AUDIO: Në intervistën e fundit, Berisha i quajti “familje terroriste”, rrëfimi në DITA i Hamdi Haklajt nga Suedia: Saliu që kam njohur unë para dhe pas ’90-s (PJESA I)

September 30, 2020 20:40

AUDIO: Në intervistën e fundit, Berisha i quajti “familje terroriste”, rrëfimi në DITA i Hamdi Haklajt nga Suedia: Saliu që kam njohur unë para dhe pas ’90-s (PJESA I)

DITA risjell sot për lexuesit një nga ekskluzivet e saj të ciklit mbi dosjen Hajdari.

Intervista është marrë 6 vjet më parë dhe ribotohet me rastin e rihapjes së gjykimit për vrasjen që u pasua nga grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998.

Në intervistën televizive në emisionin Opinion në TV Klan disa ditë më parë Sali Berisha e ka quajtur familjen Haklaj “bandë terroriste”.

Për një pjesë të madhe të lexuesve, të DITA ndoshta nuk është e nevojshme të shpjegojmë se kush janë Haklajt.

Por vitet kanë rrjedhur dhe ngjarjet tragjike që përgjakën Tropojën dhe përçanë familjet e fiset duke sjellë mbi 200 viktima, mund të mos jenë dhe aq të njohura për shumë lexues të rinj.

Nga kulmimi i përplasjes së Haklajve me Saliun, në periudhën 1997-99, kanë kaluar shumë vjet.

Dhe pavarësisht se kjo familje e sakatuar ka edhe anëtarë të tjerë, si plaku Muharrem Haklaj dhe motra e vëllezërve të vrarë, Zylfija, vëllai i madh Hamdi Haklaj mund të quhet edhe ndër “të fundmit e mohikanëve”.

Shkëlqimi, Fatmiri, Halili, nipi i tyre Ylli dhe të tjerë Haklaj janë ekzekutuar njëri pas tjetrit.

Hamdi Haklaj është ndër personat më pak të prononcuar mediatikisht të familjes.

Më saktë, ka munguar plotësisht. Prej vitesh i larguar jashtë shtetit dhe përfitues i azilit politik, ai ka ndjekur padyshim me interes prononcimet në DITA të Jaho Muslomanit, Fatmira Hajdarit, Izet Haxhisë, dhe ka vendosur të thotë të vetën.

Sigurisht nuk ishte e lehtë për ta bindur, por kjo është histori krejt tjetër.

E rëndësishme është që intervista e gjatë e Hamdi Haklajt botuar në DITA me pjesë nga 20 në 24 nëntor 2014 është tejet e detajuar me fakte, ngjarje dhe personazhe konkretë; një rrëfim jo vetëm i rëndësishëm për drejtësinë, nëse do të merret ndonjëherë parasysh, por edhe befasues për të rejat që sjell.

Ndiqni më poshtë pjesën e parë të rrëfimit audio të Hamdi Haklajt:

 

 

Në vijim do të botohet:

Çfarë di Hamdi Haklaj për 2 prillin dhe autorët e vrasjes së Arben Brocit. Ku ndodhet sot kaseta e famshme me regjistrimin e Berishës, nga e cila thuhet se nisi seriali i vrasjeve në Tropojë. Çfarë thotë për rrëfimet e fundit në DITA të Izet Haxhisë dhe Jaho Mulosmanit mbi vrasjen e Hajdarit? Detajet e natës së 12 shtatorit dhe 14 shtator Si i përgjigjet pyetjes “çfarë do t’i thoje sot Sali Berishës”.

****

Me kërkesën e të intervistuarit NUK LEJOHET riprodhimi i saj nga faqe të tjera online dhe nuk do postohen reagime lexuesish. 

September 30, 2020 20:40

Njoftim

Njoftim

Njoftim