Dështimi i madh i CIA-s në Shqipëri

January 27, 2016 15:18

Dështimi i madh i CIA-s në Shqipëri

Një nga enigmat më të mëdha të diktaturës komuniste në Shqipëri, por edhe të historisë së CIA-s, është pa dyshim përpjekja që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës në gjysmën e parë të viteve 1950. Për dekada me radhë kjo është trumbetuar si një triumf i madh i regjimit të Tiranës ndaj imperializmit amerikan.

Për këtë përplasje është shkruar shumë mbi të famshmen ‘Radiolojë” të Sigurimit të Shtetit, janë xhiruar filma, janë botuar libra. U duk se kapakun e vuri një libër i Nicholas Bethel, i cili në vitin 1984 pohoi se operacionin për përmbysjen e regjimit të Hoxhës nga amerikanët e tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi.

Mirëpo një libër i botuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, i studiuesit Albert Lulushi, nën titullin mjaft domethënës “Operation Valuable Fiend” (që në shqip mund të përkthehet “Operacioni ‘Kundërshtari i dobishëm’”) përmbys gjithçka. Tashmë janë hapur arkivat amerikane dhe zbulohet përfundimisht enigma. Po, Shtetet e Bashkuara kanë dashur ta përmbysin me anë të CIA-s regjimin komunist të Tiranës.

Çfarë ishte operacioni shqiptar i CIA-s me emrin e koduar BGFIEND? Ishte ky operacioni i parë para-ushtarak që ndërmerrnin amerikanët për përmbysjen e një regjimi në një vend sovran. Kjo histori vazhdoi jo pak, por për më shumë se pesë vjet. Por dështuan. E vërteta mbi “radiolojën” dhe arsyet e dështimit të këtij operacioni, sipas dokumenteve të CIA-s janë shumë komplekse, por që nuk kanë të bëjnë aspak me ato që janë treguar deri më tani.

Bert-LulushiNë këtë rrëfim ekskluziv për gazetën ‘DITA’ studiuesi Albert Lulushi rrëzon mitin e Kim Filbit, superspiunit sovjetik i cili kishte mundur të penetronte në rrjetin e spiunazhit anglez. Është thënë se Filbi dekonspiroi operacionin, ndërsa Lulushi, mbështetur në dokumentet sekrete të CIA-s pohon një sërë arsyesh krejt të tjera për dështimin e operacionit të CIA-s. Cilat janë katër arsyet e dështimit të madh të CIA-s kundër regjimit të Hoxhës dhe mësimet që nxori qeveria amerikane nga ky dështim. Pse SHBA e zbehu interesin për Shqipërinë dhe refuzoi mbështetjen për Ahmet Zogun? Qëndrimi konsekuent i Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e integritetit të Shqipërisë edhe në kulmin e armiqësisë midis dy vendeve, si dhe planet angleze për copëtimin e Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Të gjitha këto në intervistën me Albert Lulushin në vijim.

 

– Zoti Albert, libri që ju kini shkruar mbi operacionet e CIA-s kundër regjimit komunist të Tiranës në vitet 1949-54 dhe që pritet të botohet së shpejti në anglisht dhe në shqip, ka ngjallur interes qysh tani sidomos midis shqiptarëve. Si ju lindi ideja e shkrimit të këtij libri?

– Gjatë viteve të regjimit komunist në Shqipëri, unë natyrisht isha në dijeni të versionit të historisë të shkruar nga propaganda e PPSH-së, lidhur me Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë,” luftën kundër të ashtu-quajturve diversantë të asaj kohe, si dhe me të famshmen radio-lojë që Sigurimi orkestroi kundër zbulimeve të huaja. Pasi u largova nga Shqipëria dhe u vendosa në SHBA, ishte e qartë për mua që çdo gjë që na ishte thënë në histori, letërsi, art, kulturë, etj. duhej të shikohej me sy kritik dhe në shumë raste të ri-mësohej. Por duke lexuar versionin perëndimor të ngjarjeve të asaj kohe të paraqitur në libra për historinë e CIA-s ose to SIS-it Britanik, përherë mbetesha me më shumë pyetje se sa përgjigje. Shumica e këtyre botimeve vënë përgjegjësinë për dështimin e operacioneve angleze e amerikane në Shqipëri tek Kim Philby, agjenti më i famshëm i zbulimit sovjetik që ishte infiltruar në shërbimin Britanik. Por versioni aktual i ngjarjeve ishte më i komplikuar. Kjo u bë shumë e qartë kur CIA hapi për publikun para disa vitesh një sasi të madhe të dokumenteve sekrete të operacionit shqiptar. Unë pashë mundësinë për të paraqitur në mënyrë objektive dhe të bazuar në fakte historinë e këtyre ngjarjeve me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë CIA-n dhe SHBA.

 

– Për këto operacione është folur shpesh gjatë viteve të fundit, sidomos pas përmbysjes së regjimit komunist. Burimet kanë qenë kryesisht angleze dhe më së shumti janë fragmente kujtimesh të protagonistëve. Ku qëndron ndryshimi mes atyre që janë thënë deri më tani dhe atyre që shkruhen në librin tuaj?

– Libri im paraqet fakte nga qindra dokumente dhe burime amerikane, britanike, sovjetike, shqiptare, por edhe jugosllave, italiane e greke. Paraqitja e këtyre pikëpamjeve të ndryshme, shpesh-herë kontradiktore, i jep mundësi lexuesit të arrijë konkluzionet e veta për ngjarjet dhe personazhet që morën pjesë në to. Nga ana tjetër, larmishmëria e këtyre burimeve krijon një peizazh të plotë dhe jo-fragmentar të ngjarjeve. Një shembull këtu është përshkrimi i misionit të oficerëve zogistë në Shqipëri. Duke përdorur burime shqiptare e amerikane, disa herë edhe krah për krah, ky mision përshkruhet që nga zanafilla e tij, gjatë vizitës së Mbretit Zog në SHBA në 1951, dhe deri në përfundimin tragjik me ekzekutimin e pjesëmarrësve të tij.

 

–  Tani, një pyetje më e drejtpërdrejt: A kanë dashur vërtet Shtetet e Bashkuara ta rrëzojnë Enver Hoxhën dhe regjimin e tij, apo këto janë thjeshtë hipoteza, meqë zonat e influencës mes Lindjes dhe Perëndimit ishin ndarë në Konferencën e Jaltës?

