Ekonomia shqiptare drejt ngadalësimit. BB: Rritja do të ulet në 3.6%

January 10, 2019 20:26

Ekonomia shqiptare drejt ngadalësimit. BB: Rritja do të ulet në 3.6%

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite. Paralajmërimi vjen nga Banka Botërore, në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale.

Sipas BB-së, duke filluar që nga ky vit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë në 3.6 për qind, nga 4 për qind që vlerësohet të ketë qenë vitin e kaluar. Ky është një ngadalësim i konsiderueshëm në aktivitetin ekonomik të vendit, i cili pritet të shtrihet përtej këtij viti.

Sipas Bankës Botërore, edhe për periudhën 2020-2021, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme të ndrydhura, mesatarisht 3.5 për qind në vit.

Në fakt, ngadalësimi i ekonomisë shqiptare ishte paralajmëruar që më parë, për shkak të pritshmërive për rënien e investimeve, veçanërisht atyre nga jashtë.

Përfundimi i dy projekteve të mëdha energjetike, gazjellësit transadriatik TAP dhe Kaskadës së Devollit, krijon një hendek jo të vogël në ekonomi, të cilin Shqipëria nuk arriti ta zëvendësonte me investime të reja madhore.

Vet qeveria shqiptare parashikon një skenar tjetër për ecurinë e ekonomisë. Sipas saj, rritja ekonomike e vendit do të vijë duke u forcuar deri në nivelet 4.5 për qind, por ky parashikim duket se konsiderohet euforik nga ndërkombëtarët.

Rënia në 3.5 për qind e rritjes ekonomike ka pasoja të shumëfishta, duke e bërë më të vështirë zbutjen e varfërisë dhe rritjen e punësimit. Por, veç këtyre, ngadalësimi ekonomik vështirëson mbajtjen nën kontroll të financave publike, të cilat kanë nisur të kërcënohen nga rikthimi i borxheve të prapambetura.

v.l/Dita

January 10, 2019 20:26
Komento

2 Komente

  1. Turi January 10, 20:36

    E nga e dine keta qe bejne parashikime? Por, ne fund te fundit edhe 3.6% nuk eshte rritje e keqe. Ka vende ne Europe qe nuk kane asnje fare rritje apo edhe renie negative. Shqiperia po ecen shume mire. Keto parashikime duhet te vleresohen ne fund te vitit. Tani jane vetem parashikime, jo bindese.

    Reply to this comment
  2. Adih January 11, 03:17

    Nuk ka investime te huaja ,thote ky miku ne kete artikull..Nuk i duhen Rames keto .Rama ka ZAMIR MANEN qe i ka vene nofken biliardier ,dhe ka perlare gjithe ajken e bregdetit ,me keq si larqofti Sali ,ne toke te vjedhur ,si Private apo shteterore .Patishahu Rame ,nuk e njeh pronen pronarin ,por per vehetn e tij , di ta vjedhi me emra te trete , oligargesh ,si per shembell te unaza e re ,me ate cunakun 26 vjecar recepsionist ..Mos ka ikur per gjah edhe ky cunaku si i ndjeri Kosta Trebicka.?..Nuk te vjen as edhe nje firme serjoze o Rame ,i theret tocit ti apo jo ????Po nuk shkoi prona tek pronari . Ke bere edhe nje betim ,o patishah kur vure Bythet ne ate karige , paske bere betim fallce ,karshi kushtetutes .Nuk ndertohet kapitalizmi ,me kooperativa enveriste ????????Ah mjere ne ,na ka puq zoti me sharlatane .Prandaj Amerika dhe Gjermania ,po bejne reformen ne drejtesi ,o i kuq i pa ndreqshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*