Ekonomistët kërkojnë luftë globale kundër parajsave fiskale

May 9, 2016 16:17

Ekonomistët kërkojnë luftë globale kundër parajsave fiskale

Rreth 300 ekonomistë u kërkuan qeverive të të gjithë botës të punojnë së bashku për të bërë përparime të konsiderueshme kundër epokës së parajsave fiskale.

Publikimi muajin e kaluar të “Panama Papers”, bazuar në 11,5 milionë dokumenta nga një zyrë ligjore në Panama ku tregohet se si të pasurit e botës fshehin paratë e tyre, ka rihapur debatin mbi drejtësinë e ekzistencës së parajsave fiskale.

“Ekzistenca e parajsave fiskale nuk ndihmon në pasurinë dhe mirëqënien globale, ato nuk i shërbejnë asnjë qëllimi ekonomik të dobishëm”, thonë ekonomistët në një letër të hapur të organizuar nga agjencia OXFAM në krye të një mbledhje ndërkombëtare antikorrupsion në Londër.

Ata i kërkuan kryeministrit britanik dhe liderëve të tjerë që të përdorin këtë mbledhje për të hartuar një marrëveshje të re mbi parajsat fiskale.

“Qeveritë duhet të rregullojnë në fillim shtëpitë e tyre duke garantuar që të gjitha territoret për të cilat janë përgjegjëse të bëjnë publike informacionet mbi përfituesit realë të blerjeve të kompanive dhe shërbimeve”, vazhdojnë ekspertët.

“Parajsat fiskale nuk lanë lindur papritur, ato janë një krijim i qeverive të mëdha, në veçanti nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja në bashkëpunim me institutet e mëdha financiare, kontabël dhe ligjore që lëvizin para”, thotë Jeff Sachs i Earth Institute në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe një prej ekspertëve.

“Abuzimet nuk janë vetëm shokuese, por janë haptas përballë nesh”, vazhdoi ai.

May 9, 2016 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*