Ndodhi në 17 maj në rrugën kryesore të Tiranës, historia e ritreguar e një prej atentateve më të bujshme në historinë e Shqipërisë

May 21, 2020 11:33

Ndodhi në 17 maj në rrugën kryesore të Tiranës, historia e ritreguar e një prej atentateve më të bujshme në historinë e Shqipërisë

Prof. Nasho Jorgaqi

 

Megjithëse kanë kaluar afro tetë dekada nga ajo ditë kur ai shtiu mbi perandorin e Italisë fashiste, ne prapë pyesim me një farë habie: “Si ndodhi ky akt fatlum? Ç’qe ky trim që, për të çuar në vend një aspiratë kombëtare shkoi i ndërgjegjshëm drejt vdekjes?”.

Një gjë është e qartë: Vasil Laçin e nxori populli nga gjiri i tij dhe ai, pasi kreu detyrën që kërkonte çasti historik, u kthye përsëri andej nga doli, duke u shndërruar në një simbol vetmohimi. Vasili ishte njeri fare i thjeshtë. Ai nuk la pas asnjë dokument veç emrit në gjendjen civile të fshatit. Për më tepër çdo gjurmë që kishte të bënte me të fashistët u përpoqën ta zhduknin pamëshirë. Ata arritën deri atje sa t’i shtrembëronin emrin e t’i falsifikonin kombësinë! Por sado baltë që hodhën, gjurmët e jetës së tij nuk u zhdukën.

Populli i ruajti e i ruan me dashuri dhe në qoftë se figurën e heroit e sjellim të gjallë para brezave të rinj, këtë, padyshim, ja detyrojmë atij. Gjesti historik i Vasilit nuk ishte një veprim i rastit e i shkëputur dhe këtë na e tregon vetë jeta e heroit e studiuar nga afër. Vasili vinte nga një fis i njohur në fshatrat e bregdetit për trimëri. Laçët gjithnjë janë çmuar si njerëz të guximshëm. Të parët e tyre u kanë dalë zot sa herë bashkëfshatarëve nga padrejtësitë e kohës. Megjithëse të varfër ata shpesh hanin inat me parinë e fshatit. Për gjyshin e heroit flitet edhe sot me admirim.

Kuptohet që natyra guximtare e Vasilit nisi të formohet pikërisht në mes këtyre njerëzve të ndezur nga trimëria. Kujtimet që ruhen edhe sot në vendlindje për Vasilin, kanë të bëjnë me guximin e tij, që fillon e i shfaqet që për së vogli. Shokët e shkollës tregojnë se ai ishte vetmi nga nxënësit që duronte pa derdhur lotë të gjitha thuprat që i jepte mësuesi. Pleqtë e fshatit e mbajnë mend Vasilin fare të ri që, ndryshe nga vërsnikët, guxonte t’i afrohej Gurit të Sokakut kur mblidhej kuvendi i burrave. Me këtë guxim ai do të niste rrugën e vështirë të jetës. Do të largohej nga shtëpia fëmijë 12 – 13 vjeç dhe do të arrinte në këmbë në Tiranë. Dëshira e zjarrtë për të ndjekur shkollën do të mbetej vetëm një ëndërr.

Ai shpejt do ta kuptonte se për të s’kish rrugë tjetër veç punës së rëndë. Kjo qe një goditje që Vasili nuk do ta harronte kurrë. Filloi atëherë jeta e rëndë e kurbetit, e kurbetit në atdhe! Ashtu si dhjetra djem të fshatit që merrnin këtë rrugë edhe Vasili u suall nëpër rrugët e Tiranës deri sa hyri shërbëtor në dyert e pasanikëve. Akoma fëmijë, ai provoi mbi vete shtypjen dhe fyerjen, skamjen e pasigurinë. Kush e di sa herë, i dëbuar e i fyer nga zotërinjtë, u vërtit i uritur nëpër rrugë, duke fjetur, siç tregonte vetë, në qyngjet e ujësjellësit, apo në vozat e magazinave. Prej kësaj kohe Vasili mbruhet me ndjenjën e pakënaqësisë dhe fillon e urren zotërinjtë.

Duke u rritur natyra e tij liridashëse bëhet gjithnjë e më e ndjeshme. Ai është nga ata që, nuk e duron shtypjen e fyerjen, reagon hapur ndaj disa normave që sundonin në shoqërinë e kohës. Vasili bën përjashtim nga disa bashkëfshatarë që punonin aso kohe në Tiranë. Ai nuk do t’i përmbahet konceptit tradicional sipas të cilit djalë i mirë në kurbet është ai që zë një punë, ul kokën, mbledh të holla e bën prokopi. Një koncept i tillë për të do të thosh nënshtrim, pajtim me zotërinjtë që i shtypnin dhe i shfrytëzonin pa mëshirë. Nga ana tjetër, ai përpiqej të mos qëndronte brenda një horizonti të ngushtë, por të ngrihej mbi të. Kështu mund të shpjegohet që ai për opinionin konservator nuk “u shtrua” asnjë herë, nuk u gozhdua në punë, nuk u bë kurrë shërbëtor i bindur, por vazhdimisht qe i pakënaqur.

Atë s’e preku asnjë herë ideja e pasurisë, e rehatisë, e pozitës shoqërore. Natyra e tij e lirë, e zgjuar dhe kureshtare tërhiqej pas çdo gjëje të re, të guximshme, të drejtë. Duke mos u pajtuar me fatin e njeriut të varfër, Vasili qe gjithnjë njeri me shpirt të çqetësuar, që synonte të mos mbetej pas nga koha. Por koha e fjetur plot amulli e regjimit të Zogut nuk u hapte asnjë shteg energjive të tij. Pushtimi fashist e tronditi thellë djaloshin. Tërë pakënaqësia e mbledhur me vite sikur gjeti shtratin e vet në urrejtjen ndaj pushtuesve të Atdheut, në idenë e luftës, antifashiste.

Mbi të gjitha, Vasilin e revoltoi tradhtia e parisë, e zotërinjve. Duke punuar për një kohë si shërbëtor në shtëpitë e tyre, në familjen e ndonjë ministri apo gjerarku të lartë fashist, ai njohu nga afër fytyrën e shëmtuar të tradhtarëve, pa lojën e ndyrë që ata luanin në kurriz të popullit shqiptar. Ka shumë mundësi që hyrja e Vasilit në këto familje të mos kenë qenë gjë e rastit. Të tërheq vëmendjen fakti që ai punoi në disa familje të tilla, dhe ç’është më interesante tregohej i fshehtë. Bile kur largohej prej tyre ose ikte ose përpiqej të sillte ndonjë nga shokët e vetë.

Këto veprime të Vasilit dhe të tjera që mbajnë mend shokët, sidomos në vitin e fundit nuk mund të mos të të bëjnë të mendosh për lidhjet e tij me kushëririn e parë Kol Laçin i cili atëherë ishte anëtar i Grupit komunist të Korçës. Kish mbaruar shkollën teknike në Tiranë dhe punonte si teknik bujqësor në Korçë. Lidhjet e Vasilit me të fillojnë që kur ai ish nxënës i teknikes, por vazhdojnë rregullisht deri në fund. Kola ka luajtur një rol të dorës së parë në jetën e Vasilit, jo vetëm sepse ish më i madh në moshë dhe më i formuar, por duke qenë i lidhur me lëvizjen revolucionare të kohës, ai do të ishte për Vasilin një njeri i adhuruar. Me shembullin e tij do ta ndihmonte të kushëririn që përpjekjet dhe energjitë rinore t’ja kushtonte një qëllimi të lartë. Vetë Kola ishte një komunist aktiv.

Nga dokumentet në Arkivin e Shtetit del se ai është ndjekur e persekutuar nga fashistët, është burgosur, dhe në shtator të vitit 1941 ka vdekur në burgun e Voskopojës. Vasili, me sa tregojnë të afërmit, herë pas here do të shkonte në Korçë. Këtë e bënte gati fshehurazi të tjerëve dhe zbriste zakonisht në të hyrë të qytetit. Veç kësaj, një nga shokët mban mend se Vasili kish bërë xhepe të brendshme në shpinën e xhaketës dhe këto i mbushte me materiale antifashiste që ja jepte Kola. Sot ne e kemi të vështirë të flasim për brendinë konkrete të këtyre lidhjeve, por një gjë është e qartë: se Vasili nëpërmjet kushëririt, mori kontakt me ide revolucionare, u përpoq t’u jepte qëllim përpjekjeve që bënte, pavarësisht sa diti pastaj t’i kuptonte e t’i zbatonte drejt këto në praktik. Është një pohim i përbashkët i të gjithë atyre që punuan me të që ai pësoi ndryshime, u bë më i matur.

Veçanërisht vitin e fundit e mundonte më shumë fati i vendit të robëruar. Fliste me guxim për të këqijat që kish sjellë fashizmi me vete, dënonte agresionin barbar kundër popullit grek, i këshillonte kundërshtarët e tij të dëmtuar nga lufta që të mos i pranonin të ashtuquajturat ndihma të Duçes. Vasili ishte kthyer në një agjitatorë të flaktë kundër fashizmit. Këtë e bënte sidomos në hotelin ku punonte kohët e fundit. Në të vërtetë ai e pati shndërruar hotelin gati gati në një strehë për njerëz të ndjekur nga fashizmi, për ushtarë që dezertonin nga lufta italo-greke, për punëtorë të papunë. Këta njerëz, që jetojnë edhe sot, nuk e harrojnë shpirtin e tij të lartë të solidaritetit, guximin dhe ndjenjën e sakrificës. Do të ishte mjaft me vlerë sot që të dinim ndonjë gjë rreth botës shpirtërore të Vasilit. Por megjithëse kjo duket si diçka e pamundur, prapë kemi në dorë një fakt që hedh dritë edhe në këtë sferë dhe, ç’është më e rëndësishme, tingëllon mjaft kuptimplote për atë që ndodhi më vonë.

Është fjala për vjershat që shkruante Vasili. Këtë u detyruan ta pohonin edhe fashistët në komunikatën zyrtare. Por pavarësisht nga kjo, duke gjykuar nga përmbajtja e vjershave që mbajnë mend ata që i dëgjuan, mund të themi se dashuria e zjarrtë për Atdheun e bëri djaloshin patriot poet. Ai shkroi kryesisht vjersha me frymë patriotike: i ngrinte këngë lirisë, i bënte thirrje popullit për luftë; stigmatizon te fashizmin dhe godiste tradhtarët. Tregojnë se kur i recitonte në intimitet, emocionohej aq shumë sa përlotej e i ngriheshin leshrat përpjetë. Kuptohet se vetëm një zemër e ndezur flakë nga atdhe-dashuria mund të merrte pastaj vendimin e patundur për të qëlluar mbretin e pushtuesve.

Ajo që ndodhi ditën, e 17 majit në rrugën kryesore të kryeqytetit ishte shprehja më e lartë e vetmohimit të djaloshit për interesat e Atdheut. Edhe pse shpëtoi personi fizik i mbretit plak, nderi i tij dhe i tërë perandorisë u njollos keqas: Gjithë pompoziteti fashist, i përgatitur me aq kujdes, plasi si flluskë sapuni: Krismat e armës së Vasilit ngritën një valë të fuqishme patriotizmi në mbarë Shqipërinë. Për atë që ndodhi më pas Vasili ishte krejt ndërgjegjshëm.

Zyrat dhe dëshmitarë të qëndrimit të tij heroik. Të gjithëve ai u përsëriste të njëjtën përgjigje: “E bëra vetë, nga dashuria për Shqipërinë. Asnjë njeri nuk më shtyti”. Nga shkresa e parë që Zyra e Shërbimit Informativ e Komandës së Përgjithshme të Karabinerisë mbretërore i dërgonte Drejtorisë Qendrore të Policisë (firmosur nga gjeneral divizioni C. Agostinuçi) marrim vesh se “atentatori Vasil Mihal Laçi, gjatë pyetjeve që i janë bërë këtu, ka afirmuar se ushqen ide komuniste, të cilat i kishte përvetësuar në mënyrë të veçantë nga librat dhe broshurat që i kishte pas siguruar lehtësisht përpara ndërhyrjes sonë në Shqipëri.

“Dhjetë ditët e fundit të jetës së tij qenë një epilog heroik. Ai qëndroi dhe vdiq burrërisht. Të tillë karakter e vendosmëri kishin përftuar tek ai atdhedashuria dhe idetë që: frymëzonin komunistët shqiptarë. Disa muaj më vonë, Partia Komuniste Shqiptare, që kish marrë drejtimin e luftës për çlirim, do të Shpallte nëpërmjet themeluesit të saj Enver Hoxha, në “Zërin e Popullit,”: «Populli ynë u çua e u gjakos nëpër rrugë me okupatorin e me tradhtarët dhe vizitave të Konti Çianos e të gjakpirësve të tjerë fashistë u vuri pikën plumbi i një djaloshi shqiptar drejtuar kundër xhuxhmaxhuxhit Viktor Emanueli”.

 

Botuar në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të autorit

May 21, 2020 11:33
Komento

20 Komente

  1. demo May 21, 13:03

    Xhaxhi Nasho,kur e keni shkruar kete shkrim,nja 40 vjet me pare?Ne 17 maj 1941,komunisytet e kishin grure me fashistet.Enver Hoxhes i ecte lume Bysnesi me Italianet dhe nuk i vente mendja te antaresohej me komunistet troke morracake,sepse ishte antaresuar tek Ibrahim bej Bicaku.Duke vjedhur dhe duke shitur kontrabande duhanin e Fabrikes Flora te Ibrahim Beut,vuri pasuri,.Solli Anene me motrat ne Tirane,U bleu shtepi.Tani kishte para te loste poker ne Kafe Kuirsal,jo me me para borxh te Mufit bej Libohoves dhe Esat bej Dishnices,por me parate e kontrabandes.
    A e themeloi enver hoxha partine komuniste prej zjarrit patriotik qe i vlonte ne gji,apo ndonje tjeter organizate bamirese Cernagore,qe na u kane gjindur gjithmone ne raste te tilla,kete me mire ja ka thene ne sy Tuk Jakova,qe ishte nje nga themeluesit. Ja ka thene qe ne gjallje,kur ishte ne kulmin e fuqise dhe te zullumit.Sot nuk ka mbetur qen e mace pa e marre vesh kush e themeloi PKSH,zotrote nuk e paske marre vesh..
    Ky zavalli, Vasil shih mos e ka yshtur ndonje organizate greke,se ne wikipedia po lexoj:Hero i popullit grek.

    Reply to this comment
    • Genti May 22, 21:48

      o demo koqja po si more e kane yshtur gazetat greke shegertin qe punonte per buken e gojes ne Tirane? Llogjike bythe ke o demo muti.Heroi Vasil Laci e beri atentatin sepse e kishte prekur ne zemer pushtimi i Shqiperise nga i huaji.Dhe sa per themelimin e PKSH or ti kungull pa fara,ajo ishte veper e komunisteve shqiptare qe kishin kohe qe ishin kultivuar para pushtimit te vendit.Por eshte normale qe KOMINTERN-ni organizonte kudo partite Komuniste ne vende te ndryshme dhe per kete kishte ngarkuar PKJ si parti me e madhe dhe me eksperience per ta ndihmuar ne punen e saj.

      Reply to this comment
    • Popullori May 23, 08:29

      Jo cdo gje qe shkruhet ne wikipedia eshte e sakte.

      Reply to this comment
  2. Nena Shqiperi May 21, 13:09

    Flm Prof. Nadho Jorgaqi.

    Lavdi Heronjve te Popullit Shqiptar!

    Lavdi te parit Hero te Popullit Shqiptar, Vasil Laci!

    Poshte ballistet zogollianet Legaliste te tipit muthat frasheri dhe pasardhesve te tyre te tipit alicka/bukta.

    Reply to this comment
  3. Nena Shqiperi May 21, 13:21

    Flm Prof. Nadho Jorgaqi.

    Lavdi Heronjve te Popullit Shqiptar!

    Lavdi te parit Hero te Popullit Shqiptar, Vasil Laci!

    Poshte ballistet zogollianet Legaliste te tipit muthat frasheri dhe pasardhesve te tyre te tipit alicka/bukta.

    Reply to this comment
  4. Respekt May 21, 13:43

    Vasil Laci shqiptar, super i guximshem ! Me zemer luani !

    RIP

    Reply to this comment
  5. Dori May 21, 14:24

    Asnje dokument, asnje emer konkret te “zoterinjve” etj… Biografite i perkasin shkences historiografike, jo letersise.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos May 21, 14:30

    Vasil Laci “Shqipetare”?
    Si ka mundesi o Athanasio qe u bere Nasho qe ne listat e Enver Hoxhe turkut nga vitet 70te nuk lejohej Emri Vasil,Emri i Ilyrit Kostandine,Petro etj?
    Do thote dikush qe edhe Emrat e
    turq te anetareve te Byrose Politike nuk duhej tja vinin Femijve,vetem te qene Anglese apo Italiane d.m.th jo “Shqipetare” si Edvin,Eduart,Elvis,Erion,Elton etj.
    Po pse per kete “Shqiperi” luftoi Heroi Greke Epirote Jeorgios Kastriotis qe eshte mbushur me Xhamija,Medrese,Shkolla turke?
    Po ju o Thanas,sikur jini “Epirote” ashtu sic thote edhe vellai i Naimit dhe Shemshedinit Avdullahu,cne nuk luftuat kunder Italianeve duke u bashkuar me Epirotet Greke dhe Arvanitas per pushtimin e Magna Grecias?
    A nuk luftoi per Magna Grecian Pirro i Epirit?
    Apo sipas Abdullahut,kush eshte Epirote lufton per Sulltane dhe Fashistet kunder Greqise,Epirit,Ilyrise?
    Po te qe sot Vasili o Nasho “Shqipetari” do kishte Pashaporte Greke sic ka gjithe fshati i Tij me Emra Greke si Athina,Sofokli,Dhimiter,Vasil,Epaminonda,Perikli etj.
    Shkruaj ndonje articull per ate “Kooperativistin” Ilyrin Megas Kostandinos dhe jo vetem per “Perandoren” Tereze qe e njeh bora dhe na ben shume “krenare”!
    Shkruaj po ke “bythe” qe pse nuk respectohen,nderohen,festohen Ilyret ne Albanistane si Perandori i Perandorise se Bizantit Megas Kostandinos i biri i Kostandinos Xloros *i bute turqisht) dhe i Elenit!Bile jo qe nuk njifen Ilyret e Vertete por nje person eshte denuar me 17 vjet burg vetem se kishte Emer Ilyre Kostandine kur u perpoq te arratiset nga Durresi me anije turke.
    Ky eshte State “krenare” i Al-banistanit o Nasho “Shqipetari”.
    As emrin ne Nder te Ilyrit Kostandin nuk kini “bythe” ta Emeroni Kostandino-poleos,por Stamboll ashtu sic donin “Epirotet” si Abdullahu.
    E shkreti “Epir” se ne cduar ke rene!

    Reply to this comment
    • E.Shpata May 21, 17:41

      Ik o bytheqire jezuiti,ti ja marre trute feja o loqe

      Reply to this comment
      • ? May 21, 18:28

        Ti nuk e di cfare jane jezuitet mer tarrallak. Sa per bytheqire duhet ta dish mire se ashtu ka qene edhe yt ate edhe ti vete.

        Reply to this comment
        • ? May 21, 19:41

          ? “TARALLAK ” Ke kopjuar,fol për temën ,aktin heroik të Vasil Laçit……

          Reply to this comment
          • ? May 21, 22:40

            Thjesht iu pergjigja atij komentit qe nuk kishte te bente me temen, po po deshe per temen po te them qe qy Vasilis nuk ishte vec nje i paguar nga greket qe te bente nje rremuje.Kur e pushkatuan, nuk ka thirrur “rrofte Shqiperia”, ka thirrur “Rrofte Elladha”. Dhe po deshe gjej ndonje emer tjeter per vehte or tarrallak, qe te mos te te ngaterrojne me mua se mund te kesh probleme me Sigurimin, pastaj. (Midis nesh, a me ha nje mut!)

    • fteri May 21, 19:37

      AKTI HEROIK I VASIL LAÇIT DO TË RROJË NË NË SHKUJ !
      GJYQI KUNDËR VASIL LAÇIT NJË MASHTRIM HISTORIK !.

      . Kryetari i trupit gjykues u caktua gjeneral Feruci paganuzzi. Prokuror i akuzes ishte gjeneral major Umberto Merangini.

      Prokurori me trupën gjykuse tërsisht -italian që dënoi Vasil Laçin ,për të “pohuar” e “provuar” se “ai tërbim kriminal” i atentatorit nuk qenkësh drejtuar kundër mbretit perandor të fashizmit , por kundër kryeministrit Shefqet Vërlaci që e shoqëronte gjat largimit në areoport .

      Gjyqi duke e falsifikuar në mënyrë flagrante të vërtetën, për ruajtur gjoja miqësinë midis dy popujve dhe autoritetin e perandorit ,prokurori kalon në një arsyetim fare absurd kur thotë se i pandehuri kishte dashur të vrasë kryeministrin shqiptar në prani të mbretit-perandor, me qëllim që “të tërhiqte vëmendjen e sovranit”.Haaaa,haaaa.

      OO O’ Pellazgo ! Mavria ,DEMO-falsifikatori i historisë ,a’ e dini ju se këto ishin gënjeshtrave të trilluara në zyrat e mëkëmbësisë mbretërore të OVRA-s ishin shtrembërimi i identitetit të atentatorit famshëm patëriot shqiptar Vasil Laçi den-babaden Shqiptar shpikur në gjyqin e fshehur kundër tij, ishte direkt falsifikimi i gjenjaliteteve e kombësisë së tij para botës..

      Këto trillime të trasha, që do të përhapë më vonë propaganda zyrtare,greke ,italiane ,jugosllave etj… për herë të parë do t’i shpallë në pretencën e tij prokurori ITALIAN , kur do ta cilësojë të pandehurin si qytetar shqiptar me kombësi GREKE dhe emrin e të babajt vasilit MIHAL do ta sllavizojë duke e quajtur Mihaillof.

      Prandaj mos shkruani broçkulla se prishni dhe humorin SHKRIMTARIT TALENT ATDHETAR TË MADHIT NASHO JORGAQI , E PËESHËNDES DHE I UROI SHËNDT TË MIRË ,QOFTË BEKUAR DHE I LUMTUR.

      Reply to this comment
      • ? May 22, 01:40

        o fteri ti je aq idiot saqe kalon edhe limitin me te larte te debillekut fshataresk prej gomari te tredhur. Po pse or rrote si ka mundesi qe Vasili te paraqitej si qytetar shqiptar me kombesi greke, po me baba sllav. Atehere nga e merrte kombesine greke Vasili, kur baben e kishte sllav? Apo nga pidhi i nones se vet. Po pse mer kaq i trashe paska qene ai prokurori italian qe te kepuste kshu idiotlliqesh. Ik or fteri se e ke bo balte fare me keto gjepurat e tua.

        Reply to this comment
    • Gzim Kulufi May 22, 20:16

      Pellazgos, per hir te se vertetes, Skenderbeu i firmoste letrat e tija si princ epiriot dhe jo i Magna Grecia-s. Edhe Pirro i Epirit, i vrare ne Peloponez me tjegull ne koke, ishte mbret i Epirit. Skenderbeu fliste shqip, gruan Vojsaven e kishte (sic duket edhe nga emri) nga dere serbe, ose sllave maqedonase. Ndersa gjuha e Pirros nuk njihet mire, -nga shume te dhena mund te rezultojme se i ka perkitur parakaluesve te sotem ortodokse shqiptare.

      Reply to this comment
  7. demi e pela May 21, 23:16

    Keta merhumet Demo e Pelaskos i bien kavallit ne nje vrime sa here flitet per vlerat e kombit tone.Nuk kane faj–kete detyre u ka vene Janulla…Mos i ngacmoni te gjoret–pershesh me kos po hane ..Ju befte mire m….o teveqela

    Reply to this comment
  8. Nasho,alias thanas,qe nuk eshte gri-kakos por shqiptar denbabaden. May 22, 15:37

    Pellazg?thuaj qe jam grek,thirri vehtes gre-kakos.se pellazget jane te huaj per greket.

    Reply to this comment
  9. Pellazgos May 23, 13:15

    Kur Paris rrembeu Elenin e Spartes dhe e shpuri ne Troas ne Dhardhanele sipas Omiros,i tha qe te shkonin ne ishullin Pelagos.
    Te ashtuquajturit Shqipetare te Al-banise,State ky i quajture nga Fuqite e Medha dhe jo Epir tregon me se miri qe nuk kini lidhje me Epirin e Kastriotit,te Ilyrit Megas Kostandinos,te Pirros etj por me nje misionare si Tereza me qellime te keqia politike,kerkoni te Identifikoheni me Papen!
    Po pse per Papen luftuan Heronjte e Epirit?
    Evropa eshte treguar e paskrupullt dhe ignorante me Kostandinopolin e Kastriotit.
    I perkedhelin ko…..et Erdoganit dhe flasin per “liri dhe te drejta njerezore”.
    Te pakten “hiqen” si te Krishtere por jane te degjeneruar dhe mosmirenjohes te Kombit me te famshem te Kosmosit,Greqise.
    Tregon “fytyren” e tyre te zilise,te urrejtjes,te ignorances.
    Dhe ketu dore ka Papa i Romes qe me spiune dhe Misionare kerkon te controlloje vende qe nuk duan te ndryshojne traditat,kulturen,gjuhen.
    Ku ka colonizatore ka katolike,qe nga Amerika Latine,Veriore,Albania etj.
    Zoti eshte ka simbol Drejtesine dhe Respektin.
    Ne 1054 u nda Krishterimi i erresires,i diktatures “shpirterore” etj ne Orthodhoks dhe Katolike dhe Ballkani ishte Orthodhoks.
    Atehere,cpune kane katoliket apo myslimanet ketu ne qofte se duan te respektojne historine,identitetin,nderin per traditat dhe kulturen?

    Reply to this comment
  10. Andi Dhromi May 25, 00:11

    Mendimi im esht qe Vasil laci ishte nje komunist i devotshem dhe tiranin fashiste nuk e duronte. Lavdi vepres se tij. !!!!!!

    Reply to this comment
  11. Mark .UK May 25, 11:14

    Mos u shqetso se nuk I bjen kujt ndermen te merret me ket ngnarje.E genjyen komunistet e futen kete fjale fare te ri ti hunter asaj pune shme te guximshme.Edhe yeah mbas 75 vitesh nga okupimi komunist po u shpifet Sherri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim