“Izeti nuk do t’i thotë të gjitha. Ato që di unë janë lënë të shkruara”

March 22, 2019 10:03

“Izeti nuk do t’i thotë të gjitha. Ato që di unë janë lënë të shkruara”

“Izeti duke ditur shumë fakte nga “oborri i Berishës”, besoj se do të kontribuojë në këtë zbardhje, megjithëse nuk besoj se do t’i thotë të tëra, do thotë vetëm ato që i duhen” – thotë në këtë intervistë për Dita, Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ në kohën e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ai shton se rihapja e këtij procesi është një mundësi për të rikthyer besimin e publikut te Drejtësia por shton se ende është skeptik për Drejtësinë e re, pas reformës.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Klosi, si do ta konsideronit rihapje e procesit të vrasjes së Azem Hajdarit?

– Procesi që do të zhvillohet nuk besoj se do të merret me të gjithë çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ai do të rishikojë pozicionin e Izetit në këtë vrasje, meqenëse Izeti nuk ishte prezent në procesin e zhvilluar. Sigurisht, rishikimi i pozicionit të Izetit, do ta prekë procesin e vjetër, qoftë dhe në vija të përgjithshme.

– A pritet ndonjë gjë e re në rihapjen e këtij procesi?

– Sigurisht, nga ato që ka deklaruar Izeti gjer më tani, pritet të thotë fakte, që nuk kanë dalë në procesin e parë. Dhe të mos harrojmë që Izeti ka qënë një personazh i rëndësishëm i rrethit të afërt të Berishës në fushën e “sigurisë”, gjë që i ka dhënë mundësi të ketë qënë pranë ngjarjeve të rëndësishme të kësaj natyre.

Ju si ish shef i SHIK-ut do të jeni ndër dëshmitarët e parë që do të pyeteni për këtë vrasje. Mendoni se do të zbardhet më në fund e vërteta për vrasjen?

– Vrasja e Azem Hajdarit është quajtur “Vrasja e shekullit”, prandaj mendoj se do të jetë e vështirë të zbardhet plotësisht. Megjithatë, Izeti duke ditur shumë fakte nga “oborri i Berishës”, besoj se do të kontribuojë në këtë zbardhje, megjithëse nuk besoj se do t’i thotë të tëra, do thotë vetëm ato që i duhen. Ndoshta dhe Berisha, që nuk kontribuoji në procesin e parë, mund të “japë ndonjë ndihmë” në këtë proces.

– Çfarë dini ju si ish-kreu i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit?

– Unë di plot gjëra, por ato janë të shkruara në letër. Ato që ka ditur Shërbimi ka qenë i detyruar t’ia thotë shefave të vet, kryeministrit d.m.th, ndërkohë që më pas informacioni iu është deleguar edhe prokurorëve sepse ligji na e kërkon që ne të bashkëpunojmë edhe me prokurorinë për çdo rast. Kështu që materiali ynë ndodhet në dorën e prokurorisë dhe e përsëris që aty është i shkruar edhe qëndrimi im apo dëshmia ime. Unë nuk kam as çfarë të shtoj dhe as çfarë të heq. Më vjen keq që ky material nuk mund të jetë publik, nuk nxjerr dot pjesë të tij. Unë them që ne e kemi kryer detyrën, por nëse më kërkohet sërish, unë jam gjithmonë i gatshëm të jap kontribut. Ky është kontributi që do jap: merrini letrat, hapini sepse nuk ka asnjë kuptim të mos besohen ato informacione që kemi përcjellë. Raportet janë shkruar në atë kohë me përgjegjësinë më të plotë dhe nuk ka pse të ndryshojë. Unë nuk kam qenë në brendësi të ngjarjes personalisht, por punonjësit e Shërbimit që janë marrë me këtë punë, që kanë bashkëpunuar me policinë, që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, të gjitha gjërat që kishin për të thënë janë mbledhur në ato raporte që ne kemi bërë zyrtarisht për shefat tanë.

Edhe Sali Berisha do të merret në pyetje për atë vrasje dhe ju mund të përballeni me dëshmitarin Berisha në sallën e gjyqit. A ndjeni ndonjë ngërç nga kjo përballje e mundshme?

– Në drejtimin tim, Berisha i ka thënë nëpër media,  të gjitha që mund të thoshte, deri që unë e kam organizuar vrasjen, një herë me urdhër të Fatos Nanos e më vonë me urdhër të Rexhep Meidanit. Të shohim se çfarë do thotë nën betim. Për këtë aspekt unë i quaj të rëndësishme deklarimet e Berishës, pasi para gjykatësve nuk mund të vazhdojë të gënjejë pa hesap.

Nuk besoj të kemi ndonjë ngërç me të në gjyq, ai do jetë një dëshmitar i “klasit të parë”, që shumë fakte i di vetëm ai kurse unë si një ish shef i Shërbimit, që di aq sa ka ditur Shërbimi në atë kohë.

Nuk janë të paktë ata që mendojnë që të mos merremi me të kaluarën, si fjala vjen më këtë gjyq, por të shikojmë nga e ardhmja. Ju si mendoni?

– Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të merren domosdoshmërisht me të shkuarën, për disa arsye: për të dhënë drejtësinë në shumë ngjarje të rëndësishme të ndodhura, për të çrrënjosur një herë e mirë konceptin e pandëshkushmërisë dhe për të rifituar besimin e humbur në popull.  Me të ardhmen të merren politikanët, institucionet ekonomike, arsimore dhe kulturore etj.

-Duke qenë se tani Sali Berisha është një njeri pa imunitet, a e bën kjo më të cenueshëm para drejtësisë?

-Dëshmia e tij në gjykatë nuk është problem imuniteti. Imuniteti është diçka kryesore kur bëhet fjalë për të hetuar ose jo për të. Por kur vjen puna për të dëshmuar, nuk ka asnjë lloj imuniteti. Çdo njeri është i detyruar të vijë në gjykatë për të dëshmuar dhe për të thënë atë çka di. Mbase imuniteti ndikon tek proceset hetimore ndaj tij, nuk di ta them me siguri sepse nuk ka asgjë konkrete me drejtësinë. Por si dëshmitar duhet të paraqitet, me apo pa imunitet.

-A ka rol Berisha në eliminimin e Azem Hajdarit?

-Këtë duhet ta tregojë gjykata, por unë them që ka. Sipas meje, mbase nuk është Berisha personalisht i implikuar, por grupi i tij është përfshirë. Mbase Berisha ka qenë organizatori, nuk di ta them me siguri. Por di të them që ka qenë Partia Demokratike ajo që ka pasur rol në vrasjen e ish-deputetit demokrat. Ata që nuk e donin Azem Hajdarin e organizuan atentatin ndaj tij. Sepse është e sigurt që nuk e kanë dashur, lëre çfarë thonë tani mbrapa, por për të dashur nuk e kanë dashur asnjëherë.

– Pse Sali Berisha nuk ka folur asnjëherë qartë për vrasjen e Hajdarit, por vetëm disa herë ka sulmuar shkurtimisht Izet Haxhinë se ka ai gisht në ngjarje? A mendoni se ai po i bën bisht, po i shmanget ngjarjes së rëndë?

– Sigurisht që i shmanget sepse e ndien veten të implikuar dhe nuk do që të implikohet më shumë sepse natyrisht që edhe mund të gabojë me deklaratat publike që bën. Mundet që të thotë ndonjë gjë më shumë dhe pastaj kjo deklaratë t’i kthehet në “boomerang”. Mund të zbulojë detaje që nuk dihen dhe që ngarkojnë atë me përgjegjësi.

– A ishte vrasja e Azem Hajdarit një plan për të fituar politikisht apo fshihen arsye të tjera si hasmëria apo përplasje me grupet kriminale?

-Nuk kishte punë politika në këtë histori. Dua të them politika e mirëfilltë sepse politika brenda Partisë Demokratike sigurisht mund të kishte. Por unë nuk e quaj politikë atë pastaj. Sipas meje ajo është luftë për pushtet brenda PD. Problemet natyrisht kanë qenë probleme hakmarrjeje në thelbin e tyre, por pastaj se kush ndihmoi, kush e bëri më të lehtë vrasjen etj, janë gjëra që gjykata duhet t’i thotë. Izet Haxhia për këtë është akuzuar dhe dënuar, se ka ndihmuar në vrasje. Tani ai le të tregojë që jo nuk kam ndihmuar unë, kanë ndihmuar të tjerë.

-A mund të ishte shmangur eliminimi fizik i Azem Hajdarit apo vrasja e tij ishte diçka që po të mos ndodhte në datën 12 shtator do të ndodhte në një ditë tjetër?

– Këto janë punë njerëzish. Sigurisht që mund të shmangej sepse çdo gjë që bëjnë njerëzit shmangen. Mund të gjendej një gjuhë për të shmangur këtë konflikt që përfundoi deri në vrasje. Unë e di që ka patur tentativa për ta shmangur këtë konflikt, por gjithsesi nuk u arrit sepse ata mbase nuk u morën vesh, ose mbase të tjerë i penguan që të mos arrihej. Këto janë vetëm hamendje sepse janë gjëra shumë personale të atyre që marrin pjesë në këtë ngjarje saqë kurrkush, përveç njerëzve shumë të afërt me ta nuk mund të dinë detaje për të thënë të vërtetën.

-A shikoni ndonjë lidhje midis reformës në drejtësi dhe protestave aktuale të opozitës?

Sigurisht, një pjesë e politikanëve, që i trembet të vërtetave dhe drejtësisë, dhe këtu fus më të rëndësishmit e opozitës, nuk e duan reformën në drejtësi, i tremben asaj dhe përpiqen që ta pengojnë ose të paktën ta vonojnë realizimin e saj, duke krijuar problem të çdo lloji, si kjo situatë që po kalojmë.

– Zoti Klosi, a jeni optimist se reforma në drejtësi do të rikuperojë mangësitë e shkuara?

– Unë shpresoj të ndodhë kjo që thoni ju, akoma nuk jam optimist, sepse akoma nuk e kam parë në punë sistemin e ri të Drejtësisë.

March 22, 2019 10:03
Komento

15 Komente

  1. Buda March 22, 10:19

    Zoti Klosi, mos fol para kohe, fol ne gjyq pastaj ne gazete.

    Reply to this comment
  2. kris 1 March 22, 12:36

    Klosi flet me hamendje si banakjer i kafe shikut.Si duken bathet rilindja po mbars nje mal per Te pjelle nje mi.

    Reply to this comment
  3. MH March 22, 12:36

    Gazetat shkruanin ne ate kohe te zymte plot me hipokrizira.
    Ku vete Berisha deklaronte nji muaj apo dy para ngjarjes.Ne shtator do vritet nji njeri i madh dhe ne do marrim pushtetin.Ose autoret e paraqitjes se keti deklarimit ne gazete te thirren ne gjyqe.
    Nji deklarim i tille tregon qe je brenda ngjarjeve dhe skenareve parashikushme qe perfundoj denjesisht sic u trumbetue me deklaraten.

    Reply to this comment
    • Gezim March 24, 19:45

      Kete deklarate te berishes nuk e beson as bufi i nderuar. Keto jane mashtrimet e gazetave qe filluan te shkruajne pas vrasjes. Berisha asnjehere nuk e ka thene kete deklarate.
      Nje gje me ben pershtypje:

      Pse nuk merret ne interviste roja i plagosur i Azemit, Zeneli qe eshte shndoshe e mire ne Belgjike.
      Deri tani jane intervistuar dy individe te denuar, duhet patjeter edhe versioni i Zenelit qe eshte deshmitari kryesor.
      Atehere do dale e verteta pse shkoi Azemi tek makina dhe a kishte pistolete ne dore gati per te qelluar ata qe ishin ne makine apo jane thjesht mashtrime per te fshehur te verteten

      Reply to this comment
  4. # March 22, 12:41

    Klosi me kete interviste i del punve para per te mos hanger ndonji shqelm nga pas.

    Reply to this comment
  5. ETHEM March 22, 13:01

    TROPOJANET E NDERSHEM,FAMILJA HAJDARI,HAKLAJ,HAXHIA,TE MAJTET,ETJ,DO KEN FESTE TE MADHE NESE SALIU FREKUENTON “HOTELIN” E REÇIT PER KRIMET 28 VJEÇARE QE KA BERE.
    -DIHET KUSH E NXIRI NE PRITE AZEMIN,PSE E NXORI,KUSH ISHTE NE PRITE,PSE PRITSIT ERDHEN NGA TROPOJA PER SALINE APO AZEMIN.
    -VRASJA E SHEKULLIT KA TE BEJE SE ÇDO BEHET ME KRIMINELIN E SHEKULLIT QE PER 28 VJET PO I MERR FRYMEN KTIJ VENDI.
    -RENDESI KA NESE IZETI DO I THOT TE GJITHA ATO QE DI NE GJYQIN QE MUND TE ZHVILLOHET ME NE FUND.
    -BESOJ PER SALIUN PO FILLON RROKULLISJA E MADHE QE POPULLI TE SHPETOJ NGA KY MJERAN POLITIK SHARLATAN,SHERRXHI,SHPIFS,HAJDUT,VRASES SERIAL ME PAGESE…SI FATKEQSI KOMBETARE..! NGA MALLAKASTRIOTI.

    Reply to this comment
    • Doda I zefit March 22, 16:44

      Te na Ethen lopt , buhen pelat Perqiten dhite
      E Ti kaher je kah Ehtesh bpo kurr nuk polle sen
      Prognozat tua shterrpa Andaj kupto se emen nuk
      ban te jete Folja ! Pra shkruaj emnin ETEHEM
      e jo ETHEM Se te ban zarar Veq mes shkronjes
      T dhe H shkruaj e pa za Se mua nuk ma qet kompjuteri !

      Reply to this comment
  6. ate fatos, e ke "vrare" ti....dhe mire ke bere . March 22, 18:35

    sentence; vrasja e hajdarit, eshte bere pas mitingut te famshem ne fier . nga ai miting pd-ja krijoi kete statur, qe ka edhe sot ; si ne pushtet si ne opozite, ajo ka nje autoritet te pa diskutueshem, qe bene ligjin ne kete vend . dhe…per fat te keq ne drejtimin me kriminal te mundeshem . keshtu qe vrasja e tij ishte VRASJE POLITIKE . dhe pikerisht si vrasje politike, ajo eshte nje ngarje shprese dhe jo “KRIM” i rende, sic munduhen t’i quajne “vrasjet politike” . po te mos ishte vrare hajdari . fares se socializmit do i kishte humb dhe ..emri . thjesht do kishim nje tirani hitleriane ne shqiperi, me hitlerin berisha dhe himlerin hajdari . pas kesaj pd-ja u frenua ca, ne mitingjet dhe krimet e veta, por nuk u zbut . pa u zhduk pd-ja, nuk ka ..DEMOKRACI ne shqiperi .

    Reply to this comment
  7. info analitike March 22, 19:23

    Akoma flet ky karagjozi qe duhej kalbur ne burg me kohe per abuzimet qe kreu sa qe ne ate post.
    Ky akuzon e aludon si ti vije per mbare pa sjelle asnje fakt apo dokument.

    Reply to this comment
  8. Alpizo March 22, 21:15

    Z.Klosi,
    Ju jeni me i patituri per kete ngjarje. Ju dini vetem ate qe ju ka servisur grupi i kapterrve tu injorant. Azem Hajdari ishte Tribun i Demokracise Shqiptare dhe mbetet i tille.Vrasja e tij ishte komplet e rastesishme . Nuk e ka vra as Berisha as Partia Demokratike . Ju po te kishit poture do ta vrisnit Por kishit frike opinjonin mbare shqipetare . Po ta kishit bere nuk do te ishit gjalle sot te shkruanit keto radhe krejt te pa verteta e megjithate : genje , genje se diçka mbetet . Ju doni me çfry kot dufin kunder Berishes dhe Partise Demokratike. Si nuk u ngopet nje here me te tilla mashtrime o te babzitur . Bufi Izet nuk din kurrgja por dhe ju dini me pak se ai . Kujtoni se do te ngatroni por as per te ngatruar nuk ngatrroni asgje . P.s Shkrimet e tua te asaj kohe kan qene burimi i pare per gjygjin e Izeti eshte pre e tyre.

    Reply to this comment
  9. Ylli March 23, 06:48

    Me llogjike minimale dhe ne respekt te postit te rendesis te veçante ,kryetaret e sherbimeve sekrete mbas lenies se detyres heshtin dhe vetem heshtin .
    Ky fshatar Mallakastre i mbushur me urrejtje perverse dhe inat injoranti flet e vetem llap kudo e perdite ,pa patur piken e respektit per detyren teper te veçante qe ka patur .
    A mundet ish Shefi i SHIK ut ,te pergojoje dhe te sulmoje papushim 20 vite me rradhe ish kryetarin e PD dhe ish Kryeministrin si agjent dhe spiun te UDB ,pa piken e pergjegjshmerise !!
    Nuk ka skandal me te madh kur per arsye politike bajate te luftes se perditshme pozite – opozite ,ish Shefi i Shikut ben zedhenesin e Partise .A ka ligj ne kete vend qe ketyre letyrave tu imponoj heshtjen mbasi lene detyren .Kane qene shume shefat e SHIK ut ,por ky dhe vetem ky fshatari i Mallakastres nuk pushon se llapuri dhe dhene intervista pothuajse perdite .
    Nese Berisha paska qene agjent e spiun i.UDB ,cfare ke bere o zoteri fshatar si Shef i SHIK ut ?? Nese e ke ditur dhe ke heshtur apo ske vepruar ,per cfare e ke mbajtur postin ,per te dhene intervista si superstar fshati ?? Ik o gje.e lige se je bere si Olti Curri ,ngele ekraneve !!
    Lexoni cfare thote i mjeri ….Berisha di me shume per vrasjen e Azemit se une si Kryetar i SHIK ut ,di aq sa dinte SHIK u !!!??
    Kjo eshte te luash mendesh se ky fshatari ka 20 vjet qe flet sikur i di te gjitha ,madje edhe qe Berisha eshte agjent !!!
    Po.si nuk i vjen turp kur pranon qe Kryetari i SHIK ut ,di me pak per ngjarjen se nje person tjeter ,kushdo qofte ai !!
    Baba Taku thote qe Sala ishte agjent i Sigurimit ,ndersa ky Tos Toçi thote qe ka qene agjent i UDB ??
    Aman mblidhuni te dy dhe shtini tek a çift se i kujt ka qene agjent Sala se mezi po presim ta marrim vesh !!!

    Reply to this comment
  10. Fatos Klosi nje qelbes kotecesh March 23, 09:01

    C’fare esht shkruar ne emer te Izetit jane te gjitha hartime te Fatos Klosit. Atje ne gjygj Izeti nuk lexon dot hartimet e Klosit. Aty ne gjygj do ti dale boja Izetit dhe Fatosit qe ka shkruar ne emer te tij intervista pa fund.
    Nje pyetje : A e keni par e degjuar Izet Haxhine te flase nje fjale nga goja e vet?

    Reply to this comment
  11. Doda I zefit March 23, 12:50

    Ore klos Fatos me marre
    Stka mesue shkenca natyrale
    Qysh flet ti spranon fizika
    po ti rrexon ligjet praktika
    Cop e grime me e ba vatanin
    Prijs e pate mangjell Mejdanin
    Si Enveri qe e bani planin
    Me ty bashk e formoj klanin
    Menjes nryshe me ia nale zanin
    terr e burg me e ba vatanin
    Tue qite prita me rrite idhnimin
    gjithkun msheft tue majte veprimin
    veq konflikti me perparu
    plane te vrasjeve ju tuei maru
    kundershtareve nshpine me iau gju
    shume nket veper keni investu
    vet si kingja ju me blegru
    Njerzt e nershem vra e zhigu
    Keshtu Enveri u ka pase mesu
    Vrafshi vehten kuku per ju !!!

    Reply to this comment
  12. Adih March 24, 14:06

    Hajdari ,edhe ne qofte se nuk do ishte vrare ate nate , prap do ekzekutohej me vone ..Azemi ,para se te vritej ka qene me sherbim 2 muaj ne Amerike . Kur erdhi bisedoi me nja dy a tre te rinj ne PD ,hajde ta fillojme ,edhe nje here ,nga fillimi levizjen e dhjetorit ,se nuk doli gje . E spiunuan ,I shkuan ne vesh te gjitha Berishes ,natyrisht ,e kishin edhe friken e te qenurit ne Amerike,Berishes i digjte , ja kishte friken dhe nga ana tjeter ,ai ka qene i sulmuar gjithmone per se gjalli nga Berisha ,,dhe as edhe njehere nuk i dha as edhe nje post ,,ku dihet ai Azemi e kishte ender te behesh minister i brendeshem .Prandaj e them se ishte i distinuar te ikte ne boten tjeter . Nuk te le mafja , kur i del jashte kontrollit, po ti maresh karrigen. .

    PS: berisha ne momentin e vrasjes akuzoi Nanon e “gjoja” komunistet kishin dore ne kete vrasje .Kjo le te dyshoj ,se ai e dinte mire ,kush kishte levizur kemzen e kallashnikovit ,dhe vete Berisha e coi per gjah Azemin ? Pse genjehu ,a eshte i sinqerte ky ish sekretar i PPSH ,i kthyes ne sekonte ” ne DEMOKRAT “Ne te tilla raste njeriu me karakter normal kur shikon nje te vrare ne kulmin e moshes, nuk duhet te luaje teater majmunsh,e te genjeje TURP i pa falshem

    Reply to this comment
  13. Gezim March 24, 19:55

    E para duhet sqaruar se cilin po prisnin Haklaj me shoke ne ate erresire para PD nderkohe qe brenda ishin Azemi dhe Saliu.
    Perse duhet te dilte vete Azemi te shikonte kush ishte ne makine nderkohe qe mund te dergonte rojet aty.
    Perse nuk merret ne interviste Zenel Nezaj roja i Azemit qe eshte ne Belgjike??
    Shume gjera po mundohen te fshihen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*