– Në 22 qershor 1949, CIA aprovoi dhe vuri në zbatim operacionin shqiptar me emrin e koduar BGFIEND, objektivi final i të cilit ishte përmbysja e qeverisë Hoxha. Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak në historinë e CIA-s, aktivitetet e së cilës deri në atë kohë ishin kufizuar vetëm në mbledhjen dhe analizën e informative për qeverinë amerikane. Për gati një vit mbeti operacioni më i rëndësishëm para-ushtarak që agjencia përndoqi. Nga mesi i 1950-s, për një sërë arsyesh që shpjegohen në librin tim, CIA e braktisi objektivin final të operacionit – pra përmbysjen e regjimit komunist, sido që vazhdoi luftën në frontin psikologjik, ekonomik, të propagandës, dhe të zbulimit. Përmbysja e qeverisë komuniste erdhi sërish në plan të parë në fillimin e 1953-shit, kur CIA hartoi planin për një grusht shteti në Shqipëri, që do të fillonte në 1 korrik 1954, detajet e të cilit përshkruhen në librin tim. Ky plan nuk u aprovua sepse në atë kohë CIA po ndërmerrte operacione të ngjashme në Iran e Guatemala, të cilat në atë kohë rezultuan shumë më të suksesshme se operacionet kundër Shqipërisë. Ndryshimet gjeo-politike që solli ardhja e Hrushovit në fuqi, të kombinuara me humbjet e agjentëve të kapur ose ekzekutuar nga Sigurimi, sollën braktisjen e aktiviteteve kundër Shqipërisë në 1954, dhe eliminimin e plotë të operacionit të CIA-s në fund të vitit 1959.

 

– Gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë shtabit të partizanëve komunistë shqiptarë ka qenë një mision amerikan i cili e ka mbështetur luftën antifashiste të partizanëve. Si ndodhi që më pas qeveria e Shteteve të Bashkuara ndryshoi qëndrimin në raport me ish aleatët shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore?

– Në të vërtetë, ishte qeveria komuniste shqiptare, e inkurajuar dhe e nxitur nga jugosllavët, ajo që sabotoi marrëdhëniet me SHBA menjëherë  pas luftës. Mbas largimit të misionit amerikan nga Shqipëria në nëntor 1946, unë nuk besoj se ka pasur ndonjë interes aktiv ndaj Shqipërisë në institucionet e qeverisë amerikane. Në fakt, përpjekjet e Zogut në 1947 e 1948 për të gjetur përkrahje nga Departamenti i Shtetit u pritën shumë ftohtë dhe nuk u inkurajuan. Atmosfera ndryshoi në 1949. Përjashtimi i Jugosllavisë nga Kominformi e la Shqipërinë fizikisht të shkëputur nga blloku sovjetik. Ekzistonte një mundësi reale që qeveria Hoxha mund të përmbysej nga një veprim i menjëhershëm dhe i vendosur. Institucionet politike e ushtarake amerikane në atë kohë kishin formuluar hipotezën se një qeveri komuniste mund të përmbysej me operacione para-ushtarake, pa kaluar në luftë të hapur. Operacioni shqiptar ishte përpjekja e parë për të provuar këtë hipotezë.

 

– Pse dështoi, sipas jush dhe dokumenteve që kini shfrytëzuar, ky operacion i amerikanëve në gjysmën e parë të viteve ’50?

– Ka shumë arsye, por për të veçuar disa do të thoja:

1. Rivaliteti mes shërbimeve sekrete amerikane, britanike, greke, italiane, e jugosllave, rezultoi në sabotimin efektiv të përpjekjeve të secilës palë kundër qeverisë Hoxha, e cila mbijetoi për shkak se status-quo-ja ishte e vetmja zgjidhje e pranueshme nga të gjitha palët.

2. Rivaliteti mes fraksioneve të ndryshme antikomuniste shqiptare në mërgim, të cilat, ashtu si dhe gjatë luftës, asnjëherë nuk arritën të bashkoheshin në një front të përbashkët anti-komunist.

3. Aftësia e Sigurimit për të depërtuar në radhët e kundërshtarëve, ndoshta edhe në Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë.”

4. Paaftësia, mungesa e vëmendjes, dhe mos respektimi i rregullave të sigurisë nga oficerët e CIA-s që drejtonin operacionet nga Athina.

 

– Një personazh me emrin Kim Filbi është thënë se dekonspiroi operacionin dhe bëri që ai të dështonte. Sa e vërtetë është kjo?

– Ky është një nga mitet e krijuara fillimisht nga Nicholas Bethel në librin e tij “Tradhtia e Madhe” botuar në Angli në vitin 1984. Duke u bazuar në dokumentet e gjendura në arkiva, unë jam munduar të tregoj se roli i Philby-it në dështimin e operacioneve është ekzagjeruar. Për sa kohë ishte në Uashington si përfaqësues i shërbimeve sekrete britanike në SHBA, Philby kishte dijeni për aspektet politiko-strategjike të operacionit, por jo për planet taktike që kishin të bënin me zonat apo datat e desantimeve të agjentëve amerikanë. Humbjet më të mëdha për operacionin erdhën pas largimit të tij nga Uashingtoni, pasi ra nën dyshim se ishte agjent sovjetik. Kjo për mendimin tim është provë se burimi i informatave për Sigurimin ishin agjentë ose simpatizantë të qeverisë Hoxha të infiltruar në radhët e të mërguarve politikë të asaj kohe.

 

– A është analizuar më pas ky operacion nga instancat përkatëse të SHBA dhe çfarë është konkluduar në raport me Shqipërinë?

– Konkluzioni më i rëndësishëm që CIA dhe Departamenti i Shtetit nxorën në atë kohë si pasojë e përvojës shqiptare ishte se ishte e pamundur të përmbysej një qeveri komuniste në orbitën e Moskës me metoda para-ushtarake. Të inkurajuar nga përpjekje të suksesshme në Iran e Guatemala, vëmendja e CIA-s kaloi nga Europa në Amerikën Latine, Azi e Afrikë. Interesi për Shqipërinë u zbeh në mënyrë të konsiderueshme, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Kjo prishje eliminoi rëndësinë strategjike të Shqipërisë si bazë sovjetike dhe efektivisht përmbushi një nga objektivat e operacionit BGFIEND. Interesi për Shqipërinë filloi të ngjallej sërish në fillim të viteve 1980, në përgatitje të transferimit të pushtetit që do të vinte me vdekjen e Hoxhës. Synimi ishte që të realizohej edhe objektivi tjetër i operacionit BGFIEND – ai i vendosjes në Shqipëri të një qeverie aleate me SHBA, objektiv i cili u realizua përfundimisht me hyrjen e Shqipërisë në NATO.

 

– A ekzistojnë dokumente për qëndrimin e mëpasëm të SHBA ndaj Shqipërisë?

–  Analiza të situatës në Shqipëri, që njihen si Intelligence Estimates, janë formuluar rregullisht nga CIA gjatë viteve 60, 70 e 80 dhe gjenden në Arkivat Kombëtare në SHBA. Por detaje operacionale si ato të operacionit BGFIEND, nëse ekzistojnë, janë akoma të klasifikuara.

– Si e shpjegoni faktin që qysh nga themelimi i seksionit shqip të ‘Zërit të Amerikës’ në vitin 1943 e deri më sot, radioja amerikane nuk i ka ndërprerë për asnjë ditë transmetimet në gjuhën shqipe, sikurse ka bërë herë pas here BBC?

