EKSKLUZIVE / Biznesmeni rrëfen si e pagoi Salianjin për konsulencë

April 10, 2018 20:13

EKSKLUZIVE / Biznesmeni rrëfen si e pagoi Salianjin për konsulencë

 

Publikimi ditët e fundit, i deklaratës së pasurisë së deputetit Kërmill Salianji, ku pjesa më e madhe e parave figuron të jetë fituar përmes konsulencave serioze, ka shtyrë disa biznesmenë të flasin sesi i kanë bërë pagesat.

Një ndër ta është edhe afaristi Muço Maçi, i cili e kujton me alergjinë e zakonshme të stinës kohën kur i paguante herë pas here shuma të mira Kërmillit, për këshillat e vyera që i jepte në fushën e biznesit.

“Më ardhi ay djalka, unë i thesha Kerma me përkëdheli, e më tha me dialekt pe Kurveleshi: Që të fitoç, duhet të rriskoç,” rrëfen Muço Maçi, duke vazhduar sesi Salianji i thoshte që ishte mik me Henrik Skilen, se njifte njerëz të partisë në doganë, se së shpejti do bëhej deputet etj.

Ndërsa Muço priste këshilla konkrete, Kërmilli i rrëfente sesi kishte shkëlqyer në gjimnaz, në shkollën e bashkuar të Lozhanit të Ri.

“Isha nxënës i dhjetës në atë gjimnaz. Babi im kryetar komune nuk erdhi një herë të vetme në shkollën e fshatit për të pyetur për mua, se unë shkëlqeja,” rrëfente Kërmilli. “Lul Bashën e kam mik,” shtonte ai në vijim logjik të bisedës.

“Një herë erdhi në fshat Henrik Skilja, që po gjurmonte për talente të reja. Sa më pa mua, i tha tim eti se ky djalë do të ecë. Do të ta marr Kërmillin në Tiranë, se atje ecën më shpejt, ka asfalt tha”.

Muço tregon se atë moment i ofroi njëmijë euro për konsulencën, por Salianji vazhdonte:

“Edhe në universitetin e Skileve shkëlqeva aq shumë, sa të gjithë rrotull meje mbanin syze dielli. Tirana është qytet i madh, or byrazer. Gjithë ato pallate, rrugë të gjera qamet…”

Muço Maçi e çoi në pesë mijë euro pazarin, me shpresë se Kërmilli do pushonte.

“Se babi im e njeh edhe Sali Berishën. Ai ka thënë babit, çunin do të ta marr në qytet, me punë në komitet. E di ti që unë njof Fahri Balliun?” vijonte këshillat Salianji, “Do t’i them një llaf për tyja Fahriut, se ai është bamirës pe natyre, ngjon o?”

 Siç tregon Muço, “dikur ngrita zërin: Po të jap njëzet mijë euro, vetëm pusho! Do ti që pushoi Kerma? Okej plako, tha me dialekt tirons, mori paratë dhe iku!”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-alergjike.

April 10, 2018 20:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*