VIDEO: Një intervistë me Elhaidën në DITA

Mira Kazhani March 1, 2015 01:12

VIDEO: Një intervistë me Elhaidën në DITA

Elhaida Dani flet për herë të parë për Dita pas debatit të krijuar për ndërrimin e këngës fituese krejt papritur.

Këngëtarja i përgjigjet sulmeve të disa kolegeve shqiptarë si Anjeza Shahini por edhe emra të tjerë që e janë hakërryer asaj jo pak në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve.

Këngëtarja 22-vjeçare fituese e “The Voice Italy” i bën thirrje kolegëve të saj që të masin fjalët kur i thonë dhe shpreh zhgënjimin me kompozitorin Shllaku, i cili sipas Elhaidës është shkaktari për ndërrimin e këngës. “Kam tentuar të flas disa herë me kompozitorin por ai nuk u përgjigj kurrë. I kërkova të flisnim në Skype sepse ai jeton në Amerikë dhe vetëm heshtje”-thotë ajo në intervistë.

Në një video-intervistë me gazetaren Mira Kazhani, Elhaida nuk pranon të futet në debatet mes RTSH dhe kompozitorit Shllaku, por thotë se nuk është hera e parë në historinë e Eurovizion që këngëtari fitues të shkoj me një këngë tjetër.

Ajo flet edhe për planet e së ardhmes si dhe zbulon historinë me gishtat e Jozefina Topallit. “Nuk jam penduar për atë gjest. Nuk kam asgjë me zonjën Topalli por nuk lejoj askënd të më përdor për politikë. Unë jam këngëtare,” thotë Elhaida Dani për Dita.

 

Mira Kazhani: Ka kaq shumë zhurmë për faktin që është ndërruar kënga , madje dhe një pretendim i kompozitorit sipas të cilit ai thotë se nuk është konsultuar. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Elhaida Dani: Unë jam vënë në dijeni vetëm në momentin kur kënga është tërhequr. Nuk do të doja të komentoj për vendime të brendshme në RTSH, me drejtorin apo me kompozitorin. Janë çëshje të brendshme të tyre dhe nuk dua të futëm në çështjet e tyre të brendshme. Sigurisht dija që ekzistonte një situatë pak e tensionuar, por mendoja se gjithçka do të rregullohej , deri në momentin kur m’u komunikua që kënga është tërhequr dhe nuk do të mund të shkoj në Eurovizion me atë këngë.

Mira Kazhani: Keni tentuar të flisni vetë me kompozitorin? Ta sqaroni çfarë janë këto tensionet, nga erdhën?

Elhaida Dani: Jemi takuar disa herë. Patjetër që e njoh , madje kam shumë respekt për Aldon. Kam tentuar të flas me të, hera e fundit ka qenë një ditë para se të komunikohej që ai do të tërhiqte këngën. I shkruajta dhe i kërkova që të bënim një bisedë me Skype për të sistemuar çdo gjë, për të vendosur mbi regjistrimin, por nuk mora asnjëherë një përgjigje.

Mira Kazhani: Me pak fjalë kuptova që kjo është një çështje e brendshme e RTSH, për ty rëndësi ka pjesëmarrja në Eurovizion? Por me një këngë të ndërruar, a është e brenda rregullave te Eurovizion? Je interesuar për këtë pjesë? Është e ligjshme kjo që po ndodh?

Elhaida Dani: Sigurisht që jam e interesuar për këtë pjesë, madje një nga arsyet çoi në këngën e re ishte moskomunikimi me Aldon, (kompozitori) sepse asnjëherë nuk doja që në të ardhmen të na hapeshin probleme të tipit që unë këndova këngën e dikujt që nuk më autorizonte ta bëja. Nuk dua asnjëherë probleme ligjore. E di që karriera ime dhe rruga që unë kam nisur do të jetë me probleme apo polemika, ndodhin këto në botën tonë. Por problemet ligjore do të doja t’i evitoja. Jam interesuar sigurisht për një gjë të tillë dhe më është siguruar nga RTSH që çdo gjë është OK. Madje shumë shtete të tjera kanë ndryshuar këngët dhe në vitet e tjera , kështu që çdo gjë është ok nga kjo pikëpamje.

Mira Kazhani:Cfarë i duhej Elhaida Danit pas një suksesi të magjishëm në Itali nga një kompeticion siç është The Voice një çmim i parë, një këngë në RTSH në festivalin shqiptar. Pse ishte e rëndësishme për ty?

Elhaida Dani: Është një ëndërr nga fëmijëria,me të vërtetë. Që e vogël jam rritur me këtë ambicje, ndoshta dhe pse nuk e kam ndjekur çdo vit ose nëse nuk e kam parë, të tre netët e festivalit, por me të vërtetë jemi rritur me frymën e festivalit të RTSH dhe këngës që fiton që do marrë pjesë në Eurovizion.

Mira Kazhani: Ty të pëlqeu kënga e parë, ajo fituesja në RTSH, se mua s’më pëlqeu shumë që të jem e sinqertë. Më pëlqen Elhaida , por mua nuk më pëlqeu edhe aq kënga?

Elhaida Dani: Patjetër. Kam dëgjuar shumë kritika. Sigurisht jam e gatshme që të pranoj dhe kritikat por më është bërë shumë qejfi që njerëzit më kanë pranuar, kënga nuk është shumë e mirë por Elhaida meriton një këngë tjetër. Më është bërë shumë qejfi të them të drejtën . Këtu jam e lavdëruar, ndjehem pak e llastuar. Por dua ta theksoj këngën e kam kënduar ashtu siç do të kisha kënduar edhe një këngë që unë do e dashuroja nga fillimi deri në fund. Unë respektoj çdo gjë që këndoj sepse kjo është puna ime dhe pasioni im.

Mira Kazhani: Kënga e re a ka përfunduar ?

Elhaida Dani: Kënga e re është krijuar. Jam shumë e lumtur dhe shumë e qetësuar . Them se fundjavën që kalo isha në kosovë dhe punova me Zapp & Chriss dhe krijuam një këngë nga zero deri në një pikë mjaft të mirë. Jam e lumtur për këtë.

Mira Kazhani: Është një baladë? Do na zbulosh diçka?

Elhaida Dani:Është një Pop Baladë,. Pro me të vërtetë është shumë ndryshe. Mos u gënjeni nga fjala baladë sepse është një këngë me të vërtetë shumë ndryshe të cilën jam e lumtur por edhe pak e friksuar të eksperimentoj.

Mira Kazhani: Ndonjë varg të refrenit?

Elhaida Dani: Jo, për momentin.

Mira Kazhani: Ka pasur sot e dje disa komente, kritika të këngëtarëve të njohur psh, Anjeza Shahinit, por edhe të tjerë ku thonë që t’i duhet ti lësh radhën Bojken Lakos dhe në rast se Bojkeni nuk pranon, Linda Halimit, çmimit të tretë. Çfarë mendon? Ke një përgjigje për kritikët dhe kolegët e tu?

Elhaida Dani: Të them të drejtën jam munduar që ta marr me shumë qetësi këtë pjesë. E dija shumë mirë që do të kishte polemika dhe e shikoj që ka shumë polemika dhe probleme , sidomos nga kolegët e mi, nëse mund t’i quaj kështu. Jam dakord me çdo mendim personal të gjithsecilit, janë profesionistë dhe duhet të matin fjalën dhe besoj se e masin mirë fjalën para se ta shprehin në publik, pasi fjala në publik ka shumë rëndësi dhe merret për shumë seriozisht nga të gjithë të tjerët. Respektoj mendimin e gjithsecilit. Thjesht mua më është ofruar të marr pjesë me një këngë tjetër. Më besoni e kam menduar edhe unë, edhe faktin po nëse unë tërhiqem dhe të them jo nuk dua që të përfaqësoj Shqipërinë , edhe pse po më thonë të shkoj me një këngë tjetër, edhe pse nuk është faji im që kënga u tërhoq nga autori, nuk dua të përfaqësoj më Shqipërinë, çfarë do të thonin njerëzit të cilët më kanë mbështetur deri më sot?!

Mira Kazhani: Do zhgënjeheshin?

Elhaida Dani: Do zhgënjeheshin absolutisht po, edhe unë do zhgënjehesha nga vetja edhe pse një momentin kur ty të hapen probleme, nuk duhet të heqësh dorë, por duhet të përballesh. Jam aq e lumtur që Bojken Lako është shprehur në një mënyrë shumë të mirë, Linda Halimi më shkruan dhe madje po bashkëpunojmë bashkë për diçka në të ardhmen. Linda më thotë ti e meriton dhe jemi me to. You rok it!. Me të vërtetë uroj që të jetë kështu, por jam shumë e lumtur që vendi i dytë dhe i tretë po shprehen kështu.

Mira Kazhani: Je e prekur nga ata që të kanë kritikuar, ose ke pasur ndonjë personazh që se ke pritur? Edhe për “faj” të RTSH dhe jo tëndin personal?

Elhaida Dani: Të them të drejtën unë jam një person që harroj shumë shpejt dhe fal shumë,. Por këtë herë nuk do harroj. Kam vendosur që të mbaj mend çdo njeri që është shprehur jo mirë nga të cilët nuk e prisja.

Mira Kazhani: Është e madhe lista? Ndonjë emër?

Elhaida Dani: Është mjaft e madhe lista të them të drejtën, por dua t’i mbaj mend. Jo për diçka të keqe, por me të vërtetë dua t’i mbaj mend për të ardhmen.

Mira Kazhani: Dikush që po të mbështet shumë tani?

Elhaida Dani: Familja ime. Mikja ime më e mirë, Orsola, po më mbështesim me të vërtetë shumë, persona që i dua shumë.

Mira Kazhani:Mentori yt Rikardo Koçante e mori vesh këtë historinë shqiptare? Nëse po? Çfarë thotë ai?

Elhaida Dani: E ka marrë vesh patjetër. Ai është shumë sensibël dhe faktikisht kam biseduar me bashkëshorten e tij që është menaxherja dhe ajo është shumë e mrekullueshme dhe më mbështet në çdo moment, prandaj ndihem shumë e qetë.

Mira Kazhani: Të pëlqeu Sanremo sivjet?

Elhaida Dani: Nuk e ndoqa nga fillimi deri në fund, por mund të them se fituesit janë të mrekullueshëm.

Mira Kazhani: Ti vetë do të jesh një ditë aty?

Elhaida Dani: Do jem patjetër,.

Mira Kazhani:Kur ?

Elhaida Dani: Në të ardhmen.

Mira Kazhani: Vitin tjetër ndoshta?

Elhaida Dani: Ndoshta mund të jem vitin tjetër, por për vitin tjetër kam disa plane aq të mrekullueshme sa Sanremo edhe mund të presë. Me të vërtetë viti tjetër do të jetë një nga vitet e mia më të mira. Shpresoj.

Mira Kazhani: Ti je shumë e mirë dhe unë të falënderoj shumë që zgjodhe të flasësh për Dita, por e kam dhe një pyetje të fundit që na ka mbetur pak fiksim ne shqiptarëve:- Çfarë ishte ajo historia me znj. Topalli që i ule gishtat, ajo eleganca jote teksa ulje dy gishtat përpjetë të zonjës Topalli në Shkodër? Pse e bëre? Mos je gjë e majtë, je me Edi Ramën?

Elahida Dani: Jo nuk do t’i përgjigjem kësaj të fundit (qesh). Faktikisht kjo ngjarje ka ndodhur para dy vitesh kur unë isha në Shqipëri për “The Voice” bashkë me Koçante. E kisha kërkuar që para se të nisesha për në Shqipëri, para se të bëhej ai takim që të mos përdorej ardhja ime si publicitet për një fushatë, pasi në atë periudhë ishin edhe zgjedhjet me sa mbaj mend. Nuk më pëlqeu ai gjest, e them edhe sot, por në ato momente ka qenë aq instiktive, sa unë e kam menduar vetëm mbrapa se çfarë veprimi kam bërë. Nuk pendohem kurrë pse e bëra, sepse nuk dua asnjëherë që të përdorem politikisht, ndonëse unë kam shumë respekt për shumë politikanë, edhe për znj. Topalli, është nj grua e mrekullueshme, por i respektoj të gjithë. Ndonjëherë takohem edhe për kënaqësi por nuk dua të përdorem për fushata dhe për arsye politike.

Mira Kazhani: Në eurovizion shkon vetëm për të marrë pjesë apo e ke ndarë mendjen do fitosh?

Elhaida Dani: Në eurovizion shkoj për të dhënë më të mirën dhe me të vërtetë tani jam 100 për qind shumë më shumë e bindur që dua të jap shumë më shumë se sa ç’kam.

Faleminderit Elhaida.

Faleminderit Ju.

 

 

Intervistën e plotë e lexoni në versionin print të DITA.

Mira Kazhani March 1, 2015 01:12
Komento

20 Komente

  1. we people* February 28, 19:30

    nuk ka ngelur qelize e jetes politike,mediatike,sportive,kulturore pa u shperfyteruar.

    rasti i nderrimit te kesaj kenge eshte aq banal sa nuk ka nevoje per koment.

    persa i takon dhe gazetes dita ka dhe kjo “vrimat e zeza te saj”..me konkretisht botimi i tre artikujve te Fejzi Barutit ketij ish m-l te ndyre qe zbuloi se urdheri per vrasjen e Gjebrese e kishte dhene mugosah dhe e kishte zbatuar enveri

    dhe dalja disa e here e KQQPSH-IT qani leshi ku vertetoi se kishte pare se enveri kishte djegur me napalm mehmetin me ka lene shije te keqe per gazete diten

    respekt maksimal per Elhaida Danin por beri gabim qe erdhi ne shqiperi se ai vend po kalon ne nje peridhe qe po ha bijte e vet me te talentuar.

    *ish komentues me besim te gazeta dita…qe ndoshta ka shume te tille se kane lejuar nje fare elezbiberizmi te kesaj gazete te nderuar

    Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) March 1, 11:27

      Ne fillim due ta pergezoj Znj Mira per kete intervit te ber ne momentin e duhu,se dyti dua ti them Elhames se kjo osht per mue kanga qe duhej te na prezantonte ne Euro Vizion

      http://youtu.be/o1BoGEUa15k

      ,por nuk asht faji i Znj Dani te ciles tash i uroj qe ta prezantoj vetveten me dinjtet ne Vjen,se Shqiperine nuk e prezanton ma pas asaj qi ndodhi Suksese Elhames dhe don perenija nuk shkon ne Vjen e mshtjellme me çarçaf ne krye 😉

      Reply to this comment
      • Festivali i 11 RTSH March 1, 11:49

        Po qe se Elhaida kerkon qe te marre bekimin e shqiptarve ne Euro Vizion duhet qe ta prezantoj kengen e saj te re sa me shpejt dhe jo te bej lojna kukumshefti.
        Kenga e saj e re duhet te krahasohet me kengen e Linda Halimit
        http://youtu.be/uhyRJxPFM9I
        dhe shqiptaret te votojne ke duhet te dergojn ne Euro Vizion ne Vien
        Elhaiden apo Linden.
        Kjo eshte zgjedhja qe duhet te ndodhe sa me shpejt.

        Reply to this comment
    • adri June 8, 00:05

      https://www.youtube.com/watch?v=4YYZqBP1R9Y.
      Kjo eshte El haida.
      Sikur nuk kishte kengetare te tjere te talentuar Shqiperia dhe do te conte kete El Haiden qe ta perfaqesonte.

      Reply to this comment
  2. shytani February 28, 19:47

    Elhaida eshte talent i lindur dhe i kultivuar me pune, suksese e mbeshtetje maksimale, te drejten tuaj per ne Eurovizion nuk e mjegullon jargavitja e gjith idjoteve te kesaj bote. Urime Elhaida

    Reply to this comment
  3. Loku February 28, 20:08

    Vajzes i dha zoti nje fat dhe ajo duhet ta kishe shfrytezuar per karjeren e saj te pakten ta kishte provuar aty ne Itali se Shqiperia aty eshte ka kohe akoma per te mar pjes ne no nji juri The Voice Made In Albania,se zakonisht keshtu perfundojn keta lloj artistesh.

    Reply to this comment
  4. arian February 28, 20:44

    Ju hap goja dhe zekes pabukse anjeza

    Reply to this comment
  5. MIR February 28, 20:54

    tradita ka qene kenga fituese…n.q.se ndrohet pse duhet ta perfaqesoni ju shqiperine, pastaj sjeni ju qe negocioni me autorin……strano

    Reply to this comment
  6. zoti March 1, 01:28

    Po qe se esht me dinjitoze kenga tjeter ska te keqe te prezantohemi me ate. Me mir tjeter keng dhe nje artiste si elhaida sesa rregullat e leshit qe bejm sikur i zbatojm te gjith dhe prezantohemi si bajga na vjen turp te shohim eurovizionin. Pac fat elhaida

    Reply to this comment
  7. Dardhari March 1, 03:44

    JU Z Mir i dini mire keto pune!
    Lerini keto mendime shterpe Elhaida eshte KENGETARE ndersa të tjeret jane thjesht DAVAXHINJ
    Urime dhe mos u merzit ky ështe vendi qe ARTIN e perfaqeson Xhozefina

    Reply to this comment
  8. arusha... March 1, 09:47

    Te simpatizoja vetem si kengetare dhe kenget e tua i ndjek vazhdimisht…Te ndjek edhe ne Itali dhe vertet shqiperia duhet te ndihet shume mire me personalitetete si ty …E them personalitet sepse intervista qe une sapo degjova ta jep kete status…Je mbrekullushme…

    Reply to this comment
  9. zefi March 1, 11:48

    Kngetaret qe kane bere dhe po bejme fame ne bote, nuk kane dale as nga Voisi dhe as nga xfaktori…..po dole ti Elhaida, shuqyr zotit dhe te uroi suksese…..sa per ata dy gishta te znj. Topalli, ti duhet ti puthesh zhdo dite kur gdhihesh se ishin ato gishta qe bene te mundur qe ti dhe familja jote te jetoj sote ne Itali dhe ti te ushtrosh talentin tende, nqse ke talente…….

    Reply to this comment
  10. Liria March 1, 12:44

    Jo , do jene dy gishtat e Topalles qe do e ndjekin si mallkim Elhaiden, por talentet nuk mund ti erresoje dhe ti mposhte askush.

    Ja pse

    Topallja nuk solli nje dicka ne politike, shihni si ka rene ne qetesi Parlamenti, tanime nuk i bie askujt nder mend per te, pasi rastesia e solli ate ne ate vend ku ishte e qe e turperoi vendin tone jo vetem karshi shqiptareve, por edhe para perendimoreve.

    Elhaida, eshte nje talent, nje vajze shume e mire, e respektuar ne Europe dhe pavaresisht pengesave qe mund ti vihen asaj nga qurracet e Tiranes, eshte nje publik brenda e jashte vendit qe e duan dhe e vleresojne ate,

    Ec Elhaida, mos u ndal, ruaj thjeshtesine dhe dinjitetin tend, sot per sot ti je perfaqesuesja me dinjitare e Shkoder Loces, ti po ja ngre koken lart qytetit tand, vendit tand, ne nje kohe shakllabania Topalle ka vite te tana qe asht perpjeke me na e ule koken.

    Reply to this comment
    • polici March 1, 19:25

      Liria, nuk e meriton kete emer qe i ke vene vehtes sepse je e lumtur nen dhune por mbi te gjitha je mosmirnjohese dhe meriton skllaverine….

      Reply to this comment
  11. Dardhari March 2, 04:26

    Kengetarja Dani eshte e shkelqyer vetem uroj qe ajo mos perserite ate veshjen me shami se duket Si kukumjacke . Znja Dani jeton ne shekullin e 21 të dhe shamine ajo pjese e zhvilluar e Shqiperise e ka hequr para 90 vitesh, mendo ku e fut veten e civilizuar apo nje cope mishi
    Une JU uroj suksese

    Reply to this comment
  12. petrit March 10, 19:26

    Me pelqeu intervista me kengetaren shume te talentuar shqiptare Elhaida Dani dhe me beri pershtypje sinqeriteti ne shprehjen e mendimeve te saj.
    E shoh se i eshte shmangur me zgjuarsi edhe pyetjes provokuese lidhur me Zhozefina Topallin.
    Pergjigja per kete episod te komentuar me paragjykime, ishte shume me e zgjuar sesa pyetja e intervistueses qe beri “zbulimin” se Edi Rames nuk i pelqekerka simboli i fitores se demokracise mbi diktaturen komuniste.

    Reply to this comment
  13. Ajaxs March 11, 13:39

    Elihaja nuk e meritonte fitimin e festivalit. Ajo ishte kenge nen mesataren. Elihaja e dinte kete gje dhe ka kerkuar nje kenge tjeter per EURO SONG. Ajo e dinte qe do deshtonte komplet, por edhe me kete kenge ajo do deshtoje. Te gjitha jane manovra te fshehta te Elihades qe ka levizur guret dhe ka fshehur doren.

    Reply to this comment
  14. Perashiani March 11, 16:06

    Te them te drejten,e dija qe Elhaida eshte nje bylbyl,por nuk ma merrte mendja qe te ishte kaq fisnike e prudente.

    Reply to this comment
  15. fatmiri March 14, 18:28

    Nuk shkon kenga fituese nga juria dhe publku shqiptar ne eurovision, duhet te shkoje kenga e dyte. Kush ja jep te drejten ketyre te zevendesojne jurine dhe publikun shqiptar me nje te rene te lapsit? Vetem Sali berisha e bente kete. Paska lene rrenje te thella prapa.

    Reply to this comment
  16. demo March 14, 19:13

    Shko Elhaida dhe na ndero!Mos degjo topallet dhe topallicet.Talenti eshte mbi pushtetaret intrigante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*