EKSKLUZIVE / Avokatja e Vitit të Ri jep recetën e Gjelit të Popullit

December 28, 2017 21:18

EKSKLUZIVE / Avokatja e Vitit të Ri jep recetën e Gjelit të Popullit

Në këtë atmosferë festive, Avokatja e Gjelit, Erinda e Ballancuar vjen me një profil tjatër.

Për lexuesit e shumtë të saj, pra për ata që po kullotën sytë në më shumë se njëqind fjalë u merren mendtë, Avokatja e Vitit të Ri sjell në këtë rubrikë recetën e Gjelit të Popullit.

Së pari, Erinda thotë se përmes një votimi të fshehtë duhet zgjedhur gjeli i duhur, mundësisht ai që është ekzekutuar sipas nenit 10, pika 110 e Kodit Penal.

“Çdo zgjedhje tjetër do ishte shtazarake, ose më saktë shpezërake,” saktëson Avokatja.

Ajo sugjeron që kush ka paqartësira për përzgjedhjen, mund të këshillohet për 1500 euro/ora me studion legale Tonuçi, ose me trajnerin Panuçi që pranon edhe me një kapuçino falas.

“Sekreti është që gjeli i popullit të marinohet”, thotë ajo, “unë për vete gjeldetin e lë një javë në det, te baza e Marinës Luftarake në Bishtin e Pallës; një gjel i marinuar pranë Marinës kësisoj, i jep ujë në bisht të lugës çdo gjeli injorant e démodé që nuk di të kombinojë ngjyrën e pendëve me perdet e zyrës”.

Një mënyrë alternative marinimi, është shpëlarja e gjelit në 20 gradë në lavatriçe, me uthull kumbulle për 30 minuta.

“Mirë është që gjatë kësaj kohe, në sfond të dëgjohet kënga e famshme popullore, “Kumbulla prapa shtëpisë”, për të ballancuar shijet”, i sugjeron popullit Avokatja.

Në vijim, për mbushjen e gjelit ajo i këshillon popullit të përdorë gështenja Kaukazi, arra braziliane (nga ato të Bahias, se në Sao Paolo e kanë prishur dorën qerratenjtë), Avogado dhe manaferra të Alaskës.

“Ndërsa salca e sojës së Shenzhenit nuk duhet të mungojë nga çdo tryezë popullore,” shton Avogado e Popullit.

Në përfundim, ajo thekson se pjekja prej 2.5 ditësh në temperaturë 178 gradë i ja ruan shijen gjelit për një mandat 5 vjeçar me të drejtë ripjekjeje, qoftë edhe duke anashkaluar vetingun.

“Nëse do ta zhvendosni gjelin, nga tepsia e zakonshme e pjekjes në një tavë Swarovski me gurë smeraldi, për të mos kulluar yndyra në tapetin persian 120 mijë eurosh që secili mund të ketë në shtëpi, përdorni më mirë fletët A4 të dosjes së trajtimit të familjeve rome dhe egjiptiane,” sugjeron Avokatja.

“Megjithatë tregohuni fleksibël, fletët mund të jenë edhe nga çështje të tjera të mprehta sociale,” shton ajo.

Kështu, për të përgatitur një gjel të popullit me këto lëndë të para që gjenden kudo në natyrën e egër, Avokatja e Vitit të Ri thotë se një kosto mesatare prej 8900 eurosh, plus 5 mijë lekëshin e bakshishit për Myrton, rojen e Bisht-Pallës, është e përballueshme për çdo familje.

“Gëzuar, cin-cin dhe au revoir, mes amis,” përfundon Avokatja e Gjelit të Popullit.

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ndalohet rreptësisht marrja me shaka e këtyre rradhëve.    

December 28, 2017 21:18
Komento

2 Komente

  1. shvejku December 28, 23:46

    Per avokates se vitit te ri ka edhe personazhe mjaft karizmatike qe e udheheqin kete popull me keshillat e tyre shume praktike!
    Nje i tille eshte edhe kryetati i Bashkise se Baldushkut,qe perdor nje taktike shume efektive per te gjithe koleget e tij kudo ne bote!
    Ne nje simpozium shkencor,qe u mbajt ne Mongoli,lidhur me degjimin dhe zgjidhjen e ankesave te qytetareve,bashkiaku shqiptar i la ma mend koleget e vet nga e gjithe bota!
    Pyetjes se shtruar per zgjidhje se si e ka organizuar ai degjimin e zerit te qytetareve te qytetit te tij ai u dha kete pervoje personale:
    -Se pari mua me ka caktuar ne ate detyre kryetari i partise time dhe elektorati yne ka votuar per partine e jo per mua,prandaj nuk ia di per nder atyre vec kryetarit tim.
    -U&ne imitoj cdo dite ne mendime dhe praktike kryetarin tim dhe i kthej ato ne vendime te Keshillit bashkiak,menjehere sepse kam shumicen atje!
    -Kur me duhet vota e ndonje opozitari,i dergoj fjale se do ta emeroj ne nje detyre vte rendesishme me fitim dhe keshtu siguroj voten e tyre!
    -Degjimin e qytetareve e bej me delegim:Qytetaret kane votuar per partine,partia ka caktuar keshilltaret,keshilltaret jane perfaqesues te popullit dhe kur kam komunikim me keshilltaret kam bere automatikisht edhe me qytetaret.
    -Takime me qytetaret ne dite dhe ore te caktuara,kane dale te pa efekshme dhe harxhim kohe,sepse as une e as drejtoret ve Bashkise nuk kane kohge te merren me ankimet e kota te qytetareve!
    Bile edhe drejtoret i mbuloj une sa here media ka nevoje per lajme,se ne Bashkine tone me 1 milion banore do gjenden medoemos 5-6 aktivitete,qe une te marr pjhese,te intervistohem dhe te reklamoj edhe punen e drejtoreve!
    Keshtu qe praktikisht nuk me del koha as te pres qytetaret e as te lexoj letrat e tyre me budallalliqe plot!
    Ja nje shembull ordiner:
    -Me dergon nje banor i qytetit nje leter ku ankohet se pasi ka ikur me green card ne SHBA perfundimisht dhe ka bere kerkese per prishjen e kontrates me UKT,i vijne faturat per te paguar taksat e pastrimit,gjelberimit dhe arsimit!
    Po pse nuk ka 500 leke ky banor,qe t’i dergoj nga SHBA ketu,aq sa ben atje nje kafe,por me ankohet mua qe t’ia heq taksen se i takon me ligj?
    Edhe ne se i takon,mire qe i beri naften Shqiperise ne nje kohe qe ajo ka aq shume nevoje per ne,por as kaq kontribut nuk jep per vendin?
    Nga inati,u kam thene vartesve te mij qe te mos ja degjojne ankesen!
    Keshtu kia mijra ankesa,por ne do merremi me pune e jo me llogje Kavaje!
    Populli na votoi per te bere gjera te medha e jo nte merremi me vogelsira!
    Pse nuk ankoheshin ne socializem keta njerez,kur mbi te gjitha ishte parimi “Interesi i pergjithshem mbi ate personal”,por punonin cdo te diele duke mbjelle peme vullnetarisht me dajak?
    Ja pra qe ketu ka hile dhe mua me ka mesuar kryetari qe jo vetem ankesat te mos i degjoj e letrat te mos i lexoj,por as gazetat te mos i lexoj!
    Nuk kam lene vend pa mbjelle peme ne qytet,bile edhe mbi catine e Bashkise!
    Ankohen banoret e nje lagjeje me 50 mije banore se nuk kam mbjelle asnje peme atje,se nuk kane rruge te shtruara,nuk kane asnje cerdhe e kpesht femijesh shteterore etj!
    Po pse nga shteti i duan edhe keto?
    Referati i tij u mbyll me ovacione te shumta nga degjuesit.
    Perfaqesuesit e shteteve te Huamit,Nertopit,Serenit,Masketotes,Ornitorit,Deributit etj,i bene ftrese atij qe te mbante referate te vtilla ne vendet e tyre ,ku shpenzimet i hiqnin ata!
    Une,tha kryetari shqiptar,nuk kam kohe fizike te vij tek te gjithe ju,se kam plot perurime per te rekl;amuar,por do t’u dergoj sozine time te rregjistruar ne cd!
    Kjo e fundit pati jehone te madhe se as presidentet e fuqive te medha nuk e kishin bere kete praktike!

    Reply to this comment
  2. Ballunca December 29, 21:35

    Mos e ka kapur andej nga Lini kete gjelin kjo, se andej eshte parë para ca javësh duke ” u përkedhelur” me kolonelin Demiraj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*