EKSKLUZIVE/ Atentatori i Enver Hoxhës

May 5, 2018 12:16

EKSKLUZIVE/ Atentatori i Enver Hoxhës

Në këtë pjesë të katërt të intervistës me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit, rezident në Paris, Hasan Luçi përshkruhen aktet terroriste që ballisto-zogistët e arratisur kanë kryer brenda Shqipërisë kur u hodhën si diversantë. Luçi është mjaft i besueshëm në ato që thotë, pasi flet me shifra dhe fakte që nuk i kundërshton dot. Këtu do të flitet edhe për një nga përpjekjet më të guximshme të agjentëve për të vrarë Enver Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë komuniste.

Është një nga historitë sa të pabesueshme aq edhe e panjohur që kam dëgjuar në jetën time si gazetar. Është historia e Avdyl Banushit, atij ballistit të arratisur që hodhi bomba në ambasadën tonë në Romë. Një nga veprimtarët më aktivë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Por edhe një trim i tërbuar dhe i paepur nga Golemi i Gjirokastrës. Kulmi është se kjo histori ka ndodhur gati një dekadë më përpara se të zbarkonte banda e Xhevdet Mustafës.

Ishte Avdyl Banushi që ka qenë shumë më pranë se paraardhësit dhe pasardhësit e tij terroristë për të vrarë Enver Hoxhën. Kjo ka ndodhur në vitin 1974, pikërisht kur Shqipëria kremtonte 30-vjetorin e çlirimit të vendit. Askush nuk mund ta merrte me mend, se pikërisht për të ndenjur para tribunës në atë ditë, ishin nisur që nga Nju Jorku një grup diversiv antikomunist, i kryesuar nga Avdyl Banushi. Ai dhe shokët e tij kishte mbërritur me bomba në xhep te Parku Rinia, madje kishin zënë strehë pikërisht në një apartament në bodrumet e pallateve të Shallvareve.

Intervistoi Xhevdet Shehu

–  Zoti Luçi, është folur vazhdimisht se bandat diversioniste që hidheshin nga jashtë, kanë kryer edhe akte terroriste. Mund të na përmendni se ku konsistonin këto akte?

– Po ata për terrorizëm vinin këtu. Në atë kohë ata kryen disa akte terroriste si vënie zjarri në naftë në Kuçovë, djegie kooperativash, vënie zjarri shtëpive të rinisë, djegie banesash të patriotëve kooperativistë etj. Në këtë luftë pati sukses loja e zhvilluar me anën e Frontit të Rezistencës dhe amnistia e vitit 1949, megjithëse në veri kjo nuk dha rezultatet e pritura. Kështu në vitin 1951 veprimtaria e bandave të armatosura arriti kulmin, një pjesë e të cilave ishin të përbëra me diversantë të jashtëm, që së bashku organizuan 135 aksione si vrasje, plaçkitje, djegie, propagadë, spiunazh etj.

Në fakt në 1950 kishte 114 banditë, nga të cilët 30 diversantë të ardhur nga jashtë, kurse në 1951 vetëm UDB- a dërgoi 450 diversantë. CIA dërgoi bandën e Curr Pajës nga Greqia. Kështu më 1951 vepronin mbi 475 banditë, prej të cilëve një pjesë ish diversantë të ardhur nga jashtë dhe pjesa kryesore banditë që vepronin nga brenda. Por si rezultat i masave të marra u kryen operacione spastrimi në të gjithë vendin dhe u asgjësuan 144 banditë. Për të përtërirë bandat e dëmtuara që pësuan në vitin 1951 edhe në 1952 spiunazhet e huaja vazhduan hedhjen e bandave diversioniste.

Në 1952, pasi veproi nën urdhrat e anglezëve deri në 1951, A. Zogu vihet në lidhje me drejtuesit e ClA-s dhe vuri në dispozicion të saj njerëzit e tij më të besuar Zenel Shehun dhe Halil Branicën, të cilët më 1 maj 1952 u futën në Shqipëri, ku u kapën menjëherë dhe pasi u mësua misioni i tyre e planet e anglo – amerikanëve, u bë objekt i lojës “Liqeni i Vajkalit” vazhduar nga Sigurimi i Shtetit për 17 muaj rresht. CIA i dha përparësi bazave në Greqi në atë kohë.

Atentatori i Enver Hoxhës

Lojat me spiunazhet e huaja ishin suksese të punës vetëmohuese të shumë punonjësve trima legjendarë të Sigurimit të Shtetit e të mbështetjes së fuqishme nga masa e popullit. Edhe në vitin 1953 nën diktatin e huaj, reaksioni i jashtëm bëri edhe një përpjekje për aktivizimin e bandave duke dërguar kriminelin e njohur Hamit Matjani e grupe të tjera diversioniste. Për të parë se si dëgjohej në Shqipëri radiopërhapja e CIA-s në ishujt Kalasinia (Greqi) në vitet 1952 – 1953, një zbulues anglez kujton se anijet e CIA-s e SIS-it bënin disa udhëtime nga Greqia deri në kufirin jugosllav me diversantë brenda për të dëgjuar transmetimet në gjuhën shqipe dhe për të njoftuar për efektin e tyre.

– Pas viteve ’90 është bërë i njohur se ka pasur një plan për të vrarë Enver Hoxhën në mesin e viteve ’70. Pse dështoi ai plan?

– Nuk ka pasur vetëm një plan, por disa. Enver Hoxha ishte i pari që ishte në krye të listës për t’u vrarë. Po le të shikojmë planin për të cilën më pyetët. Ishte nëntori i vitit 1974. Shqipëria komuniste kishte kohë që priste të festonte me madhështi 30-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Më së shumti ajo atmosferë ndjehej te banorët e kryeqytetit, të cilët prej ditësh mbushnin gjatësinë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të parë provat e përgatitjes së kuadrateve me ushtarakë që do të demonstronin para Enver Hoxhës në ditën e 29-të të muajit, e cilësuar si dita jubilare e çlirimit.

Në vëmendjen kryesore, ku rrinte dhe komisioni i përgatitjes së paradës së madhe, ishte pikërisht tribuna madhështore e ndërtuar prej më se 10 ditësh para hotel “Dajtit’, mbi të cilën në ditën e caktuar do të dilte Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe udhëheqësit e tjerë. Aty ishte menduar të bëhej një masakër e paparë ndonjëherë për të vrarë jo vetëm Enverin, por edhe të tjerët që ndodheshin në tribunë…

– Si e morët vesh planin e atentatit kundër Enver Hoxhës?

– Ua kam thënë dhe nuk është sekret se Sigurimi ynë ka pasur bashkëpunëtorët e vet në çdo organizatë e grup të mërgatës politike të shqiptarëve të arratisur, duke filluar nga ata ekonomikë, kosovarë dhe nga njerëz me të vërtetë atdhetarë që u dhimbsej me të vërtet populli i tyre. Më 30 prill 1974 unë mora informacionin se “Fronti i rezistencës kish marrë vendim që ai vit të ishte viti i aksioneve konkrete në Shqipëri ku të angazhoheshin të gjithë luftëtarët e lirisë.

Pikërisht aty u mor një vendim për të kryer detyrën më speciale që mund të ishte kryer ndonjëherë deri në atë moment. Të eliminohej fizikisht Enver Hoxha. Dhe më e veçanta akoma ishte se për atë detyrë nuk u caktuan njerëz të përgatitur në shkolla të rastit, por u caktuan pesë djem të fuqishëm me në krye siç dhe e kemi përmendur Avdyl Banushin.

– Ky ishte ai që hodhi bombën në ambasadën tonë në Romë?

– Dora vetë. Ai ishte autori i eksplozivit që ishte vënë në ambasadën tonë pak muaj më parë si merrej ai vendim ashtu siç do të bënte mbi ambasadën tonë në Itali apo të përsëriste aktin terrorist mbi ambasadën tonë në Paris. Avdyl Banushi ishte shumë i vendosur dhe i betuar për të realizuar detyrat. Ishte aktiv dhe i rrezikshëm. Kishte dhe një nuhatje natyrale të madhe, pra ishte i zgjuar. Është e çuditshme se si u bë armiku ynë ky njeri.

Gjatë luftës kishte qenë me rininë e Ballit, e arrestuan gjermanët dhe e çuan në kampin e shfarosjes në masa në Dakau. Nuk e di si shpëtoi dhe u kthye në Shqipëri. Pastaj u arratis… Me një fjalë ai së bashku me shokët bëheshin kamikazë të vërtetë. Por kjo gjë ishte shqetësuese pasi siç e shikon kishe të bëje me një njeri që e kishte ndarë mendjen për ta kryer me doemos atë akt. Unë dija që ishte nga Golemi i Gjirokastrës dhe në kohë të luftës kishte qenë me rininë balliste.

Pas çlirimit kishte qenë për shumë vite i dënuar në burgun e Burrelit. Por dija se kishte qenë shumë i papërkulur dhe nuk bënte as një kompromis për të lehtësuar veten. I ofruam të bëhej bashkëpunëtor i yni dhe t’ia lehtësonim dënimin, por ai nuk pranoi. Këta njerëz kur u ngarkon detyra bëhen shumë të rrezikshëm. Avdyl Banushi kishte hyrë shumë herë në Shqipëri dhe ishte kthyer shëndoshë e mirë. Madje pak para se të merrej ai vendim, pra punë muajsh ai kishte hyrë në Shqipëri. Kishte ndaluar në shumë rrethe dhe kishte aktivizuar të gjithë elementët e vet.

Kishte shkuar në Gjirokastër, Vlorë, Dukat, Fier, madje edhe në fermën Çlirim ku kishte qenë dikur i internuar në atë zonë, Durrës, Tiranë, Macukull të Burrelit dhe pastaj kishte dalë sërish jashtë kufirit. Ai kishte baza jashtë shtetit dhe brenda Shqipërisë. Jashtë shtetit kishte te shqiptarët e arratisur. Në Shqipëri kishte baza tek familje të pakënaqura nga regjimi. Në Lushnjë kishte bazën “GODO”. Në Durrës ishte baza “CERLOI”, në Tiranë ishte baza “BINERI”. Madje në bazën “Bineri” që i përkiste familjes së Sami Binerit, u formua dhe dega “Fronti i Rezistencës” për Tiranën, madje aty do të strehoheshin edhe më mbrapa kur donin të vrisnin Enverin.

– Cili ishte aksioni i Sigurimit të Shtetit për të penguar vrasjen e Enverit?

-Ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Unë për vete kam kaluar momentet më të rënda të jetës sime. Nuk ishte e thjeshtë. Përfytyro ç’mund të bëjë CIA sot në qoftë se rrezikohet jeta e Presidentit Trump apo ç’mund të bëjë KGB-ja për Presidentin Putin etj. Neve na rrezikohej udhëheqësi më i shtrenjtë të cilit i ishim mirënjohës për gjithë ato vepra që kishte bërë për vendin dhe popullin. Më dilte gjumi natën. Nuk ngopesha me frymë. Mendoja se pavarësisht se do të merrnim masat më ekstreme, por po të mos ia arrinim dot ta mbronim. Po sikur të ndodhte…?! Ky tmerr u shtua më tepër kur u informuam se për këtë mision ishte marrë edhe miratimi i amerikanëve.

– Pse kishin edhe amerikanët dijeni për këtë akt?

– Po. Sekretari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Mexhit Dibra u takua me majorin Tomas Smith dhe i bëri të qartë planin ku mori edhe miratimin e tij. Unë mësova se majori Smith u kishte thënë se siguria e Enver Hoxhës ishte perfekte, por Mexhiti i ishte përgjigjur se ky aksion ishte marrë përsipër nga Avdyl Banushi të cilin ata e njihnin shumë mirë madje dhe e kishin paralajmëruar të mos hidhte më eksploziv në ambasadat shqiptare në Europë, pasi ishin akte terroriste. Kështu që si mësova edhe këtë miratim të fundit mua s’më ngelej gjë tjetër, por të mbaja në vëzhgim Avdylin në të gjitha lëvizjet e tij. Ndërkohë që informova Tiranën.

– Si mbikëqyrët ju operacionin apo aksionin e Banushit?

– Unë njoftova Tiranën. Kam njoftuar direkt Kadri Hazbiun, ndërkohë që detyrë tjetër kisha të ndiqja objektivin në të gjithë lëvizjen e tij dhe të mbaja në korrent Kadriun me anë kodesh të shifruara. Ka qenë 20 nëntor 1974 kur unë mora sinjalin se ata u nisën nga SHBA-ja. Ndërkohë që mësova mbërritjen në Prevezë të Greqisë. Dy ditë më mbrapa pikërisht në 22 nëntor mora sinjalin se mbërritën në Çamëri. Unë pas çdo informacioni i raportoja Tiranës. Në të vërtetë sipas informacionit që kishim siguruar për planin e lëvizjes së tyre prisnim që ai të futej nga “Kepi i Stillos”.

Për këtë njoftuam dhe ajo zonë siç mësohet u bë “blind”. Madje për parantezë po të them se edhe vetë Avdyli kur ka dhënë në vitin 2002 një intervistë deklaron se kur erdhi në Çamëri dhe u ngjit malit të Stillos kishte vënë re brenda tokës shqiptare lëvizje të shumta ku kishte kuptuar saktësisht se përkëtej kufirit ishte dhënë informacioni për të. Ai ishte bindur se ishte në vëzhgim prandaj bëri të pamundurën për t’i humbur atij që ndiqte lëvizjet. Kështu ndërroi planin e lëvizjes gjë që kush mund të informonte nuk dinte për çfarë.

– Dhe më tej, si hynë dhe nga hynë ata në Shqipëri?

– Ndërsa prisnim të hynte në “Kepin e Stillos”, arritëm të merrnim informacionin se hynë në zonën e minoritetit të Sarandës. Pas kësaj nuk mësuam dot asgjë derisa hyri në Tiranë. Kur ai mbërriti në Tiranë, menjëherë morëm sinjalin “Hyri”. Menjëherë njoftova Kadri Hazbiun.

– Si është e mundur që nuk e ndoqët dot brenda territorit shqiptar?

– Unë sapo thashë se ai ishte shumë i zgjuar dhe si mësoi se ndiqej gjë që e pa sa hyri në Shqipëri ai mundi t’i fshihte mirë gjurmët. Kjo bëri që të shpëtonte dhe pavarësisht se nuk e kreu dot misionin arriti të kthehet shëndoshë e mirë në Paris dhe Nju Jork. Më mbrapa, pas viteve 90, kur kam takuar Avdylin dhe atëherë si u kthyen pas misionit të pakryer kam mësuar se ai si kishte hyrë në kufirin shqiptar kishte mbërritur në fshatin Aliko të Sarandës.

Kanë fjetur në atë fshat te djali i njërit prej anëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që ishte dhëndëri i Kryetarit të Kooperativës me profesion shofer. Të nesërmen të ndihmuar nga i zoti i shtëpisë ku kishin bujtur, i çoi deri në Gjirokastër. Prej andej me autobus arritën që në mbrëmje të shkonin në bazën e tyre te Shallvaret që i raportova unë Kadriut. Vetëm kur u kthyen nga Shqipëria, unë mësova se ata kishin qenë në familjen “Bineri”. Udhëtimi i tyre sigurisht kishte qenë i vështirë pasi informacioni ishte dhënë i saktë.

