Ekskluzive: Basha fërkohet me Berishën, amulli në PD

May 10, 2016 18:32

Ekskluzive: Basha fërkohet me Berishën, amulli në PD

 

Një tjetër episod që dëshmon se marrëdhëniet zyrtare dhe ato njerëzore mes ish-kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit aktual Lulzim Basha po shkojnë drejt ngrirjes, ka ndodhur së fundi, raportojnë Gojët e Liga.

Ajo që u cilësua si fërkimi i fundit mes Bashës dhe Berishës ndodhi në korridorin kryesor të  selisë blu, ku Berisha ishte duke biseduar me ambasadorin amerikan Donald Lu në ecje e sipër, ndërkohë që Basha po bënte të njëjtën gjë me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin duke lëvizur në drejtimin e kundërt. Prania e dy politikanëve të lartë të PD-së në PD, lidhej me nevojën urgjente të reformës në drejtësi, një premtim i Partisë Socialiste, mosmbajtja e të cilit vuri shumë në merak PD sepse po dëmtohej imazhi i vendit.

Sipas dëshmitarëve okularë që edhe po t’i vrasësh, zor se duan t’u përmendet emri (pra deputetja Topalli dhe deputeti Paloka), lëvizja në kah të kundërt ndërsa Basha dhe Berisha po bisedonin me shoqëruesit e tyre, erdhi në momentin kulmor kur supi i Berishës u fërkua lehtë me shpatullën e Bashës.

Mësohet se Basha, duke mos e dhënë veten, buzëqeshi dhe tha: “Imzot… dmth zoti Berisha ç’kemi, nuk të pashë fare. Mirë punët?”, kurse deputeti i vjetër replikoi hidhët: “Epo ç’ti bësh, je bërë i madh tani, nuk ja var klasës punëtore”.

Pasi të dyja palët qeshën me zor me gjasme batutat, ata gjoja i premtuan njëri-tjetrit të pinin një kafe bashkë, sapo të liroheshin nga punët.

Së pari lajmi doli nga korridoret hermetike të PD-së në sajë të deputetes fanatike pro Lulzim Bashës, Jozefina Topalli, e cila u pohoi në fshehtësi gazetarëve: “E morët vesh? Luli u fërkua me Berishën!”

Ky informacion u pasua nga deklarata e kryetarit të grupit demokrat në parlament, Edi Paloka, i cili u shpreh privatisht: “E patë sa bukur ia ktheu doktori Lulit? Ja mbylli gojën”.

Shumë analistë me peshë e kanë komentuar incidentin e fundit si shenjë e pavarësisë në rritje të politikanit Basha. Sipas tyre, ky është një ogur i mirë në favor të demokracisë së brishtë shqiptare.

 

******

Gojët e Liga është një rubrikë satirike. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

May 10, 2016 18:32
Komento

2 Komente

  1. polua May 10, 22:00

    Ogur i mire ne favor te demokracise shqiptare? Absurd! dashka te perfitoje demokracia nga dy kriminele se ferkohen me njeri tjetrit. Turp, anal-iste.

    Reply to this comment
  2. sopiqoti May 15, 16:05

    Bythe e plasur e Kolnjes.

    Reply to this comment
  3. Mark uk February 16, 08:23

    Kto goj te liga e kan qendren ne selin e PS.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*