Ekrem Spahia: Do ndalojmë martesat gei, LGBT: Beteja jote, si e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Redaksia Online March 11, 2013 10:31

Ekrem Spahia: Do ndalojmë martesat gei, LGBT: Beteja jote, si e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Rikthehen përplasjet e zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe komunitetit LGBT. Një ditë më parë, kreu i PLL u shpreh se partia e tij do luftojë në Parlament për të ndaluar ligjërimin e martesave brenda së njëjtës gjini dhe aborteve. Deklarata e tij është kritikuar ashpër nga komuniteti LGBT, i cili e ka theksuar se mendimet e zotit Spahia janë mesjetare dhe beteja e tij me çështje të tilla i ngjan asaj të Don Kishotit me mullinjtë e erës.

“Tashmë është shndërruar thuajse në një argëtim për ne çdo dalje publike  e z.Spahiu në lidhje me çështje që as nuk i kupton dot. Beteja e tij me çështje të tilla ngjan, për fat të keq, si beteja me mullinjtë e erës. Është evidente se partia mesjetare me një Don Kishot të përkrye si zoti Spahiu, duke mos pasur asnjë ide konkrete si të zhvillojë vendi, përpiqet të fitojë simpatinë  dhe mbështetjen e shumicës, duke sakrifikuar të drejtat e pakicës , por me mendimet e  veta nuk arrin të shkojë as deri në Burgajet, ku me siguri ka qytetarë të kulturuar, që i kuptojnë çështjet më mirë se Ekremi. E jo më t’u kërkojë vota  shqiptarëve që  duan të integrohen në BE”, theksohet në deklaratën  e përbashkët të shoqatave “Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT”.

Komuniteti LGBT kundërshton gjithashtu edhe qëndrimin e Spahisë për abortin, duke u shprehur se është e drejta e çdo gruaje të ketë kontroll mbi trupin e vet.

“Kjo është një arritje për lëvizjen e gruas në Shqipëri. Mekanizmat e mbajtjes së shtypur  të gruas në shoqëri si ajo që ëndërron Ekremi janë të sofistikuara, por të gjitha mbështeten në një gjë: t’i mohojnë gruas çdo të drejtë  për të pasur kontroll mbi trupin e saj  dhe mbi të  gjitha për t’i shkatërruar vullnetin e  vet të lirë”.

 

Redaksia Online March 11, 2013 10:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*