– Pse dështoi atentati?

-Natën e fundit të paradës tribuna e saj u largua nga vendi që ishte montuar prej dy javësh para hotel ‘Dajtit’ dhe u vendos para Kryeministrisë. Si nuk u kap dot Avdyli, ata mësuan se ishin në kërkim madje siç më ka thënë edhe pak kohë para se të vdiste, pothuajse ishte zbuluar se kur u kthye në shtëpi ku kishte bujtur, mësoi se roja që kishin lënë kishte parë njerëz të dyshimtë që ai besonte se ishin të sigurimit që vrojtonin me vëmendje. Kështu që reaguan menjëherë. Nga baza “Bineri” në mesnatë përfunduan në Ndroq pikërisht në familjen “Mancaku”.

Prej andej ai ishte rikthyer të nesërmen në Tiranë nëse mund të kryente misionin e dytë të hidhte eksploziv në Ambasadën Kineze. Siç më ka thënë kohët e fundit si shkoi te Ambasada e Kinës pa se ishte gardh me policë, pasi ishte përballë RTSH-së dhe shumë institucioneve. Kështu që ishte larguar pa kryer asgjë. Ishte lidhur me shefat e tij dhe i dërguan mjet nënujor për ta rimarrë në bazë.

– Po pastaj ku shkoi dhe si veproi?

– Mundi të fshihet mirë. Nuk u mësua asgjë. Unë ngela te momenti që është në Tiranë dhe është te Shallvaret dhe kaq. Vetëm pasi u rikthye në bazë unë munda të mësoja atë çka kishte ndodhur. Vetëm dy muaj më mbrapa si dështoi me misionin e parë për vrasjen e Enver Hoxhës dhe hedhjen e eksplozivit në Ambasadën Kineze, madje si kishte shpërthyer dy ambasadat tona në Paris dhe në Itali, Avdyl Banushi u përgatit të hynte sërish në Shqipëri.

Këtë herë do të hidhte në erë bustin e Leninit dhe të Stalinit. Por këtë herë ishte një kombinacion agjenturor ai që bëri që Avdyli të arrestohet i gjallë. Kjo u arrit nga zbuluesit tanë në Amerikë. Unë e kisha shumë të vështirë ta gjeja se isha në Francë. Atë kombinim e organizoi Rezidenti i Sigurimit në Amerikë, Sokrat Çomo, i cili ishte prezantuar si diplomat pasi ishte në OKB.

– Më thatë se jeni takuar me të pas vitit 1990, madje dhe kini pirë kafe me të. Si ishte komunikimi midis dy armiqve të dikurshëm?

– Jam takuar tre-katër herë pas 90-s me të e kemi pirë kafe te Sheshi Shopen, aty prapa Institutit të Arteve. Mund të them se ishte një takim normal. I hapëm kartërat. Kur i thashë se në radhët e tyre ne kishim agjentët tanë, filanin e filanin e filanin, ku merreshin vendimet më të rëndësishme,ai vuri duart në kokë. Edhe ai që e solli këtu kur e arrestuam ishte agjenti ynë.

Mirëpo vija re se nuk kishte asnjë shenjë pendese. Prapë po të jem në ato kushte, ashtu do të veproja, më tha. I kishte mbetur vetëm një peng i madh: Gjatë viteve kur kishte punuar si agjent i amerikanëve ai paguhej mirë dhe dollarët i kalonin në një bankë atj. Ishin 150 mijë dollarë. Priti t’i merrte kur doli nga burgu pas 90-s, por nuk i mori kurrë. Madje nuk i dhanë as vizë të shkonte as në Amerikë, dhe as në ndonjë vend tjetër. Vdiq në mjerim aty pas disa viteve…

 

May 5, 2018 12:16
Komento

19 Komente

  1. tz May 5, 12:49

    nuk thote me tej si perfundoi ky patriot i madh qe dhe vete amerikanet e kishin paralajmeruar per aktet e tij terroriste.si u arrestua dhe nga kush………

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. May 5, 14:06

    o shokuzotni Luc,o mavri,ja cfare thote Enveri per ish sigurimin famekeq te shtetit;Enver Hoxha: Pse dështuam me Sigurimin e Shtetit
    08.07.2014 • 09:08
    0
    Shkepje
    Enver Hoxha: Pse dështuam me Sigurimin e Shtetit
    Në shtator të 1983, ndërsa ishin mbyllur gjyqet e bujshme ndaj Fiqrete Shehut, Kadri Hazbiut, Llambi Ziçishtit, Feçorr Shehut…, Enver Hoxha bën bilancin e tij ‘tragjik’ në raport me veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit.

    Prej 40 vjetësh sipas tij, pushteti kishte qenë në duart e armiqve, përmes ministrive më të rëndësishme që ata kishin shtënë në dorë: Ministria e Brendshme, e Jashtme, e Tregtisë dhe e Shëndetësisë, përfshirë dhe Kryeministrinë.