– Mund të shikohet si një shembull i përkushtimit të vazhdueshëm të politikës amerikane ndaj interesave të Shqipërisë që nga 1919. Kurse politika britanike ka qenë përherë më ambivalente kundrejt Shqipërisë. P.sh., në 1953, në bazë të korrespondencës mes Departamentit të Shtetit dhe Foreign Office që trajtohet në librin tim , qeveria britanike ka qenë e hapur për një zgjidhje në të cilën Greqia aneksonte Vorio Epirin dhe pjesa që mbetej nga Shqipëria hynte në Federatën Jugosllave si republikë e shtatë.

 

– Pra mund ta marrim këtë përkushtim të Shteteve të Bashkuara si një qëndrim për mos cenimin e interesave dhe të integritetit territorial të Shqipërisë në vijimësi, përfshi edhe atë të periudhës komuniste?

– Pa dyshim, sikurse e tregon edhe shembulli i mësipërm. Një shembull tjetër është kundërvënia amerikane ndaj pretendimeve territoriale greke kundër Shqipërisë menjëherë pas luftës. Duke cituar një mesazh të qeverisë amerikane dërguar Athinës në atë kohë, amerikanët i konsideronin këto pretendime “pa asnjë bazë etnike, me rëndësi të vogël strategjike, dhe me një vlerë akoma më të vogël historike.” Kur ushtria greke ndoqi komunistët grekë përtej Gramozit dhe arriti kufirin shqiptar, ajo ishte e vendosur të vazhdonte marshimin në Shqipëri duke e bërë kështu aneksimin e pjesës jugore të Shqipërisë një fait accomplit. Departamenti i Shtetit, CIA dhe Pentagoni ndërhynë në mënyrë energjike pranë udhëheqësve të qeverisë dhe ushtrisë greke dhe i bindën të mos hynin në një aventurë të tillë. Incidentet e asaj kohe njihen në historinë shqiptare si Provokacionet e Gushtit 1949.

 

– Për këtë radhë, i dashur Berti, mbase është e mjaftueshme ta përfundojmë intervistën këtu. Le të rezervojmë një intervistë tjetër kur të dalë libri. Apo jo?

– Patjetër që do të kemi rastin të bashkëbisedojmë sërish. Në të vërtetë kënaqësia është e imja që bashkëbisedoj më një nga gazetat më profesionale dhe më prestigjioze aktualisht në Shqipëri.

Intervistoi: Xhevdet Shehu

 

 

 

 

***********

Kush është Albert Lulushi

Gjatë vizitave më të rëndësishme të zyrtarëve amerikanë në Tiranë, që nga Xhorxh Bushi, Hillari Klinton, Madlen Ollbrajt, Kolin Pauell e të tjerë, zëri që ka përcjellë përkthimin në shqip të fjalimeve të tyre është i Albert Lulushit. Ai është një njeri me aftësi të rralla, të cilat iu dha mundësia t’i realizonte vetëm në Shtetet e Bashkuara ku jeton dhe punon prej më shumë se 20 vjetësh. Albert Lulishi ka lindur në Tiranë ku dhe ka jetuar deri në korrik 1990, kur së bashku me qindra shqiptarë të tjerë kërkoi strehim politik në ambasadën italiane dhe prej andej u largua për në Itali. Që nga 1991, Albert Lulushi jeton dhe punon në SHBA ku ushtron profesionin e tij në fushën e informatikës. Njëkohësisht, Albert Lulushi bashkëpunon me Departamentin e Shtetit ku shërben si përkthyes në takimet e funksionarëve më të lartë amerikanë me homologët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Ai është autor i disa librave, midis të cilëve edhe “Operation Valuable Fiend”  (‘Operacioni Kundërshtari i dobishëm’) që pritet të botohet së shpejti edhe në Shqipëri mbi operacionet e CIA-s në Shqipëri gjatë viteve 1949-1954.

January 27, 2016 15:18
Komento

29 Komente

  1. Mark uk November 14, 16:12

    E gjith aei qe ju mauar tregtarve shqiptar u dha ne sherbim per te mbajtur ate rregjim te urryer.Sigurimi I jashtem I kujdo vendi ne bote behet po u dhe miliona dollare.Shqiperin e lane per eksperiment dhe perseri po bejn eksperimente me ne.

    Reply to this comment
    • A November 14, 19:13

      Shkrimi ose intervista me Albert Lulushin intersante. Ka gje te beje me Astrit Lulushin. Me interesant do te jete libri i tij.
      Para disa kohesh kam lexuar disa faqe te nje libri ne gjuhen shqipe qe nuk me kujtohet titulli mbi aktivitetet e CIA-s neper bote. Nder te tjera behet fjale edhe per nje deshtim te saj per rrezim qeverie ne nje shtet ishullor Seychelles.
      Ne qofte se ka interes, nga ana e ime deshiroj nje shkrim mbi gjeografine, historine, politiken, etj, dhe mbi te gjitha mbi kete ishull shtet shume te vogel, kerkoj te di ne lidhje me veprimtarite e CIA-s te cilat kane deshtuar. Do te ishte edhe ndonje mendim te ndonje specialisti fushe ku jane pregatitur keto grupe dirversante dhe pse deshtuan duke u kapur ne Seychelles dhe cfare interesash luhen.

      Reply to this comment
      • Partizani January 28, 13:36

        Zoti Lulushi shkruan:

        Një nga enigmat më të mëdha të diktaturës komuniste në Shqipëri, por edhe të historisë së CIA-s, është pa dyshim përpjekja që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës në gjysmën e parë të viteve 1950.
        ” Për dekada me radhë kjo është trumbetuar si një triumf i madh i regjimit të Tiranës ndaj imperializmit amerikan.”

        Për këtë përplasje është shkruar shumë mbi të famshmen ‘Radiolojë” të Sigurimit të Shtetit, janë xhiruar filma, janë botuar libra. U duk se kapakun e vuri një libër i Nicholas Bethel, i cili në vitin 1984 pohoi se operacionin për përmbysjen e regjimit të Hoxhës nga amerikanët e tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi.

        Mirëpo një libër i botuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, i studiuesit Albert Lulushi, nën titullin mjaft domethënës “Operation Valuable Fiend” (që në shqip mund të përkthehet “Operacioni ‘Kundërshtari i dobishëm’”) përmbys gjithçka. Tashmë janë hapur arkivat amerikane dhe zbulohet përfundimisht enigma. Po, Shtetet e Bashkuara kanë dashur ta përmbysin me anë të CIA-s regjimin komunist të Tiranës.
        Dua ta pyes lulushin:
        Cfare quan enigme ti,kur keto deshtime i kane vertetuar vete SPIUNET,DIVERSANTET etj te kapur,te gjykuar dhe te denuar?
        Cfare enigme kerkon ti kur vete Toni Bler ka pranuar DESHTIMIN ME TE MADH TE INTELIGJENCES BOTERORE PER RREZIMIN E ENVER HOXHES?
        Per deri sa edhe vete e pranon se Kim Filbi nuk ka te beje fare me keto deshtime,atehere pse nuk e thua hapur se kjo ishte si rezultat i FORCES,AFTESISE,ZGJUARSISE dhe TRIMERISE SE SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR dhe vete shtetit shqiptar?
        Kur flet per Provokacionet e gushtit 1949,pse nuk thua qe ato u bene me nxitjen e SHBA-ve per ta pushtuar Shqiperine Ushtarakisht,por deshtuan me turp se Ushtria Shqiptare u dha grushtin e hekurt hordhive greke??
        Kur flet per Radio lojen e famshme,qe rezultoi ne kapjen e shume diversanteve te derguar nga SHBA,pse nuki pranon hapur se keto jane fakte qe vertetojne deshtimin e CIA-s ne Shqiperi dhe fitoren e Sigurimit te Shtetit shqiptar?
        Cfare ke perbmysur zotrote ne te gjithe sa ke shkruar,ndryshe nga sa ka shkruar HISTORIOGRAFIA KOMUNISTE para 90-tes lidhur me keto tentativa te deshtuara te SHBA-ve?
        Asgje te re nuk ke thene,vecse i ke bere nje tatuazh vetes qe i ka dale boja qe ne kete interviste!
        Mund te jesh perkthyes i mire,por nuk je asdpak historian,gazetar apo shkrimtar!
        Intervista eshte mbushur me plot fjale te pergjithshme,delirante dhe hapur nuk ke dashur te pranosh FORCEN REALE TE SIGURIMIT TE SHTETIT NE KETO PERBALLJE HISTORIKE!
        Historia bazohet ne te verteta te faktuara e nuk eshte ROMAN ARTISTIK!

        Reply to this comment
    • Agjenti 009 January 28, 21:23

      Te rrofte libri o Lulush,perderi sa pranon se CIA ka deshtuar per RREZIMIN E ENVER HOXHES dhe se per kete MERITA I TAKON SE PARI SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR!
      Nuk e kuptoj se perse e ke bere kete liber!

      Reply to this comment
    • beni January 28, 21:44

      Zotnia juej Lulushi!
      Ju njoftoj se ene ju keni deshtu zyrtarisht me kete liber te deshtum pa dale ne treg!
      Jo cdo zog mund te bahet shqi[ponje,por ju e keni marre jangellec ket sipermarrje aventureske!
      Me SIGURIMIN nuk ia doli CIA ne vaktit e jo na del ti nashtitrhi e do me na mush menjen se ke zbulu Ameriken!
      Te fala nga guzhinjeri i Zogollit !

      Reply to this comment
    • Agjenti 009 January 29, 18:11

      Qe ka deshtuar CIA ne Shqiperi per rrezimin e Enver Hoxhes,kjo nuk ka patur nevoje per te bere jo liber,por asnje fjale!
      Sic deshtoi CIA po deshton edhe ky Lulushi per t’i mbushur mendjen shqiptareve qe te blejne librin e tij!
      Te gjithe e dine dhe arsyen se pse deshtoi CIA:
      FORCA E SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR!
      E cfare te re na thote ky Lulushi ketu,qe ne nuk e dinim?
      Cfare po pergenjeshtron ky Lulushi nga ato qe ka thene vete SIGURIMI?
      ASGJE!
      Atehere perse duhej shkruar ky liber koti??
      O Lulush!
      Ne se ke mbetur pa pare,apo pa imazh eshte tjeter gje,por duhet te gjeje teme tjeter per ta trajtuar me sukses!
      Me SIGURIMIN E SHTETIT nuk e kruajten burra me te medhenj shteti se ty e jo na del ti dhe na tregon perralla ne shendre!
      Ik Lulush e ha nje pace!
      Sa qe gjalle ENVER HOXHA edhe bilibili merrte leje per te kenduar e jo ti!
      Bej perkthyesin,se ajo pune nuk do TRIMERI, se punet e TRIMAVE kane qene te tjere ata ,qe nuk jane sera jote!

      Reply to this comment
    • antonio January 29, 18:23

      Zoti Lulush shkruan te zeze mbi te bardhe se,

      “Gjatë viteve të regjimit komunist në Shqipëri, unë natyrisht isha në dijeni të versionit të historisë të shkruar nga propaganda e PPSH-së, lidhur me Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë,” luftën kundër të ashtu-quajturve diversantë të asaj kohe, si dhe me të famshmen radio-lojë që Sigurimi orkestroi kundër zbulimeve të huaja”
      Pra sipas tij ne Shqiperi reaksioni perendimor NUK PASKA HEDHUR ASNJE DIVERSANT per te rrezuar socializmin?.
      Po “RADIO-LOJA” qe SIGURIMI i beri te gjitha zbulimeve te huaja si CIA,UDB,Inteligjent Sevisi etj, duke i kapur te gjithe diversantet qe futeshin nga ajri,toka dhe deti,NUK PASKA QENE E VERTETE???
      Jo more Lulushi,sa na habite?
      Po atehere kush i deshtoi keto operacione ku dersheshin MILIONA dollare lume si e si qe te rrezohej SOCIALIZMI???
      I ke hipur gomarit mbrapsht,o Lulushi,prandaj kete liber e ke shkruar vetem per kalamajte e kopshtit si perralla para gjumit!
      Nuk e kuptoj se si e kane pranuar amerikanet qe ky Lulush te shkruaje gjera qe u nxjerrin bojen vete atyre!
      Jo cdo kalemxhi mund te behet historian edhe ky Lulushi i shkrete!

      Reply to this comment
  2. Deda November 14, 17:30

    Operacioni BgFiend ishte operacion britanik. Ato qe botohen ne kete liber jane botuar me pare. Ato qe thote z.Lulushi jane te njejta me ato qe jane thene 60 vjet.n Lexoni pershembull librin te botuar edhe ne shqip:

    Sarah-Jane Corke, US Covert Operations and Cold War Strategy: Truman, Secret Warfare and the CIA, 1945-53, Routledge, 2007.

    Reply to this comment
  3. Zgërbonja përballë... November 14, 17:53

    Interesant dhe i meritueshëm vlerësimi! Natyrisht ka dhe faktorë të tjerë sidomos të brendshëm dhe pika tre mbi aftësitë e padiskutueshme të sigurimit të shtetit është primare,ku duket shkëlqeu Mehmet Shehu! Dështimi i CIA lidhet edhe me mosdëshirën e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar Zogun,pasi Hoxha ishte aleat në luftën kundër nazifashizmit dhe vet amerikanet me Jaltën kishin lejuar ndarjen e dy botës ne dy blloqe ku Rusvelt,Curcill dhe Stalin vendosën ndarjen historike,pa pyetur askënd! Curcill për ironi të fatit tregon si në një copë letër ndau me perqindje raportet e perfshirjes se komunisteve ku pershembul Greqia do kish 80 perqind dominimin britanik dhe 20 perqind atë të komunisteve(Rusia),Jugosllavia ne të kundert 80 perqind Rusia ndikim dhe 20 perendimi,Rumania,Bullgaria….kurse Shqiperia u “harrua” por në të vertet u la zonë ndermjetse “kushinetë”,duke dominuar “pa leje”,Stalini me arsyen e ndodhjes së shqiptarëve të Kosoves nën jugosllavine,dominuar nga ruset ,me vendim Jalte…Nuk kuptohet ende pse SHBA toleroi Stalinin,që prishi “paktin kushinetë” duke futur Shqipërinë nën suazën e tij, gje qe nuk e beri pershembull dot me Austrine, thotë prof. Pirjevec në librin “Le guerre jugoslave”. Projekti me paramilitare u hartua,por nuk u mbështet fuqishëm dhe nuk pershkallëzojë goditjet kur sigurimi i fortë shqiptar i asgjesonte njeri pas tjetrit diversantët e hedhur dhe tradhëtuar,pasi brenda tyre ishin agjentë të shtetit komunist shqiptar! Perse nuk ashpersojë goditjet pas deshtimeve,është një cështje që mesiguri do të zbardhet dhe perflitet akord i vet Enver Hoxhes me amerikanet pas Konferencës së Tiranës,të cilët i premtuan atij Kosovën,por me kushte disi të rënda! Se pari carje e bllokut komunist me një deviacion opozitar, pa prishur raportet “komuniste” të Hoxhës,duke “mospranuar ” kritikat e Hrushovit ndaj Stalinit, pasi dhe Jalta e perbashket do të binte si gabim i tij,dhe dominimi i ri rus që kishte kërcënuar goditjen e Amerikës me raketa bërthamore(kepuce e Krushovit në OKB) nga Kuba!…Interesi amerikan të godiste komunistet shqiptare,aleate të vleresuar në luftë nac-cliritare,jo vetem ra, por ai tashme nga kanale agjenturore(Parisi) pothuaj nxiste dhe ndërkohë ndiqte me vëmendje “luften” në kampin komunist ku Hoxha në mënyrë spektakolare bëri opozitën e parë pluraliste,bile braktisi,si në demokracitë perëndimore, sallën Gjeorgjevska, ku ishin mbledhur 81 parti komuniste të botës! Nuk është e vërtetë dhe kjo? Ku e gjeti kurajon kaq të madhe Hoxha që bashkë me Shehun si asnje politikan i gjerathershëm u zbuluan rusëve “cimkat” e pergjimit vendosur nga rusët ne llampat e dhomave? Kadare e ka pershkruar brilantisht këtë të vertet qe tani e mohon,por realisht nuk mohohet,pasi e ripermend gazeta “Le Monde” kur shpertheu përgjimi i telefonit të Merkel dhe kjavetat me cimka në kompiutrat e liderve botrorë në G.20 nga Putin. “le Monde” thotë se per të parën here në botë politikanët i ka pergjuar Kremlini dhe ishin udhëheqsit shqiptarë në vitin 1960…Autori mendoj se mirë u pergjigjet pyetjeve,por ne duam të shohim dokumentet dhe sidomos ato të viteve 1956-72, pasi më pas ruset rimorën situatën në krye të shtetit shqiptar nëpermjet Beogradit që ngjiti në krah të Hoxhës, duke e asfiksuar atë nga drejtimi,pa e eleminuar(u la te shkruaj vepra, kujtime) por me pompim të njepasnjëshëm duke eleminuar me sistem”domino” pasardhësit e tij te pushtetit dhe terrorizuar me forcim të luftës së klasave,mijra qytetare e shtetarë me synimin që Kosova kur të pretendonte lidhje e mbështetje nga Shqiperia,të perqafonte Titon dhe Milloshevicin… Ky i fundit s’dihet perse deklaroi se në Ballkan paguante 2000 agjentë 70 perqind ne Shqiperi dhe Kosovë qe nga Konferenca e Bujanit paguar…Kjo periudhe njihet si periudhe e lidhjes se Shqiperise me Kinën e cila u sabotua nga politika,pasi Kina po lidhej me Amerikanet,arsye qe nderpreu perfundimisht armatimin modern kinez(perse duhej?)qe dokumentihet se vinte për të marrë dhe me luftë Kosoven dhe duket ekziston dhe nje plan me emrin”Shperthimi”,sipas nje analist gjerman,plan i Shehut i cili duket u dekonspirua dhe ra në dorë të UDB, tre ditë më pas urdhërit të Hoxhes qe tha:” …Dakord! Tani planin ta shoh dhe Byroja politike!” Situata perceptoi me shpejtesi duke u eleminuar nën sytë me syze optike të Hoxhës, figura pushteti perfshi vet kryeministrin Shehu,vrarë a vetvrarë nga Jagot,i cili ka lënë letër Enver Hoxhës,leter e cila u hodh posht nga Hoxha,në një deklarim “sinoptike…mbi poliagjentin Mehmet Shehu,” shkruar “sinoptika” nga KLANI i Ramiz Alisë i cili me ndihmen e krushqisë se mirkurdisur dhe së shoqes se Hoxhës morì pushtetin,por që e implikoi jo pak me amerikanët, të cilët dihet,rimorën disi situatën dhe cliruan nën emrin dhe të Nato,Kosovën duke hequr dominimin sllav!…Gjithshka e post Hoxha(vdekur i sëmurë më 11 prill 1985) pavarsisht se pasardhësi i Hoxhës,projektoi “pluralizmin” me komunistë Jago,dhe delegim pushteti të mirkontrolluar kryesisht nga Beogradi!…Duken ende të padokumentuara disa ngjarje,post “Salla Gjeorgjevskaja”,por pikërisht se ka hamendesi analitike,kerkohen dokumenta që jane,ne New Jork-Washington, por dhe Moskë e Beograd!…Deshtimi i CIA u kthye në “bashkpunim” të ndersjelltë të nëndheshëm vetem për lirinë e Kosovës, liri që edhe sot kërcënohet nga Beogradi dhe banda e tij e Veriut në Shqiperi! Hoxha mik me amerikanët? Mund të intervistohet edhe djali i Hoxhës, Iliri!…përse jo? Them se është pikërisht koha!…CIA bashkpunon hapur me sherbimin sekret shqiptar! Zylyftar Ramizi dhe të tjerë ish drejtues të sigurimit të shtetit janë gjallë! Në frymën e ngjarjeve të ditës,duhet kuptuar dhe ky shkrim i mirë i Ditës që ka nënteks të fortë aktualiteti! Banda e Beogradit ende në veprim !…

    Reply to this comment
    • tony November 15, 01:25

      Ka kaq ide delirante sa eshte e veshtire te konkludosh se eshte shkruajtur nga nje neri normal.

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 January 28, 09:58

      zgabonje ja ke fut pak si shuë pordhës lali!!
      nuk ke dit ça me thon o si me e thon,por pak a shumë ke pjerdhur tërë ato që ke pas shkru më parë!!
      shumë nga përcaktimet e tua janë të gabuara!!sidomos në anën profesionale të veprimtarisë së sigurimit!!

      Reply to this comment
  4. mergimtari fv November 14, 18:14

    Genocidi grek kunder shqiptareve çame kishte dhe u zbatua me ndihmen e englezeve , kurva e vjeter nuk u ngop me pazarin me coptim me 1913 , tentatives me 1919 ne Paris e 1946 po ne Paris , por paska ngulmuar dhe ne vitet 50-ta nen preteksin e anti-komunizmit per te coptuar e realizuar detyren ant-shqiptare per pushtimin e jugut dhe bashkimin e saj Greqise se pa ngopur e te pa bese .

    Reply to this comment
    • ganiu January 27, 20:22

      Mergimtari fv.
      Llogarija është e thjeshtë.
      Burri i kurvës britanike, asaj që është gjallë akoma dhe anglezët e quajnë nënë, çfarë origjine ka? Shiko shpejt e shpejt Wikipediadian të sqaron thjesht thjesht interesin anglez për grekun.

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 January 28, 09:55

        ke të drejtë!
        më posht një kopje nga wiki italian:
        Nome completo Philip Mountbatten
        Trattamento Altezza Reale
        Altri titoli Principe del Regno Unito
        Conte di Merioneth
        Barone Greenwich
        Nascita Villa Mon Repos, Corfù, Grecia, 10 giugno 1921 (94 anni)
        Dinastia Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg
        Padre Andrea di Grecia
        Madre Alice di Battenberg
        Consorte di Elisabetta II del Regno Unito
        ps:përtoj ta përkëthej por shumica e njohin italishten ose mund ta shikojnë në një gjuhë që njohin!!në shqip nuk ka asgjë!!

        Reply to this comment
  5. BESIANA GUSHI November 14, 19:13

    LULUSHI I SERBO-MALAZEZIT BIBERAJ NGA “PODGORICA”

    Ne nje artikull te kohes, nje gazetar i “Bashkimit” tregonte me nota qesharake historine e nje femije nga Skrapari, vendlindja e Ilir Rexhep Metes. Shkruante gazetari:
    “Ndodhi qe te shoqeroja nje grup femijesh dhe mesuesen e tyre ne eskursionin e organizuar ne dalje te fshatit, rreze malit me qeleshe te bardhe. Ajri i paster me mbushte mushkerite tashme te ndotura nga duhan pirja e viteve te shkuara. Zhurme shumtet e vegjel nderprisnin biseden qe kisha nisur me mesuesen simpatike te ardhur nga Tirana. Flisnim per traditat e skraparllinjve te njohura ne shekuj ne punimin e lekurave e ne mjeshterine e pa krahasueshme te tyre ne prodhimin e postiqeve, kur duke kthyer koken mbrapa vume re qe njeri nga femijet, i shkeputur nga grupi po qendronte i ngrire poshte trungut pa nyje te thanes plot fruta. Ik para – i thashe mesueses – shkoj une ta sjell me grupin. Ndersa i afrohesha pak i irrituar me befasoi me dy fjale te leshuara si rrufe: perse thanat me te kuqe e me te embla bien ne toke pa i trazuar njeri ?
    Mes buzeqeshjes se permbajtur e pyeta si te quajne: Luli – me tha – por shoket me therasin Lulush.”
    Ndersa lexoja artikullin, tek prisja rradhen tek “tymi” per nje berxolle e nje krikel me birre, pertej xhamave gjysme trasparente, dalloj silueten e nje meso burri me syze te renda, qe gati rrezohet tek dilte nga dyqani i akullores poshte pallatit qe asokohe e quanim “te shkrimtareve”. Ishte Kadareja qe shijonte nje akullore ostembushur. Shijonte akulloren nga bishti i kafshuar i ostes piramide. E thithte nga poshte. Pas meje, me zerin gjysme te çjerre te stilit kadriroshian, nje tjeter radhe prites si une e shume te tjere leshoi nje ulurime gati vesh shurdhuese: lulushi di te thithe mire çdo gje te thitheshme. Shpertheu gazi dhe aq.
    Duke lexuar intervisten e Lulushit dhene Shehut, mu kujtua episodi i koheve te arta qe nuk vijne me.
    Kam patur rastin te lexoj ndonje artikull te Lulushit ne VOA – mes pershtirjes e deshperimit kam bere dhe komente (natyrisht te fshira e te pa publikuara si tradite e arroganteve te VOA-s) per boshllekun jo vetem kulturor por edhe argumentues te tij, te Lulushit nga Tirana ish i ngujuari ne ambasaden italiane.
    Edhe ketu, ne kete interviste nese e vini re nuk thote asgje te re – dokumentat jane te klasifikuara, KimFilbi nuk ka qene kolona e peste qe tradhetoi misionet e zogisteve te organizuara nga CIA kunder Shqiperise. Pa çka se dokumentat jane te klasifikuara. Teoria klasike e Elez Biberajt nga “Podgorica” tradhtarit e spiunit dopio faqor si te Hoxhe-Sheheve-Alise ashtu edhe te serbo-malazezeve.
    Ka nje te vertete qe e shpreh pa vetedije Lulushi i Tiranes i strehuar ne amerike. Kur thote se misionet e CIA-s deshtuan ne saje te spiuneve ne sherbim te sigurimit ne rradhet e shqiptaro amerikaneve, si Biberaj – them une – edhe pse e dime qe eshte serbo malazez, te Antony Athanasit, te Ekrem Bardhes, te nje beratasi ne Connecticut, te serbo-kosovarit Ismet Berisha, te Nerim Kupit e sa e sa te tjereve qe u pasuruan me parate e vjedhura nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia e tere sorollopi i tyre, duke sherbyer si prestues emrash per te shpelare para jo te tyret.
    Lulushi i ka bere pyetjen vehtes ndonjehere perse ne çdo nderrim qeverie ne Shqiperi, fituesit viziten e pare qe bejne jashte shtetit e bejne ne amerike?
    Ka pare ndonjehere oficere sigurimi te dalin nga shtepite e ketyre shqiptaro amerikaneve me valixhe 24-oreshe te mbushura me dollare. Ka pare krevatin e pergatitur per te pritur Pjeter Arbnorin dhe “ndimen” mijera dollareshe te rezervuar per te, ashtu si dhe shume te tjereve.
    Lulushi nuk duhet te ndihet i vetmuar, eshte ne kompanine e Dalip Greces, te Nikoll Lesit e kush e di sa te tjereve.
    Edhe ne amerike akulloret shiten me oste piramidali (ato me shiket), beji nje telefonate Kadarese te te mesoje tekniken e thithjes se akullores nga bishti i shtrenjti Lulush i brengave shpirt dermuese.

    Reply to this comment
  6. Agim Hamiti November 14, 19:28

    Letër e Hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar $100 për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
    «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

    Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 January 28, 10:02

      gimo prap me këtë delirin tënd të “22 trimave”??
      aman mor se na hoqe kapakun e kokës!!
      kush të ka hipnotizuar or lal??duhet të ketë qënë fenomen!!
      boll mor se na u bërë dhe ti si hila që me pamundësinë e të pasurit fakte përpiqet të vërtetojë se fakti egziston!!

      Reply to this comment
  7. lili November 14, 19:30

    Cudia ma e madhe eshte pse ky lulushi nuk ka takuar asnje nga shqiptaret qe ishin ne keto operatione, e qe Kane shume gjera me treguarjane en de 3 gjalle ne evrope.

    Reply to this comment
  8. Zgerbonja perballë... November 14, 19:43

    Drejt, mergimtar tf. Por perse? Per tragjedine e tyre ne Kanalin e Korfuzit, tragjedi e bërë mesiguri nga vet grekët,pasi Shqiperia nuk kishte mjete logjistike! Kjo e vertet juaja dokumentohet ne disa libra që flasin hapur se Genocidi grek kundër shqiptareve të Camerise ka pasur suport edhe Anglinë! Megjithatë duhet t ‘i publikojme edhe keto dokumenta!…respekt!

    Reply to this comment
  9. DREAM November 14, 21:26

    Do ishte me mire sikur ky talenti qe na shkruan te lexoje
    Wilderness of Mirrors
    sepse mbi Kim Filbin ka informacione interesante .

    Reply to this comment
  10. Diferenca pa Moral November 15, 01:28

    Te mos i dish gjerat, nuk eshte mekat.
    te mos i dish dhe te pretendosh se di te verteten eshte mjerim njerezor dhe qytetar.

    Lulushet aty i patet, ne Tirane madje, dhe i late pa shkollim normal, e drejte elementare. Ngaqe ju nuk u dhate shprese njerezve qe e donin ate vend, ngaqe provuat se nuk hiqnit dore nga pushteti dhe verberia e detyruar per te gjithe, qindra mije shqiptaresh e lane vendlindjen…

    Tani qe i keni larg dhe u ngjiten atje ku meriton mbiemri dhe emrat e vlera e tyre, dhe kur provojne te hapin edhe syte e atyre qe vuajten bashke me ta, madje edhe te atyre qe i pane venger ne kohen me biografi te asaj kohe te marrosur, ndokush i ngaterron me lloj-llojsh te tjere.

    Lexoni me qetesi dhe urtesi, o njerez. lexoni ate qe shkruhet, jo ate qe ju kane mesuar dhe e keni ditur mashtrueshem! Akoma keni drojtje, frike nga kumandari?!

    Eshte e vertete qe shoku Enver luftoi kunder analfabetizmit, por kjo nuk do te thote qe pasi ai nderroi jete ju te pushoni se lexuari!

    Reply to this comment
  11. CEZARI BALLKANIT January 28, 02:16

    Sa me shume kalon koha ,aq me shume del ne pah fuqia e mbinatyreshme e Enver Hoxhes.

    Me falni per shprehjen por komentshkruesi nuk e ka rruar dhe nuk e rruan per Enverin por nje gje nuk e kuptoj..

    Ndersa amerika zyrtare ka rregulluar marredheniet me Fidel KASTRON dhe tani shtypi amerikan dhe boteror ka filluat ta quaje Lideri revolucjonit kubanes ( edhe pse rraketat e tij TOKE-TOKE U DREJTUAAN NE 1961 drejt Amerikes) pra pse po perkedhelet Kastro,mao ce duni ,Tito etj ndersa Enverit i eshte qepur Elez Biberi si Turku Skenderbeut.

    E ndegjuat intervisten Fejziu-Kadare…absolutisht si dy hijena qe po hanin si te zgjebosur kofomen e Enverit te vdekur ashtu si porosit DOKTORRI KADAVRES me nder elez biberaj…

    Qe ka ardhur koha te nderohet enver hoxha si gjeni i njerzimit nuk diskutohet….ouuuuuuuuuu do ulerase ndonje envero fagos…..

    Dhe une i pergjigjigjem

    CFARE SHPERFYTERIMI KOZMIK KA NDODHUR ATIJ KOMBI PAS 1992 ESHTE DESHMIA ME E MIRE QE AI NGELET MAGJISTAR

    E MORI ATE VEND NE 1944 PA ASNJE KOKERR LEKU…ME 90% ANALFABETE DHE PAS 4-5 VJETESH FITOI BETEN E PARE LUFTARAKE QE NGA KOHA E SKENDERBEUT.

    KY LULUSHI PO BEN NJE LIBER ME STILIN E BLENDI FEJZIUT..THJESHT MBLEDHJE MATERIALESH….CFARE KAM LEXUAR DERI TANI ASGJ E E RE BILES DO HOJA NJE GENJESHTAR I MADH NE ROLIN E AMERIKANEVE NE 1949 KUNDREJT SHQIPERISE QE NUK ESHTE KOHA TANI PER SQARIM..POR DO TI SUGJEROJA KETIJ LU LU SHIT QE TE SHOHE KETE FILM DHE DOKUMENTAR PER KETE MASAKER DHE FLASIM PRAPE

    POR LEXO DHE KETO RRJESHTA POSHTE DHE BISEDO ME ELEZ BIBERIN KU DO JA NGRINI NJE LAPIDAR ENVERIT NE WASHINGTON SI ARMIKU ME INTELIGJENT I AMERIKES….BEJUNI BURRA
    AMERIKA DHE LU LU SHAT NUK E MUNDI AS TE GJALLE AS TE VDEKUR ENVERIN..QE NDOSHTA ESHTE I PERSEKUTUARI POLITIK ME I MADH NE BOTE NGA 1943 (kur i thane mehmetit ta vriste) e deri sot ku vazhdon kanibalizmi me Sali Elezbiberishen,Ismail Kadarrenen dhe deri te Bledi faqeziu keto gjenerale gramafone te ‘ Podgorices”

    =======================================

    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri

    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë Shqiptare të Luftës së Ftohtë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë sipas kohes. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës. Brigadat partizane e marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve.

    projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë

    TOP SEKRET
    21 mars, 1949
    Për: PILIGRIM
    Nga: CICERO
    OPERACIONI SHQIPTAR
    Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
    mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
    të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
    në Epir

    Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
    Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
    s
    hefi i Kundërzbulimit.
    Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
    Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
    tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
    shqiptare
    të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
    deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
    Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
    periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
    botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

    USHTRIA ENVER HOXHES
    “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
    Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

    KARNAVALET E SALI BYTHISHES
    Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë. Sulmi ynë, si dhe të tjerët që do të pasojnë, ishte një veprim luftarak.” Masakra e Peshkëpisë u pasua me një ngritje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisdë dhe vendit tonë. Qeveria shqiptare protestoi ne menyre poshtuese në Këshillin e Kombeve të Bashkuara,

    o lu lu shi..mos u bej me amerikan se amerikanet

    Reply to this comment
  12. demo January 28, 11:15

    Nuk u lodhe moj Liljana me poker spiunazhi?Nderi me i madh qe i beri ti ketij vendi,eshte se fute Mehmet Elezin dhe Sali Berishen ne bllok.Enverin nuk e shpeton dot ti ne kurriz te Nexhmijes dhe Ramizit.Nuk e beri Nexhmija Enverin,por Nezhmija mori formen,perberjen,eren,ngjyren,shijen e Enverit.

    Reply to this comment
  13. Shqip January 29, 01:01

    Qeni leh atje ku ha- thote populli.
    Me keto prallat e Lulushit nuk e mer mundimin ta bleje ate intrige liber asnjeri. Shqiptaret e njohin mire historine dhe kombin e tyre. Pozicioni qe ka ne Amerike zotnia nuk eshte I rastesishem. Fakti qe ende sot nje Shqiperi po sabotohet e ashtuquajtura reforme ne drejtesi nga Lu- ja Lulushit, tregon se AMERIKA ka qene dhe mbeti kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Sa ishin nene ambrellen Ruse nuk guxoi te ndermerte hapa. Tani me kete NATO-n na ka futur ne kllapa. Te keqen po e shikojne te RAMA, ndaj dhe duan ta rezojne me manovrat e te inkriminuarve e agjenteve shqiptare qe kan me posedim sot, si salushet dhe lulushet….. duke fshire mendere me votat demokratike te sovranit SHQIPTERE. E shohin qe jemi popull idjote ndaj na gllaberuar dhe skllaveruan me voten tone demokratike.

    Reply to this comment
  14. Amerikani... January 30, 10:25

    Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!

    Reply to this comment
  15. Amerikani... January 30, 10:26

    Shqiptaret dhe shume te tjere syresh, jane leter higjenike per Ameriken…Me bekimin amerikan dhe cia-s, u perzgjodh gjithe llumi dhe jashteqitja kombetare, per drejtimin e vendit…Me bekimin amerikan, Shqiperia u zhyt ne konferencen e zeze islamike…Me bekimin e daj samit, Shqiperia u shkeput nga Europa, dhe u caktu zone influence turko-arabe…Le te kujtojme privatizimet, tenderat dhe konçesionet strategike, te cilat me se shumti kaluan ne interes te ketyre vendeve…Gjithashtu, le te kujtojme dhe instalimin e gjithe llumit islamik boteror ,te kamufluar si shoqata “bamirese”, ..por ne fund rezultuan gjeme-medha, dhe beme-zeza per shqiptaret…Me “kontributin” amerikan, sot shqiptaret shihen si nje popull-milet i neo-otomanizuar, dhe rrezik islamik potencial per rajonin dhe me gjere…Dhe se fundmi, ..amerikanet kane 25 vjet ne dispozicion ,me nje popull neveritshem tifoz me te , me nje kaste politike felliqesisht byth-lepirese te saj,..dhe nuk ka mundur akoma te kontribuoje qe te pakten ne Shqiperi te organizohen zgjedhje te lira….te kete institucione te pavarura,…dhe e fundit , shqiptaret me gjithe kete “mik” te fuqishem, me ne fund te jetojne , punojne dhe gezojne ne vendin e tyre…!!!………

    Reply to this comment
  16. MH January 30, 19:25

    Sot ma shume se kurr kemi krijue nji lidhje te forte miqesie me Ameriken.Miqesi kjo e faktuar me fakte dhe argumente konkrete historike.
    Amerika e vlerson ish diktatorin Hoxha ma pozitivisht se shqiptaret qe u persekutuen nga diktatori.Aq ma teper se edhe nga ai klan komunistesh si tip Berisha.
    E vlerson si nji strateg nacionalist ne dobi te kombit te vet.
    E megjitheketo neve shqiptaret do mburremi qe diktatori ia vuni kufinin te thana te gjitheve qe donin ti rrafshonin pushtetin.Triumfoi mbi te gjithe kundershtaret.Duke mbajtur Shqiperine te pa coptuar dhe te pa pushtuar nga lakmiqaret rreth e cark e deri ne largesi kontinentesh.Ky eveniment bani qe Kosova te fitoje lirin dhe Amerika luften.Prespektiva asht e shtruar per zgjidhje.E gjithe kombi etnik shqiptare do gezoj lirine e plot ne saje te kontributit te Amerikes.Punet e mira bahen ngadale dale.

    Reply to this comment
  17. ELIOT August 3, 11:43

    C JANE KETO PERRLLA MORE COBAN ..MORE FSHATAR ..MORE DERRRR … AMERIKA PO TE DONTE E BENTE SI NE GREQIE … QE I VURI TANKET DHE E SHPORRI BOLSHEVIKET NGA PUSHTETI …PANDAJ MJAFT ME RRENA … TE GJITHE VENDET BOLSHEVIKE THOJNE TE NJEJTEN GJE …. NE GJERMANIN E LINDJES THONI SE AMERIKA DO TE BEJE PUC PER REGJIMIN … NE RUMANI NE BULLGARI NE CHEKOSLOVAKIE NE HYNGARIE . GJITHANDEJ BOLSHEVIKET TREGONIN PERRALLA ..PER TI RRITUR VLERAT VETES ..SE JEMI BURRA SKEMI FRIKE DHE TE TJERA ….AMERIKANET ZBULLUAN TE GJITHA BAZAT E MBROJTJES NE RUSI QE ISHTE NE FUND TE BOTES DHE I FILMUAN RRAKETAT . SEPSE AVIONAT LUFTARAKE AMERIKANE NGRIHESHIN… SHUME LART … DHE RUSET NUK I PERGJONIN DOT … NUK I KAPNIN…. DHE IMAGINONI NE SHQIPERINE E VARFER …QE SKISHTE NJE AVION LUFTE NJE MBROJTJE ME BUNKIERE SI NE VITET 20 .. AMERIKA KISHTE BOMBEN AFER … FIDEL CASTRON QE E MBRONTE RUSIA … DHE SE SULMUAN … PRANDAJ PER SHQIPERINE AS QE E CANIN TRAPIN…. KY KOMUNISTI .. FLUTURON ME PRAS NE BYTHE … NA MERRE PER LOPE ME BARSALETAT E VETA …. TREGOJA KATUNAREVE NAIVE RRENAT TUJA SHOKU NGA GJIROKASTRA …..HA HA HA AMERIKA ME 2 BOMBA E VURI NE GJUNJE JAPONINE … NJE NGA VENDET ME TE FUQISHME NE BOTE … DHE NJE SHQIPERI NE MIZEERJE …ME 2 PORDHA E HIDHTE NE DET … SHPIFJET E KOMUNISTAVE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*