Ekskluzive DITA / Bugajski: Rënia drastike në sondazhe, a do të vendosë Trump të nxisë konfliktet urbane në mënyrë që të rizgjidhet?

July 31, 2020 21:09

Ekskluzive DITA / Bugajski: Rënia drastike në sondazhe, a do të vendosë Trump të nxisë konfliktet urbane në mënyrë që të rizgjidhet?

Nga Janusz Bugajski

Me mbështetjen ndaj Donald Trump në rënie sipas sondazheve të opinionit publik, Presidenti mund të vendosë të nxisë konfliktet urbane në mënyrë që të rizgjidhet.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë vetëm pas tre muajsh dhe Shtëpia e Bardhë duket gjithnjë e më e dëshpëruar pasi mbështetja për kandidatin e Partisë Demokratike Joe Biden po rritet dhe Trump po humbet edhe në shtetet kryesore të betejës së tij, (shtete) në të cilat fitoi me diferencë të ngushtë në 2016-ën.

Të gjitha sondazhet, përfshirë ato që favorizojnë Trump, tregojnë se gjatë tre muajve të fundit Biden e ka rritur diferencën në shifra dyshifrore. Një vëzhgim i fundit i Universitetit Quinnipac, një nga sondazhet më të respektuara në vend, tregoi se Biden kryeson me 51% ndaj 38%. Vetëm më pak se një e treta e votuesve e përkrahin (mënyrën e) trajtimit të pandemisë nga Trump ndërsa shifrat e sondazheve për vendimet e tij mbi ekonominë janë gjithashtu në rënie e vazhdueshme.

Sidoqoftë, Trump nuk duhet të shpërfillet, pasi ai mund të rrisë ndjeshëm mbështetjen për një çështje kryesore – sigurinë e brendshme. Me pak (aspekte) pozitive, fushata e Trump do të përqendrohet në dy aspekte negative që mund të rrisin shqetësimin në popull: prishjen e ligjit dhe rendit si dhe mbështetjen e pretenduar të demokratëve për shndërrimin e SHBA në një shtet socialist.

Shumica dërmuese e demonstratave për drejtësi ndër-racore dhe për reformimin e policisë kanë qenë paqësore. Sidoqoftë, në mjaft qytete një pakicë radikalësh janë përpjekur të shtien në dorë rrugët, kur shumica paqësore shpërndahej. Disa kanë sulmuar policinë, kanë vandalizuar ndërtesat publike dhe kanë nxitur trazira edhe duke plaçkitur dyqane e biznese.

Radikalët janë një dhuratë për Trump, i cili mund të pretendojë se ai është presidenti i “ligjit dhe rendit” që përpiqet të shpëtojë kombin nga kaosi dhe dhuna e rrugës. Edhe pse shumica e njerëzve janë të përqendruar në dështimin e Trump për t’i bërë ballë krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike, nëse dhuna përshkallëzohet dhe demokratët përshkruhen si të dobët në trajtimin e rebelëve, atëherë numrat e sondazhit të Trump ka të ngjarë të fillojnë të rriten përsëri.

I vendosur për t’i hedhur zjarrit benzinë, Trump dërgoi ushtarakë federalë të armatosur dhe me uniformë për të shtypur protestat në Portland të Oregon. Operacionet e tyre në rrugë provokuan zemërim në mesin e autoriteteve lokale dhe në mesin e demokratëve në Kongres, të cilët pretenduan se në vend që t’i merrnin trazirat nën kontroll, në të vërtetë ata (forcat e armatosura federale) nxitën dhunën duke përdorur forcë të tepruar.

Administrata Trump, gjithashtu, po dërgon njësi federale në Chicago, Kansas City, Albuquerque, Cleveland, Milwaukee dhe Detroit, megjithë kundërshtimet e kryetarëve të bashkive lokale, të cilët kërkojnë ndihmën e tyre për të përndjekur krimet e dhunshme dhe jo për të sulmuar protestuesit paqësorë.

Si provokuesit e majtë ashtu edhe ata të djathtë do të kënaqen nga çdo lloj dhune pasuese, pasi në thelb të dy ekstremet do të preferonin një mandat të dytë të Trump.

Ultra të majtët kanë nevojë për një figurë të armikut të shtetit për të organizuar sulme ndaj pronës federale dhe biznesit privat, ndërsa ultra të djathtët kanë nevojë për një figurë mbrojtëse të shtetit për të sulmuar të majtët dhe armiqtë e tjerë. Nëse trupat federale nxisin protesta më përfshirëse dhe dhunë më të madhe, atëherë grupet militante ka të ngjarë të formojnë milici të armatosura ose për t’i mbështetur ose për t’i luftuar ata.

Në mjaft shtete, qytetarëve u lejohet të mbajnë armë haptazi dhe madje të sulmojnë me pushkë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se si gjakderdhja mund të shkaktohej nga një incident i vetëm, i cili do të përhapej në qytete të tjera. Të djathtët militantë dhe supremacistët e bardhë do të pretendonin se po ndihmojnë agjentët federalë ose policinë lokale për të eliminuar kaosin dhe dhunën. Militantët e majtë dhe nihilistët do të pretendonin se po mbrojnë komunitetet nga terrori shtetëror dhe bandat raciste.

Dhuna pasuese mund të përshkallëzohet në luftë urbane me policinë e zakonshme e paaftë për të shtypur dhunën. Humbësit më të mëdhenj do të ishin lagjet e afrikano-amerikane që do të akuzoheshin për promovim të dhunës edhe pse fajtorët zakonisht vijnë nga jashtë (lagjes).

Drejtuesit e komunitetit me ngjyrë në Portland dhe gjetkë kanë kërkuar t’i jepet fund dhunës dhe shkatërrimit të pronës dhe i kanë etiketuar përplasjet në rrugë si një “spektakël i bardhë” që tërheq vëmendjen nga pabarazitë e vazhdueshme dhe, në të vërtetë, ndihmon racistët.

Nëse dhuna në rrugë vazhdon gjatë fushatës zgjedhore, Trump do të ketë një pretekst për të shpallur gjendjen e luftës në disa shtete apo edhe për të vënë në dyshim vlefshmërinë e zgjedhjeve të nëntorit. Tundimi do të jetë edhe më i madh nëse ai qëndron dukshëm pas Bidenit në sondazhet e opinionit publik.

Ai tashmë ka vënë pikëpyetje mbi legjitimitetin e fletëvotimeve postare gjatë pandemisë dhe do të kërkojë më shumë pretekste për të bindur përkrahësit e tij se zgjedhjet janë jolegjitime.

Por, pavarësisht llogaritjeve të Trump, një skenar alternativë, gjithashtu, mund të shpaloset gjatë në javëve të ardhshme. Trazirat civile mund të arrijnë të dëmtojnë më tej përpjekjen për t’u rizgjedhur të Trump, nëse ai shihet si shkaku kryesor i paqendrueshmërisë dhe ai thjesht nuk është në gjendje ta zgjidhë atë.

 

——

Botuar në DITA. Kolumnën e Bugajskit nga SHBA mund ta lexoni çdo të shtunë në DITA versioni print dhe online. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

July 31, 2020 21:09
Komento

4 Komente

  1. Ushtria ARNAUTE E BACES TRUMP August 1, 00:30

    Cifuti Jonus duket se po kurdis shqiptaret kunder Trump

    Reply to this comment
  2. Gezimi August 1, 11:40

    Bugajski i referohet atyre sondazheve qe nje dite para zgjedhjeve nxirrnin fituese H. Klintonen me diference te madhe biles.

    Reply to this comment
  3. meditim... August 1, 12:39

    ore po ky, s’i paska lene gje artur zhejit . Njerez..!! a kuptoni se ka dhe nje opsion tjeter ne maredhenijet midis njerezve, shteteve dhe popujve ??? thjeshte…bashkegzistence paqesore . ky do vetem trubullira rrebelime dhe ..gjak more njerez . a mund t’ja ndryshojme pak butonat e trurit ketij “analisti” ???

    Reply to this comment
  4. Gertruda August 2, 10:27

    Z.Bugajski!
    Si nuk e keni kuptuar qe shqiptaret nuk duan t’ia dine per hallet e botes se te pasurve,kur vete nuk kane buke te hane?
    A dini te na thoni se pse sistemi politik i instaluar dhunshem ne Shqiperi ne 1990,ka deshtuar plotesisht?
    Mos harxho kohen kot duke na treguar se cfare ha ne dreke presidenti Trump!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim