Ekskluzive/ Flet avokati i Izet Haxhisë: Përgjigje Ismetit dhe Romeos

September 8, 2018 09:39

Ekskluzive/ Flet avokati i Izet Haxhisë: Përgjigje Ismetit dhe Romeos

Intervistoi Xhevdet Shehu

Avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në këtë pjesë të dytë të intervistës ekskluzive jep një përgjigje kategorike në emër të klientit të tij se as ka dhe as nuk do të ketë as paqe dhe as ndonjë pakt midis Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit ka qenë e dashura franceze e Izetit. Si qëndron e vërteta? Reagimi i Izetit dhe një postim në Facebook e Ismet Haxhisë…

(Vijon nga numri i kaluar)

– Avokat, cili është roli i të dashurës së tij në këtë histori, pasi po flitet shumë për të?

– Xhevdet, ti e di shumë mirë se në këtë botë nuk ka histori pa dashuri! Më konkretisht respektoj të gjithë aktorët që sinqerisht sakrifikojnë nga vetja e tyre duke investuar për t’u zbardhur e vërteta dhe për t’u bërë drejtësi në këtë vend sepse ajo është shtylla vertebrale e dinjitetit të një shoqërie të civilizuar njerëzore. Jam kategorikisht kundër atyre që me mendimet apo veprimet e tyre, rreshtohen kundër kësaj rrjedhje që përmenda më sipër. Duke e përfunduar përgjigjen e kësaj pyetjeje më duhet të pohoj se roli i secilit në këtë proces gjyqësor penal historik do të memorizohet dhe do të jetojë gjatë dhe secili në përpjekjen për më të mirën do të marri edhe kontributin e vet.

– Zoti avokat, dje më the se ti bashkë me Izetin jeni të vendosur që kësaj çështjeje t’i shkoni deri në fund. A disponon Izeti fakte të tjera nga ato që ka thënë deri tani publikisht?

– Nuk besoj se hapja në faqen e parë në gazetën “DITA” me artikullin a do të ketë pakt Izet Haxhia me Sali Berishën?, do të përbënte një mundësi të mos përgjigjesha. Ashtu si kundër e kemi lënë në mundësinë e shpjegimeve të mia pas kontaktit direkt me Izet Haxhinë, dua të them se në konfidencë dhe jo vetëm në takimin e zakonshëm jam shprehur me Izet HAXHINË kam parë dhe ndjerë këto deklarime të drejtpërdrejta:

-Bashkimi avokati im, si kur dhe qielli me tokën të bashkohen mua me Sali Berishën dhe shpurën e tij nuk më bashkon asgjë.

-Kam ardhur këtu me vetëdije të plotë të përballem me atë person, shtetas që e ka emrin Sali Berisha.

– A është i shqetësuar Izeti që gjyqtarët tërhiqen dhe ngurrojnë të marrin përsipër gjykimin e tij?

– Në përgjigje të pikës 2, Izet HAXHIA nuk merret me gjyqtarë që tërhiqen apo që mund të kërkojnë të marrin çështjen në gjykim, në përputhje me detyrën e tyre. Ai pret që të zgjidhet “rebusi” i këtij akti procedurial, normal se s’ka pse të përkthehet si anormal.

– Le të bëjmë një supozim: Nëse asnjë gjyqtar nuk e merr përsipër rigjykimin e kësaj çështjeje, a ka hapësira ligjore që në këtë rast të kërkohet një trupë gjyqësore e huaj?

– I nderuar, miku im, supozimi dhe ëndërrimi është tjetër gjë. Gjërat janë të qarta si në ligjin material ashtu dhe në atë procedurial, ata që kanë mangësi në këtë drejtim të kulturës juridike, s’ua ka mbyllur kush derën të lexojnë e të studiojnë.

– A ndikon vetingu në gjyqësor për shtyrjet që po i bëhen hapjes së Dosjes Hajdari?

– Më lejo të shpjegohem, vetingu ende sa ka “futur hundët” në gjyqësor dhe subjekt objektet e vetingut nuk dinë ku kanë veten, pa le të marrin përsipër hapjen e dosjes HAJDARI. Edhe njëherë e them unë dhe klienti im Izet HAXHIA kërkojmë që, të sqarohet e vërtetohet pozicioni ynë juridik, me konkluzionin se kur faktet mungojnë përse duhet të lëngojmë 25- vjet vuajtje dënimi të padrejtë.

Edhe një herë dua të sqaroj, pse? Është tjetër gjë hapja e dosjes HAJDARI dhe është tjetër gjë, përgjegjësia dhe përgjegjshmëria Izet HAXHIA në atë proces penal.

– Pas disa ditësh mbushen plot 20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Mendoni ju, por edhe Izeti se do të dalin fakte tronditëse që mund të përmbysin historinë e asaj vrasjeje?

– Zbardhja e krimit dhe e autorëve të krimit nuk matet as me një vit as me një 20- vjet, e vërteta zhytet po nuk mbytet. Faktet tronditëse që ju flisni nuk mund të krijohen artificialisht ato nëse janë do të vijnë logjikisht dhe do të jenë në lartësinë e provës, për shqyrtim në hetim dhe në gjykim.

– Vrasja e Azemit është quajtur edhe si “vrasja e shekullit”. Mendoni se rishqyrtimi i dosjes Hajdari mund ta kthejë këtë proces në “procesi i shekullit”?

– Po, i përgjigjem kryeartikullit që keni botuar dje. Izet HAXHIA sa të jetë gjallë kurrë nuk mund të bëj kompromis me Sali Berishën. Unë kam komunikuar sërish dje me klienmtin tim dhe ma ka theksuar sërish këtë bindje të tij. Kurrë! Kurrë! As pakt, as kompromis me atë kriminel të ndëshkuar moralisht nga shumica e shqiptarëve! Kështu më ka thënë dje Izeti.

– Ç’ju tha tjetër Izeti dje?

– Përveç të falave për ty Xhevdet, po u them ato që nuk kanë të bëjnë direkt me procesin. Izeti më tha: Nuk kam nevojë as të më mëshirojë dhe të më mbrojë askush në devizën time për drejtësi, respektoj gjithkënd që është dakord me vendimin tim të patjetërsueshëm, për të cilën jam përgatitur të paguaj çdo çmim, çmimin e lirisë dhe të drejtësisë.

Përsa i përket statusit të plotë që gëzon e dashura ime Erjona PARRUCA, dua të rideklaroj se çdo gjë që ka deklaruar është me miratimin tim, ai apo ajo që futet në gjërat e mia të shenjta dhe personale kushdo qoftë ai pa dashjen time e rreshton veten në krah të Sali Berishës me të cilin nuk kam vetëm unë punë po ka e gjithë Shqipëria dhe drejtësia.

Ju a kam bërë të qartë, -më tha mua,- gjithë kujt, se në luftën time për drejtësi nuk do të kursej as kënd, as vëllain tim,as mikun tim, as avokatin tim, as kënd. Ju lutem gjithkush që i lexon këto ti kuptojë drejtë e ti shpjegojë saktë, nuk do t’ia falë askujt do të degjeneroj procesin, i cili më ka kushtuar gjysmën e jetës, si kundër aksioma tjetër,” prangat mund ti duroj edhe burgun e përjetshëm, por lulet dhe dashurinë nuk mund të mi vrisni dot, ju lutem kini kujdes?!

– Po flitet se do të kemi vetting edhe për klasën politike. A do ta ndihmojë ky veting procesin tuaj?

Kur e takova ditën e parë të përfaqësimit tim ligjor në ambientet e burgut 302, ai mu drejtua,- ku je Bashkim NIKOLLA,?- këtu jam, ju përgjigja unë, kaq krime paske bërë ti?? Jo më thotë unë nuk kam vrarë as një pulë as një zog, nga e majta në të djathtë kam “sistemuar” nga ndonjë politikan, për të vetmen gjë jam pishman, se ata duhet të ishin shkundur më shumë. Unë e ti jemi nga familje patriotike, sepse e thamë edhe dje edhe sot, si të tilla, na detyrojnë që edhe të vuajmë dhe të rrojmë dhe të mbijetojmë për të treguar të vërtetën, të cilat për dikë mund të jenë pate e nxehtë.

 

Ismet Haxhia: E vërteta e marrëdhënieve tona me Izetin dhe e dashura virtuale e tij

Në një status në FB, vëllai i Izet Haxhisë, Ismeti, ka komentuar marrëdhëniet me vëllain e tij dhe thashethemet për të dashurën e tij. Ai thotë se e dashura e tij është virtuale dhe po e përdorin kundër nesh, pra njerëzve më të afërt të tij. Në vijim, statusi i plotë i Ismetit:

Te dashur miq. Këto ditë në media është hapur një treg i madh shitblerjeje, Ju lutem, dini gjë, kush është shitur dhe nëse dini gjë, kush e ka blerë të shiturin prej meje. Ata që më njohin, e dinë, që unë nuk shes njeri dhe kurrë nuk shitem,  aq më pak familjarët dhe interesat e tyre. Ne jemi vëllezër, kemi edhe debate. E vetmja gjë që nuk kam qenë dakord me vëllain, është prishja e familjes së tij të mrekullueshme, e cila rriti dy fëmijë si engjëj, pa asnjë kontribut nga i jati, pas ca shpifje të ndyra të një personi, që bën si e dashura e tij virtuale (pasi ai kurrë nuk e ka takuar atë). Lidhur me këtë gjendje, ajo në emër të vëllait, deklaron: “Kush nuk don dhe respekton “dashurinë time”, të largohet nga jeta e Izetit.” Ne jemi vëllezër dhe motrat e atij dhe askush në botë, sado pjesë skenaresh të pista të përdorin kundër nesh, nuk mund të na ndajë nga ai dhe as kujdesi për të. Shpesh ajo ka mashtruar publikun, me faktin, sipas asaj, se gjoja unë, apo te tjere e paskemi kërcënuar, deri edhe me fëmijët, por kurrë nuk nxori për publikun qoftë dhe një provë për ndonjë kërcënim. Këtë nuk e kishte të vështirë ta bënte, pasi nuk ka lënë shpifje pa bërë për ne familjarët, deri dhe me absurdet. Ajo francuska, shpesh më ngjan me një të metë mendore, edhe pse jo rrallë e përmend që jam më e zgjuar se të tjerët dhe shpesh herë, edhe vëllain tim e ka kaluar në faza çmendurie, dyshuar kjo, nga qëndrimet që mban me familjarët, por, edhe me personelin e burgut. E ndjeja detyrim, jashtë dëshirës time, pasi kurrë nuk kam rënë në nivele kaq të ulëta me të tjerët. Isha i shtrënguar nga ilariteti mediatik dhe publik. Duke Ju përshëndetur, kalofshi ditë të lumtura, bashkë me familjet T’uaja.”

September 8, 2018 09:39
Komento

8 Komente

  1. I.I September 8, 11:58

    Gjithe rrefenjen e rrejshme me Izet Haxhine e rrezon vellai tij Ismeti. Ai thote qarte se ajo “e dashura” e Izetit eshte nje sajim mediatik. “Izeti kurre nuk e ka takuar ate” thote Ismeti. Ajo “e dashura” eshte sajuar per te folur gjoja ne emer te Izetit. Eshte si ato intervistat imagjinare te Mirta Kazanit me Izetin. Rrena e vetem rrena nga fundi ne krye. Tani rrenave i ka ardhur fundi. Dhe bejne sikur nuk ka gjygjtar ta marre persiper ceshtjen e Izetit, kur nuk ka Izet per gjygj. Atje nuk do kete Mira Kazan qe ti tregoje si te pergjigjet, as “te dashur” qe te flase ne emer te tij. Atje Izetit do ti duhet te flase vete. Dhe atehere do shohin te gjithe se Izeti i vertete nuk eshte Izeti i intervistave. Nga kjo gje nuk behet gjygji, aty do felliqen te gjithe ato qe kane sajuar intervistat me Izet. Gjygjtaret keto i dijne e nuk duan te behen pjese e nje farse qesharake me rrena e ster-rrena me emer te Izetit poshte. Izeti eshte nje i perdorur nga ky pushtet per ti vene poshte artikujve te Zerit Popullit emrin e tij. Por ne gjygj ky perdorim nuk vlen, aty do duhet te flase Izeti. Dhe po pa e degjoi ky popull Izetin te flase, do kuptoje shume qarte lojen e luajtur ne emer te tij.

    Reply to this comment
  2. Arben September 8, 12:02

    Ore, ky eshte avokat per perfaqesim ne gjykate apo

    seksioni I propoganda edkokaina.

    Reply to this comment
  3. ka ik per lesh September 8, 12:07

    Z.avokat! Ne reagimet e shumta qe kokekashta e Izetit ka bere ne fb dhe pastaj gazetat e kane percjell per ne qe nuk jemi miq me fb-n e kokekashtes dhe kemi lexuar ne nje keto reagime te saj se:”izeti nuk eshte i rezikuar nga sali berisha por nga shoku e vellai i ngushte”!!!!! Tani z.avokat lind pyetja, a di gje Izeti per kete deklarate te saj dhe ne rast se di, a eshte dakord me kokekashten dhe nqs eshte dakord me kokekashten i bie qe Izeti ka genjyer qe ka deklaruar se sala ka paguar nje miljon dollare per ta vrare ose pastaj ate nje miljoneshin ja ka ofruar sala nepermjet kokekashtes per te bere pakt.Per mendimin tim ti z.avokat duhet te pyesish klientin tend nese di gje per kete deklarate te te dashures se tij virtuale sepse nuk e di klieni jot a ka mundesi te ndjeki shtypin.Sa per ate qe nuk do kursejne askend as vllain tim, as shokun, as avokatin!!!!!!………….

    Reply to this comment
  4. info analitike September 8, 13:30

    Shoke te Dites kjo tullumbacja me Izet e me dashnore ju plasi nder duar e nuk ka Xhevdet, Bedri, Viktor/Thano qe ta shpetoje me. Jeni bere per vajmedet.

    Reply to this comment
  5. Alban September 8, 15:22

    Vezhgim nga ketej oqeanit

    ASNJEHERE NUK ESHTE VONE !

    – Nje keshille jo vetem per Izet Haxhine!

    – Ti sherbesh drejtesise e ligjit eshte sherbim me vlere ndaj popullit e vendit tend !

    – Askush nuk eshte ligji e as mbi ligjin… Drejtesia edhe vonon por nuk harron

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Izet Haxhia e deklaroi publikisht se vetem avokati i tij ka te drejte te flasi ne emer te tij !
    Pra askush tjeter!
    Cka nenkupton qe as e dashura, nuk ben perjashtim nga ky vendim i tij !
    Nje vendim i zgjuar dhe i drejte !
    Nuk po ndodhe ashtu!
    Mesazhi i fundit i te dashures se tij ishte teper i dyshimte!
    Ne emer te nje romantizmi dhe dashurie platonike virtuale apo dhe fizike qofte, ajo hapur perpiqej te fuste percarje, dasi, mina ne gjirin e familjes se Izetit, pa qene as formalisht dhe as ligjerisht pjese e saj !
    Sulmet e saj ndaj vellait te Izetit, Ismetit, ishin te pajustifikuara dhe fryra.
    Mesazhi i fundit i Ismetit ishte shume vellazeror dhe solidar, i mencur dhe konstruktiv ne keto momente vendimtare jo vetem per Izetin, por edhe krejt familjen Haxhiaj.
    Pas Izetit, Ismeti dhe Hysamedini jane njerezit me te interesuar per drejtesi dhe drite te plote per rastin Hajdari.
    Jo vetem nga ana juridike, morale, psikologjike, fizike por edhe materiale e financiare !
    Askush me dy pare mend ne koke nuk dyshon as nuk mendon se Izet Haxhia, sic e ka pohuar edhe vet me gojen e tij, eshte nje engjell dhe i pafaj ne shume afera te pista te Berishes e familjes se tij .
    Sidomos per rastin e planit terrorist te Berishes dhe Bandes se tij kunder Ambasades Amerikane ne Tirane dhe te grushtit Sali-Millosh- fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998, per te cilat nuk eshte hetuar e aq me pak ndeshkuar ligjerisht askush !
    Po te perdorte sadopak trurin qe nuk i mungon, Izet Haxhia duhet te futej menjehere ne territorin e saj dhe njoftonte menjehere ambasadorin ose zevendesin e tij… per kete komplot makaber ala ruso- serbo- berishist kunder aleatit dhe mikut strategjik te Shqiperise dhe faktet e tij per lidhjet e Berishes me UDB-en, KGB-be, GRU-ne ruse +, cka do ta kishte shpetuar Shqiperine edhe nga tete vjet te tjera baterdi, kusari e Salikraci !
    Jo vetem do te siguronte jeten e vetes dhe familjen e tij, por automatikisht do te behej heroi i Shqiperise dhe SHBA-se, do te bente sherbimin me madhor drejtesise, lirise dhe demokracise amerikane dhe shqiptare…
    Kam qene femije vetem 15 vjec kur im ate i mencur e trim si ai, me thoshte “ situatat te bejne hero… situatat te bejne tradhetar … E mos harro se zogu te vjen vetem njehere ne dore !”
    Te shkuara por jo te harruara ! Nuk eshte kjo thelbi i ketij komenti !
    Sot me shume se kurre jo vetem familjes Haxhia, por cdo njeriu ne Bote, i duhet Uniteti, Bashkimi, Vallazeria dhe Barazia!
    Izet Haxhise ne burg nuk i duhen as nje shishe me uje i Ismetit e as miliardat e Saimir Manes apo Bill Gejtit!
    I duhet dashuri njerezore jo dashuri Sirenash, qetesi mendore jo trendafila Kasandrash me thika mbas shpine, siguri e perforcuar fizike ndofta duke e transferuar ne ndonje vend aleat te sigurte derisa te perfundoje marrja e deshmive te tij ligjore ne rruge ligjore dhe te perfundoje procesi juridik i tij !
    Izet Haxhia ka dhene ne shtyp shume deshmi te forta per Banden e Gangstereve te Berishes dhe ate vet, por me siguri ka edhe shume te tjera qe do te ndihmonin jo vetem drejtesine shqiptare, por edhe ate amerikane dhe Evroperendimore !
    Unite Fraternite Egalite!
    Bashkim Vellazeri Barazi !
    Bashkimi ben fuqine !
    Percarja sjell skllaverine !
    Ti sherbesh drejtesise e ligjit eshte sherbim me vlere ndaj popullit e vendit tend !
    Askush nuk eshte ligji e as mbi ligjin… Drejtesia edhe vonon por nuk harron!
    Asnjehere nuk eshte vone !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*