“Ekonomia u tkurr me 2.5%”, Sejko bën bilancin e 3 mujorit të parë: Nga pandemia u mbyllën 17 mijë vende pune

July 1, 2020 16:37

“Ekonomia u tkurr me 2.5%”, Sejko bën bilancin e 3 mujorit të parë: Nga pandemia u mbyllën 17 mijë vende pune

Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme ka bërë bilancin e tremujorit të parë të ekonomisë shqiptare dhe ndikimin e pandemisë deri tani.

Sejko u shpreh ekonomia e Shqipërisë u tkurr me 2.5%, ndërsa gati 17 mijë vende pune u mbyllën, kjo për shkak të ndikimit negativ nga pandemia.

“Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%. Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%. Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në muajin maj duke shënuar një shifër prej 2%. Banka e Shqipërisë bën me dije se ecuria e ardhshme e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pasojave të pandemisë dhe nga reagimi i agjentëve të brendshëm dhe të huaj në raport me to. 

Në këtë skenar ekonomia pritet që të shënojnë një rënie të ndjeshme për këtë vit dhe norma të shpejta dhe të qëndrueshme rritje për periudhën në vijim. Aktiviteti ekonomik pritet që të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë. Të vijojë të mbetet në territorin negativ për 2-3 mujorët në vijim dhe t’i kthehet rritjet në vitin 2021″, u shpreh Guvernatori Gent Sejko.

 

l.h/ dita

July 1, 2020 16:37
Komento

2 Komente

  1. tomorraku July 1, 17:16

    Po ju sa i tkurret pagat tuaja dhe te Keshillit te bankes?Po parat e vjedhura te bankes nga Fullani dhe ndihmesit e tij a do te kthehen ndonjihere?

    Reply to this comment
  2. xxx July 1, 18:23

    sejko si shume je rrumbullakosur

    e ke pare zotrote skandalin e STAR ku shkarkuat kredite e keqija nga sistemi formal ne ate informal te minibankave qe ju supozohet t’i mbikqyrni por ne fakt keni mbyllur te dy syte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim