen te gjitha fabrikat dhe uzinat nen pretekstin e teknollogjise se vjeter teknollogji e njejta me vendet e tjera te cilat i kane edhe sote.U prish nje bujqesi e tere e bonifikuar dhe e mekanizuar.Keto u bene per interesa hajduterie te ketyre qe na kane qeverisur mbas 90 e vazhdim.Prodhimi para 90 zinte 92 perqint tregtia 8 peraint vsot eshte e kunderta kjo vertetohet me bilancin tregtar import eksport.Edhe sote behet lufte e pameshirshme kunder prodhimit per ti sjell te mirat materiale nga jashte se aty eshte interesi hajduteve.Gazetar bej nje analiz para botimit gjeje shkaktarin.

    Reply to this comment
    • Arben August 30, 18:48

      Nuk u prishen te gjitha, vetem ato jorentablet.

      Nafte

      Mineralet

      Hidrocentralet

      Nuk ndaluan nje dite te vetme, as ne 97.

      Arsyeja e thjeshte, te vetmet rentable.

      Reply to this comment
  2. Arben August 30, 18:02

    Problem kriminal, jo strukturor.

    SherbimI per sklleverit dhe ndertimi per trafikantet e

    droges.

    Prodhimi eshte per njerezit, Po ne allbani nuk ka me njerez

    kane mbetur sklleverit dhe trafikantet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*