    Është viti 1983 dhe Hoxha artikulon me keqardhje se kanë dështuar me këtë strukturë tepër të rëndësishme të sigurisë dhe se armiqtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë punuar në fshehtësi, madje deri në atë pikë sa ai, shefi i të gjithëve, nuk kishte ditur asgjë.

    Me këtë argument, në mbledhjen e sekretariatit në Komitetin Qendror të 5 shtatorit 1983, Enver Hoxha i bën një skaner gjithë veprimtarisë së strukturave të sigurimit të shtetit dhe mosfunksionimit të marrëdhënieve mes strukturave të sigurimit me organet partiake.

    Fjalimi i tij me shënimin ‘tepër sekret’ së bashku me diskutimet e të pranishmëve në këtë mbledhje si Hekuran Isai apo Ramiz Alia janë ruajtur në dosjen 102 të fondit 14http://www.kohajone.com/2016/01/16/ramiz-alia-dhe-sigurimi-i-shtetit/

    Reply to this comment
    • Tom May 5, 16:39

      Mos u trego kaq koqe.
      Interpretimi se Sigurimi paska deshtuar i duhej Enverit per te denuar Kadriun qe ti hapte rrugen ramizit, por jo se Sigurimi kishte deshtuar ne realitet.

      Reply to this comment
      • Doni apo nuke doni ju koqe mij kenetash,Drejtesia do te BEHET. May 7, 19:17

        Jo mor bole,por kjo eshte e verteta qe ne kishim nje sigurim shteti jo per shtet por per vete me qene mbret.Dhe kjo muke don as men dhe as kalem kur shikoje sesi ushtria shkermoqej me 1997,apo digjej krieministria dhe kjo ngase kishim patur nje sigurimfamekeq qe nuke deshte t’ja dinte,dje per popullin dhe sot per atdheun e perzhitur,grabitur,gjakosur e tjeteruar nga ujqerit e cakejt e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Nje merite ne kohen e diktatures komuniste kishte vetem policia qe ruante popullin nga vrases,perdhunues,grabites e “gangstere”te asaje kohe,se sot jane kthyer ne supergangstere,perdhunues,e tutore,500 police nuke jane pak si fillim qe u larguan veten nga detyra,pa harruar qe Vettingu do te nxjerre dhe dyhere aq.Dhe e gjitha kjo ngase sigurimsat ishin dhe mbeten ne teresine e tyre bashke me oficeret pjese e jashteqitjes shqiptare.Askush nuke ka moralin te me kundershtoje,se hapja e depove te armeve,grabitja e bangave dhe riciklimi i botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne si lavatrice tuj pastrue leket e piset,flasin qarte,bile aqe qarte sa ju desh popullit,SHBA,e BE te kerkonin me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Deltiminalizimit.Mjaft me,ne moralin e tyre eshte me e pakta ti kerkojne falje popullit per paudhesite e tyre,dhe kjo nga padia apo bashkefajesia kete ja leme minutave qe ti nxjerrin cullak,pra lakuriq me duar ne xhepa;thote populli. Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga superlukset e pushtetet ne bangen e akuzes dhe ne nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni,binduni e rrefehuni nje here te vetme ne jete qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

        Reply to this comment
  3. Drejtësi shoqrore May 5, 16:41

    Sot është 2oo v. i lindjes të ideologut të socializmit shkencorë dhe të barazisë sociale Karl Marka sot ishte manifestim nĕ Trier mjafton të dëgjosh gjermanët sa e vlersojnë qoftë edhe biznismenë ndahen edhe dekorata ,, Karl Marks “dhe kur ndëgjon dhe lexon në shqip për Marksin e socializmin trishtim i vërtetë

    Reply to this comment
  4. Rosvelt May 5, 17:38

    Si ka mundesi qe nuk ka komentuar akoma ai kari qe e mban veten INTELEKTUAL? Ai i semuri psiqik!

    Reply to this comment
    • Lexuesi May 5, 21:50

      ….sepse duke shkruar personalisht juve – si nje intelektual i nje lloji tjeter – AI ka kosnideruar qe ju na keni thene GJTHCKA dhe e ka pare te arsyeshme qe te qepe gojen qe te mos i llapi njelloj si mendja e juaj e ndritur…: ju i keni thene te gjitha! Te tjeret intelektuale hane thonjte e gishtave sepse ju ua moret ne kthese me komentin tuaj largames…
      Te jeni i sigurte qe edhe une ndhem pakez xheloz per stilin tuaj frenetik a parisien…

      Reply to this comment
      • ... May 5, 23:27

        allora vai a cagare!

        Reply to this comment
        • Il Lettore May 6, 09:38

          Povero te… Sei uno squallido e basta. Guarda che gente come te non li accetta alcuna nazione…, nemmeno la “nazione” dei Peppini…, poiché persone come te una merda è tale rimane.., chi parla di merda…, in bocca e nel cervello ha evidentemente soltanto merda…, merda merda da cavallo,,, cioè thene in Albanese: b a j g e !! U pastrofte Shqiperia prej haleve si puna jote!!! A m i n !

          Reply to this comment
      • Behu pak xheloz me gjuhen e idhullit tend May 6, 09:41

        Kokaina rekord në Durrës, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

        Rosvelt
        Duhet mbajtur nen masa sigurie te larta ky bukuroshi, sepse kesaj rradhe rrezikon me jete!
        Pse?
        Sepse kokat e verteta te trafikut me kolumbine jane zyrtare te larte te PD-se, ky eshte vetem prestanome, si i thone italianet.
        Masa te rrepta sigurie, per t’i dhene mundesine qe te bashkepunoje, pra te zbrazi thesin e te merret nen mbrojtje.
        E morret vesh tani pse kohet e fundit Lulezim Basha ngeli duke bere “vizita” ne Gjermani?
        Sali, Lulezim, Shkerdhen … nuk ka imunitet qe u ben derman tani. Ju erdhi ngordhja!

        intelektuali (avokati i Sali Berishes)
        Ore ti dallkauk, nuk shkruhet Rosvelt, por origjinali eshte Roosevelt, qe ne shqip lexohet Ruzvelt, por o mavri enveriste kur nuk di shkrim dhe kendim pse hyn ne debatin intelegjent tegazetes DITA?
        sepse:
        KUR QENKA KAQ I SQUTE SALI BERISHA SA TE KALOJE TONELATA KOKAINE ME BANANE KOLUMBIE NEN HUNDEN VIGJILENTE TE EDI RAMES, QE EDHE KUR PJERDHIN KRYETARET E BASHKIVE NEPER RRETHE E MESON RRUFE,
        atehere:
        Edvin Karagjozi eshte krejt i paafte si BOS per te drejtuar Vatanin dhe duhet urgjentisht te jape doreheqjen qe t’ja leje karriken e Kryeministrit nje tjetri me intelegjint dhe qe ka mbaruar shkolle dhe ka dipllome sagllam.

        Xxx
        Te q… racen intelektual leshi. Cfare intelektuali je ti o plehre qe ngele duke share? Karagjoz muti

        Une,Lubonja
        Intelektual gjysem analfabet! Sa qesharak? Lexoni gabimet ortografike si te qe i ben si Noka,Muli,kur flet!:

        Reply to this comment
  5. Arber Iliri May 6, 16:17

    O 007 ti njoftoje Kadri Hazbiun direkt, po a ishte agjent Kadriu apo jo se ai vulehumburi keshtu tha qe ishte agjent.Si nuk e la Avdulin ta hudhte ne ere me kuc e me mac.Hajde gjeje keto punet e ketyre.

    Reply to this comment
  6. demo May 6, 17:28

    Sigurimi ishtetit ka qene i zoti te mundoje,torturoje grate dhe femijet ne Tepelene dhe duarlidhurit neper burgje,jo burrat si ky Banushi qe paska hyre e paska dale ne Bllok te hotel Dajtit si ne bahce te vet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 7, 10:11

      o dem
      ta kam thënë me kohë dhe po ta përsëris!!
      mos u nastradinos!!
      ndryshe nga sa të ishte mbushur mëndja ty,që të ka pas shpëtuar shurra dhe nga hija tënde,sigurimi nuk mund të kontrollonte,nuk mund të skedonte,nuk mund të bënte tërë ato që ke menduar ti!!
      ajo ka qënë vetëm luftë psikollogjike dhe e ka pasur rrezultatin e saj!!fakt je ti!!
      banushi kishte bindjet e ti,por mos harr se dhe ky”jo burrat si ky Banushi “!?
      nuk qulli ASGJË!!
      pra hyri e doli si PORDHA NËPËR BREKË!!
      dem ta kam thënë shumë herë,për të dënuar diktaturën!?
      ke jashtëzakonisht fakte!!
      përdori ato,mos i egzagjero!po bëre këtë,po të kishim bërë këto do të kishim arritur shumë gjëra!!
      -do ta kishim demaskuar
      -do të ishim paktuar
      -nuk do të lejonim lindjen e kësaj klase BASTARDE që na drejton
      -do të kishim shkuar përpara
      këtë gjë nuk po e bëjmë!!
      sepse kur ti fillon e flet si kodra pas bregut!?dhe unë që kam vuajtur në interrnim,por ndryshe nga ty,kam luftuar pushtuesin dhe kam ndërtuar me dhëmbë e shpirt këtë shqipëri,të vihem kundër!!të vihem kundër sepse nuk pranoj që ti të pshurrësh mbi gjakun dhe djersën time!!sepse unë nuk pranoj që ti të më bësh budalla dhe të më quash tradhëtar sepse kam luftuar pushtuesin,kur ti ishe në krah të tij,sepse nuk mund të më quash shkatërrues shteti kur me djersën time ti po jeton akoma duke i shitur për skrap!!
      kështu o dem trimi!!
      keni 30 vjet që po bëni të njëjtën gjë që bëri enveri,indoktrinim(për të tjerat skeni pasur bythë se gjaku lumë kishit për ta derdhur),ju janë bashkuar bastardë tanë dhe prap nuk keni asnjë lloj fuqije!!përveç injorancës totale të argumentimit,subjektivitetit të trashë mesjetar!!
      dem
      enveri dhe të këqijat e tij do të ishin harruar me kohë!!por ju nuk të lini,ju nuk mund ta lini të harrohet!në një thënje thuhet se një “njeri vdes dy herë!herën e parë kur vdes,dhe herën e dytë kur i përmëndet emri për herë të fundit”!!enveri ka vdekur para nja 30 e kusur vjetësh fizikisht!”puna juaj nuk po e lë të vdesë për herë të dytë dhe përfudnimtare!!

      Reply to this comment
    • Ylli May 8, 00:30

      Demo po “gabon” qellimisht ose ben propagande kot se koti kunder historise sepse e kaluara mbetet e kaluar e duhet analizuar me gjakftohtes. Duhet te kesh parasyah qe Sigurimi i Shtetit ishte organizuar ne disa ndarje te medha, ne nendarje, dhe me tej ende… Ne publik che nga vete strukturat e Sigurimit te Shtetit njiheheshin vetem ato te deklaruara, por do te duhet te kesh parasysh – nese nuk e dije, t’a mesosh tash – se kishte shje sherbim tjeter te fshehte qe ishte drejtperdrejti nen kontrollin e Hoxhes. Ky lloj sherbimi ishte tejet i konsiliduar me struktura te zhdervjellta dhe nivele te ndryshme aktiviteti perfshire edhe agjenturen neper Bote… Keto struktura ishin shume efikase, kontrollonin gjithçka e kedo dhe ishin te perbera nga njerez shume te besuar dhe me te vertete te ndershem (nese konsiderojme qe ndershmeria e vertete ishte nje vlere e epokes): struktura te tilla do te mund te krahasohen si me masonerine bie fjala… Me keto lloj sherbimi nuk tallej askush edhe vete Sigurimi i Shtetit (legal)… Qarte?! Besoj qe po…

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 May 8, 08:14

        yllo
        më vjen keq të ta them,por këtu ja ke futur paaaaaaak si shumë fëndës!!
        nëse do të shkruaj dhe unë një a më shumë libra të tipit “dedektivi” të agim hamitit!por në fakt nuk është e nevojshme,sepse jashtë SSH nuk ka pasur strukturë tjetër “sherbimi ishte tejet i konsiliduar me struktura te zhdervjellta dhe nivele te ndryshme aktiviteti perfshire edhe agjenturen neper Bote…”!!
        këtu fillojmë me teori konspirative!!me imagjinatë,ku seicili sipas mundësisë mund të shtojë sa të dojë!!
        nëse enveri ishte gjenial për manipulim,ishte i paaftë në maksimum në drejtimin e zbulimit!ata që krijuan dhe mbajtën zbulimin shqiptar ishin një grup njerzish të talentuar,për të mos thënë më shumë,që me kalimin e kohës shkuan nga amortizim deri në likuidim,dhe pasojat i pamë dhe i shohim edhe sot në zbulimin shqiptar.
        enveri “fuqinë” e tij e pati tek MANIPULIMI,dhe jo tek gjenialitieti i tij për krijimin e “strukturave tejet të konsoliduara të zbulimit”!!

        Reply to this comment
        • Ylli May 9, 16:47

          …”Anticensure….”,,, Shiko se nuk e ke kuptuar mire ate qe them une ne lidhje me sherbimin e fshehte (dmth te dyfishte) jashte strukturave te organizuara te Sigurmit (legal)… Enverin ne kete pike do te duhet t’a konsiderojme jo si gjeni po si nje imitues te te tjere diktatoreve… Aspak nuk e vleresoj Enverin nje gjeni edhe ne trajtimin e ketij argumenti… Jam pikerisht dakort me mendimin tuaj qe Enveri na qé nje manipulator i shkathet, i pacipe. makiavelist klasik i pameshirshem… Enver Hoxha e manipuloi duke spekulluar indeologjine marksiste-“leniniste” per te mbajtur pushtetin perjetesiht qe gje ai – do te duhet t’a pranojme – e realizoi plotesiht… Nuk ekziston asnje lloj konsipiracioni… Duket se nuk e keni ndjekur me vemendje kur fliste Enveri…, here here Hoxha fliste me gjuhe e linguazh me karakter te dysihte ose te trefishte per ata qe njerez qe i kishin “anetnat zgjuar”…: edhe para vdekjes se Mehmet Shehut e simos me intensitet me te madh me pas kesaj,, ai thoshte shpesh se: “te gjitha komplotet nuk i ka zbuluar Sigurimi I Shtetit por Partia dhe vigjilenca e saj! Sigurimi i Shteti ishte ne duart e armiqve si kadri hazniu, Feçorr Shehu, Llambi Ziçishti e te tjere.., prandaj – perfundonte Hoxha – Sigurimi duhet te vihet me mire nen urdherat e mesimet e PPSh-se sepse Partia me forcen e saj ne beri te mundim Shqiperine nga armiq e komplostiste sherbetore poliagjente te te huajve “… Eshte evidente qe Hoxha ne radhe te pare e kishte fjalen per “forcen” goditese ne fillim te PPSh-se e me pas forcen aprovuese te PPSh-se perkundrejt vendimeve ndeshkuese me vone kunder “armiqve”…, dhe nga na atjete ne te njejten fraze Hoxha te linte pershtypjen se na ekzistone nje sherbim tjeter informativ me potent me i sterholle, te cilit Hoxha i besonte 100% dmth qe ky i fundit ishte i strukturuar brenda vete aparatve te strukturava te PPSh-se.., te cilat Hoxha mund t’i eprdorte si te donte dhe ku – pas vdekjes se Hysni Kapos – kryeministri Mehmet Shehu nuk fuste hundet…, sepse ishte ne kontrollin e plote te Ramiz Alise e Nexhmije Hoxhes.. Kur vdiq Hoxha nga na ana e agjencise britanike ROJTER do te perdorej ky term:”fjala e Hoxhes ishe e mbushur perplot me ngjyra” dhe kestu ROJTER nuk e kishte fjalen epr anen stilistike te fjalime shablloneve te Hoxhes por per pikerisht per frazat me dykuptishmeri te Hoxhes qe jepnin mesazhe te qarta atyre qe ishin intelegjen dhe pragmatsit brenda PPSh-se e intelektauleve te “pavarur”… Ky lloj sherbimi i fshehte personal i E. Hoxhes ka ekzistuar dhe nje dite do te dalin faktet dhe jo sot… Ne te vertete problemi eshte se ky lloj sherbimi vazhdon punen e vet sot apo jo…

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 May 14, 10:48

            me këtë mënyrë të arsyetuari jam i një mendimi,jo plotësisht!!
            me “fuqinë goditëse të partisë”unë nuk kuptoj një “sistem agjenturor të fshehtë”të enverit,por thjeshtë mashën e tij,dajakun e itj goditës!!
            pra si e ka thënë në atë kohë enveri dhe nexhi e ramizi më pas ka qënë partia ajo që ka zbuluar dhe dënuar jgithçka!!pra e përmbledhur më thjeshtë kanë dënuar politikisht!prandaj asbiu e tha mirë,”nga sigurimi,nga ana profesionale,nuk ka pasur të dhëna për punë agjenturore”!kështu që interpretimi nuk mund të merret si provë për të vërtetuar veprimtarinë agjenturore!!
            kështu që enveri përdori mashën e bindur,me hir a me pahir të njerzve për të mbajtur pushtetin e tij!
            sa për të folurën dhe nuancat e saj,këto janë pjesë përbërëse sa e njeriut që flet dhe e atyre që e dëgjojnë!!
            në rastin më të mirë njerzit do të përpiqen të lexojnë,interpretojnë,ndërmjet rreshtave,të pashkruarën,sipas interesave të tyre!
            edhe kur nuk egziston një gjë e tillë,edhe kur folësi nuk ka pasur as më të voglin qëllim!!
            enveri ishte një pjellë e këtij populli,një pjellë e trashëguar dhe që la trashëgimtarë!!
            nuk erdhi nga hiçi dhe nuk u zhduk!!
            shqipëria, nga pavarsia e saj ka, ndryshuar vetëm formën,por asnjëherë përmbajtjen!!
            të paktën deri sot!!

  7. Hammerhaituri May 7, 11:19

    Sh.mire ama ke te besh me tifoseri fanatike qe nuk “ha” argumente knaqen vetem shkatrrim total

    Reply to this comment
  8. Ylli May 8, 02:46

    hhhhhhmmmmmm…: e di qe me pelqen Z. “anticensurë25642654” menyra sesi mendoni….
    dhe unë që kam vuajtur në interrnim,por ndryshe nga ty,kam luftuar pushtuesin dhe kam ndërtuar me dhëmbë e shpirt këtë shqipëri,të vihem kundër!!të vihem kundër sepse nuk pranoj që ti të pshurrësh mbi gjakun dhe djersën time!!sepse unë nuk pranoj që ti të më bësh budalla dhe të më quash tradhëtar sepse kam luftuar pushtuesin,kur ti ishe në krah të tij,sepse nuk mund të më quash shkatërrues shteti kur me djersën time ti po jeton akoma duke i shitur për skrap!!
    kështu o dem trimi!!
    keni 30 vjet që po bëni të njëjtën gjë që bëri enveri,indoktrinim(për të tjerat skeni pasur bythë se gjaku lumë kishit për ta derdhur),ju janë bashkuar bastardë tanë dhe prap nuk keni asnjë lloj fuqije!!përveç injorancës totale të argumentimit,subjektivitetit të trashë mesjetar!!
    …E gjithe kjo qe citova deshmons e jeni Atdhetar i vertete! Ju lutem ky nuk eshte nje kompliment kortesie.. Me duket se kemi debatuar disa here se bashku ne rubriken “Nga Vijme”… Gezohem qe te ndjej perseri on-line… Pershendetje te perzemerta dhe pergezime… Mire u degjofshim…. Ylli nga larg Atdheut fizikisht poe me mendje dhe zemer gjithone afer!!!….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*